13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Partitë politike ‘zyrtarizojnë’ fushatën

Aktivitetet e shtuara të të gjitha partive politike nëpër qytetet e Kosovës, sipas analistëve kosovarë, po shihen si përgatitje për zgjedhje të parakohshme. Të gatshme për to janë shprehur të gjitha partitë në vend dhe për realizimin e tyre gatishmëri ka treguar edhe KQZ-ja, shkruan Zëri.

Partitë politike në vend kanë filluar “zyrtarisht” fushatën për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t’i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën. Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit.

Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë. E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre, sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Kurse Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është shprehur e gatshme për organizmin e zgjedhjeve nëse ato do të shpallen së shpejti.

“KQZ-ja e ka obligim për t’i realizuar zgjedhjet dhe në qoftë se shpallen do t’i organizojë”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për gazetën “Zëri”.

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Ferma familjare në Suharekë: Punë pa ndalë dhe sfida të përditshme për mbi 100 krerë bagëti

Meraklinjtë e mbarështimit të gjedhëve në Komunën e Suharekës, si Avni Gashi, kanë arritur t`i përmirësojnë kushtet në stallat e bagëtive. Ky fermer kujdeset...

Lajmet e Fundit