17.6 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 5592

Kryetari i Rahovecit, vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë

0

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Republikës së Kroacisë Tomislav Tolusic, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar nga Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm dhe Bekim Hoxha, Drejtor i Departamentit te vreshtarisë dhe verarrisë në MBPZhR, kanë nisur sot një vizitë zyrtar tri ditëshe.

Gjate kësaj vizite tri ditshe, Kryetari Vehapi do të vizitoj Komunën e Ozalje, ku do të pritet në takim nga Kryetarja e kësaj Komuna Gordana Lipshiniq, në agjendën e ditë së parë të kësaj vizite është e parapare nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy Komunave, në fushën e sektorit të vreshtarisë dhe veretarise, turizmit rural, kultures, dhe fushave tjera të ekonomisë. Poashtu do te realizohet vizita e njërit prej përpunuesve të verës ( OPG Verbanek-Vivodinë).

Dita e dytë e vizitës do të jetë vizita në Institutin e veretarise dhe vreshtarisë në Zagreb me Drejtoreshën e Institutit Ivana Petric. Gjate kësaj dite do mbahet takimi me sekretarin e shtetit të Ministrisë së Bujqësisë se Kroacise Tugomir Majdak./PrizrenPress.com/

Shuhet kantautori Françesk Radi

0

 

Ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kantautori Françesk Radi.

Radi  ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragji cerebrale.

Prizren: Kërcënon në “Facebook”, dënohet me 300 euro gjobë

0

M.  A.  është dënuar me 300 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi ka pranuar se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Musli Gashi, i dyshuari , i cili nuk kishte të angazhuar avokat mbrojtës, është deklaruar fajtor duke shtuar se nuk do të kryejë më një veprim të tillë.

Shpallja e aktgjykimit në fjalë u bë në seancën e së hënës, nga gjykatësi Gani Kastrati. Ky i fundit, gjatë shpalljes deklaroi se janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese të cilat i parasheh Kodi Penal i Kosovës me rastin e pranimit të fajësisë.

Sipas aktakuzës, M.  A.  me 7 shkurt 2015 në Prizren, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarën A.  S. , e kanos përmes rrjetit social “Facebook”, me fjalët “nëse vetëm edhe një herë shkon në polici dije se shumë keq ka me ta bo, 24 orë të përcjelli, nëse më lajmëron në polici vetë kur të zë dije shumë keq kemi me u nda”.

Për këtë veprim, Asllani ishte ngarkuar me veprën penale “kanosje” nga neni 185 paragrafi 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , vepër kjo e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj./betimiprdrejtesi/

Shpallen të pafajshëm zyrtarët komunal të Prizrenit

0

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Nexhmedin Musliu dhe Refki Musbeg, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të hënën, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, nuk është arritur të provohet se të njejtit e kanë kryer veprën penale  me të cilën ngarkoheshin.

Nexhmedin Musliu akuzohej se në cilësinë e Inspektorit Komunal për ndërtim, pasi ka dalë në vendngjarje, nuk ka ndaluar rrënimin e objektit të trashëgimisë kulturore “Hani i Mullafazlive”, por vetëm ka urdhëruar që të hiqen mbetjet nga rrënimi i tij.

Ndërsa, Refki Musbegu akuzohej se duke qenë bashkëpunëtor profesional në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, nuk i është përgjigjur kërkesë për leje-rrënim të objektit “Hani i Mullafazlive” të parashtruar nga familja Mullafazliu, me ç’rast, pronari i ri ka vepruar duke rrëzuar objektin në fjalë./betimiperdrejtesi/

Këngët në ‘sirtarin’ e Malda Susurit

0

Ndonëse së fundi nuk është aktive në skenën muzikore, Malda Susuri mbahet mend për këngët “Heronjtë”, “Dashuri e hidhur” e “S’të kam afër”. Kësaj here, ajo vjen në Gazetën Zëri për tu bërë pjesë e rubrikës “Rrëfej përmes muzikës”, ku nuk flet për këngët e saj, por për ato që i flenë në shpirt.

Nina-Nana

Sikur të kisha mundësi, ninullën ‘Nina Nana’ do e vlerësoja me notat më të larta e me fjalët më të bukura që ekzistojnë në të gjitha gjuhet e botës.

Kjo ninullë për mua ishte përballja ime e parë me melodinë dhe muzikën, me qetësinë dhe me ëmbëlsinë që transmeton shpirti i nënës përmes zërit te saj. Për çdo fëmijë, zëri i nënës është zëri më i bukur në jetë. Sa herë e kujtoj këtë ninullë më rikthehet ajo ndjenja e bukur nostalgjike e fëmijërisë, ku

ndihesha, si asnjëherë më parë, e rrethuar me plotë siguri e dashuri të pafund. Ndoshta kjo ninullë ka një melodi shumë të thjeshtë mirëpo është shumë domethënëse jo vetëm për mua, por besoj prej secilit prej nesh. E më e bukura e kësaj ninulle është që magjia qetësuese e saj vazhdon të jetojë përgjithmonë, duke u përcjellë nga gjenerata në gjeneratë.

Ky marak, marak i shkretë

Është një ndër këngët me të preferua të miat për sa i përket këngëve të vjetra qytetare. Me një tekst shumë të këndshëm dhe të ëmbël dashurie. Kjo këngë më kujton vitet e bukura të shkollës fillore. Me kujton shoqërinë e parë dhe momentet gazmore që kalova me ta. Mbi të gjitha, kjo këngë me kujton mësuesen time, Amire Birajn, qe për mua, zë vendin si mësuesja më e mirë në botë. Kjo kënge ishte kënga që mësuesja jonë gjithmonë e zgjodhi qe ne ta këndonim në manifestimet e ndryshme.

Yesterday – The Beatles

Është një këngë e cila është dëgjuar dhe ende vazhdon të dëgjohet anë e mbanë botës. Mund të thuhet se kjo këngë është një ndër këngët më të famshme në historinë e muzikës. Për mua kjo këngë zë një vend te veçantë, sepse ishte kënga e parë të cilën unë e studiova notë për notë, pasi qe ishte një nder këngët e para që unë këndova kur u bëra pjesë e korit të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Agimi” në Prizren.

Stop – Sam Brown

Kur dëgjova këtë kënge arrita që plotësisht të kuptoja shprehjen “Kënga të qetëson shpirtin”. Edhe pse kjo kënge ka një tekst shume prekës, është shumë i fuqishëm dhe për ketë arsye më ka inspiruar të qëndroj e fortë në shume raste të pikëlluara apo stresuese të jetës sime. Refreni vazhdimisht përmend fjalën “stop” që do te thotë “ndal”, ndërsa unë derisa dëgjoja këngën futesha në një botë tjetër dhe lutesha qe kënga mos të ndalej asnjëherë.

7 Seconds – Neneh Cherry.

Kjo këngë ka qenë shumë e pëlqyer nga motra ime Aurora, e cila e këndonte shume shpesh gjatë performancave te saj live dhe unë e dëgjoja gjithmonë pasi që gjithmonë isha prezente në lokalet ku ajo performonte. Sa herë që fillonte kjo këngë, më dukej se fytyra e Aurorës ndryshonte ngaqë e këndonte me aq pasion dhe kjo ishte më e bukura e gjithë këngës, sepse arrinte të përcillte shumë emocion në të gjithë ne që e dëgjonim teksa ajo e këndonte këtë këngë. Kështu fillova edhe unë ta adhuroja sa që shpesh herë kur shtrihesha për të fjetur e këndoja me zë pëshpëritës.

Shpresë e marrëzi – Aurela Gace

Kjo mbetet kënga më e bukur shqipe për mua. Është një këngë që ka një kompozim perfekt, tekst shumë të fuqishëm dhe sigurisht një këngë e interpretuar në mënyrë perfekte nga Aurela, të cilën unë e adhuroj shumë. Do doja të kishim më shumë këngë të tilla.

The Reason – Celine Dion

Kjo këngë ishte arsyeja që unë vendosa të filloj karrierën time si këngëtare, andaj mbetet një kënge tejet e veçantë për mua. “The Reason” ishte kënga me të cilën unë vendosa të konkurroja në garën për talente këndimi “Pop Idol”, e cila u mbajt në Prizren. Kjo këngë më kujton eksperiencën time në këtë garë e cila ishte fantastike.

In The Air Tonight – Phill Collins

Sa herë që ndodh diçka pozitive, për shembull nëse unë krijoj diçka te mirë në punë, ose marr një lajm të mirë, kjo këngë më përcjell gjithmonë. Mund të them se teksti i kësaj kënge ndoshta është pak abstrakt, sepse herë i këndon tradhtisë e herë i këndon shpresës, mirëpo në fund kënga tregon se në fund, diçka e mirë do të vijë dhe diçka e mirë mund të ndodh pas së keqes.

Here Comes The Rain Again – Joss stone

Jeta ka anët e saj pozitive si dhe negative, na përballon me momente të mira po edhe të këqija. Fatkeqësisht, shoqëria kosovare po përballet me më shumë të këqija se sa te mira. Ky shiu që përmendet në këtë këngë më jep ndjenjën e shpresës, se nuk duhet të dorëzohemi edhe në ato raste kur jemi duke kaluar momente tejet të vështira të cilat e bëjnë te pamundur që ne të jemi optimistë. Sikurse Sahara që pret shiun, edhe shoqëria jone pret të mirën prej shumë e shumë kohësh, gjithmonë duke shpresuar që të mos zhgënjehemi pas kësaj pritje të palodhshme.

One – U2

Teksti i kësaj kënge ka domethënie të madhe, sepse tregon se sa të rëndësishëm jemi secili prej nesh si qenie njerëzore. Shumë shpesh njerëzit mundohen shumë që të bëjnë më të mirën në mënyrë që të tjerët t’i duan ata, mirëpo në këtë mënyrë ata harrojnë ta duan vetveten. Harrojnë që secili nga ne jeton vetëm një jetë e cila është mjaft e shkurtër. Harrojnë apo kanë frikë të ndjekin ëndrrat dhe të zhytur në xhelozi dhe urrejtje harrojnë të duan dhe respektojnë njeri-tjetrin. Kjo këngë, sipas kuptimit tim, gjithmonë me jep mesazhin se jeta duhet jetuar ashtu siç dëshirojmë ne, duke dashur vetveten si dhe te tjerët rreth nesh.

Real Madridi në gjurmët e ish-mesfushorin e Barcelonës

0

Real Madridi është duke menduar për transferimin e mesfushorit te Bayern Munich,Thiago Alcantara.

Mediat gjermane shkruajnë se ‘mbretërit’ janë të interesuar për ish-futbollistin e Barcelonës.

Alcantara është duke kaluar sezon të mirë nën drejtimin e Carlo Ancelottit, dhe paraqitjet e tij të mira nuk kanë mundur t’i ikin syve të skautëve të Real Madridit.

Siç raportohet tashmë Real Madridi është duke menduar ofertën për spanjollin, edhe pse thuhet se ky transferim është i pamundur, sepse lojtari është i vendosur të qëndrojë në ‘Alianz Arena’.Ndryshe, Acantara është i lidhur edhe me rikthimin tek Barcelona.

Kur hakmerret kanguri

0

Pamje të rënda vijnë nga një komedian i cili u tmerrua në skenë nga një kangur, një episod që shumë njerëz e kanë quajtur ‘abuzim me kafshët’.

Mike Epps i njohur për shfaqen e tij në filmat Hangover, u tmerrua kur kanguri që u soll në skenë me zinxhira e qëlloi. Ai u largua menjëherë nga skena. Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar mjaft ashpër 47-vjeçarin për dhunim të kafshëve.

Mbajtësi i kangurit, Javon Stacks tha për MLive.com se kangori ishte pjesë e një “kopshti zoologjik ekzotik të lëvizshëm”, dhe tha se ka licencë për këtë.

Vdekja e të riut në burg, dyshime se mund ta kenë vrarë

0

Ekspertët e Avokatit të Popullit, kanë nisur hetimin për ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shën Kollit, ku një i ri, 18 vjeç, Albi Luka, humbi jetën në paraburgim

Avokati i Popullit, Igli Totozani, urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e paraburgimit, në IEVP-në e Shën Kollit, Lezhë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.

Dyshimet e tyre mbështeten te disa shenja dhune që kanë konstatuar në kokën e të riut pas tërheqjes së trupit të pajetë nga morgu.

Njerku i 18- vjeçarit, Ardian Korra, thotë se kur tërhoqën trupin e tij konstatuan shenjat dyshuese. Sipas tij, Albi Luka është vrarë nga persona të tjerë në burgun e Shënkollit, ku vuante dënimin prej një muaji në ambientet e paraburgimit, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Korra tregon se kishte biseduar në telefon vetëm tre orë para ngjarjes me 18-vjeçarin dhe mohon pretendimet e policisë se ai ishte i ngarkuar psikologjikisht kohët e fundit.

Kanë qenë gardianët, të cilët konstatuan ngjarjen dhe më pas ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, por bluzat e bardha bënë të ditur se ai mbërriti pa shenja jete.

Trump humb kontrollin mbi kodet bërthamore?

0

Donald Trump do t’i duhet të kërkojë miratimin e Kongresit amerikan në qoftë do të nisë një sulm bërthamore, në bazë të një legjislacionit të ri pas zgjedhjes së tij si president, shkruan “The Independent”.

Legjislacionin, i cili do të ndalojë Presidentin të nisë një sulm me armë bërthamore pa një deklaratë lufte nga Kongresi, është hartuar nga demokratët.

Kongresmeni Ted Lieu dhe senatori Edward Markey, përmendën rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga Presidenti në mediat sociale. kur dorëzuan kufizimin përdorimin të “valixhes bërthamore”.

“Injoranca e zotit Trump në mbrojtjen bërthamore “rrit rrezikun” e një lufte bërthamore aksidentale, thanë demokratët në një deklaratë që shoqëronte ligjin e ri, i cili pritet te miratohet.

Ky legjislacion erdhi pas pasi Presidenti Trump ka ndërmarrë ofensiva të ashpra kundër ISIS-it dhe ka paralajmëruar Korenë e Veriut të ndalojë programet bërthamore.

Rama-Meta, takim pozitivRama-Meta, takim pozitiv

0

Takimi i mbrëmshëm në ambientet e Pazarit të Ri mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Ilir Metës të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte pozitiv. Kështu kanë thanë burime të Top Channel.

Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koalicionit aktual qeverisës. Kreu i PS-së dhe kreu i LSI-së shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili në një takim informal në ambientet e një restoranti në zonën e Pazarit të Ri, në kryeqytet.

Biseda midis tyre zgjati rreth 4 orë. Rreth orës 1 të mëngjesit, i pari është larguar nga mjediset e restorantit kryetari i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga Erjon Veliaj dhe më pas janë parë të largohen kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili.

Ky takim i parë përfundoi pozitivisht, ndërsa nga dy partitë pritet që në ditët në vazhdim të përcaktojnë marrëveshjen e tyre të re. Më herët gjatë ditës së dielës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar koalicion me LSI-në për vazhdimin e reformave, duke i lëshuar mesazhin më të fortë Ilir Metës se nuk ka ndërmend të presë dhe ulë shpejtësinë e Partisë Socialiste për marrjen e çdo vote. Rama paralajmëroi të gjithë ata që do investoheshin tek rrëzimi i tij dhe qeveria teknike se do të dështonin.

Kreu i mazhorancës tha se nuk do ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe tha se Partia Demokratike është e mirëpritur të vetëshkatërrohet.