34.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 5576

Prostitucioni, ja vendet ku nuk thonë ‘jo’

0

Prostitucioni, ja vendet ku nuk thonë "jo"

Prostitucioni, ja vendet ku nuk thonë "jo"

Gepostet von SYRI.net am Mittwoch, 12. April 2017

Has: Kroi i dhembjes dhe gjakut

0

Krojet në Has janë burimet më të shpeshta nëpër vendbanimet e Malësisë së Hasit, përmes së cilave nga burimi banorët e fshatrave janë furnizuar me ujë të pijshëm. Për shkak të sasisë së vogël të ujit, krojet nuk janë quajtur gurra, apo edhe me ndonjë emër tjetër. “Por, në anën tjetër, janë emëruar ose në bazë të pozicionit, vendit ku kanë buruar, e herë pas here këto kroje janë quajtur edhe në bazë të emrave të atyre personave që i kanë zbuluar, apo sadopak e kanë përgatitur këtë vendburim, në mënyrë që më lehtë të furnizohen me ujë banorët e fshatrave”, tregon Nexhat Çoçaj për gazetën “Kosova Sot”. Njëri prej tyre ka qenë vendi ku gratë, përkatësisht femrat, e kanë shfrytëzuar për t’i shprehur ndjenjat e tyre.”Krojet në Has, sikurse edhe në vendbanimet e tjera shqiptare, në të kaluarën kanë shërbyer si vend i përhapjes së njoftimeve për gjithë jetën familjare. Së këndejmi, kroi apo mbushja ujë në krua ka qenë një moment i veçantë për gratë e fshatit e në veçanti për nuset e reja”, shprehet ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Gratë takoheshin fshehurazi për të mësuar për familjarët

Kroi i Guruzhupit është kroi që ka një histori të veçantë. Ai është njëri ndër burimet më specifike në gjithë Malësinë e Hasit. Buron në lartësinë 376 m mbi nivelin e detit, përkatësisht disa qindra metra mbi shtratin e lumit Drini i Bardhë. Kroi i Guruzhupit deri në vitin 1958 ishte i lirë, ndërkaq nga ky vit u rregullua nga mjeshtrit vendor. Si burim është i përhershëm dhe nuk shteron në asnjë stinë të vitit, pavarësisht thatësirës që mbretëron. Reshjet dhe shkrirja e borës në pranverë ndikojnë në shtimin e sasisë së ujit, por nuk hetohet shumë, sepse burimi i këtij kroi është konstant gjatë gjithë viteve. Deri në vitet e tetëdhjeta ka shërbyer si i vetmi vendburim për furnizim me ujë të pijes për banorët e fshatrave Guruzhup dhe Pogaj, meqë ishte pikërisht në vijë të kufirit. Para ndarjes ky vendburim ka shërbyer për të gjithë banorët e Guruzhupit, meqë lagje të Guruzhupit ishin deri në vitin 1913 edhe fshati Pogaj me lagjet e tij. Nga viti 1948 e deri në vitin 1989, banorët kanë marrë ujë në këtë krua në prani të ushtrisë. Dhe, asnjëherë nuk është lejuar që banorët e të dy anëve të kufirit të marrin ujë në të njëjtën kohë. Gjatë gjithë kohës sa kanë marrë ujë, herë njëra palë e herë pala tjetër ushtria ka qëndruar në mes. Në këtë mënyrë është kontrolluar komunikimi në mes të banorëve të të njëjtit fshat të ndarë në mes me dhunë. Në këtë krua kanë ardhur edhe gra të tjera të martuara në fshatrat e tjera, me qëllim të komunikimit, përkatësisht të marrjes së ndonjë lajmi për familjet e tyre.

Historitë e dhimbshme

Çoçaj thotë se uji që ka tepruar nga ky krua ka rrjedhur lirshëm dhe është derdhur në lumin Drini i Bardhë. Sipas gojëdhënave të të moshuarve të banorëve të këtij fshati, mendohet se ky krua ka nisur të burojë pasi është shuar Gurra e Milencit, që ishte shkatërruar së bashku me një pjesë të fshatit për shkak të rrëshqitjes së ortekëve të borës. Humbja e ujit të gurrës më vonë është lajmëruar në këtë krua, por jo me sasinë e ujit që e kishte Gurra e Milencit, me ujin e së cilës furnizohej jo vetëm fshati, por edhe punoi një mulli gjatë të gjitha stinëve. Kroi i Guruzhupit vazhdon të mbetet aktiv edhe në kujtesën e banorëve, buzë kufirit, për arsye se gjatë gjithë atyre viteve, sa fshati ishte i ndarë dhunshëm në dy shtete, ky krua ishte i vetmi vend ku takoheshin dhe komunikonin banorët në mënyrë shumë specifike të komunikimit të banorëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjera përreth.

Kroi i Gorozhupit është kroi që dikur kishte erë gjaku e erë dhembje e ndarje. Mirëpo, në vitin 1990 banorët e Gorozhupit, duke ditur faktin se mund të rrezikohen të vriten nga ushtria jugosllave, u mblodhën dhe me vetëkontribut sollën ujësjellësin që ishte shpëtim për banorët. Liman Shiqgjeqi, nga Hasi, thekson se ky krua mbetet një nga krojet më dhembje të madhe. Abdullah Tejeci kujton se ai burim ka pasur një nga historitë e dhembshme të kësaj ane. “Përmes bisedave e këngëve janë bartur të falat lajmet për lindje e vdekje që kanë ndodhur këndej e tutje kufirit”. Kurse kuvendari i kësaj ane, Haziz Hodaj, shprehet se ky krua duhet të vihet nën mbrojtje të shtetit dhe të rregullohet një park pushimi.

(Kosova Sot)

Prizren: Mbahet gjykimi ndaj biznesmenit që akuzohet për vrasjen e gruas

0

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka filluar për të katërtën herë gjykimi i biznesmenit nga Ferizaji, Qamil Hetemi, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. I akuzuari Hetemi tre herë është gjetur fajtor ,dhe është dënuar me nga 14 vite burgim. Mirëpo, të tre aktgjykimet janë prishur nga Gjykata e Apelit, dhe lënda ka vazhduar të kthehet në rigjykim.

Në këtë rast, në bazë të rekomandimit të Gjykatës së Apelit është bërë një ekspertizë e re, e cila është përpiluar nga ekspertë mjekoligjor dhe balistik të Republikës së Shqipërisë. E njëjta ekspertizë është administruar në këtë seancë dhe poashtu ekspertët e kanë elaboruar atë para palëve.

Eksperti mjekoligjor nga Shqipëria, Arben Lloja, ka thënë se nga shkresat e lëndës që kanë ër në shqyrtim, e sidomos ato mjekësore dhe shkencore, të bëra nga ekspertët kosovarë, kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për vetëdëmtim. Eksperti Lloja ka thënë se nga pozicioni i shtrirë i viktimës, nga plaga me puthitje të armës dhe stampimi i tytës së armës në trupin e viktimës janë karakteristikat në të cilat grupi i ekspertëve ka ardhur në përfundim se probabiliteti i vetëdëmtimit është mbi 50%.

Mirëpo, i pyetur nga prokurori i rastit, Mehdi Sefa, nëse mund të përjashtojë mundësinë që viktima është vrarë, eksperti ka thënë se vet fakti se raporti flet për probabilitet, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë.

Poashtu është dëgjuar edhe eksperti balistik nga Shqipëria, Nikolin Duraj, i cili ka thënë se në këtë rast është qëlluar me plumb të kalibrit jo normal për armën që është përdorur. Sipas tij, kalibri normal për armën Pietro Bereta është 9mm x 17 mm ndërsa në rastin konkret është përdorur fisheku me kalibër 7.65 mm x 17 mm.

Eksperti Duraj ka thënë se ky lloj fisheku, për shkak se nuk është përkatës me folenë e armës, bymehet dhe nuk del nga foleja me rastin e shkrepjes së armës, dhe një pjesë e predhës deformohet. Sipas tij një gjë e tillë e pamundëson daljen e gazrave nga dritarja e folesë së fishekut, por nuk e pengon zbrazjen e blozës së barutit nga tyta e armës.

Duraj tutje ka shtuar se në momentin e shkrepjes së armës, përhapen mbetjet e qitjes në ajër dhe kushdo që ka kontakt më atë ambient brenda disa sekondave mund te ketë përmbajtje të mbetjeve në trupin e tij. Andaj, sipas tij, jo patjetër depozitohen mbetjet e qitjes në dorën e qitësit, e sidomos nëse shkrep vetëm njëherë.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës seanca është ndërprerë, ndërsa trupit gjykues i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, seancën e radhës e ka caktuar për 24 prill 2017, në ora 9:00.

Qamil Hetemi akuzohet se në shtator 2011, pas mosmarrëveshjeve me gruan e tij, ka qëlluar të njëjtën me armë zjarri, nga afërsia, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërsa i akuzuari dhe mbrojtësit e tij, avokati Mexhit Syla dhe Rexhep Hasani, pretendojnë se e ndjera ka bërë vetëvrasje.

Dëshmitarja kryesore në këtë rast është vajza e të ndjerës dhe të akuzuarit, e cila mbron versionin se nëna e saj ka bërë vetëvrasje.

Ky rast është gjykuar dy herë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku i akuzuari është dënuar me 14 vite burgim, por Gjykata e Apelit i ka prishur, në anulimin e aktgjykimit të dytë, Apeli ka rekomanduar ndryshimin e trupit gjykues.

Në mungesë të trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rasti është caktuar të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, në shkurt të vitit të kaluar, njëjtë si ajo në Ferizaj, ka gjetur fajtor të pandehurin, duke e dënuar me 14 vite burgim.

Mirëpo, Apeli ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me arsyetim se përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se ka kundërthënie në mes arsyetimit dhe shkresave të lëndës dhe nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike.

Gjykata e Apelit, poashtu ka gjetur se ka kundërthënie në mes ekspertëve sa i përket gjurmëve të barutit të gjetura në dorën e të pandehurit.

I akuzuari gjendet në paraburgim prej prillit 2012./betimiperdrejtesi/

Prizren: I akuzuari për mashtrim dënohet me katër muaj burgim me kusht

0

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, shpalli aktgjykim dënues ndaj A.  K. , pasi njëjti pranoi fajësinë për veprën penale “mashtrim”. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Shpresa Emra, i denuari , i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, u dënua me katër muaj burgim me kusht.

A. K.  në këtë seancë gjyqësore ishte nën përcjellje të masës së sigurisë, pasi që i njëjti ishte sjellë nga burgu ku po vuan dënimin për një vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, A.  K. me 6 korrik 2012 ka kryer veprën penale “mashtrimi”, sipas nenit 261 paragrafit 1 , të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, ku kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre 3 vjet.

Në aktin akuzues thuhet se i njëjti, me qëllim që vetit ti sjellë pasuri të kundërligjshme, duke i fshehur faktet, e mashtron të dëmtuarin L. Sh., duke ia kërkuar automjetin e tij të tipit “VW Golf” për të shkuar deri në Deçan. I dëmtuari pasi që e kishte edhe shok, i’a jep automjetin. Mirëpo i akuzuari fare nuk i’a kthen automjetin, edhe përkundër faktit se i dëmtuari disa herë provon t’a kontaktojë në telefon, e kërkon edhe në banesën ku ai ishte duke banuar në Prizren, por ka qenë e pamundur ta takojë. Pas disa ditëve i dëmtuari e kupton se automjetin e tij i’a kishte shitur një qytetari në Deçan./betimiperdrejtesi/

Hoxha-Babuna, akuzon Drejtorinë e Arsimit në Prizren

0

Kuvendarja e “Nismës” në Prizren Ganimete Hoxha-Babuna,akuzon Drejtorinë e Arsimit, se nuk ka bërë përgatitjet e duhura për trajnimin e mësimdhënësve me kurikulë të re

“Mësimdhënësit të cilët po e vijojnë këtë trajnim nuk janë furnizuar me mjete dhe materiale të mjaftueshme për punë”, tha Hoxha-Babuna.

“Derisa në vendet e zhvilluara në botë të cilët arsimin e kanë prioritet, mësimdhënësit trajtohen si “mbretër”, në vendin tonë, me orë të tëra sa ka zgjatur trajnimi, as edhe një gotë me ujë nuk ju është afruar mësimdhënësve!”, tha ajo./PrizrenPress.com/

Lugishta e Hasit përkujtoi dëshmorët dhe martirët e luftës

0

Në Lugizhdë të Hasit,të mërkurën, është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve dhe martirëve,invalid e veteran të UÇK-së,banorë të Hasit dhe zyrtarë të institucioneve të komunës së Prizrenit dhe asaj të Gjakovës,FSK-së, Policisë, klerit fetar ishin të pranishëm në këtë manifestim kushtuar të rënëve për Liri.

Përfaqësuesi i fshatit, Bekim Nerjovaj, tha se në përvjetorin e 18 –të rënies heroike të dëshmorëve dhe vrasjes së martirëve, ky lokalitet me dhimbje por edhe me përplot krenari, po i kujton bijtë e saj të shtrenjtë, gjaku i të cilëve mbolli Lirinë e Kosovës.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se në këtë ditë të veçantë po e përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e banorëve të Lugizhdës,duke shtuar se të rënët për Liri u shndërruan në themeltar të Pavarësisë së Shtetit të Kosovës.

Edhe ish zv/komandanti i ZOP-it, Sadik Halitjaha, vlerësoi lartë kontributin e banorëve të Lugizhdës gjatë luftës çlirimtare, duke i’a falur lirisë së Kosovës 14 dëshmorë dhe dhjetëra martirë.

Ndërkaq, në emër të luftëtarëve të Lirisë nga zona e Hasit, ka folur Isa Kajdomçaj, i cili në mes tjerash tha se Lugizhda gjithmonë ka qenë halë në sy për armikun gjakatar duke qenë krahas ushtarëve të UÇK-së.

Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të këtij lokaliteti, ka folur sheh Fejzë Kajdomçaj,i cili tha se me dhembje por edhe krenari, sot Lugizhda kujton të gjithë ata që u flijuan për Lirinë të cilën e gëzojmë ne , dhe kërkoi nga institucionet që të angazhohen për jetësimin e amanetit të të rënëve për një Kosovë të zhvilluar dhe prosperuese.

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe martirëve të Lugizhdës,janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe , ndërkaq pjesë e këtij manifestimi përkujtimor ishte edhe një program i pasur artistik/TV Prizreni/

Evropa i përulet Juventusit, një “makineri” perfekte

0

Evropa gjunjëzohet përballë Juventusit. “Zonja e vjetër” iu imponua Barcelonës, duke e mposhtur pastër me rezultatin 3-0 e duke u konfirmuar si një superfuqi e futbollit, jo vetëm në Itali, por edhe në kontinent.

E gjithë kjo ka ardhur nga puna e madhe e kryer në klubin torinez, për të cilën nuk mund të shprehet gjë tjetër veçse admirim. Ato që e përforcojnë edhe më shumë këtë fakt janë statistikat, të cilat flasin për një Juventus praktikisht të padepërtueshëm në mbrojtje dhe “vrasës” në sulm, e që për momentin mund të përkufizohet një “makinë perfekte”.

Juventusi është skuadra e pestë që ka pësuar vetëm 2 gola në 9 ndeshje të një sezoni në Champions League. Katër skuadrat e tjera që kanë arritur një statistikë të tillë kanë arritur deri në finalet e kompeticionit. Paulo Dybala ishte mbreti i fushës së lojës në sfidën e së martës. Argjentinasi, që mposhti bashkëkombasin e tij Lionel Messi, numëron 16 gola në këtë sezon, 14 nga të cilat i ka shënuar në “Juventus Stadium”.

Ajo me Barcelonën ishte ndeshja e 33-të për Juventusin, që shënon të paktën një gol, gjë që kampionëve të Italisë nuk u ndodhte që nga marsi i vitit 2006.“Juventus Stadium” është një fortesë e vërtetë për “Zonjën e vjetër”, që nuk njeh humbje në këtë fushë në 48 ndeshje zyrtare, duke shënuar një bilanc me 42 fitore dhe 6 barazime. Humbja e fundit në shtëpi për Juventusin është ajo e pësuar ndaj Udinezes në gusht të vitit 2015.

Udhëtim në universin e Jorge Luis Borges

0

Jorge Luis Borges (24 Gusht 1899–14 Qershor 1986) është një ndër shkrimtarët më të dashur dhe më me ndikim të njerëzimit. Puna e tij ka frymëzuar gjetje matematikore, libra filozofikë për fëmijë, dhe një univers të tërë të letërsisë. Pas vdekjes së tij, Susan Sontag e ka përkujtuar atë përmes homazhit më të bukur në historinë e letrave.

Në vitin 1972, në të shtatëdhjetat e tij dhe tërësisht i verbër, Borges ra dakord që të takohej me një shkrimtar të ri argjentinas dhe lexues pasionant, të quajtur Fernando Sorrentino, për të zhvilluar një sërë bisedash. Në shtatë pasdite, dy burra, me më shumë se dyzet vite diferencë dhe të bashkuar nga dashuria e thellë për letërsinë, u ulën së bashku në një dhomë të izoluar të Bibliotekës Kombëtare të Argjentinës dhe biseduan çiltërsisht mbi letërsinë dhe jetën. Procesverbali i këtyre takimeve befasuese, që ofron një shikim të shpejtë në mendjen e autorit të dashur, u botua me titullin “Shtatë biseda me Jorge Luis Borges” në vitin 1974- i njëjti vëllim madhështor që na ofroi urtësinë e përjetshme në të shkruar të Borgesit.

Në një nga pjesët më të pakoha e njëkohësisht të kohëzuara me përpikmëri në bisedë, Borges shqyrton çështjen e suksesit dhe matësit e vërtetë të tij përmes lenteve të integritetit të tij të jashtëzakonshëm artistik dhe depërtimit kulturor. Kur u pyet nëse interesohej për opinionin e lexuesve dhe spektatorëve, ai bën dallimin mes letërsisë dhe arteve të tjera:

“Është e mundur që një libër të mos tërheqë vëmendje në momentin që botohet; por të zbulohet më pas. Nga njëra anë, në rastin e një filmi (kjo e bën gjithçka më tepër dramatike; ndodh e njëjta gjë, le të themi, me artin e një balerini ose inerpretuesi), dështimi ose suksesi duhet të jetë i menjëhershëm… Mendoj se të qenët në një sallë të mbushur me njerëz krijon në vetvete një atmosferë të veçantë”.

Letërsia dhe artet e bukura duket se ndajnë këtë kohështrirje të suksesit, krejt të ndryshme nga ajo e artit popullor dhe interpretimet artistike. Dikush mund të pyesë nëse Borges mendonte për motrën e tij më të vogël, Norah, ndërsa sjell ndër mend këtë pyetje të njohjes së fshehtë- ndërkohë që ajo ishte një artiste e jashtëzakonshme me një krijimtari të pasur në grafikë gjatë gjithë jetës së saj, vetëm pas vdekjes arriti që të quhej një pioniere e artit modern.

Në një vështrim mbi psikologjinë e turmave, ai shton:

Kur njerëzit bëhen pjesë e një grupi, ata reagojnë në një mënyrë më të ekzagjeruar; kjo është diçka të cilën duhet ta keni vënë re shumë shpesh. Për shembull, nëse dikush bën një shaka në një grup të vogël, njerëzit do të qeshin, por jo në të njëjtën mënyrë që qeshin pesëqind ose një mijë vetë kur dëgjojnë një shaka në një lojë ose film. Kjo është pra, ka një tendencë për ekzagjerim, një tendencë që gjithçka të ndodhë në një mënyrë më të theksuar. Dhe kjo është e çuditshme, fakti që njerëzit e lëshojnë me tepër veten kur janë pjesë e një grupi. Nga ana tjetër, një lexues i vetmuar, një spektator i vetëm, duket se reagon më pak, ose reagon në një mënyrë më modeste sesa kur është me të tjerët.

[…]

Leximi i një vepre në mënyrë të vetmuar është gjëja më e mirë për vlerësimin e saj të vërtetë. Por, në çdo rast, ky është një lloj ndryshe i vlerësimit.

Duke u kthyer te parodia e vlerësimit nga opinioni popullor- diçka për të cilën Kierkegaard ankohej dhe Georgia O’Keefe ishte kundër- Borges vëren:

Kur e mendon thellësisht, mendimet janë dukuritë më sipërfaqësore në lidhje me çdokënd.

Me një ndjenjë trefish të hidhur sot, gati gjysmë shekulli tregtizimi më vonë, Borges konsideron se si të kthyerit e letërsisë në mall ka deformuar metrikën e suksesit të saj:

Ka mundësi të ketë ndikuar fakti që letërsia sot është tregtizuar në një mënyrë që më parë s’është bërë. Fakti që njerëzit tani flasin për “gjërat më të shitura” do të thotë se moda ka ndikim (diçka që nuk ka ndodhur më parë). Mbaj mend që kur kam filluar të shkruaj, nuk kam menduar kurrë për suksesin apo dështimin e një libri. Ajo që tani quhet “sukses”, nuk ekzistonte asokohe. Ajo që quhej “dështim” merrej si e mirëqenë. Dikush shkroi për veten, dhe ndoshta ashtu siç thoshte edhe Stevenson, për një grup të vogël miqsh. Nga ana tjetër, sot mendohet në lidhje me shitjet. E di se ka shkrimtarë të cilët e shpallin hapur publikisht se kanë hedhur në treg botimin e pestë, gjashtë apo të shtatë dhe se kanë fituar një sasi të konsiderueshme parash. E gjitha kjo do të ngjante mjaft qesharake në rininë time; do të ngjante e pabesueshme. Njerëzit do të mendonin se një shkrimtar, i cili flet për fitimet nga librat e tij, po nënkupton se: “E di që kjo që po shkruaj është e një cilësie të dobët, por e bëj për arsye financiare, ose për të mbajtur familjen time.” Kështu e pashë këtë qëndrim, si një formë modestie. Ose thjesht si marrëzi.

Kjo reflekton vërejtjen e Borges në lidhje me kohështrirjet e ndryshme të vlerësimit të letërsisë kundrejt arteve fitimprurëse, si filmat dhe muzika e masave. Koncepti i “më të shiturit” ndan gjene kulturore me konceptet “sukses i padiskutueshëm (blokbuster)” dhe “i arrirë (hit)”- vini re se sa goditëse bëhet gjuha jonë lavdëruese- sidoqoftë, suksesi i letërsisë- si Borges sugjeron se shkrimtarë të tjerë të panumërt kanë vërtetuar- matet me një metrikë krejt të ndryshme të dritës së brendshme.

“Shtatë bisedat me Jorge Luis Borges” përbën një lexim madhështor në tërësinë e vet, plotësuar me urtësinë e shkrimtarit në të shkruar.

Trondit gazetarja e njohur: Punoj edhe si prostitutë, marr më tepër para

0

Një prej prezantuesve më të njohura të rrjetit të njohur në Ballkan, Pink, u pushua nga puna pasi pranoi se punonte si edhe si prostitutë. Senada Nurkiç, 26 vjeç, ishte prezantuese e nje programi të njohur të televizionit në Bosnje.

“Prostitucioni është një punë si çdo punë tjetër. Nuk shoh asgjë të gabuar. E shes trupin tim për të mbijetuar dhe të ndihmoj veten me para. Nuk shoh asgjë gabim”, kishte deklaruar ajo.

Një zëdhënës i televizionit tha se ndër arsyet ishte edhe sjellja e saj gjatë emisionit.

Prostitucioni është i paligjshëm, por Senada thotë se nuk ka frikë se mos dënohet, pasi i dashuri i saj është politikan i fuqishëm, pa i bërë publik emrin.

26 –vjeçarja shprehet se i përzgjedh klientët. Ata duhet të jenë të bukur e të pasur.

“Më përdorin kryesisht biznesmenët. Kur nuk i kanë gratë në shtëpi, unë shkoj atje. Kryesisht klientët e mi janë të bukur dhe të pashëm. Disa vajza thjesht e ëndërrojnë këtë, ju betohem. Përveç parave, më bëjnë edhe dhurata të shtrenjta”.

Senada ka bërë publike edhe çmimet: 600 euro për seks me një person dhe mbi 1 000 euro për seks në grup.

Burri tentoi të më nxirrte si prostitutë, paratë i çonte në bixhoz

0

Një nënë 40-vjeçare e dy fëmijëve të sëmurë ka rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, historinë e vështirë të bashkëjetesës së saj me ish-bashkëhsortin Fatmir Murrizi.

Bukurie Murrizi, tregon se prej 16 vitesh që ka qenë e martuar me Fatmirin, ajo është bërë shpesh pre e dhunës dhe madje bashkëshorti ka tentuar ta përdorë edhe si prostitutë.

“Më mori sikur isha prostitutë, jo si grua. Ne na lidhën familjarët. Vëllezërit e mi nuk e donin, por unë vendosa vetë. Ai donte një grua që t’i gatuante e të kujdesej. Më shumë kërkonte një shërbyese. Por kujtoja se me kalimin e kohës dhe të bëheshim me fëmijë do të ndryshonte.

Goca e tezes së tij ma mbushi mendjen, por vëllezërit e mi kishin dëgjuar fjalë që dhunonte edhe nënën e tij. Përpara se të martohesha me të, u njohëm pak kohë, dhe vëllai ma përsëriste mos m’u anko më vonë se ky njeri nuk është për familje. Për 6 muaj ai më mori. Edhe në 6 muajt e parë, nëna e tij më tha, ky djalë nuk është për ty. Ai më çonte te familja e tij, dhe më mbyllte me çelës në shtëpi.

Ai merrte lekët e nënës së vet dhe i luante bixhoz. Njerëzit fillonin të trokisnin në derë sepse ai kishte borxhe, luante kazino dhe blinte lëndë narkotike. Më pas mbeta shtatzënë dhe linda Xhoin. Nuk e lashë pasi ai gjithnjë më mbante nën presion, me dhunë. Ai kishte frikë të më linte, edhe pse unë kam tentuar të ndahem me të dhe kur isha pa fëmijë. Gabimi im ishte që nuk dëgjova vëllezërit. Ai tentoi të më përdorte dhe për prostitutë, por nuk arriti dot. Kishte dhe frikën e vëllezërve të mi,” rrëfen Bukuria.

Bukuria vazhdon të tregojë më tej se si bashkëshorti i saj donte të shiste banesën ku jetonte nëna e tij, por nuk mundte, pasi nëna e denonconte shpesh për dhunë.

“Kur linda Xhoin, djalin e madh, kuptova që ai donte të na nxirrte në rrugë mua dhe nënën e tij, dhe e kam dëgjuar që i thoshte doktorit lije mos e opero fëmijën se donte që të ishte i sëmurë”

Si ta propozoi për të dalë në rrugë

“Ma tha troç, shko dil prostitutë, se unë dua lekët. Donte të më detyronte duke më rrahur, por unë rezistova falë familjes, të cilët më ndihmuan. Edhe nëna e tij ma thoshte, ai nuk të do për grua, por do që të dalësh në rrugë. Edhe vetë nuk e kam kuptuar si kam qëndruar kaq shumë me atë njeri,” tha Bukuria.