24.5 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 5559

Formohet komisioni për organizimin e festivalit “Anadrinia Jehon 2017”

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për organizimin e festivalit tradicional të folklorit “Anadrinia Jehon 2017” i cili mbahet në fshatin Dejnë.

Ky festival këtë vit shënon edicionin e 16-të.
Anëtarët e komisionit janë: Gardalin Shtavica, drejtor i DKRS dhe kryesues i komisionit, kurse anëtar të komisionit janë: Xhafer Berisha, Salih Bytyqi, Fatmir Hoti, Muharrem Morina, Daut Bytyqi, Baki Xhaferi, Shqipron Berisha dhe Shedat Ukaj.

Komisioni ka për detyrë të bëjë organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit, duke përfshi seleksionimin e grupeve artistike pjesëmarrëse, rregullimin e skenës, përzgjedhjen e jurisë profesionale , shpërndarjen e ftesave dhe ndarjen e çmimeve të festivalit në natën finale.

Poashtu komisioni obligohet që për punën, ecurinë, mbarëvajtjen dhe shpenzimet e festivalit ti raportoi Kryetarit të Komunës. /PrizrenPress.com/

Shënohen dy rrahje në Prizren, përdoren edhe thikat

0

Dy rrahje kanë ndodhur dje në Prizren.

Viktimat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

Policia njodton se në njërën rrahje, janë përdorë edhe thikat./PrizrenPress.com/

Shantazhuesja me foto të Facebook-ut arrestohet në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Suharekë, pasi që e njëjta është zënë në flagrancë duke pranuar një shumë të parave nga viktima femër, me qëllim të mospublikimit në rrjete sociale disa foto komprometuese të viktimës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Me vendim të prokurorit e dyshuara është në mbajtje.

Suharekë: Tenton ta shkelë për vdekje me veturë

0

Një vozitës ka tentuar të godasë qëllimshëm me veturë një person në Suharekë.

Policia njofton viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Ragip Begaj, priti në takim kryetarin e OVL të UÇK-së, Gucatin

0

Kryetari i Komunës së Malishevas, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UK-së, Hysni Gucatin. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit mes OVL të UK-së dhe Komunës së Malishevas.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë edhe kryetari OVL të UK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe përfaqësuesit e OVL të UCK-së nga Skenderaj dhe Klina, si dhe Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UK-së.

Begaj dhe Gucati, kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë mes Komunës s Malishevas dhe OVL të UK-së, si dhe për rritjen e këtij bashkëpunimi. “Ne si komunë, jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me OVL të UK-së, dhe gjithmonë do ti përkrahim veteranët e luftës, në çdo situatë”, ka thënë Begaj./PrizrenPress.com/

Partitë politike ‘zyrtarizojnë’ fushatën

0

Aktivitetet e shtuara të të gjitha partive politike nëpër qytetet e Kosovës, sipas analistëve kosovarë, po shihen si përgatitje për zgjedhje të parakohshme. Të gatshme për to janë shprehur të gjitha partitë në vend dhe për realizimin e tyre gatishmëri ka treguar edhe KQZ-ja, shkruan Zëri.

Partitë politike në vend kanë filluar “zyrtarisht” fushatën për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t’i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën. Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit.

Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë. E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre, sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Kurse Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është shprehur e gatshme për organizmin e zgjedhjeve nëse ato do të shpallen së shpejti.

“KQZ-ja e ka obligim për t’i realizuar zgjedhjet dhe në qoftë se shpallen do t’i organizojë”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për gazetën “Zëri”.

Kosova pret lirimin e Haradinajt

0

Ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom.

Mirëpo, ashtu siç ka thënë edhe mbrojtja e liderit të AAK-së, në seancën e tij të fundit edhe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë përsërisin se ato janë akuza të fabrikuara dhe tashmë është argumentuar kjo gjë.

Madje, sipas njohësve të politikave të BE-së, edhe gjykata franceze tashmë e ka të qartë rastin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme. Se ish-kryeministri i Kosovës pritet të lirohet thonë edhe njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Ndërkaq, në AAK kanë thënë për “Zërin” se nëse drejtësia vendos Haradinaj të enjten do të kthehet në Prishtinë. /Zeri

Donnarumma mund të largohet nga Milani

0

Portieri i talentuar ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë edhe më tutje te Milani.

Gianluigi Donnarumma është një prej portierëve me të ardhmen më të ndritur në futboll dhe shihet si njeriu kryesor në skuadrën e re që Milan synon ta ndërtojë.Sipas Gazzetta Dello Sport, menaxheri i portierit italian, Mino Raiola edhe pse ka qenë i pranishëm në Milano, nuk e ka gjetur kohën për t’u takuar me drejtuesit kuqezi, raporton KosovaPress.

Pa ditë më parë Raiola kishte dhënë një mesazh të qartë.

“Duam të shohim blerjet për të kuptuar nëse Milani do të jetë konkurrues, më pas do të vendosim”.Ofertat që vijnë nga jashtë në fakt janë shumë më të larta sesa ajo që i ofron Milani portierit 18-vjeçar. Mes Real Madridit dhe Manchester United, po diskutohet për transferimin e De Geas në Santiago Bernabeu, por dy klubet e mëdha evropiane janë gati të ofrojnë 7.5 milionë euro në vit për Donnarummën, një ofertë kjo që vështirë se do të refuzohet nga ai.

Kjo vajzë po e bombardon rrjetin me gjoksin dhe të pasme bombastike

0

Bukuroshja Amy Lee Summers është një ndër modelet më seksi që keni njohur. Biondja superseksi njihet për linjat e saj bombastike.

Njëkohësisht ajo është shumë popullore në rrjetet sociale, ku ka një numër shmë të madh ndjekësish.

Summers vazhdimisht publikon foto të nxehta, të cilat do t’ju lënë vërtetë pa fjalë.

Mësohen emrat e jurisë së Dokufest 2017

0

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar për mbështetje financiare në konkursin e këtij viti.

Juria e cila do t’i vlerësoj filmat e metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: regjisori i njohur kosovar i cili pati suksese të shumta me filmin ‘Tri Dritare dhe një Varje’ – Isa Qosja, kritiku i filmit si dhe drejtori i Festivalit të Cottbus – Bernd Buder, producentja e filmit ‘Once upon a time in Anatolia’ – Zeynep Atakan si dhe shkrimtari Ramadan Musliu, producenti Dritan Huqi, drejtor fotografie Sevdije Kastrati dhe regjisori Artur Tahiraj.

Kurse juria e cila do t’i vlerësojnë projektet e filmit të metrazhit të shkurtër – artistik, filmit të gjatë dhe të shkurtër dokumentar, filmit të shkurtër të animuar, si dhe zhvillim skenari përbëhet nga: drejtori artistik i festivalit DokuFest – Veton Nurkollari, aktorja Rebeka Qena, regjisori Florent Mehmeti, aktori Eshref Durmishi, shkrimtari Adil Olluri, dramaturgu Jahi Jahiu si dhe regjisori Ilir Kabashi.

Janë rreth 50 projekte filmike të cilat do të vlerësohen nga juria këtë vit.