Vdekja e të riut në burg, dyshime se mund ta kenë vrarë

Ekspertët e Avokatit të Popullit, kanë nisur hetimin për ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shën Kollit, ku një i ri, 18 vjeç, Albi Luka, humbi jetën në paraburgim

Avokati i Popullit, Igli Totozani, urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e paraburgimit, në IEVP-në e Shën Kollit, Lezhë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.

Dyshimet e tyre mbështeten te disa shenja dhune që kanë konstatuar në kokën e të riut pas tërheqjes së trupit të pajetë nga morgu.

Njerku i 18- vjeçarit, Ardian Korra, thotë se kur tërhoqën trupin e tij konstatuan shenjat dyshuese. Sipas tij, Albi Luka është vrarë nga persona të tjerë në burgun e Shënkollit, ku vuante dënimin prej një muaji në ambientet e paraburgimit, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Korra tregon se kishte biseduar në telefon vetëm tre orë para ngjarjes me 18-vjeçarin dhe mohon pretendimet e policisë se ai ishte i ngarkuar psikologjikisht kohët e fundit.

Kanë qenë gardianët, të cilët konstatuan ngjarjen dhe më pas ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, por bluzat e bardha bënë të ditur se ai mbërriti pa shenja jete.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit