Lugishta e Hasit përkujtoi dëshmorët dhe martirët e luftës

Në Lugizhdë të Hasit,të mërkurën, është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve dhe martirëve,invalid e veteran të UÇK-së,banorë të Hasit dhe zyrtarë të institucioneve të komunës së Prizrenit dhe asaj të Gjakovës,FSK-së, Policisë, klerit fetar ishin të pranishëm në këtë manifestim kushtuar të rënëve për Liri.

Përfaqësuesi i fshatit, Bekim Nerjovaj, tha se në përvjetorin e 18 –të rënies heroike të dëshmorëve dhe vrasjes së martirëve, ky lokalitet me dhimbje por edhe me përplot krenari, po i kujton bijtë e saj të shtrenjtë, gjaku i të cilëve mbolli Lirinë e Kosovës.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se në këtë ditë të veçantë po e përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe sakrificën e banorëve të Lugizhdës,duke shtuar se të rënët për Liri u shndërruan në themeltar të Pavarësisë së Shtetit të Kosovës.

Edhe ish zv/komandanti i ZOP-it, Sadik Halitjaha, vlerësoi lartë kontributin e banorëve të Lugizhdës gjatë luftës çlirimtare, duke i’a falur lirisë së Kosovës 14 dëshmorë dhe dhjetëra martirë.

Ndërkaq, në emër të luftëtarëve të Lirisë nga zona e Hasit, ka folur Isa Kajdomçaj, i cili në mes tjerash tha se Lugizhda gjithmonë ka qenë halë në sy për armikun gjakatar duke qenë krahas ushtarëve të UÇK-së.

Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të këtij lokaliteti, ka folur sheh Fejzë Kajdomçaj,i cili tha se me dhembje por edhe krenari, sot Lugizhda kujton të gjithë ata që u flijuan për Lirinë të cilën e gëzojmë ne , dhe kërkoi nga institucionet që të angazhohen për jetësimin e amanetit të të rënëve për një Kosovë të zhvilluar dhe prosperuese.

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe martirëve të Lugizhdës,janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe , ndërkaq pjesë e këtij manifestimi përkujtimor ishte edhe një program i pasur artistik/TV Prizreni/

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit