16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 5591

Prokuroria konfirmon se Makolli ishte dëshmitar në rastin Dehari

0

Prokurori i rastit ‘Dehari’, Metush Biraj ka konfirmuar për Gazetën Express, se tashmë i ndjeri Naser Makolli ka qenë dëshmitar në këtë rast.

Biraj ka thënë se për vdekjen e tij është informuar në orët e mbrëmjes nga mediat.

“Po ka qenë dëshmitar, por unë nga ju sapo dëgjova për vdekjen”, ka thënë Biraj për Express.

Gazeta Express ka siguruar raportin mjekësor të Naser Mekollit, ku thuhet se “ne mesdite, rreth orës 12 45, gjendja e te burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie te shtypjes se gjakut, mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve te paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit se bashku me kryeinfermierin e burgut kane transportuar pacientin ne Lipjan”.

Rrënjët e fshehta të mjekësisë, në një dorëshkrim të lashtë

0

Grigori Kessel, studiues i gjuhës siriane në Universitetin Philipps të Marburgut, Gjermani, një ditë të shkurtit të 2013-ës ishte ulur në bibliotekën e një koleksionisti të materialeve të rralla të Baltimorës, pronar i një dorëshkrimi me origjinë mbi 1000 vite të shkuara. Tre javë më parë, Kessel kishte parë në një bibliotekë të Universitetit të Harvardit një faqe të vetme të veçuar, shumë të ngjashme me atë të tekstit në fjalë. Dorëshkrimi përmbante një përkthim të fshehtë të një teksti mjekësor të rëndësishëm dhe të lashtë, të shkruar nga Galeno i Pergamos, mjek dhe filozof greko-romak, i cili vdiq në vitin 200 pas Krishtit. Mungonin disa faqe dhe Kesseli ishte i bindur që njëra ndodhej pikërisht në bibliotekën e Universitetit të Bostonit.

Qysh atëherë filloi kërkimin e faqeve të munguara të dorëshkrimit, kërkim që përfundoi majin e shkuar me shtypjen e faqes së fundit të zbuluar në Paris. Studiuesit filluan tashmë të ekzaminojnë tekstin, kopjen më të të vjetër të njohur, të traktatit mbi përzierjet dhe fuqitë e ilaçeve të thjeshta të Galenos, që mundet të hedhë dritë të re mbi rrënjët e mjekësisë dhe mbi përhapjen e kësaj shkence të re në botën e lashtë. Dorëshkrimi i mbajtur nga doktor Kesseli atë ditë ishte një program mësimor: një tekst më i lashtë i mbuluar nga një shkrim i ri.

Ishte një praktikë e përhapur shekuj më parë, një formë mesjetare e riciklimit. Në këtë rast, shkruesit sirianë të shekullit të XI e kishin gërvishtur për ta shuar tekstin mjekësor të Galenos dhe kishin shkruar mbi të himne. Edhe libri i himneve kishte ngjallur shumë interes, ndonëse për momentin ishte teksti paraardhës që tërhoqi vëmendjen e kërkuesve. Për shekuj traktati i Galeno-s mbi ilaçet e thjeshta ishte i rëndësishëm për kandidatët për mjekë, një përmbledhje njohjesh të lashta mbi mjekësinë, kura për shërimin e pacientit dhe bimë farmaceutike. Shumë pjesë të traktatit u përkthyen në sirisht, një formë e aramaikishtes e përdorur nga komunitetet kristiane të Lindjes së Mesme. Ndoshta i shekullit të IX pas Krishtit, dorëshkrimi i Baltimores është një kopje e përkthimit të parë në sirisht, i përfunduar me përpikmëri në shekullin e VI nga Sergius i Reshaina-s, mjek sirian dhe prift. Në atë kohë, të përktheje një tekst në një gjuhë tjetër ishte një ngjarje shumë e veçantë. /New York Times/Bota.al

Ja çfarë kishte thënë Naser Makolli për vdekjen e Deharit

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dega në Prizren pak ditë pas vdekjes së Astrit Deharit, kishte publikuar një raport për këtë ngjarje në të cilën ishte përfshirë edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit.

Naser Makolli, që ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, sipas disa zyrtarëve e pjesëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë shok dhome i Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kjo ishte komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren:

”Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimisht takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.”

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasi që në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerit.

‘Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalë bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrën’, ka thënë fillimisht Makolli.

‘Në kohën e shëtisë së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjetur diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthyr dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficerin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficeri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka pasur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njoftimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tabletë, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkohë, konstatimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri. Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndonjë shqetësim apo ankesë. Takimi me zyrtarin social i ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

’Absolutisht s’kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullisht’, ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri. Shtojcë: Sa i përket shishes e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.”

”Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.”

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësisht mund të njoftohen lidhur me këtë rast, pasi që menaxhmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë.

Madje, ata janë qetësisht të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriçimin e rastit, dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Po ashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.

Limaj: Opozita do t’i fitojë 57% të votave në zgjedhje

0

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që aktualisht qeverisin me vendin, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të jenë opozitë. Kështu është thellë i bindur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit tha se ose Vetëvendosje, ose subjekti i tij bashkë me AAK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Madje, thotë se bashkë këto tri subjekte do të kenë jo më pak se 57% të votave.

“Opozita ka për ta drejtuar kryeministrinë e ardhshme. Edhe nëse mbahen nesër zgjedhjet, e që shtyhen jam i bindur se vetëm sa ka për t’u fuqizuar opozita. Kjo sepse disponimi te qytetarët është duke ndryshuar. Njerëzit janë të pakënaqur, janë të zhgënjyer. Asnjë premtim i tyre nuk është realizuar. Njerëzit e kanë kuptuar se mashtrimi nuk ndez”, tha Limaj.

Për Gjykatën Speciale që së shpejti pritet të publikoj edhe aktakuzat e para, Limaj tha se ky është projekt serb, i ndihmuar nga disa njerëz në Kosovë.

“Gjykata Speciale është projekt i Serbisë i ndihmuar nga individë këtu. Si mund ta thotë Presidenti i vendit që Gjykata Speciale është projekt ndërkombëtar. Do të thotë se ndërkombëtarët me kohë e kanë planifikuar rrënimin e këtij vendi. Projekti ndërkombëtarë është liria e Kosovës”, tha ai.

Nismën e Thaçit për ndryshimin e ligjit për ushtrinë, ish-bashkëpartiaku i tij e quajti hajgare, derisa nuk jep dorëheqje për këtë. Për demarkacionin, Limaj tërhoqi vëmendjen edhe një herë, duke thënë se kjo më nuk kthehet as me luftë.

Vdes i burgosuri i cili e ka parë i pari të vdekur Astrit Deharin

0

I burgosuri i cili sot ka ndërruar jetë në burgun e Lypjanit, ishte dëshmitari kryesor i cili kishte parë vdekjen e Astrit Deharit, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ja postimi i tij i plotë:

Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit. Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur…/Indeksonline/

Liria e Prizrenit në proces licencimi për UEFA

0

Skuadra e Lirisë së Prizrenit është skuadra e vetme e Superligës që ka dorëzuar dokumentacionin për proces të licencimit në UEFA te FFK-ja dhe ka humbur gjasat për të dalë në gara europiane këtë stinor 2016/17.

Ekipi prizrenas kështu ka bërë një hap të madh në krahasim me skuadrat tjera lidhur me licencimin.

Deri tash në FFK për proces të licencimit kanë dorëzuar në afat dokumentet vetëm ekipet që kanë gjasa të dalin në gara europiane: Trepça’89, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, derisa Liria është e vetmja nga skudrat tjera që ka aplikuar për këtë dhe këtë stinor nuk do të mund të dalë në gara europiane (është eliminuar nga Kupa dhe nuk është në garë për titull).

Besa e Pejës, që është në gjysmë×nale të Kupës së Kosovës nuk e ka dorëzuar në afat dokumentacionin dhe në rast të trium×t në Kupë nuk do të mund të dalë në Europë. As Drenica e Trepça nuk kanë aplikuar (gjysmë×naliste tjera), që do të thotë se vetëm Llapi (në rast se e merr Kupën e Kosovës) mund të shpresojë në gara europiane.

Afati i fundit për dorëzim dokumentacioni ka qenë të shtunën që shkoi (1 prill 2017), ka bërë të ditur menaxheri i FFK për licencim të klubeve, Bajram Shala, shkruan sot Koha ditore.

Ekipet pasi që të ‘marrin vizën’ për kriteret duke përfshirë edhe ato ×nanciare të dorëzuara më 1 prill, do të presin për kriterin infrastruktor, për të cilin më së afërmi duket të jetë stadiumi “Adem Jashari” i Mitrovicës.

Kërcënohet Ramadan Muja

0

Banorët e rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Prizren, kanë kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, me bllokim të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë , nëse nuk ua zgjidh problemin e rrugës.

Ata kanë organizuar sot një protestë, pasi një person i panjohur, e ka blerë parcelën nëpër të cilën kalon rruga e tyre.

Nazmi Morina dhe Fadil Ramadani, banorë të kësaj lagjeje, thonë se këtë rrugë e shfrytëzojnë që 15 vjet. Por, nga nëntori i vitit të kaluar është bllokuar nga një pronar i panjohur , duke hapur një kanal.

Për këtë çështje fajtore e bëjnë Komunën e Prizrenit, dhe konkretisht kryetarin Muja.

Ata kërkojnë që autoritetet komunale të marrin masa urgjente në zgjidhjen e këtij problemi , në të kundërtën kanë paralajmëruar bllokimin e hyrjes së kryetarit Muja në Shtëpinë e Bardhë , si dhe bllokimin e rrugës në hyrje të Prizrenit në lagjen “ Dardania”.

Në vendngjarje për të parë shqetësimet e këtyre banorëve kishin dalur edhe një pjesë e kuvendarëve të Degës së LDK-së.

Haziz Hodaj, tha të jetë i befasuar me këtë çështje, dhe premtoi se këtë problem të këtyre banorëve “do ta propozojmë për shqyrtim në Kuvendin e Prizrenit”.
Në anën tjetër, zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, tha se jemi në dijeni të problemit “dhe jemi të shqetësuar po aq sa banorët e kësaj lagjeje”.

“Ky problem fillimet i ka shumë më herët, sepse qytetarët kanë marr iniciativa për ndërtimin e shtëpive, pa u konsultuar me Komunën se a mund të ndërtojnë shtëpi në atë pjesë. Sidoqoftë, ne tash ndodhemi në këtë fazë të zhvillimit të këtij problem, andaj drejtoria e Urbanizmit nga ana e kryetarit është obliguar që teknikisht ta zgjidh këtë problem”, tha Berisha për TV Prizrenin, transmeton PrizrenPress.

“Drejtoria ka marr vendim për parcializimin e asaj pjese dhe besojmë që zyrtarët e kësaj drejtorie do të dalin në terren dhe të shohin prona të kujt janë dhe çfarë mund të bëjë komuna”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Femra më seksi në IG tregon asetet e saj seksi

0

Ajo e ka gjetur famën e saj në rrjetet sociale.
Disa thonë se ajo është femra më seksi në Instagram.

Bëhet fjalë për modelen amerikane, JoJoBabie.

Ajo ka postuar disa foto të reja në rrjet, që po çmendin fansat.

Kjo modele e Playboy e bën gjithçka në mënyrë seksi

0

Erika Jordan është një prej modeleve më të preferuara të revistës Playboy.

Ajo është e famshme për format e saj seksi.

Por interesant është se ajo e bën gjithçka në mënyrë seksi, edhe shëtitjen e qenit.

Marinsja më seksi në botë

0

Heavenly Hope Howard do t’ju lërë gojëhapur. Kjo bukuroshe dëshironte gjithmonë që të bëhej një modele, por së pari ajo vendosi t’i shërbente vendit të saj.

Sapo përfundoi shkollën e mesme, ajo iu bashkua Forcës Ajrore Amerikane dhe u bë një mekanike e avionëve luftarakë.

Në moshën 19 vjeçare, Hope u dërgua në Afganistan. Ndërsa ishte në shërbim, Hope mësoi se i pëlqente të çonte pesha dhe të merrej me fitnes.

Në fund të shërbimit të saj, ajo e rimendoi karrierën e saj dhe filloi ta bënte ëndrrën e saj realitet, transmeton Gazeta Express.

Ajo tashmë ka bërë ëndrrën e saj të fëmijërisë realitet dhe është bërë një modele që po çmend të gjithë.

Se si duket ajo mund t’i shihni fotot më poshtë: