20.5 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 5612

Klasa ime

0

Skender Berisha 

Klasa ime e thinjur,
Më është rralluar.
Pak një resht,
Pak i dyti e i treti,
E unë i shoh të gjithë;
Edhe ty edhe ty.
Endet silueta e jote
Edhe jotja edhe…

Në ëndërr më shtohet një shpresë,
Ditën më shprishet më tretet.
Mos ju shoh ditë tjetër!
Më duket vetja sa vetëm.

Dhimbja nuk ik,
Aty krejt ngat mbetet…

3 mars 2017,Prizren

Nuk ka marrëveshje për shitjen e Milanit

0

Shtyhet edhe njëherë marrëveshja për kalimin e Milanit në duart e kinezëve.

Në ditën kur pritej që të zyrtarizohej gjithçka dhe Milani të bëhej me pronarë të rinj, vjen lajmi se palët ende nuk kanë rënë dakord me investitorët kinezë që nuk kanë paguar pjesën e mbetur të parave, transmeton KosovaPress.

Marrëveshja për shitjen e klubit kuqezi te kinezët që ishte parashikuar për t’u realizuar me sukses pikërisht më 3 mars ka dështuar dhe e shtyrë për një datë pa afat. Lajmi u bë publik nga Adriano Galliani i cili ka theksuar: “Nuk janë verifikuar kushtet për mbylljen e marrëveshjes me grupin kinez Sino Europe Sports, por Finivest kompania që ka në pronësi aktualisht aksionet e Milanit po punon me këtë grup”.

“Përkundër dëshirës dhe vullnetin të mirë që kemi të dyja palët që kjo marrëveshje të realizohet nuk mund të flas me siguri se në çfarë pike jemi, çka do të ndodhë, apo cila do të jetë e ardhmja e Milanit, sepse as un vetë nuk e di”, shtoi në fund Galliani.

AAK-ja në Prizren fton qytetarët në protestë

0

Dega e AAK-së në Prizren, përmes një konference për medie ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit në Kolmar të Francës lidhur me rastin e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, dhe ka ftuar bashkëqytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimeve të tilla të autoriteteve franceze.

Nënkryetari i degës së AAK-së në Prizren , Bujar Nerjovaj, para pjesëtarëve të medieve tha se , vendimi i djeshëm i gjykatës në Francë, që rasti Haradinaj të shtyhet për 6 prill , është i turpshëm dhe një dështim tjetër, sepse lideri I AAK-së , në Francë është duke u mbajtur peng në një zhvillim me prapavijë kryesisht politike. Këtë ndërhyrje të Francës nuk e shohim ndryshe veç lojë e saj për të dëshmuar para shtetit serb miqësinë e vjetër dhë për të penguar zhvillimin normal të shtetit të Kosovës në ndërtim dhe proceset e tij, theksoi nënkryetari Nerjovaj.

Ndërkaq, sekretari për informim i degës së AAK-së, Sejdi Bellanica,i bëri thirrje bashkëqytetarëve që nesër masovisht të jenë në përkrahje të protestës , dhe informoi se është planifikuar udhëtim I organizuar drejt Prishtinës. Udhëtimi do të bëhet në mënyrë të organizuar nga Stacioni i Autobusëve në Prizren, në ora 11:00, ndërsa nisja e autobusëve në rrethinën e Prizrenit do të bëhet nga ora 10:00, ku dy autobusë do të jenë në rajonin e Hasit, dy autobusë do të jenë në rajonin e Anadrinisë, dy të tjerë në rajonin e Anamalit, një në fshatin Korishë dhe rrethinë dhe një për fshatrat Velezhë, Caparc e Shpenadi. Po ashtu dy autobusë do të jenë edhe anën e Zhurit dhe Vërmicës, njoftoi sekretari Bellanica. Protesta e nesërme në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbahet nga ora 13:00 në Prishtinë/TVPZ/

Prizren: Trotuari në shërbim të këmbësorëve dhe komunitetit të lagjes

0

EC Ma Ndryshe të premten ka realizuar performancën publike “Trotuari si hapësirë publike”, përmes të cilit aktivitet është reaguar ndaj dukurisë së uzurpimit të trotuareve, që përbën një shqetësim të vazhdueshëm të qytetarëve të Prizrenit.

Performanca “Trotuari si hapësirë publike” është realizuar si reagim ndaj uzurpimit të trotuareve nga parkingjet ilegale dhe barrierat tjera fizike, të cilat cenojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Ky modul i prezantuar në një trotuar në rrugën “Remzi Ademaj”, i cili përbëhet prej hapësirës për ulje, duke përfshirë hapësirën për qëndrim të Personave me Aftësi të Kufizuar, pastaj parkingut të biçikletave dhe hapësirës së gjelbërimit, përpos që synon të jetë një barrierë direkte për parkimin ilegal të veturave, gjithashtu tenton promovimin e qasjes së shfrytëzimit të trotuarit si hapësirë publike. Në këtë rast, trotuari përpos qëllimit primar për lëvizje të këmbësorëve përdoret edhe si hapësirë publike që shfrytëzohet nga komuniteti i lagjes.

Në hulumtimet e EC-it, viteve të fundit, bllokimi i trotuareve nga qytetarët është veçuar si njëri prej shqetësimeve kryesore, që duhet të kenë një adresim nga institucionet përgjegjëse.

Performanca publike “Trotuari si hapësirë publike” është realizuar në kuadër të projektit “Qytetet gjithëpërfshirëse…”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Vagabondat e historisë

0

Mujë Rugova

Shekuj me radhë populli Shqiptar luftoi për lirinë e atdheut, ngritjen e shtetit, dhe mbrojtjen e tij por historia tregoi se me tëra këto luftëra dhe përpjekje me shumë sakrifica në vazhdimësi brenda luftërave të lirisë u gjenden edhe Vagabondët e Historisë që luftuan për pushtet si Hamzai (nipi i Skenderbeut), Esat Pashë Toptanit, Çerkezi Ali Shukriu, akademikët Syria Pupovci dhe tani akademiku i gjorë Hivzi Islami.Edhe lufta e fundit nxori farën e këtyre Vagabondëve që plaçkiten Kosovën nga brenda dhe e shiten e po vazhdojnë ta shesin për interesa të tyre Bullgarëve, Malazezëve, dhe Serbëve vetëm e vetëm të qëndrojnë më tutje në pushtet.

Zotri pushtetar po ju përkujtoj këtu: 1. Se Serbofili Esat Pashë Toptani pos që e shiti Shkodrën Malazezëve duke e vrarë më parë Hasan Riza Pashën vazhdoi me nënshkrimin e një marrëveshje me Nikolla Pashiqin (1914) në Nish e cila marrveshja nuk u realizua kurr pasi që Pashai e hëngër kokën e vetë. 2. Ali Shukria dënoi me vdekje pas kuvendit të Prizrenit të 8-10 korrik 1945, ku u vendos që Kosova si provincë autonome të jetë nën thundër të Serbisë dhe kjo i kushtoi Kosovës shumë shtrejt, pasoi l7ufta e Drenicës (‘Arbrisë së vogël’) ku njësit Shqiptare të prirë nga Atdhetari Shaban Polluzha u banë ballë ushtrisë Çetniko-Partizane, Serbo-Malazeze të cilat u urdhërua nga Fadil Hoxha në ‘Kalë të zi’, pasuan kryngritjet e Ferizajt e Gjilanit dhe viseve të tjera të Kosovës të cilat nga forca Sllavo-Çetnike të konvertuara ne partizan u shuan me zjarr e hekur e pastaj Josip Tito Kosovën (Kosmetinë sipas Jugosllavëve) e shpalli zonë ushtarake dhe si të tillë e mbajti deri në vitin 1974 (edhe pse zyrtarisht këtë mas të rëndë e ‘hoqi’ në vitet e 50-ta). Në kuvendin e Prizrenit 50 deputet votuan dorëzimin e Kosovës Serbisë ndërsa 6 kundërshtuan. Populli shqiptar në tërësi e ai i Kosovës në veçanti ka për detyrim të ndërtoi objekt përkujtimor dhe të ngrisë lapidar për këta gjashtë trimave mbi trima dhe emrat e tyre të shkruhen me shkronja të arta në të gjitha tekstet e historisë.

Këta trima ishin: Halim Spahiu Rexhep Kabashi, Sefedin Ahmeti, Kajtaz Ramadani, Rifat Krasniqi dhe Tahir Deda. Gjykimin e tyre e vërë çerkezi Ali Shukriu. 3. Kuvendi i krahinës autonome të Kosovës nën presionet e Serbisë bëri suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe atë botë kryetari i Kuvendit ishte kolonisti Jokanoviç. Edhe në këtë rast u gjend një akademik (Syria Popovci) që trumbetonte se ‘askush nuk humb , të gjithë fitojnë’ në këtë kuvend u gjenden 10 deputet trimëresha e trima që ishin kategorikisht kundër suprimimit të autonomisë të asaj kohe dhe një nga ata sot e kemi në parlamentin e Kosovës (Trimneshën e asaj kohe, e besoj shumë që e tillë është sot-Melihate Tërmkollin). Ju deputetëve të parlamentit të Kosovës ju bëjmë thirrje në emër të trevës së Rugovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe Podgurit të mos votoni demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi meqë e keni obligim moral e kushtetues që të mbroni me votën tuaj interesat e popullit të Kosovës e në veçanti territorin e saj. Në veçanti ju bëjmë thirrje deputetëve nga ‘Arbria e vogël’ (Drenica) që u rritën me ninulat e Ahmet Delis, Azem Bejtës, Mehmet Gradicës, Zenel Baincës, Tahir Mehës, dhe te heroive shqiptar të familjes Jasharaj në kry Komandantin Adem Jashari. Ju bëjmë thirrje deputetëve që vijnë nga Llapi e Gollaku dhe Shala e Bajgorës, ju pasardhësve të Dem Ahmetit, Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij e shumë e shumë të tjerëve që me votën tuaj bashkë me deputet tjerë të Repblikës nga katër anët e Kosovës të jeni në mbrojtje të territorit dhe interesit të Republikës së Kosovës.

Deputet të rrespektuar demarkacioni me Malin e Zi është jo i drejt dhe këtë e dimë se edhe ju e dini se edhe kushti për liberalizimin e vizave është vu në veprim nga qeveritarët e Kosovës të cilët mshefen pas bashkimin Europian dhe SHBA-së. Bashkimi Europian e don qetësin e vetë si çdo herë gjatë këtyre dy-tre shekujve të fundit ndërsa SHBA-ja është lajthitur nga kuadrat të korruptuara nga dy anët e Atlantikut. Deputet të popullit sa i përket Presidentit si duket është rralluar nga mendja tani apo ka qenë i rralluar gjithmonë dhe si i tillë ka dhe ka pasur ambicie të mëdha personale deri në narcisëm të sëmur. Shpresoj se kryetari i parlamentit Kadri Veseli nuk është ul në prehrin e Presidentit Thaçi e nëse është ul këtë do ta tregojë koha dhe si të tillë këta me gjithë shokët e tyre do të rrëshqasin në shportën e Vagabondëve të Historisë. Kryeministri Mustafa nuk na çudit fare pasi që është kalitur në ‘Shkollën e Kumrovcit’ dhe nuk ka çka të humb pasi që u konvertua në një kuadër të përbetuar Jugosllav dhe këtë e vërtetoi me veprimet e tija duke qenë njëri ndër diferencuesit më të zëshmit të viteve 1981 pastaj hyri në Qeverinë e Isuf Zejnullahut si Ministër (pas suprimimit të autonomisë së Kosovës).

Kryeministri i sotëm ka përgjegjësi të mëdha ndaj këti populli dhe këtij Shteti nëse bëhet Shtet për Fondin e 3%-shit, Arkivin e Qeverisë në egzil në Ulm të ri, Bankën e Dardanisë në Tiranë, Fondin e Drenicës të vitit 1998, mjetet e Unionit të Studentëve (378 mijë Marka të grumbulluara gjatë muajit Tetor 1997 e të derdhura ne Fondin e Qeverisë me fusnotë për student) që bënë demostratat e 1 tetorit 1997, dhe Fondin gjithçka për Pavarsinë e Kosovës etj etj, nëse nuk përgjigjet para shtetit që nuk po duket ne horizont atëherë nëse ka Zot ka shumë për çka të përgjigjet. Populli thotë Peni këputet ku është më së holli ndërsa Zullumi këputet ku është më së trashi. Të respektuar deputet, pa shuarjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar ska as viza e as invenstime të jashtme në shtetin ‘Institucional’ të ‘Instuticionalistëve’.

Bonuçi: E ardhmja ime në dorë të klubit

0

Pas tribunës ndaj Portos, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, duket se Leonardo Bonuçi dhe trajneri Allegri kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

“Pas sqarimit me trajnerin, gjërat tani shkojnë më mirë se më përpara”, u shpreh mbrojtësi italian.

Bonuçi pranoi se dënimi i tij ishte i drejtë dhe se shërbeu për të përforcuar edhe më shumë marrëdhëniet mes grupit, brenda dhomave të zhveshjes.

Mbrojtësi i Juventus dhe kombëtares italiane, për shkak të performancave të një niveli të lartë, ka përfunduar qendër të zërave të merkatos.

“E ardhmja ime varet nga klubi. Unë kam një kontratë që më mban të lidhur me Juventus, deri në vitin 2021”, tha Bonuçi, duke lënë klubin të vendosë për të.

Mbrojtësi u pyet edhe për një transferim të Allegrit në Premiere League gjatë merkatos së verës, por ai u përgjigj menjëherë, duke thënë: “Nuk e di. Nuk janë gjëra që më përkasin mua”.

Zyrtare, shtyhet shitja e Milanit te kinezët

0

Është zyrtarizuar ajo që dihej tashmë nga të gjithë tifozët kuqezi: shitja e Milanit te kinezët, e parashikuar në datën 3 mars, është shtyrë në një datë tjetër, ende të pacaktuar.

Lajmin e dha administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, gjatë asamblesë së ortakëve të zhvilluar në Casa Milan. “Nuk ishin kushtet për shitjen. Fininvest po punon për të gjetur një marrëveshje me Sino-Europe Sports në afate të shkurtra”, tha Galliani.

Administratori shtoi se nuk mund të japë shpjegime për këto shtyrje, pasi nuk përfaqëson Fininvestin, por Milanin.

“Tratativat po bëhen mes Fininvestit dhe Sino-Europe Sports. Në këtë çështje, unë nuk jam subjekt, por objekt. Nuk merrem me këtë tratativë. Me gjithë vullnetin tim të mirë, nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve. Nuk di se në çfarë pike jemi, çfarë do të ndodhë, si do të jetë e ardhmja e Milanit…”, tha Galliani.

Në Malet e Sharrit zbulohet një gjenerator mbi 10 mijë vjet i vjetër (Foto)

0

Një objekt misterioz është gjetur rastësisht në malet e Sharrit në Kosovë (mbi 2000 metra lartësi mbidetare), nga fotografi shqiptar Ismet Smaili.

Ky objekt duket si një transformator, por është i mbështjellë me gur e që duket se ka patur një formë të rregullt gjeometrike 8 këndore, por është dëmtuar.

Ekzaminimi laboratorik dhe një dokumentar televiziv është në proces për të gjetur vjetërsinë se kur u krijua ky mekanizëm.

Në qoftë se do të rezultojë se është më i vjetër se shekulli i IX (kur transformatori u shpik), atëherë kemi të bëjmë me një gjetje senzacionale, që mund të jetë i lidhur me ndonjë teknologji të përparuar të kohëve të lashta! /njekomb/

Rrëmbehet një person në Brestoc të Rahovecit

0

Është rrëmbyer një banor i fshatit Brestoc të Rahovecit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin.

“ Është arrestuar i dyshuari pasi që dyshohet se i njëjti nën kanosjen e armës ka rrëmbyer viktimën”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari, policia ka gjetur dhe konfiskuar armën e tipit “Shoot Gun Magnum 12-mm” dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima pas trajtimit mjekësor është liruar për shtëpi./PrizrenPress.com/

Inspektorët e Prizrenit, dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme në lokalin afarist

0

Zyrtarët e Drejtorisë së Emergjencave në Prizren dyshojnë se djegia e një lokali afarist pak ditë më parë në qendër të qytetit mund të ketë ndodhur si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme.

Sipas tyre, u takon organeve të hetuesisë që ta shqyrtojnë më tej këtë rast. Ndërkohë pjesëtarët e Policisë rajonale të Prizrenit kanë bërë të ditur se lidhur me shpërthimin e zjarrit në një nga kafenetë në “Sheshin e Lidhjes” janë intervistuar katër persona dhe se procedurat përkatëse të shqyrtimit të rastit janë në vijim e sipër, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.