25.7 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 5568

Ribery tall gjyqtarët

0

Franck Ribery ka shprehur zemërimin e tij me gjyqtarët, pasi Bayern Munich u mposht nga Real Madrid, të martën mbrëma.

Mesfushori ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke shprehur mospajtimin e tij me vendimet e gjyqtarit.

Fotografi të dy golave të Cristiano Ronaldo që duket se janë shënuar nga pozita të parregullta, bashkë me një “falënderim për gjyqtarin”, janë shpërndarë nga ai.

r1 r2

Liga e Kampionëve vazhdon me përballje gjigantësh

0

‘Ethet’ e Ligës së Kampionëve do të na kaplojnë edhe sot me dy ndeshje shumë interesante ku do të kërkohen gjysmëfinalistet e kësaj gare.

Sigurisht se vëmendjeve e futbolldashëve do të jetë në sfidën Barcelona – Juventus.

Ani pse takimi i parë ka përfunduar 3:0 në të mirë të italianëve, ndeshja e kthimit mund të na dhurojë emocione të mëdha pasi që Barcelona njihet si skuadër e mrekullive.

Në Francë Monaco i bënë ‘konak’ Borussia Dortmundit.

Francezët janë në epërsi të lartë pasi që kanë fituar në ndeshjen e parë 3:2

Në prag të luftës?!

0

Pak kohë pasi nënpresidenti amerikan, Mike Pence, deklaroi se “koha e durimit strategjik” ndaj Koresë së Veriut “ka marrë fund”, sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë tha se duhet pasur tolerancë edhe për pak durim.

“Mendoj se do të vazhdojmë të punojmë me Kinën, për të na ndihmuar që të gjejmë një rrugë përpara”, tha Sean Spicer në konferencën me gazetarë.

Ai shtoi se administrata do t’i japë Pekinit kohë për të shfrytëzuar ndikimin e tij ekonomik dhe politik mbi Phenjanin.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, viteve të fundit, pavarësisht dënimeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe sanksioneve nga Kombet e Bashkuara.

Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ka rritur presionin mbi Phenjanin.

Ai ka dërguar aeroplanmbajtëse drejt Gadishullit Korean, ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut kanë nisur të vendosin një sistem të mbrojtjes raketore.

Zëvendësambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong, tha se SHBA po e shtyn Gadishullin Korena “në prag të luftës” dhe paralajmëroi se “lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment”.

Retorika e tillë agresive, megjithatë, është e zakonshme nga media shtetërore e Koresë së Veriut dhe vetë zyrtarët verikoreanë.

Por, vëzhguesit thonë se, pavarësisht tensioneve, Koreja e Veriut mund të kryejë së shpejti testin e gjashtë bërthamor. Ajo ka bërë përpjekje të testojë një raketë të dielën, por ka eksploduar vetëm pak sekonda pas nisjes.

Kina ka përsëritur thirrjet e saj për Phenjanin që të ndalojë të gjitha provat dhe ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, tha se Gadishulli Korean është “shumë i ndjeshëm, i komplikuar dhe me rrezik të lartë” dhe se të gjitha palët “duhet të shmangin veprimet provokuese që derdhin vaj mbi zjarr”.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se shpreson se SHBA nuk do të ndërmarrë veprime të njëanshme ushtarake kundër Koresë së Veriut, ashtu siç ka bërë së voni në Siri.

“Lëshimet aventureske raketore të Phenjanit i shohim si të papranueshme, sepse shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, kjo nuk do të thotë se të tjerët mund të shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të përdorin forcën ushtarake”, tha Lavrov.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka thënë se “Koreja e Veriut do të bënte mirë” nëse nuk do të testonte vendosmërinë e presidentit Trump ose fuqinë e forcave të armatosura të SHBA-së.

Sot në Tokio, Pence i siguroi autoritetet japoneze se SHBA është e angazhuar për të frenuar ambiciet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, e cila po ashtu ka kërcënuar se do të shkatërrojë Japoninë. /REL/

“Real Madrid e vodhi lojën”

0

Real Madrid i kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Por, ylli i Bayern Munichut, Arturo Vidal mendon se Los Blancos janë kualifikuar tutje me ndihmën e gjyqtarëve në ndeshjen e kthimit.

“Është shumë e trishtuar që të vjedhin një lojë si kjo. Reali ka shënuar dy gola nga ofsajdi, kurse unë jam përjashtuar me të kuq pa të drejtë. Kurse, Casemiro ka merituar të kuqin para meje”, ka deklaruar Vidal.

“Kur ishte rezultat 1:2 Reali filloi të frikësohet, derisa gjyqtari filloi shfaqjen. Gjyrtari nga ka eliminuar nga Liga e Kampionëve, kushdo që e një futbollin e ka parë këtë”, ka theksuar kiliani.

Në qershor shënohet 68-vjetori i gjimnazistëve të parë në Prizrenit

0

Solemnisht më 26 qershor 2017 do të shënohet 68-vjetori i maturës së maturantëve të parë të Kosovës, të cilët e kryen gjimnazin nga gjithë Kosova dhe Presheva në Prizren. Nga ajo gjeneratë me 23 maturantë, shumica e tyre nuk jetojnë më. Profesor Masar Shporta, që ishte maturant i asaj kohe, tregon se nga kjo gjeneratë prej 23 maturantëve të parë kanë mbetur të gjallë vetëm pesë maturantë. Shporta shpjegon për kushtet e vështira të asaj kohe që kishte shkolla shqipe. Ai shprehet se kujdestari i asaj klase ishte Nexhat Begolli, kurse si nxënës nuk kishin as tabelë të zezë. Shporta rrëfen se si 16- vjeçar vetëm me shkollë të semimaturës morën ditarin në duar për të filluar mësimin me nxënës të këtij qyteti, ku kryesisht mungonin vajzat.

“Në vitin 1950 insistuam dhe filluam Gjimnazin e parë të femrave në Prizren. Mirëpo, pas një gjenerate pushteti serb i asokohshëm e mbylli këtë gjimnaz”, shpjegon ai, raporton gazeta Kosova Sot

“Arsimi po degradohet si mos më keq”

Shporta tregon për kushtet e vështira kur secili nxënës kishte nga një tabelë të zezë me vete në vend të fletoreve dhe kishin edhe shpuzë deti.”Me këtë rast më pati ndihmuar tej mase një mësuese nga Elbasani, e cila më jepte përvojat e saja”, tregon ai. Shporta evokoi kujtimet e tij si gjenerata e parë e gjimnazit real të kryer në gjuhën shqipe. “Ajo gjeneratë ishte e para e regjistruar në vitin 1945, kur mësimdhënësit të gjithë ishin nga Normalja e Elbasanit. Kurse në vitin 1949 e kemi kryer maturën dhe atëherë ishin 23 maturantë”, tregon profesor Shporta.

Profesor Masar Shporta shprehet për “Kosova Sot” se arsimi duhet të jetë shtylla kryesore e një shoqërie. “Shoqëria, siç është kjo e Kosovës, as që duhet të ketë shtyllë tjetër”, shprehet ai. Ai shprehet me dhembje për gjeneratat e reja të profesorëve, të cilët thotë se nuk e duan arsimin dhe nuk janë të përkushtuar për atë sa duhet. “Në atë kohë jemi shkolluar me vetëm 300 gramë bukë për 24 orë dhe 19 nxënës në një dhomë konvikti jemi shkolluar dhe kemi jetuar për plot 4 vjet. Tash e di se ka kushte shumë të mira, por arsimi po degradohet si mos më keq”, shprehet ai. Kjo ishte gjenerata e parë në vitin 1945 që kundërshtuan largimin e bustit të Naim Frashërit nga sheshi “Shadërvan”.

Gjykimi i intelektualëve

Këtë vit mbushen plot 125 vjet të shkollës së parë të vashave në Prizren, derisa dihet botërisht se kjo shkollë kishte shumë rëndësi për Prizrenin. Ishte Mati Logoreci, që jetoi dhe punoi në Prizren nga viti 1889 deri më 1903, që mori pjesë gjallërisht në jetën politikeshoqërore të Prizrenit, me të cilin lidhet një pjesë e mirë e jetës së tij. Prizreni njihet si një nga qendrat e vjetra të Evropës Juglindore, me kalanë e lashtë dhe objektet e tjera me vlerë. Deri nga fundi i shekullit të kaluar ishte një qytet i zhvilluar, qendra ekonomike e kulturore e Shqipërisë.

Pas një lufte shumë këmbëngulëse, më 1889, u hap shkolla shqipe edhe në Prizren, me mësues Mati Logorecin. Kjo ishte shkollë e tipit të Mësonjëtores së Korçës, me karakter laik, kombëtar dhe demokratik. Çelja e kësaj shkolle ishte një fitore, sepse u kundërvihej synimeve shkombëtarizuese e asimiluese të të huajve. Hapja e shkollave shqipe u bë në luftë me patrikanën greke, kishën serbe dhe ekzarkatin bullgar, që me gjithë kontradiktat që kishin në mes tyre bashkoheshin kundër lëvizjes sonë arsimore.

Profesor Shporta nuk harron të potencojë se tashme nga komuna e Prizrenit ka kërkuar që në sallën sportive të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren të vendoset edhe një pllakë përkujtimi se aty është mbajtur gjykimi i njohur i intelektualëve të Kosovës, të njohur si grupi i Prizrenit, që kërkuan të bashkojnë trojet tona.

(Kosova Sot)

Gjykimit për fajde në Prizren i mungojnë dëshmitarët

0

Gjashtë dëshmitarë munguan në gjykimin për fajde dhe vepra tjera të rënda penale në Prizren.

Në gjykimin e 14 të akuzuarve për fajde dhe vepra tjera të rënda penale, nuk ishin të pranishëm gjashtë dëshmitarë të ftuar nga gjykata.

Sipas informatave të trupit gjykues shumë nga ta gjenden në botën e jashtme.

Prokurorja speciale Merita Binaj-Rugova propozoi që ose dëshmitë e këtyre dëshmitarëve të merren, ose të lexohen deklaratat e tyre të dhëna në procedurën paraprake.

“Unë nuk kam evidencë se a janë të arritshëm apo jo ata dëshmitarë, por ata që gjenden në Kosovë, të gjenden dhe të dëshmojnë në këtë shqyrtimin kryesor, ndërsa dëshmitarët të cilët gjenden në botën e jashtme propozoj që në bazë të nenit 338 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, të lexohen deklaratat e tyre” tha Merita Binaj-Rugova.

Propozimin e prokurores e kundërshtuan avokatët mbrojtës, me arsyetimin se gjatë dëshmisë së të mbrojturve të tyre në procedurën paraprake nuk kanë qenë të pranishëm.

Pas kundërshtimeve të mbrojtjes, prokurorja tha se kishte insistuar që të akuzuarit të mbaheshin në paraburgim, pasi sipas saj shumica e dëshmitarëve kanë ndërruar deklaratat e tyre në gjykatë.

Në seancën e 7 prillit gjykata vendosi që dy të akuzuarve-Tunë e Gjon Kqirës paraburgimin t’ua zëvendësojë me arrest shtëpiak.

Trupi gjykues mori vendim që dëshmitarët e ftuar të provohet edhe njëherë të sillen në gjykatë me anë të policisë.

Të martën dëshminë e dha vetëm Shemsedin Berisha, ndërsa ajo lidhej drejtpërdrejt me të akuzuarin Benson Buza.

Dëshmitari Berisha, tha se e njeh nga viti 2004 të akuzuarin Buza, ndërsa tregoi se në vitin 2010 tri herë mori nga 20 mijë euro prej tij-gjithsej 60 mijë euro, me kamatë 2 mijë euro në muaj.

“Pas një muaji gjysmë të rastit të dytë, kam kërkuar njëjtë 20 mijë euro, edhe për herën e tretë afati i kthimit ka qenë një muaj dhe gjithashtu kamata mujoje ka qenë 2 mijë euro” tha Berisha.

Dëshmitari tregoi se i ka marrë nga Buza edhe 2500 euro me kamatë prej 500 eurove, pasi ishte i sëmurë, ndërsa këto para tha se ende nuk i kishte kthyer.

Mbrojtja e të akuzuarve në fund kërkoi ndërprerjen e paraburgimit për katër të akuzuarit, Marjan e Kastriot Kqira, Benson Buza e Besfort Omaj.

Për Besfort Omajn, mbrojtja i propozoi trupit gjykues masën e dorëzanisë, duke i premtuar 25 mijë euro garanci. Ndërsa për Benson Buzën, familjarët e tij kishin premtuar shtëpinë si hipotekë.

Mbrojtësi i Tunë Kqirës, avokati Skender Musa, kërkoi ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për shkak se Tunë Kqirës sipas tij i duhet një ndërhyrje kirurgjike.

Këto propozime i kundërshtoi prokurorja speciale dhe trupi gjykues refuzoi kërkesat e mbrojtjes për ndryshimin e masës së paraburgimit dhe po ashtu për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Tunë Kqirës, me arsyetimin se Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur lidhur me ankesën për ndërprerjen e paraburgimit ndaj Tunë e Gjon Kqirës.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

KALLXO.com e ka ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor

Merkel i dorëzon Britanisë së Madhe dosjet sekrete për Putinin

0

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dorëzuar shërbimit të inteligjencës së Britanisë së Madhe dosjet e shërbimit sekret gjermane BND për presidentin rus Vladimir Putin.

Siç shkruan gazeta gjermane “Fokus”, janë dorëzuar edhe dosjet për analizën për gjendjen në Krime.

Merkel, sipas informacioneve të “Fokus”, është takuar të paktën dy herë me tre shefa të shërbimit sekret britanik për shkak të kërcënimeve terroriste në Gjermani dhe Evropë.

Takimet janë kritikuar ashpër nga ekspertët gjermanë për siguri.

Në takimin e fundit, sipas “Fokus”, janë dorëzuar dokumente të besueshme të Zyrës 6 në kabinetin e kancelares për shërbime të inteligjencës.

Kjo, sipas gazetës, është bërë pa dijeninë e autoriteteve qeveritare.

Në bisedimet e mëvonshme me kolegët gjermanë, informuesit britanikë kanë shfaqur çudinë se pse Merkel nuk ka informuar shërbimin e vet për takimet në Britaninë e Madhe.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zhytje në krizë!

0

Petrit Musolli

Ideja e promovueme, e shtyeme, për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme (në qershor) s’e nënkupton, në asnji mënyrë, daljen nga kjo situatë e komplikueme politike, përkundrazi, ajo vetëm sa ka me e thellue e zhytë në nji krizë të randë e tensioni, ndoshta, në përmasat e nji destabilzimi të përgjithshëm të vendit!Fituese (me këte përbamje të përfaqësimit politik të partive), edhe e këtyne zgjedhjeve, pa asnji dyshim, ka me qenë PDK, pamvarësisht sa ka me dallue në rezultat me partitë tjera. Janë thanë shumëherë deri tash arsyet e shpjegimet sa e pse i konvenojnë PDK’së zgjedhjet në nji situatë të tillë konfuzioni, ndërlidhjet me Gjykatën Speciale si dhe nevoja e kryetarit Veseli me u konsolidue në parti, që ka me përcaktue mandej rolin e tij në koalicionin e ardhshëm.Zhvillimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që kanë me rezultue fituesin e ditun qysh tash, ka me prodhue ndërlikime të pashmangshme në krijimin e koalicioneve për konstituimin e insititucioneve, Kuvendit e Qeverisë, për shkak të zgjedhjeve të menjëhershme lokale.

PDK s’ka shumë opcione për partner, pos kësaj LDK’je, e këtij formati. Propagandimet e lansueme për nji mundësi bashkëpunimi me AAK-Nisma, janë, thjesht, sulme të paramendueme me e luhatë, ekskluzivisht, votuesin e NISMA’së. Tentativa me e kompromentue kredibilitetin e dy figurave kryesore, të daluna nga PDK (Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit), të cilët i kanë shkëput kësaj partie nji elektorat të konsiderushëm.Mirëpo, në anën tjetër, LDK gjendet në situatën ma të pafavorshme me u pozicionue. Nji VLAN i dytë s’mund ndodhë, përjashto tana arsyet tjera, mjafton qartësimi i Gjykatës Kushtetuese kush gëzon të drejtën me e formue Qeverinë.

Nji pajtim koalicioni me PDK’në, para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, LDK’së i kushton me humbje të thella nëpër shumicën e komunave ku rival kanë PDK’në, por edhe Vetëvendosjen!Të rinjtë, votuesit potencial të LDK’së, ka gjasa me u kthye kah Vetëvendosje, kurse të moshuarit, zhgënjimin kanë me demonstrue me bojkot të zgjedhjeve! Elektorati i PDK’së (si asht dëshmue) s’e ka ndonji telashe bashkëqeverisjen me LDK’në, tue pasë parasysh se asht nji elektorat, kryesisht, klientelist!Nji situatë e tillë e krijueme, ngjallë pak shpresa për arritjen e formimit të institucioneve (Kuvendit e Qeverisë) para zgjedhjeve lokale. Indikacionet çojnë kah nji krizë institucionale që ka me e rrezikue edhe procesin normal të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Zhvillimi i zgjedhjeve lokale në mungesë të institucioneve qendrore, e për ma shumë, në nji paqartësi totale si kanë me u dukur ato, kanë me e prodhue nji diskurs të ashpër gjatë fushatës (secili kundër secilit), si dhe ushqye nji armiqësi të dominueme nga spekulime e shantazhe politike!Nëse duhet ba nji pyetje se kujt i konvenon nji gjendje e tillë – në prag destabilizimi e shpërthimi, me siguri përgjigja duhet kërkue te të kërcënuemit nga Gjykata Speciale! Në nji vend të mbërthyem në armiqësi politike e zhveshun krejtësisht nga institucionet, askush s’e merrë guximin me ndezë shkëndijen!Prandaj, nji logjikë e shnosh thotë se zgjedhjet e parakohshme nacionale mund mbahen vetëm në të njajtën kohë me ato lokalet, nëse jo në orarin e rregullt kushtetues. Nga vjeshta deri para festave të fundvitit ka mjaftueshëm kohë me u kalkulue interesat e partive (me rezultate të konfirmueme nga elektorati, në të dyja nivelet) mes vete dhe konstituue tana institucionet. Fillimviti i ardhshëm, kur edhe pritet me u ngritë aktakuzat e para nga Gjykata Speciale, Kosovën e gjen me institucione të konsolidueme mjaftueshëm dhe, ma e randësishmja, në nji situatë të qartë politike!

Shpallet i pafajshëm Bedri Bytyçi, dënohet biznesmeni Faton Hoxha

0

Biznesmeni Faton Hoxha, të martën është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me gjashtë muaj burgim efektiv, për veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”. Ndërsa i akuzuari tjetër për uzurpim Ilaz Susuri është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Aktgjykim lirues është shpallur edhe ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, Bedri Bytyqi dhe Bashkim Krasniqi, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, i cili ka thënë se për të akuzuarit Bytyqi dhe Krasniqi, nuk është vërtetuar se kanë vepruar kundërligjshëm duke mos rrëzuar objektin afarist e të akuzuarit Faton Hoxha. Ai ka thënë se ligjet në fuqi ia japin të drejtën institucionit që të vendos nëse duhet apo jo të rrëzohet një objekt e sidomos në rast kur ka ankesë ndaj konkluzionit për rrëzim.

Elshani tutje ka thënë se për të akuzuarin Ilaz Susuri nuk është vërtetuar se i njëjti e ka uzurpuar pronën në fjalë, pasi që i njëjti vetëm e shfrytëzon dhe nuk pretendon për pronësi ndaj saj. Ndërsa për një objekt që  posedon në atë pronë, paguan edhe shërbimet komunale të tatimit, ujit dhe rrymës.

Ndërsa sa i përket Faton Hoxhës, Elshani ka thënë se trupi gjykues e ka gjetur fajtor për veprën penale të uzurpimit pasi që ai e ka blerë pronën nga Ilaz Susuri pa asnjë dokument mbi pronësinë dhe pa një kontratë të vërtetuar nga organet kompetente.

Aktakuza e përfaqësuar nga prokurori Metush Biraj, i ngarkonte të akuzuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës, Bashkim Krasniqi, akuzohej se në cilësinë e inspektorit komunal për ndërtim, nuk ka vepruar për rrëzimin e objektit afarist-banesor të të pandehurit Faton Hoxha, të ndërtuar pa leje në pronë komunale.

I akuzuari tjetër Bedri Bytyqi akuzohej se duke qenë drejtor i Inspektoratit, megjithëse ka nënshkruar aktvendimin për rrënim të objektit, nuk ka vepruar për të realizuar atë, duke i mundësuar Faton Hoxhës që të vazhdojë ndërtimin.

Ndërsa i akuzuari, Ilaz Susuri akuzohej se ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën ku është ndërtuar objekti, ku të njëjtën, pa fletë-poseduese, ia ka shitur të pandehurit Faton Hoxha për 35 mijë euro.

Poashtu i akuzuari Faton Hoxha akuzohej se pa kontratë të vërtetuar dhe pa dokumentacionin përkatës ka blerë pronën në fjalë nga i pandehuri, Ilaz Susuri dhe më pas ka ndërtuar objekt afarist në atë pronë./betimiperdrejtesi/

Vetura shkel një këmbësor në Prizren

0

Një këmbësor është shkelur mbrëm në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.

Policia e Kosovës, njofton se viktima ka pësuar lëndime të rëndatrupore.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet këmbësorin”, njofton PK, shkruan PrizrenPress.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.