Prokuroria konfirmon se Makolli ishte dëshmitar në rastin Dehari

Prokurori i rastit ‘Dehari’, Metush Biraj ka konfirmuar për Gazetën Express, se tashmë i ndjeri Naser Makolli ka qenë dëshmitar në këtë rast.

Biraj ka thënë se për vdekjen e tij është informuar në orët e mbrëmjes nga mediat.

“Po ka qenë dëshmitar, por unë nga ju sapo dëgjova për vdekjen”, ka thënë Biraj për Express.

Gazeta Express ka siguruar raportin mjekësor të Naser Mekollit, ku thuhet se “ne mesdite, rreth orës 12 45, gjendja e te burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie te shtypjes se gjakut, mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve te paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit se bashku me kryeinfermierin e burgut kane transportuar pacientin ne Lipjan”.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit