Berisha: Po bëhemi gati për zgjedhje

Megjithëse në opinionin publik po qarkullojnë spekulime, sipas së cilave kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka propozuar një opsion të daljes nga kriza politike, nëpërmjet riformatimit të kabinetit qeveritar, zgjerimin e tij me përfshirjen në qeveri edhe të dy partive politike opozitare, AAK-së së Ramush Haradinajt dhe Nismës për Kosovën të Fatmir Limajt, për çka nuk kundërshton as LDK-ja, këto dy subjekte politike opozitare nuk po tregojnë gatishmëri që të pranojnë një formulë të tillë kombinimi politik, që do të mundësonte ratifikimin e demarkacionit dhe funksionimin e Qeverisë me bazë më të gjerë deri në zgjedhjet e rregullta të vitit që vjen.

Pavarësisht mundësisë së hapur që mund të kenë partnerët e koalicionit për një zgjidhje të tillë, pozicionimi i opozitës është kundër një oferte të tillë të mundshme, edhe nëse ajo bëhet zyrtare. Prandaj një pozicionim i tillë i opozitës detyrimisht do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, madje me afatin më të shkurtër të mundshëm që opozita po e sheh qershorin si muaj zgjedhor, nëse koalicioni nuk arrin të sigurojë votat për kalimin e demarkacionit. “Jo absolutisht as që është duke u diskutuar ky opsion dhe as që e ka ndokush ndërmend një formulë të tillë, ne po përgatitemi dhe në bazë të simptomave që janë shumë publike po presim që javën që vjen të prishet koalicioni dhe në pjesën e parë të qershorit të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha deputeti i Nismës, Zafir Berisha.

“Të gjitha përgatitjet organizative por edhe politike nëpër struktura janë duke u fokusuar në elektorat që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Unë e di që te ne përfoljet janë diçka mjaft të zakonshme, por unë po flas me shumë kompetencë që diçka e tillë, riformatim apo kombinim të qeverisë së asaj natyre nuk do të ketë, aq më pak që kombinimi të jetë me Nismën dhe AAK-në derisa ne çdo ditë po përgatitemi me të gjitha kapacitetet për të shkuar në zgjedhje”, tha Berisha për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit