24.6 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025
Home Blog Page 5565

Vetëvendosje! shtrihet edhe me një pikë në Has

0

Lëvizja Vetëvendosje! ka themeluar sot pikën e saj në fshatin Lukinjë të Hasit.

Përgjegjës i kësaj pike është caktuar Lirim Cakaj.

Arbër Rexhaj tha se qytetarët po i bashkohen Vetëvendosjes.

“Vetëvendosje nuk është mundësia vetëm e fundit, por është mundësia e vetme që ka ky vend”, ka thënë Rexhaj/PrizrenPress.com/

Parku i Prizrenit shfrytëzohet për kullosë të deleve (FotoLajm)

0

Parku i Prizrenit, po shfrytëzohet nga blegtorët për kullosë të deleve.

Në vitin 2008, kryetari i Ankarasë ka investuar mbi 200 mijë euro për këtë park.

Përkundër këtij investimi, ky park nuk është mirëmbajte nga Komuna e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Përplaset autobusi, humbin jetën 18 nxënës shkolle

0

Të paktën 18 fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi shkolle me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në provincën Mpumalanga të Afrikës Jugore.

Autobusi, pasi është përplasur me kamionin ka shpërthyer në flakë, duke i marrë jetën nxënësve të shkollës.

Shërbimet e emergjencës kanë mundësuar të shpëtojnë shtatë fëmijë.

Zyrtarët e arsimit e kanë quajtur ditën e sotme si një “ditë të zezë” për sistemin arsimor.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që u mori jetën 20 personave.

Shkrimtari Rudi Erebara fiton Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë

0

Shkrimtari Rudi Erebara u shpall fitues për Shqipërinë i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë për vitin 2017 me romanin Epika e Yjeve të Mëngjesit. Romani i Erebarës, një përshkrim i jetës në kohën e komunizmit, pritet të përkthehet në shumë gjuhë Europiane si dhe të botohet në shumë vende pas fitimit të këtij çmimi.

Çmimi i Bashkimit Europian për Letërsinë financohet nga programi Creative Europe i Komisionit Europian dhe ka për synim të promovojë shkëmbimet kulturore ndërkufitare, të nxisë qarkullimin në nivel europian të artit dhe letërsisë dhe të zhvillojë dialogun ndëreuropian.

Krijimi i jurive kombëtare dhe organizimi praktik i ceremonisë së dhënies së çmimeve koordinohet nga Federata Europiane dhe Ndërkombëtare e Librarëve, Këshilli Europian i Shkrimtarëve dhe Federata Europiane e Botueseve.

Dymbëdhjetë shkrimtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe të botës arabe u zgjodhën fitues për vitin 2017.

Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, ai nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar. Ai është autori i dy librave me poezi, Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng Argjendi, 2013. Dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016.

Përmbledhje

Romani Epika e Yjeve të Mëngjesit është një dëshmi e fatit të Sulejmanit, një piktor shqiptar i punësuar në ndërmarrjen e dekorit të Tiranës. Një problem teknik ndodh më 16 tetor 1978, ditëlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe që i ngarkohet atij si përgjegjësi nga Sigurimi i Shtetit.

Rreth kësaj kohe, Shqipëria po ndërpret marrëdhëniet me Kinën komuniste të Maos. Gjithashtu më 16 tetor 1978, Józef Ëojty?a, një prift nga Polonia komuniste bëhet Papa Gjon Pali i Dytë në Vatikan. Vonë në mbrëmjen e 16 tetorit, një shi i furishëm shpëlan germat e sloganeve të shkruara nga ndërmarrja e dekorit me të kuqe të thellë, një simbol i gjakut të derdhur gjatë luftës për liri nga partizanët komunistë.

Edhe pse aktivitetet festive janë mbyllur, sigurimi i shtetit, nën urdhrat e drejtpërdrejta të diktatorit komunist, fillon të kërkojë për fajtorët, edhe pse një fajtor nuk mund të ekzistojë. Sulejmani është njeriu i shënjuar sepse ai gjendet në anën tjetër të llogores së luftës së klasave, të konceptuar dhe zbatuar me fanatizëm nga komunistët në pushtet. Ndërsa ai ndjen se është shënjestruar si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin në Edmond. Ai bën gjithashtu një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo shihet si arsye e mjaftueshme që Sulejmani të ndëshkohet.

Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër Prizrenit

0

Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër Prizrenit, ka ndodhur një aksident, ku një kamion është rrokullisur, duke kaluar në anën tjetër të autostradës.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Express nga një lexues, shihet se vozitësin e kamionit e kanë nxjerrë nga brenda një ekip që mësohet të kenë qenë futbollistët veteranë të KF KEK’ut.

Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka pasur të lënduar./Express/

Për një javë shqiptohen 332 gjoba për automjete të paregjistruara

0

Policia e Kosovës vetëm për gjatë periudhës një javore ka shqiptuar 332 gjoba për shkak të qarkullimit të mjeteve të paregjistruara.

Operacioni i Policisë së Kosovës i cili filloj që nga 5 prilli deri me 12 prill të këtij vitit është cilësuar i suksesshëm për faktin se 169 makina janë larguar nga trafiku rrugor dhe janë konfiskuar 47 palë targa për shkak të funksionit të tyre të paregjistruar.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që me rastin e daljes në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fushën e trafikut rrugor, në të kundërtën policia do të veprojë në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla në funksion të zbatimit të ligjit.
Policia e Kosovës, në një komunikatë për media gjithashtu ka njoftuar se falë sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik në krahasim me tre mujorin e vitit të kaluar, tre mujori i vitit 2017 janë shkaktuar 18 % më pak aksidente rrugore./Insajderi.com

Ronaldo e do Lewandowskin në Madrid

0

Asi i Los Blancos do të dëshironte që sulmuesi polak të transferohet në Santiago Bernabeu
Cristiano Ronaldo do që Robert Lewandowski t’i bashkohet Real Madrid gjatë verës.

Sulmuesi portugez besohet t’i ketë thënë polakut që ka vend në skuadër edhe për asin e Bayern Munich.

Zgjedhjet dhe Gjykata Speciale

0

Shkruan: Seremb Gjergji

“Do të mbani pergjegjësi njësoi, si me zgjedhje, si pa to”, u tha ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee, gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Çka ështe përgjegjësia? Me pak fjalë: E bëni edhe më të lehtë për Gjykaten Speciale t’iu marr pa asnjë imunitet. E humbni përkrahjen edhe të pak institucioneve që aktualisht iu dalin zot.

Specialja pas 27 prillit fillon me listen e madhe, madhe, madhe prej 178 vetave – e ku ndalet askush se di. Deri me 27, aprovohen të gjitha Regulloret për Shqyrtimin e Procedurave dhe Provave, ku hapet dera edhe për raportin e Dick Martit; dokument ky që ështe vulosur edhe nga Këshilli i Evropës në vitin 2011.

Çka do të thot zgjedhje të reja në këtë kohë për Kosovën?!

Sipas të gjitha gjasave, të gjithë njerëzit e dyshuar për krime lufte, të mos kenë asnjë institucione për t’i mbrojtur. Kjo është e dhimbshme, por e vertetë. Poashtu, do t’i hapë disa dritarë dhe dyer ku krijohen mundësi të jashtzakonshme për të parandaluar aktivitetin politik të disa politikanëve të mëdhenjë. Por, mbi të gjitha, qytetari nuk do të dij apo mund të dal në mbrojtje të 178 vetave përnjëherë.

Politika aktuale, me duart e veta, po e futë Kosovën në krizë dhe një rrugë të rrezikshme që dalja prej saj do të jetë teper e veshtirë dhe tepër e dhimbshme. Andaj, nëse politika aktuale ka bërë llogarin si duhet, atëherë le të procedoi me zgjedhje të parakohëshme.
Një gjë e di – Arusha me shoshë nuk tutet!

Kosova ka një Qeveri dhe një Kuvend të shumices, që nenkupton stabilitet politik në Ballkan. Nuk e gjejë asnjë arsye, pse Koalicioni të shkatërrohet tash kur Populli ka nevojën më të madhe për përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe përspejtiva për vendin. Por edhe politikanët kanë nevojën me të madhe për mbrojtje.
Një gjë dihet; dhoma e veçantë e Gjykatës Kushtetuëse deri me 27 prill jep përgjigjëjen finale dhe Specialja nga Holanda, do të filloi shkepjen e rrjetës për të gjithë “Peshqit”.

Prokurori kërkon nga gjykata që të shpall fajtor drejtorin e Arsimit në Suharekë

0

Prokurori Mehdi Sefa, në seancën e së premtes, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit që të shpall fajtor drejtorin e arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, për veprën penale  “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë fjalës përfundimtare, prokurori Sefa deklaroi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës duke thënë se me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve në tërësi është vërtetuar se i akuzuari, pa konkurs, ka punësuar mësimdhënës në shkollat e Komunës së Gjakovës. I njëjti kërkoi që Sherifi të dënohet sipas ligjit.

Prokurori Sefa tutje ka kërkuar nga trupi gjykues të ketë parasysh peshën e veprës penale në momentin e përcaktimit të lartësisë së dënimit.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se me asnjë provë, të administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Sopa ka thënë se klienti i tij të gjitha punësimet i ka bërë brenda kompetencave të tij, për të siguruar një mbarëvajtje të procesit mësimor dhe që nxënësit të mos dëmtohen duke humbur mësimin në mungesë të mësimdhënësve. I njëjti ka kërkuar që trupi gjykues ta lirojë klientin e tij sepse nuk është arritur të provohet fajësia.

Poashtu edhe mbrojtësi tjetër, avokati Sehad Haliti, ka kërkuar që i akuzuari Berisha të lirohet nga akuza në mungesë të provave, duke shtuar se dikush mund të akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare vetëm nëse ekziston elementi i dashjes. Haliti tuje ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është arritur të vërtetohet që në veprimet e të akuzuarit ka qenë prezentë elementi i dashjes.

Sipas tij, jo çdo keqpërdorim duhet të jetë patjetër vepër penale, por se mund të jetë me karakter të përgjegjësisë disiplinore, si në veprimet konkrete të klientit të tij. Ai ka shtuar se krejt procesi penal ka qenë i parakohshëm pasi që ndaj gjetjeve të inspektorit të arsimit është bërë ankesë dhe nuk ka përfunduar ende procedura administrative.

Në fund, i akuzuari Sherif Berisha është pajtuar me mbrojtësit e tij, duke shtuar se nuk e ndien vetën fajtor sepse ka vepruar me urgjencë në interes të nxënësve dhe se nuk ka pasur asnjë përfitim për veprimet që ka ndërmarrë.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka shpallur të përfunduar këtë shqyrtim gjyqësor, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 26 prill 2017, në ora 15:00.

Sherif Berisha akuzohet se duke qenë drejtor i arsimit në Komunën e Suharekës, gjatë periudhës 2014-2016, ka punësuar në shkollat e Komunës së Suharekës, pa konkurs, nëntë mësimdhënës dhe një kontabilist.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me këto veprime ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe cenimin e të drejtave të barabarta në punësim të personave tjerë./betimiperdrejtes/

Peshon më shumë se sa duhet, por trupi i saj do t’ju bën të flsini me vete

0

Iskra Laërence është një ndër modelet më të pëlqyera në glob.

Fakti që ajo është mbi peshë për t’u quajtur një modele nga ato që jemi mësuar t’i shohim, por kjo nuk e pengon aspak që me format e saj bombastike trupore të çmendë të gjithë meshkujt e botës.

Ajo së fundmi në profilin e saj në Instagram ka postuar fotografi e video, ku trupi i saj duket tejet seksi. Laërence madje shfaqet gjysmë e zhveshur.