22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 5749

Shtyhet sërish rasti ‘Beska’ në Prizren

0

Për shkak se prokurorja e rastit solli dëshmi të reja, avokatët e të akuzuarve kërkuan kohë për t’i shqyrtuar. Seanca e radhës për rastin e rrëmbimit të djalit të pronarit të restorantit “Beska” në Prizren u shty për në janar.

Seanca gjyqësore në rastin e të akuzuarve për kidnapimin e Gentian Shkrelit, djalit të pronarit të restorantit “Beska”, u shty me kërkesën e avokatëve të të akuzuarve pasi prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, u dorëzoi një mori provash të reja.

Bashkim Nevzati, avokat i të pandehurit Selam Shoshaj, kërkoi që seanca të mos mbahet pasi që nuk mund të deklaroheshin lidhur me provat e reja të pranuara në këtë shqyrtim gjyqësor.

“Rasti fatkeqësisht u shty për arsye se provat janë voluminoze dhe si të tilla prokuroria nuk ka pasur mundësi të na ofrojë të gjitha. Një pjesë e tyre na është dorëzuar sot derisa nuk kemi mundur të deklarohemi lidhur me ato prova. Ka qenë e domosdoshme shtyrja e seancës. Kjo ka qenë edhe arsyeja. Natyrisht edhe mungesa edhe një avokati, por arsyeja kryesore ka qenë kjo”, tha avokati Nevzati.

Me këtë propozim u pajtua edhe prokurorja Ervehe Gashi, e cila tha se pengesë për mosmbajtjen e seancës paraqet edhe mungesa e avokatit të të akuzuarit Beqir Dangallaj.

I akuzuari Dangallaj tha se avokati i tij është i sëmurë.

Selam Shoshaj, Bashkim Krasniqi, Besim Paçarizi, Beqir Dangallaj, Fatmire Rexhbeqaj, Shukri Krasniqi dhe Leonard Veshalli, akuzohen se më 14 shtator të vitit 2011, në bashkëkryerje kanë rrëmbyer të birin e biznesmenit Mërgim Shkreli, Gentianin dhe e kanë mbajtur deri kur u pagua një shpërblesë prej 100 mijë euro.

Tre nga të akuzuarit janë zyrtarë të Policisë Rajonale në Prizren. Ata janë suspenduar.

Gjykimi do të vazhdojë në janar të vitit të ardhshëm.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi nga ky proces gjyqësor.

Familjet prizrenase i ruajnë kazanët, pasi në qytet nuk ka më kazanxhi

0

Prizreni dikur ka pasur jo më pak se 30 punëtori për përpunim e prodhim të kazanëve. Të thuash s’ka shtëpi të mos kishte kazan në Prizren. Tash vetëm Gjokë Berisha ende merret me meremetim të kazanëve. Përndryshe në Prizren s’ka më kazanxhi. Stanko Kazanxhia ishte kazanxhiu i fundit në Prizren. Ai ka punuar në rrugën e kazanxhinjve në Prizren që tash është rruga e “Saraçëve”.

Sylejman Randovrava shpjegon faktin se ka pasur disa kazanxhi, që kryesisht atëbotë ishin kryesisht ishin ortodoksë të ardhur na jugu i Shqipërisë. Ndërsa Afrim Gashi për “Kosova Sot” tha se kazanxhinjtë e Prizrenit dhe ata të Beratit ishin më të mirët në Shqipëri dhe Kosovë, shkruan gazeta Kosova Sot..

Mjeshtrit ortodoksë nga Shqipëria

Mjeshtër që bënin kazanë prej bakri dhe llamarine, me teknikën e rrahjes dhe të punimit në relief dhe që merret me kallajisjen e ndreqjen e tyre quheshin kazanxhi. Ata bënin punimet si enë të përdorimit të përditshëm, si kazanë, tepsi. Kryesisht gjatë shekullit XIX u zhvillua shumë kjo zeje, por që ka vazhduar deri në fund të shekullit XX. Në Prizren ka pasur deri vonë shumë dyqane të zejes së kazanxhinjve. Ata punonin enë bakri, legenë e ibrikë, kusi të vogla dhe të mëdha, tepsi, sini, mangallë etj, me teknikën e “savatit” dhe të rrahjes. Prodhimet prej bakri nuk përdoren më në amvisëri, por ato akoma përdoren si suvenire. Këto prodhime sot nuk mund të gjenden në shtëpitë e Prizrenit, jo më në përdorim, por si suvenire ka shumë.

Zeja e kazanxhinjve në Prizren është shuar dhe tashmë, sipas Afrim Gashit, është vetëm Gjokë Berisha, i cili mund të bëjë renovimin e kazanëve në tërësi, e në veçanti kazanët e rakisë.

“Deri vonë kazanxhinjtë punonin vetëm në një dyqan dhe tani e sa vite ajo zeje u shua në Prizren”, tregon Mejdi Elezi, historian.

Stanko Kazanxhia ishte kazanxhiu i fundit në Prizren. Ai ka punuar në rrugën e kazanxhinjve në Prizren që tash është rruga e “Saraçëve”. Sylejman Randobrava shpjegon faktin se ka pasur disa kazanxhinj, që kryesisht atëbotë ishin kryesisht ortodoksë, të ardhur nga jugu i Shqipërisë.

“Por, ajo që është interesante është fakti se kazanë tani kanë të gjitha shtëpitë e vjetra në Prizren. Shumica syresh u shërbejnë për përgatitje të ajvarit ose të turshive, por më kazanxhi Prizreni s’ka tani e tri dekada”, thotë Randobrava.

Sipas tij, dikur në rrasa, në breg të lumit Lumëbardh, kishte një sërë muresh të forta, ku kazanxhinjtë e parë punonin me mjetet e tyre. Në Prizren ekziston edhe një vend që quhet porta e tregut të kazanxhinjve, ku ishte një treg prej 800 hapash i përgjatë lumit. Në këtë krah të lumit kishte shtëpi të mbuluara me tjegulla, të ndërtuara lehtë e mbajtura mirë. Veç të këtyre, në anë të rrugës së madhe gjendeshin rreth 80 dyqane e në mesin e tyre kishte edhe kazanxhi.

Tash kazanët shërbejnë edhe për prodhimin e rakisë

Edhe pse ka kaluar mjaft kohë që s’ka më asnjë kazanxhi, të thuash të rralla janë ato familje myslimane që nuk kanë kazan në shtëpi, që i përdorin për të zier ajvarë apo turshi, kurse familjet katolike i mbajnë kazanët edhe për të zier rakinë. Gjon Berisha tregon se kazanët i merr nga kumbara i tij Pjetri, i cili nuk gjendet tash në Kosovë, por jeton në Kroaci, por ai pohon se shumë familje katolike në Prizren i kanë kazanët për raki.

“Shumica e tyre i ruajnë me kujdes të madh, sepse më kazanxhi nuk ka në Prizren dhe ato të rejat që mund të blihen kurrë nuk e kanë kualitetin e kazanëve të vjetër. Kazanët e vjetër ishin dhe kanë kualitetin e punës të mirë, janë të lehtë dhe janë të shëndetshëm”, pohon Berisha për “Kosova Sot”.

Dikur kazanët e mëdhenj shërbenin edhe për përgatitjen e ushqimeve në dasma dhe ahengje të tjera. Të thuash secila lagje i kishte kazanët e vet.

Rexhep Gashi shprehet se tashmë ka ndërruar mënyra e jetesës, dhe kazanët kanë dalë nga përdorimi i tyre praktik. Megjithatë, ai shprehet se është dëm që po shuhet si zeje, pasi ende ka nevojë për ta, apo edhe për t’i ruajtur si suvenire. Edhe Afrim Gashi shpjegon se në fshatin Arbanas ka pasur kazanxhinj, që kanë punuar kazanë, kryesisht për raki dhe për gjella.

“Pleqtë thonë se me pasulin e zier në kazan nuk bëhet më në asnjë enë tjetër”, thotë Gashi. /Kosova Sot/

“Dekriminalizimi” i Veselit, luftë kundër rivalëve

0

I deja dhe propozimi i ish-kreut të SHIK-ut Kadri Veseli, për të iniciuar nismën legjislative për Ligjin e dekriminalizimit- një ligj të pastërtisë së figurës publike, me të cilin do t’u pamundësohej të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, që të kandidojnë për detyra të larta shtetërore, është parë nga analistët politikë si një propozim tepër hipokrit, prapa të cilit nuk qëndron qëllimi i sinqertë i qasjes ndaj problemit. Kjo ide shihet si një skenar i paramenduar i hartimit të dosjeve për oponencën politike dhe eliminimin e tyre të lehtë duke u thirrur në ligj, ngase është e pakuptimtë që këtë rol ta marrë tani njeriu më i përfolur për të gjitha të bëmat e SHIK-ut, atij shërbimi që, përveç dyshimeve për krime, ka ndikuar thellësisht edhe në kapjen dhe politizimin ekstrem të të tri niveleve të pushtetit në vend, duke instaluar në administratë me mijëra anëtarë të këtij shërbimi. Skenari për dosje eliminuese shihet si mundësi e kreut të tanishëm të PDK-së Kadri Veseli, për eliminim të oponentëve të caktuar brenda dhe jashtë subjektit të tij politik, veçmas tani kur e ka kapur pozitën e liderit të partisë dhe synon të arrijë pozitën e kryeministrit të ardhshëm të vendit.

Iniciativë hileqare

Ismail Kurteshi, deputet nga Lëvizja “Vetëvendosje!”, konsideron se angazhimi për dekriminalizim në parim është angazhim që duhet vlerë- suar, vetëm nëse është i sinqertë dhe pa prapavijë.

“Është interesant që iniciativa në formë të propozimit për dekriminalizim po vjen pikërisht nga ato qarqe që para disa vjetëve e përkrahën dhe e finalizuan ligjin për amnisti të kriminelëve që i kishin duart e zhytura me gjak të civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit, por jo vetëm gjatë luftës. Kusht i patejkalueshëm për këso lloj iniciative është që propozuesit vetë të jenë të pastër në këtë aspekt; që iniciativa ose propozimi të përgatitet mirë, në mënyrë që të mos lejojë zbrazëtira për t’i shpëtuar këtij ligji kategori të caktuara të involvuara në vepra kriminele, pra të mos jetë ligj selektiv që do t’i shërbente interesave të grupeve të caktuara qoftë për t’i shpëtuar drejtësisë, qoftë për të eliminuar oponentë politikë nga të cilët iniciuesit ndihen të rrezikuar në aspektin e përkrahjes politike”, theksoi ai. “Para së gjithash, është e rëndësishme të definohet çka klasifikojmë si krim e pastaj të propozojmë masa të cilat janë adekuate për veprën e krimit, gjegjësisht kriminelin. Herët a vonë, Kosova duhet t’i largojë kriminelët nga politika, por kjo nuk mund të ndodhë me iniciativa hileqare”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

Propozim për konsum politik

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi konsideron se në gjendjen kur Kosova është para një kritike të rreptë nga ana e BE-së në Raportin e Progresit, do të ishte një gjë normale, që politikanët të dalin me ide adekuate lidhur me dukurinë e luftimit të krimit e korrupsionit, por ky propozim, sipas Kelmendit, duhet të vijë nga njerëz me CV të pastër dhe jo nga ata që edhe vetë dyshohen të jenë të përfshirë në shkelje ligjore dhe veprime të rënda kriminale. “Në këtë kuadër është edhe propozimi i kryetarit të PDK-së mbi ligjin për dekriminalizim, sepse duke e propozuar këtë, tentohet të provohet ideja se mu qeveritarët, që janë përgjegjës për këto dukuri, si forca që e luftojnë atë çështje tejet negative në shoqëri. Kuptohet se dukuria e tillë nuk mund të luftohet nga ata që e kanë shkaktuar atë veprimtari të dëmshme. Mu kjo lidhje kriminale e ka kapur politikën dhe ata tani të zënë ngushtë nuk po lënë veprim pa ndërmarr në drejtim të bindjes së qytetarëve se gjëja ka vullnet edhe pozita për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, tha Kelmendi.

Sipas tij, edhe po të pranohet nga spektri politik kosovar një nismë e tillë, ajo do të jetë ose hakmarrje ndaj oponencës ose mashtrim i përkohshëm vetë opinionin, nismë për konsum politik. “E them këtë, sepse ka pasur mundësi deri tash që disa herë të tregohet me fakte se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është duke u zhvilluar. Por, në këtë anë nuk ka pasur dhe nuk pritet të tregohet vullnet i sinqertë dhe veprim konkret. Po të kishte vullnet dhe gatishmëri për këtë betejë është dashur që vetë Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, dhe të tjerët nga Qeveria, duke mos e përjashtuar askënd, të parët të japin dorëheqje, sepse pikërisht këta janë figurat kryesore të lidershipit politik qeverisës të identifikuar për lidhje dhe të përfshirë me krim dhe me korrupsion”, tha prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Lufta për pushtet e kryeparlamentarit

Gjykim të ngjashëm kanë edhe analistët politikë. “Sikurse ideja për nxjerrjen e ligjit për kriminalizimin e skenës politike të buronte nga një grup i pavarur i deputetëve apo grup gjyqtarësh dhe prokurorësh vendorë të pandikuar nga pushtetmbajtësit aktualë, atëherë të gjithë do të kishim arsye t’i gëzoheshim dhe prisnim rezultate të prekshme në atë drejtim. Mirëpo, kur një ide e tillë rrjedhë prej njeriut më kontrovers dhe më të përfolur për të gjitha të bëmat e SHIK-ut, s’ka si të kuptohet ndryshe veçse një skenar i përgatitur për të neutralizuar të gjithë oponentët brenda dhe jashtë subjektit të cilin e drejton Kadri Veseli”, tha analisti politik Florim Zeqa.

“Ligji për dekriminalizimin duhet të bëhet në radhë të parë për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit, ku përfshihen të tre pushtetet, dhe administrata publike e shtetit,e instaluar dhe e kapur nga qindra militantë partiakë, mijëra anëtarë dhe mbështetës të ish-SHIK-ut ilegal. Kryeparlamentari Veseli, pas largimit të Thaçit nga kreu i PDK-së, sikur po mundohet të marrë primatin në të gjitha nivelet e qeverisjes. Me një fjalë, po mundohet të shndërrohet “Aga” në PDK dhe “Sulltan” i shtetit të Kosovës”, tha analisti Zeqa. Edhe analisti politik, Arsim Haziri shpreh dyshimin e tij në sinqeritetin e ish- kreut të SHIK-ut, kur flet për bërjen e ligjit të dekriminalizimit. “Ligji për dekriminalizim ndoshta edhe do të bëhet pasi si esencë ka mënjanimin e figurave që janë të përfshira me agjenda kriminale, por është problem të gjejë hapësirë të konsiderueshme, pasi vetë lidershipi aktual është në masë të madhe i përfshirë në veprimtari kriminale, krim të organizuar dhe korrupsion. Në këtë frymë një ligj i tillë s’mund të jetë edhe premtues, gjithnjë duke mos harruar se s’mund të kemi kontribut efektiv për Republikën nga ata që e kanë shkatërruar deri më tani institucionin e rendit dhe ligjit”, u shpreh më tej Haziri. “Unë këtë ide për nismë legjislative e shoh me mjaft pesimizëm, ngase nuk besoj që vetë kreu ì PDK-së ta marrë seriozisht për bazë udhëheqjen e këtij procesi, përderisa pjesëmarrja e tij e dikurshme del pikërisht të jetë antiligjore”, potencoi ai./Kosova Sot/

Rrëfimet sekrete të Felinit

0

Ishte e habitshme kjo koinçidencë. Herë pas here kam shënuar në fletoret e mia ëndrrat, ato që kam mundur të mbaj mend, madje shpesh dhe ëndrra të përgjysmuara, pa fillim, pa fund, apo thjesht fundin e një ëndrre. Por sidoqftë ato më shfaqeshin gjithnjë pas një ngjarje, traume, përplasje, historie, që rishfaqej në gjumë në forma të tjera, në pavetëdije. Disa prej tyre dhe i kam vizatuar, por unë s’di të vizatoj dhe më vjen të qesh kur i shoh ato shkarravina mbi ëndrrat e mia. E pra, kur më ra në dorë një album me vizatimet e Felinit mbi ëndrrat e tij, kjo më habiti. Endrrat e tij ishin tejet të çuditshme. Po, Fellini jetonte shumë me ëndrrat. Ai mbante mend shumë prej tyre dhe i shkruante më pas. Madje dhe i vizatonte, dekoret, personazhet, ngjarjen. Regjisori i madh Federico Fellini vazhdonte punën e tij edhe në ëndërr. Gjenialitet më vete. Në ëndrrat e tij janë personazhet që e rrethojnë në jetë, gruaja e tij, aktorja Giulietta Mazini, apo producentë si Dino de Laurentis, miq të afërt, aktorë si Mastrojani, Anita Ekberg, Toto, De Sica, Giorgio Strehler, Salvador Dali, Alberto Sordi, personazhet e filmit Otto e Mezo, La Strada, bota aventuroze feliniane me bordellot, prostitutat, kurvat tepër të shëndosha të periferisë së Romës. Felini i donte shumë femrat e shëndosha, të kolme, me vithe të kërcyera dhe gjinj të stërmëdhenj e të varur si kacekë prehistorikë, çka duket dhe në filmat e tij. Por jo vetëm atje, dhe në ëndërr. … “Endrrat janë kinemaja e të varfërve”, shkruante dikur një gazetar. Në rini të tij apo fillimin e karrierës artistike, Felini shkruante skenarë për radio. Pastaj erdhi kinematografia, neorealizmi me filmat e parë, Netët e Kabirias e më vonë moderniteti felinian si Amarcord, Dolçe vita, La Citta delle donne (me luftën mes sekseve dhe prishjen e komunikimit burrë-grua), Il Casanova apo së fundi La voce della luna para se të vdiste më 1993… Dhe kudo shumë skena janë imazhe të ëndrrave të tij. Por më shpesh Felini vuante në ëndrrat e tij: ato janë cfilitëse për të. Herë arrestohet, herë burgoset, herë duan ta varin, herë e përdhunojnë herë pushkatohet apo detyrohet të fshihet nga policia, e cila e ndjek hap pas hapi. Oh ç’jetë e mundimshme në endërr… Mundime dhe seks!
Çfarë ishte ëndrra e tij, çfarë janë ëndrrat tona, e të tjerëve, e miliarda njerëzve? Padyshim një proçes fizik apo alkimik që ndodh në trurin tonë gjatë gjumit. Ka ëndrra që mbahen mend, sigurisht të pakta, të tjerat s’dihet ku fshihen. Endrra që nganjëherë duket se i kemi përjetuar dikur, në një kohë të papërcaktuar. Besimtarët i shohin ëndrrat si mesazhe hyjnore, ardhur nga bota e sipërme. Edhe pse neuroshkenca ka berë progrese të jashtëzakonshme, a arrijmë ne t’i deshifrojmë gjithë ato ëndrra dhe të zbulojmë se çfarë ndodh konkretisht në trurin tonë, në ato milona neurone? Vallë si krijohet apo ndërtohet një ëndërr? Përse na rivijnë figura që i kemi parë para 20-30 vjetësh. Përse i kemi larguar ata prej kaq kohësh në labirintet e trurit tonë? Egjiptianët i jepnin një lloj shpjegimi ëndrrave, por gjithnjë të lidhur me faraonin. Mitologjia greke i lidhte me ëndrrat e Zeusit. “Morfe” ishte hyjnia e ëndrrave profetike. Sipas Platonit, Sokrati i konsideronte ato si dëshira apo mjedise të turpshme që çliroheshin në gjumë. Por, shekuj më vonë Frojdi do të bënte hapin e parë revolucionar për shpjegimin e ëndrrave. “Interpretimi i ëndrrave është rruga e shkëlqyer që na çon në njohjen e inkoshiencës”, – thoshte ai. Më pas ishte Jung ai që interpretonte ëndrrat, ku për të ëndrrat ishin “porta e hapur mbi inkoshiencën”. Në “Souvenirs, rëves et reflexions”, ai theksonte se “eksperienca na tregon se ëndrrat përpiqne të shprehin gjithnjë diçka që vetvetja nuk arrin ta kuptojë”. Më vonë Lacan e të tjerët. Endrrat që shohim të gjithë janë nga më të pabesueshme. Pse vallë? Endrrat, një mbretëri e të mundshmes! Borgesit i pëlqente shumë të tregonte ëndrrat. Fellini i shkruante. Regjisori japonez Akira Kurosava ka realizuar një film vetëm duke u bazuar në ëndrra. Kur ëndërron, padyshim je një lloj regjisori, një regjisor teatri e filmi, ku je ti ai që vendos dekorin, zgjedh kostumet e personazheve, vendos aktorët në pozicionet që do ti, etj. Por ah, më së shumti, ëndrrat janë të këqia, të frikshme, të dhembshme. Pak prej tyre janë të lumtura. Ka ëndrra perverse apo të tjera, ëndrra seksuale që zgjidhin të pamundurën jetësore, reale, dëshirën e frustruar. Ka ëndrra vrasëse nga të cilat njeriu zgjohet me llahtarë.
Endrrat e Felinit janë botuar në një libër të titulluar “Libri i ëndrrave të mia” bashkë me ilustrimet e tij, të cilat ai i kishte përgatitur që para se të vdiste. Endrrat e tij janë të shumta, në një hapësirë kohore të gjatë, nga 1961 në 1981. Por le të lexojmë disa prej tyre.

Endrrat e Felinit

1 janar 1961
Jam veshur si një romak i kohës antike dhe vetja më ngjan si një Ciceron i ngathët, gati për të hyrë në skenë. Zëri im është aq i fortë saqë po të këndoj duket se teatri do të shembet. Dhe vërtet, si në një film tmerri, shoh se teatri fillon të shembet. Puntorët e skenës mbyten nga shembja në rrënoja… Pastaj ëndërroj sikur jam në “via delle Mercede”. Bie shi. Një prostitutë e njohur dhe e fuqishme afrohet drejt meje me çadër (është një mike e Picciocca-s që aq shumë i pëlqente ajo kurvë e shëndoshë. Përpiqem t’i tërheq vemendjen dhe i fërshellej. Por u bëra pishman që e thirra se kur u afrua ishte një kurvë plakë dhe idea që t’ia fus në gojë, më pështirosi. Ja ku jemi në shtrat në një hotel të vogël të kategorisë së tretë. Dëgjojmë zhurmën e hapave të policëve që kanë kapur vrasësin e kurvës tjetër që është vrarë pardje. E marrin me pranga nëpër shkallë. Pikas që kurva ime e ka mishin e bardhë, të butë dhe të këndshme. E pamundur ta mbaj veten. Mishi i saj më jep paqe dhe gjumë.

20 dhjetor 1961
Jam i burgosur në një burg kinez ku ka plot kurva të veshura si gejsha. Ato janë shumë sadike dhe e njohin artin më të rafinuar dhe të egër të seksit. Janë me shumë fantazi. I ndjej rreth meje ashtu të fuqishme dhe të pabesa, ndjej aromën e gojëve të tyre të hapura dhe të urritura. Ato më kafshojnë supet, në krah, duke qeshur me të madhe me sy që u shkëlqejnë. Vallë lozin, tallen? Papritur vjen Leopoldo Trieste, i cili më thotë: – Mbathja! Do të të hanë të gjallë!
Por unë vazhdoja të përballesha me ato, i bindur se gjithë kjo ishte një lojë edhe pse e rrezikshme, edhe pse e dhunshme, një luftë e vërtetë, me kamzhikë, shqelma. Arrita të dal me ndjenjën se isha treguar i poshtër pse i kisha trajtuar ashtu ato prostituta.

22 shkurt 1962
Jemi në një delegacion dhe pritemi nga Hitleri. Më kujtohet se në delegacion me ne ishte dhe Gherardi. Eshtë një dekor fetar, i rëndë, mbytës, si prej morti. Mermerë të ftohtë, kripte, kupola të errta. Hitleri tutje bënte si palaço. Ai imitonte hierarkët fashistë. Na merrte për krahu shumë përzemërsisht. Në veturë me muaështë dhe Titta, i cili i përgjigjet kortezisë së Hitlerit duke imituar Musolinin, Staracen…. – Po në mbrëmje, çfarë bëni? – i them unë këtij gjaksori të çmendur. – Sonte do jem në meshën e një prifti të thjeshtë që do ta pushkatojmë nesër! – përgjigjet Hitleri. – Po prifti do të jetë në meshë? – e pyes unë. Ai tund kokën: – Jo. Ka ngrënë diçka prej orizi dhe s’mund të komunikojë dhe të flasë…

31 mars 1963.
Profesor Bernhard i fryn anusit tim dhe pastaj fut një fije bari që të më pastrojë.

15 qershor 1963

Eshtë ag. Xhulieta ime ka hapur barin e saj dhe po pastron para hyrjes. – Si po shkon? – e pyes unë, – ndonjë të re? – Jo, por në vend të datës 4 ato erdhën në 7! Ajo bën aluzion për vonesën e mesturacioneve të saj. Largohem i dëshpëruar, por ku të shkoj. S’kam shtëpi ku të vete.

1965, 19 prill
Isha i dënuar me varje. Në një terren të rëndomtë në periferi të Romës. Dikush më jep një letër të cilën pas 3-4 ditësh, një të dielë, pra ditën e ekzekutimit tim duhet t’ia jap xhelatit. Ishte shkruar numri 69. Sa turp. Edhe për këtë ditë duan të tallen me mua? Të gjithë do të qeshin kur të paraqitem me këtë kartë. Xhelati është Gino Talamo, gjysmë lakuriq, si një lloj kllouni. Po a është i sigurtë se po të mos paraqitem, kjo s’do të bjerë në sy?…

15 shkurt 1975
Vazhdoj të ëndërroj se ngado që shkoj bëj «kaka» që qelb me një erë të keqe. I bëj pis brekët, këmishën. Madje dhe gravata më njolloset. Veshur me bizhame, në dorë mbaj një top «kaka» që sapo e kam nxjerrë.

13 tetor 1966
Në një nga valixhet, Xhulieta ka fshehur kufomën e Villalonga-s. Jemi në një hotel të madh duke ndrruar dhomën. Kam frikë se mos punonjësi i hotelit dyshon në diçka. Giulietta është moskokëçarëse, edhe pse është ajo vrasësja e Villalonga-s. Duket sikur e ka harruar këtë histori dhe merret me dhomën e re. Valixhja është vendosur në banjo. Të nesërmen vjen era e kufomës. Duhet ta zhdukim patjetër. Ndoshta do dal natën, me valixhen në dorë nëpër errësirë e mjegull për ta hedhur në Tamise, apo diku jashtë qytetit. I bie rrotull hotelit për të gjetur aty afër ndonjë urë. Eshtë dhe babai im që do të më ndihmojë. Jam i qetë dhe kjo gjë duket më e lehtë, por kur doja të kthehesha në qytet ngatërrova rrugën. Rrugës pyes dikë dhe ai më thotë se është nga Bolonja. Më duket se kam dy kufoma për të hedhur.

10 dhjetor 1966

Alberto Sordi është akuzuar për një krim të rëndë: 10 vjet burg. Në korridorin e burgut që kundërmon erë të qelbur, e shtrëngoj Sordin për krahësh dhe përpiqem ta ngushëlloj: “Nuk mund t’i shpëtosh fatit. Duhet ta pranosh këtë ngjarje të jetës. Ti s’mund ta shmangje atë…”

28 maj 1967

Xhuljeta është në kuzhinë dhe i thotë Ugo Tonjazit se unë kam ndryshuar mendimin për të dhe se nuk më përshtatet për filmin e ardhshëm. Pak më vonë Tonjazi më telefonon, por unë bëj gjoja se mund të ketë ende shpresë për të, meqë nuk kam kurajo t’i them të vërtetën. Por ai qan. – Pse qan? – i them unë. – Sepse ti s’do të më marrësh në film.
Tashmë jam në një avion me motorrë që bëjnë zhurmë. Avioni niset. Ku shkoj? Në Londër, Milano? Ndoshta në Londër. Papritur vendos të mos shkoj. Ju lutem atyre të zbres. Hotesa e avionit më jep valixhen, pallton dhe në portën e hapur është shkallarja, por sapo dal, pasagjerë të tjerë vijnë me vrap pas meje. Hotesa i pengon dhe më bllokon padashur që të dal. Në këtë çast avioni lëviz. Shkallarja largohet. Vallë kam kohë të hidhem poshtë? Endrra ndalon këtu. Jam në një avion në lëvizje. Po të hidhem mbase e kap shkallaren…
21 korrik 1967

Si zakonisht, Giulietta është bërë sa një grusht nga e pira. Unë qaj dhe nuk e mbaj dot veten. Kam ankth, keqardhje dhe klith: S’do të vij më në shtëpi! Nuk dua të të braktis dashuria ime, por s’mund të të shoh në këtë gjendje të dehur. Po iki përgjithmonë!
Vallë për këtë arsye dua ta lë? Para syve tani kam një album me fotot tona të jetës së përbashkët, fotot e fejesës, të ditës së martesës. Por të gjitha janë nën një tis bore. Ka rënë dëborë në gjithë episodet e jetës sonë. Qaj dhe zgjohem në zemrën plot trishtim.

Maj 1968

Një mi i ngordhur. Si duket e ka mbytur një mace. Por dikush, s’di cili, kërkon të ma fusë në gojë që unë ta kafshoj…

23 dhjetor 1981

Jam i ftuar tek Xhani Anjeli bashkë me disa miq të tjerë. Pas darkës ne biem në shtrat që të gjithë bashkë. Midis meje dhe Anjelit, zonja N. gjysmë e xhveshur që po ia luan avokatit duke kthyer kurrizin. Kështu kalon e gjithë nata dhe në mëngjes N. bashkë me të tjerët del në park. Anjeli e vështron ashtu me atë pamjen e saj provokuese dhe nudo e më thotë: Çfarë seksi!…
Këto ishin disa nga ato qindra ëndrra që përshkruan Felini në librin e tij. Kur libri më ra në dorë, atëherë kujtova atë fletore ku shkruaja ato pak ëndrra që kisha mundur të mbaja mend. Ishte e habitshme… A mund t’i shpjegojmë ëndrrat? Sigurisht…

Dhëmbi i plakës, 5 dhjetor, 2014

Ishte një diskotekë me drita marramendëse. Muzikë e zhurmëshme, drita shumëngjyrshe, të qeshura histerike. Po kërceja. Ishte një lloj ekstaze. Vallë kaq i ri isha, djaloshar? Papritur erdhi dikush, më rrotulloi dhe ja ku u gjenda përballë një gruaje të lumturuar veshur me dekolte që kur e sodita mirë ishte një plakë, ajo më grishte me sytë e saj të qeshur dhe m’i mbështolli buzët mu në gojë me një pështymë të ftohtë. E kisha të vështirë të shqitesha dhe gati po më merrej fryma, pasi hundët i kisha të zëna. Më në fund arrita të tërheq kokën dhe pashë pamjen e qeshur të plakës që i ishte zhdukur një nga dhëmbët e parë. Zgavra e krijuar ishte e llahtarshme. Ajo qeshte si një shtrigë, ndërkohë që unë ndjeja dhëmbin e saj në gojë. Doja ta nxirrja, por para pamjes së saj si një lloj magjistrice nuk di pse e gëlltita. Të nesërmen në banjë prisja se mos e nxirrja, pasi kisha dëgjuar që dhëmbët në bark mund të shkojnë ku munden, madje mund të bllokonin fshikëzën e urinës. Oh ç’tmerr. Dhëmbi s’donte të dilte e madje natën më krijohej një lloj stresi aq sa më fillonin të prera në bark. Pas dy ditësh mendova se s’duhej pritur më, duhej operuar. Dhe ashtu u bë. Më morën me urgjencë, me një lloj burie të çuditshme të karrocave tiranase dhe më çuan në spital ku porta u hap veç kur portjerit i futën në dorë një kartmonedhë të ëmbël. Më shtrinë në një shtrat hekuri gjithë ndryshk dhe u rrethova nga infermieret që çuditërisht ishin me uniformat e tyre shtëpiake. Më së fundi erdhi mjeku, sepse dikush nga infermieret bërtit – Zotëria erdhi! Kirurgu me një bluzë të pisët, sikur të ishte axhustator, mu afrua dhe u drejtua nga njëra prej tyre, ajo më e moshuara, sikur të ishte motra e plakës së diskotekë. – Gjithçka është gati? – Po, – u përgjigjën të gjitha njëherësh. Ai ende mbante biçikletën në dorë të cilën e mbështeti tek mbajtësja e serumit. Unë mbylla sytë dhe prisja. Pas pak, pasi ndjeva duar që më lëvrinin në bark sikur të kërkonin dhëmbin misterioz. Hapa sytë dhe ç’të shoh? Ishte plaka e diskotekës e cila më shkeli syrin, siç e kishte zakon. Atëherë u hodha nga krevati, rrëmbeva biçikletën pranë shtratit dhe u nisa. Pas më ndiqte plaka që më kërkonte dhembin dhe doktori që donte biçikletën…

«Koka e prerë», 18 nëntor 2013

Isha gazetar dhe gazeta «Koha Jonë» më kishte dërguar në Irak, edhe pse zyrat e saj sapo ishin djegur. Por unë u habita që atje pashë të ngriheshin flamujt e ISIS me mollahët e tyre dhe kokaprerësit e mëdhenj. Isha bashkë me një gazetar italian dhe një francez. Ishin disa streha betoni. Por aty erdhën dhe na kapën dhe më pas disa njerëz me maska të zeza në fytyrë na morën dhe na vunë përpara. Më kot nxirrja dokumentin e Nikollë Lesit duke gënjyer se ishte një musliman i ndershëm, por ata s’donin t’ia dinin, madje qeshën sepse thonë se Nikollë sikur ishte një emër i çuditshëm… përse me dy «l»? Na çuan para një grupi tjetër të cilët i kishin vënë në një bregore dhe disa fëmijeve u kishin dhënë hanxharë dhe i komandonin në prerjet e kokave. «O zot thashë!» – dhe preka koken time por s’mund ta lëvizja pasi më dukej si një kokë prej hekuri. Kishte grirë e tëra. Kokat rrokulliseshin dhe më tutje dhe një grup fëmijësh, nën kujdesin e disa xhihadistëve, luanin futboll me to. Papritur më qëlluan dhe mua. Pashë kokën time të rrokullisej, por ndryshe si të tjerët, unë s’ndjeva asnjë lloj dhimbje. Madje ia dhashë vrapit drejt kokës që zbriste rrokapiekthi poshtë. Xhihadistët më shikonin me sy të habitur e të llahtarisur tek vrapoja pa kokë drejt kokës time. Me së fundi e arrita kokën, ia shkunda dheun mbi ballë dhe me të në dorë po vija drejt dy gazetarëve që ende nuk ua kishin prerë kokat. Për habinë time, xhihadistët klithën, i lanë gazetarët dhe ata që u kishin mbetur pa ekzekutuar dhe ia mbathën pasi kujtuan se isha vetë djalli…

Parlamentarë të rinj, 3 maj, 2015

Ndoshta atë natë kisha pirë. Nuk e di… sidoqoftë imazhet ishin të çuditshme si asnjëherë tjetër. Shikoja sikur në muret e qytetit ishin ngjitur afishe ku kërkohej zëvendësimi i deputetëve me kafshë më të përgjegjëshme: p.sh. me derra, kuaj, kunadhe qen, mace, lepuj, etj. Ishte padyshim diçka e pazakontë. Madje kishte dhe një tellall si ata të kohës së Zogut. Por urdhëresa ishte e prerë. Ndryshe parlamentarët që nuk paraqiteshin për zëvendësimin e tyre dërgoheshin menjëherë në polici. Çudi thashë dhe nuk di pse e pashë veten si qytetar kureshtar tek dera e parlamentit për të parë këtë s’kenë të paparë ndonjëherë. Kamera, fotografë që shtyheshin, gazetarë. Kafshët me sa dukej ishin mbledhur brenda që më parë. I shkela syrin rojes, një ish fqinjit tim të dikurshëm dhe ai bëri sikur s’më pa. Hyra. Atje në sallë, deputetët zgjidhnin kafshët që donin. U habita kur në krye të vendit të kryeparlamentarit u ngjit një kunadhe, në krahun e majtë një çakall ndërkohë që një gomar sapo u shfaq në krahun e djathtë. Çuditërisht kishte dhe hiena, që zinin vend, lepurushe të llastuara e me fjongo gjithngjyrash, gjela deti që fryheshin, bufë të përgjumur. O Zot, thashë me vete! Këta do e drejtojnë pqarlamentin? Një kalë filloi të hingëllijë. Një ari kishte zënë dy karrike dhe po zihej me një bulldok. Ndërkohë, deputetët e rrallë po largoheshin dhe ja ku ra gongu: ishte e pëllitura e gomarit… U zgjova.

«Brexit», 24 qershor 2016

Nata e parë pas «Brexit». Lajmet e ditës ishin tronditëse. Binte shi. Po flija. M’u shfaq harta e Europës së Bashkuar, pastaj harta e atij ishulli që kishte nisur t’i largohej akoma më shumë Europës: ishulli i Anglisë, i cili tashmë s’dihet se nga ç’forcë tektonike po shpërbëhej dhe po ndahej në tri pjesë: Britania, Skocia dhe Irlanda. Ja, ku papritur u shfaqën figurat e stërmëdha të presidentit francez Holland dhe të kancelares Merkel, në cepin e shkëmbenjve të lartë të Normandisë. Si peshkatarë të regjur ata hidhnin ganxha të mëdha gjer tutje drejt brigjeve angleze dhe pastaj filluan t’i tërhiqnin sikur të gjuanin peshkaqenë, por brigjet e Anglisë nuk dukej se vinin drejt brigjeve franceze në La Manche, por përkundrazi, sikur po shkisnin gjithnjë e më larg. Ndërkohë çuditërisht disa barka shpëtimi, ngarkuar plot e përplot me londinezë të tmerruar po afroheshin drejt brigjeve normande duke thirrur: “Europa… Europa… Anxhela… François!”…Help!
Pastaj ra një rrufe e fortë që na verboi. U zgjova.

Luan Rama | Marrë nga Gazeta Shqip

Transferohet mësuesja me mbulesë

0

220 nxënësit e Shkollës Fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës , u janë rikthyer përsëri bankave shkollore pas një javë bojkotimit të procesit mësimor.

Ata, nuk po i vijonin mësimet për shkak të mospajtueshmërisë së prindërve me mësuesen Fatmire Bajrami, që mban mbulesë në kokë.

Ndonëse nuk është bërë ndonjë ndërhyrje nga Ministria e Arsimit, autoritete komunale e kanë zgjidhur vet këtë problem duke e transferuar mësuesen e matematikës në Shkollën e Mesme Profesionale Ekonomike Juridike “Lasgush Poradeci” në Malishevë.

Ka mjaftuar ky vendim dhe nxënësit e shkollës së Drenonit t’i kthehen mësimit.

Drejtoresha e kësaj shkolle Bukurie Krasniqi, thotë se zgjidhje është bërë nga Drejtoria e Komunës së Arsimit në Malishevë.

Krasniqi shton se të gjitha orët e humbura do të kompensohen gjatë ditëve të shtuna.

Projektligji për lirinë fetare i cili do të sjell përçarje fetare

0

Faik MIFTARI

Në Republikën e Kosovës për momentin në fuqi është Ligji Nr. 02/L-32 për lirinë fetare në Kosovë i aprovuar qysh në vitin 2006 nga Kuvendi i Kosovës. Ligji për lirinë fetare në Kosovë është në formë të përgjithësuar, ka zbrastësira, është jo i plotë, pasi që më tepër trajton lirinë e individit për të shprehur në mënyrë private dhe publike bindjet e t’ia fetare, por, në aspektin organizativ flet fare pak për bashkësitë fetare, të drejtat e tyre, pozitën juridike të tyre, raportin e tyre ndaj institucioneve shtetërore, etj.

Me datë 06. 10. 2016 Qeveria e Republikës së Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 të aprovuar në mbledhjen e Qeverisë me datë 30. 09. 2016, e procedoi Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në procedurën e përcaktuar. Kryetari i kuvendit z. Kadri Veseli me datë 10. 10. 2016 e dërgoi Projektligjin nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur dhe Peticione për shqyrtimin e këtij projektligji, i cili Komision do të paraqes Raportin e vet me rekomandime Kuvendit të Kosovës. Ky komision raportin e vet do ta paraqes Kuvendit për lexim të parë, me datë 30 nëntor 2016, pas së cilës do të vazhdojë procedura e mëtutjeshme e shqyrtimit, plotësimit dhe miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Vjet, Kuvendi i Kosovës në mbledhjen plenare me 30 nëntor 2015, pas procedimit në Kuvend të Qeverisë së Republikës së Kosovë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë, pas leximit të parë dhe votimit, me 37 vota për, 20 abstenime dhe 12 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk e aprovoi këtë Ligj, dhe ia ktheu Qeverisë.

Edhe pse pas kësaj Qeveria e Kosovës në vend së të merret me seriozitetin më të madh për të plotësuar dhe ndryshuar me kujdes, duke i marrë propozimet dhe rekomandimet e bëra, ajo e përsërit këtë Projektligj të ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, i cili mund të themi se është gati identik me atë të vitit të kaluar, me disa ndryshime të vogla, të quajmë kozmetike që kanë të bëjnë më shumë në aspektin teknik dhe gjuhësor.
Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare ka kaluar në të gjitha fazat procedurale të parashikuara me Rregulloren e Qeverisë së Kosovë, atë të përputhshmërisë së këtij Ligji me dispozitivat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocijimit, si dhe përputhshmërisë së këtij Ligji me acquis comunitare të Bashkimit Evropian. Projektligjit për lirinë fetare vjet, i ishte bashkëngjitur Memorandumi shpjegues, me ç’rast janë konsultuar Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Protestante Ungjillore, Ambasada Amerikane, OSBE-ja, EULEX-i, Asociacioni i Komunave të Kosovës, ATK-ja, si dhe Komisioni Evropian për Demokraci (Komisioni i Venedikut).

Zyra ligjore pranë Zyrës së Kryeministrit gjatë hartimit të këtij Projektligji g ka marr parasysh dhe ka inkorporuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimit e marra vetëm nga Komisioni i Venedikut përmes Opinionit nr. 743/2013 të miratuar në sesionin e 98-të plenar. Posaçërisht ka qenë rekomandimi i drejtpërdrejtë i Komisonit të Venedikut që Bashkësia e Tarikateve të Kosovës të ekzistojë si bashkësi fetare e veçantë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Ndërsa udhëzimi OSBE-së/ODIHR-it ka qenë që nuk duhet lejuar që kushti për minimumin e numrit të anëtarësisë të pengojë marrjen e statusit të personit juridik të bashkësisë fetare, qoftë kjo vetëm edhe me 50 besimtar të regjistruar.

Përkundër kësaj, nga faktorët kryesor relevant që janë bartës të bashkësive fetare në Kosovë, shumë pakë ose mund të themi aspak nuk janë përfillur propozimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, ashtu që nga 16 propozime të Bashkësisë Islame të Kosovës janë marrë parasysh vetëm 3 propozime,dhe ato të natyrës teknike dhe gjuhësore, ndërsa janë përfillur tërësisht propozimet apo rekomandimet e Kishës Katolike, ashtu që nga 3 propozimet ë Kishës Katolike, zyra ligjore i ka pranuar të tretë, ndërsa në një masë të madhe janë marrë parasysh edhe propozimet nga Kisha Ortodokse Serbe, ashtu që nga 8 propozime të Kishës Ortodokse Serbe Zyra ligjore pranë Kryeministrit të Kosovës i ka pranuar 6 propozimet e tyre.

Në këtë elaborim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare, do të ndalem në 4 çështje thelbësore të Projektligjit, këto janë: bashkësitë fetare tradicionale shekullore në Kosovë, regjistrimi i bashkësive të reja fetare në Kosovë, zyra përkatëse dhe komisioni për regjistrim, si dhe çështja shëndetësore dhe pensionale e nëpunësve fetar.

E para, bashkësitë fetare tradicionale të Kosovës, neni 4A për Bashkësitë fetare në Kosovë, paragrafi 1 është i formuluar me sa vijon: “ Në Republikën e Kosovës ekzistojnë gjashtë (6) bashkësi fetare, të cilat përbëjnë edhe trashëgiminë historike, kulturore dhe shoqërore të vendit. Këto bashkësi janë: Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Bashkësia e Besimit Hebrenj, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës”, propozoj që në vend të kësaj do të ishte e udhës neni 4A, paragrafi 1 të jetë i formuluar në këtë formë: “Në Republikën e Kosovës ekzistojnë tre(3) bashkësi fetare tradicionale shekullore, të cilët përbëjnë edhe trashëgiminë historike, kulturore dhe shoqërore të vendit. Këto bashkësi janë: Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Serbe”.

Këtë që e them e mbështes me faktin se në Kosovë me shekuj kanë vepruar këto tri bashkësi fetare tradicionale të cilët përfshijnë me shumicë absolute popullatën e Kosovës, ndërsa tani në demokraci janë paraqitur edhe bashkësi tjera fetare, që nuk çojnë peshë të madhe në strukturën e gjithëmbarshme fetare të Kosovës. Sa i përket Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, ato nuk duhen të jenë të ndara, pasi ata janë pjesë përbërëse e Bashkësisë Islame të Kosovës, sepse i përkasin fesë Islame të njëjtë, kanë të njëjtën Kur’an , falen në xhami, varrosen në varrezat myslimane, shkojnë në Qabe, agjërojnë, etj., ndërsa përveç kësaj i kryejnë edhe ritualet shtesë të zikrit në teqetë e tyre që janë një kolorit shtesë në spektrin e gjerë të fesë Islame. Krahasimi me bektashinjtë në Shqipëri nuk mund të bëhet, pasi ata atje kanë një traditë gati një shekullore të ekzistimit të tyre si bashkësi fetare e ndarë, por të gjithë ata i përkasin një tarikati, atij bektashi. Bashkësia e Tarikateve të Kosovës nuk mund të qëndron si një bashkësi e vetme, pasi që automatikisht do të sjell 12 bashkësi të ndara, të reja fetare, sepse ekzistojnë 12 tarikate (drejtime): halveti, rufai, kaderi, melami, nakshibendi, bektashi, sinani, etj. Kështu që në këtë rast në praktikë nuk do të mund të zbatohet parimi i këtij Ligji për bashkësi fetare të veçantë si bartës i vetëm juridik të pasurisë poseduese të paluajtshme, për shkak të cilës pronarët e teqeve dhe të mirave tjera materiale janë pronarë formal çdo tarikat individualisht.

Në nenin 4.5 qëndron ky formulim:” Lirinë për të manifestuar fenë ose besimin e kanë të gjithë individët, vetëm ose në komunitet me të tjerët, edhe në qoftë se ata nuk regjistrohen dhe nuk e marrin statusin e personit juridik”. Në vend të kësaj do të ishte e udhës të qëndrojë ky formulim i këtij neni:”Lirinë për të manifestuar fenë ose besimin e kanë të gjithë individët, vetëm ose në komunitete të reja që janë formuar apo do të formohen, që mund të regjistrohen në një formë tjetër dhe të marrin statusin e personit juridik”. Këtu mund të hyjnë bashkësitë të reja sikurse që janë Kisha Protestante Ungjillore, Bashkësia e Besimit Hebrenj apo ndonjë bashkësi e re fetare që do të themelohet.

E dyta, Neni 7B. Paragrafi 2.2 i formuluar me sa vijon:” Me rastin e themelimit të kenë të paktën pesëdhjetë (50) anëtarë, shtetas të moshës madhore të Republikës së Kosovës”, duhet të jetë i ndryshuar dhe i formuluar në këtë mënyrë: “Me rastin e themelimit të bashkësive të reja fetare duhet të kenë të paktën dhjetëmijë (10.000) besimtar, shtetas të moshës madhore të Republikës së Kosovës”.
Formulimi i tillë i projektuar në Projektligj mundëson që në Kosovë do të mund të themelohen me dhjetëra bashkësi të reja fetare, duke qenë kushti vetëm 50 besimtar, e me këtë bashkësitë fetare barazohen gati në rangun e njëjtë me organizatat jo qeveritare, pasi për regjistrimin e OJQ-ve kushti për regjistrim është të kenë tre anëtar, që për momentin në Kosovë veprojnë gati afro dhjetëmijë organizata joqeveritare qoftë vendore apo ndërkombëtare.
Tek neni 7B duhet të shtohet paragrafi 2.7 me këtë formulim: “Nuk do të lejohet regjistrimi i bashkësive të reja fetare, që në aspektin doktrinar fetar janë të njëjtë me Bashkësitë fetare tradicionale në Kosovë, dhe se eventualisht do mund të regjistrohen vetëm me pëlqimin paraprak të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Kishës Katolike dhe të Kishës Ortodokse Serbe”.

Në rast se do të lejohet të regjistrohen bashkësitë fetare me vetëm 50 besimtar, atëherë kjo do të sjell përçarje me pasoja të papara dhe shumë të dëmshme për Bashkësinë Islame të Kosovës si bashkësi fetare shumicë në Kosovë, e në një masë shumë të vogël, edhe për Kishën Katolike apo Kishën Ortodokse Serbe. Kjo do të sjell pa dyshim fragmentarizmin apo përçarjen e Bashkësisë Islame të Kosovës si një Bashkësi e vetme fetare unike nën ombrellën e së cilës kanë qenë shekuj me radhë të përfshirë të gjithë besimtarët mysliman të Kosovës, duke marr parasysh edhe tarikatet brenda saj, sikurse edhe bashkësitë nacionale të ndryshme, ndërsa tani me këtë Projektligj të propozuar do të kemi me dhjetëra bashkësi fetare të reja islame, si p.sh. bashkësitë fetare të reja sunite, hanefite, shafite, malikite, hanbelite, vehabite, selefite, shiite, xhaferite, ismailite, tarikate, nakshibendite, bektashite, rufaite, kaderite, melamite, halvetite, sinanite e tjera e tjera.
Duke marrë parasysh trendet aktuale kombëtare e ndërkombëtare në rrafshin e spektrit fetar, nuk e kam të qartë se si mund të projektojë një Ligj të tillë për lirinë fetare Qeveria e Kosovës dhe ta procedojë atë për miratim Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës do të duhej paraprakisht që të konsultohen mirë e mirë me të gjithë faktorët relevant vendor, duke organizuar debate, tribuna publike, seminare, prezantime në media publike, të shqyrtojnë me kujdes dhe me vëmendje të duhur të gjitha këshillat, sugjerimet, propozimet, rekomandimet, pikësëpari të bashkësisë fetare më të madhe në Kosovë, të Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi që neve që jetojmë këtu në Kosovë më së miri e njohim aktualitetin fetar, kulturor, historik, shoqëror, tradicional shumë shekullor në Kosovë. E në rast se neve e neglizhojmë dhe i anashkalojmë të gjitha këto që i kemi ndërtuar dhe mirëmbajtur me shekuj harmoninë dhe tolerancën fetare, tani,shkel e shko e procedojmë me shpejtësi, ta dini se pikësëpari jeni ju Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës që do të mbani përgjegjësi historike, politike, morale, në rast se Projektligji i tillë i projektuar miratohet në Kuvend, pasi që me këtë do të legjitimoni përçarjet fetare brenda Bashkësisë Islame të Kosovës me pasoja të papara për të ardhmen e Kosovës. Duke pas parasysh të gjitha problemet me të cilët përballemi në aktualitetin e tanishëm në Kosovë, kjo do të ishte vetëm hedhja e benzinës në flakë, që pikësëpari nuk më merr mendja që do të dojë cili do qytetari i Kosovës pa marr parasysh përkatësin e tij fetare e kombëtare, e lere më cilido ministër i Qeverisë së Kosovës apo deputet i Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit.

Unë habitem, edhe me atë, me çfarë hovi dhe vrulli po duhet që ky Projektligj me shpejtësi të procedohet dhe miratohet nga Kuvendi i Kosovës, duke marr parasysh se nuk kemi pas ndonjë trysni të bashkësive fetare eventuale të reja në Kosovë për regjistrim, por besoj që nuk ka pas trysni edhe nga faktorët ndërkombëtar relevant, pasi që ky Projektligj i tillë i formuluar gjatë krahasimit të Deklaratës së përputhshmërisë së legjislacionit të Kosovë me Acques Comunitare të Bashkimit Evropian, doli se përputhshmëria e aktit normativ me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në asnjërin prej 6 pikave nuk aplikohet tek ata, ndërsa në përputhshmërinë e legjislacionit me Acquis të Bashkimit Evropian në 6 pika nuk ka fare përputhshmëri. Poashtu lista e legjislacionit përkatës të Bashkimit Evropian (titulli i plotë i aktit,dhe numri me të cilin është përafruar akti normativ i Republikës së Kosovës nuk ka, si dhe shkalla e përafrimit të këtij Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare me legjislacionin e Bashkimit Evropian është i pazbatueshëm.
Neni 8A paragrafi 2, i cili ka të bëjë me varrezat dhe ritet e varrimit, është i formuluar me sa vijon:” Varrimet dhe ritet e varrimeve në varreza publike organizohen në mënyrë neutrale dhe personat që i përkasin një pakice fetare apo filozofike nuk duhet të varen nga personat që i përkasin një shumice fetare lidhur me aspektet e varrimit të tyre”.

Paragrafi 2 i nenit 8A do të duhej të jetë i formuluar kësisoj:” Varrimet dhe ritet e varrimeve në varreza publike organizohen nga Bashkësia Fetare Islame, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Serbe për besimtarët që i përkasin bashkësive fetare të cekura në varrezat myslimane, katolike apo ortodokse. Besimtarët që i përkasin një pakice fetare jo islame, jokatolike dhe joortodokse, si dhe personat që nuk duan të identifikohen me besimin fetar, me dëshirën e tyre mund të varrosen në lokacione tjera në rast se ekzistojnë, krahas varrezave myslimane, katolike dhe ortodokse tradicionale”.

Këtë kur e them bazohem në atë se gjer tani të gjithë besimtarët sipas përkatësive të tyre tradicionale janë varrosur në varrezat myslimane, katolike apo ortodokse, pa marrë parasysh ndarjet apo botëkuptimet e ndryshme eventuale në mes tyre, bile me rastin e varrimit të tyre të gjithë kanë qenë të përbashkuar, të gjithë besimtarët myslimanët janë varrosur në varreza myslimane, besimtarët katolik në varrezat katolike dhe besimtarët ortodoks në varrezat ortodokse. Gjatë kohës së monizmit përjashtim kanë qenë komunistët të cilët me dëshirën e tyre janë varrosur ndaras në parcelë të posaçme, por në shumicën e rasteve numri i tyre ishte irelevant.

E treta, komisioni për regjistrimin e bashkësive të reja fetare si dhe zyra përkatëse për bashkësitë fetare, neni 11A i cili ka të bëjë me Komisionin për regjistrimin e bashkësive të reja fetare, duhet të fshihet në tërësi, ndërsa për bashkësitë e reja eventuale fetare që do të mund të paraqiten eventualisht në të ardhmen mund të regjistrohen si shoqata në bazë të Ligjit mbi regjistrimin e OJQ-ve, për të kryer aktivitetet e tyre, apo si të tilla mund të mbesin të paregjistruara dhe të veprojnë konform nenit 4.5:” Lirinë për të manifestuar fenë ose besimin e kanë të gjithë individët, vetëm ose në komunitet me të tjerët, edhe në qoftë se ata nuk regjistrohen dhe nuk e marrin statusin e personit juridik”. Ndërsa neni 11B që ka të bëjë me Zyrën përkatëse për bashkësitë fetare të riformulohet në “Zyra për bashkësitë fetare” e cila do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë lidhur me punën, veprimtarinë, koordinimin e bashkësive fetare tradicionale dhe te tjera, si dhe zbatimin e këtij Ligji nr. 05/L-121 për lirinë fetare.

E katërta, ka të bëjë me çështjen shëndetësore dhe pensionale, do të ishte e duhur që neni 13 paragrafi 1 i Ligjit aktual në fuqi për lirinë fetare të plotësohet dhe riformulohet si vijon:” Nëpunësit fetarë të bashkësive fetare i realizojnë të drejtat e tyre nga sigurimi pensional dhe sigurimi shëndetësor, sikurse të gjithë të punësuari tjerë në Kosovë konform Ligjeve në fuqi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për punë dhe mirëqenie sociale, dhe të drejtat e tjera në bazë të Ligjeve në fuqi të Kosovës”.

Më habit fakti pse Bashkësia Islame e Kosovës gjer tani nuk e ka sensibilizuar opinionin publik, në mesin e nëpunësve të saj fetar dhe xhematit anembanë Kosovë, këtë Projektligj për lirinë fetare në Kosovës, përveç asaj që i ka dërguar rekomandimet dhe propozimet e veta Qeverisë së Kosovë gjatë hartimit të Projektligjit për liritë fetare të vitit 2015, dhe gati të gjitha janë hedh poshtë, pasi që pikërisht ky Projektligj do të sjell përçarje të paparë gjer tani pikësëpari brenda Bashkësisë Islame të Kosovës i cili do të sjell reperkusione shumë të dëmshme për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi.

Në përfundim të këtij elaborimi të Projektligjit nr.05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-31 iu bëjë ftesë publike Qeverisë së Kosovës si sponsore e këtij Ligji e sidomos deputetëve të Kosovës si përfaqësues të popullit, të mendojnë në mënyrë shumë racionale dhe kujdesshme para se të votojnë, që të plotësojnë dhe të ndryshojnë këtë Projektligj me rekomandime dhe propozime, të të gjithë atyre që kanë kontribuar për plotësim dhe ndryshimin e këtij Projektligji për lirinë fetare në Kosovë, si dhe me amandamentimet e vet deputetëve dhe grupeve parlamentare në Kuvend, që të sajohet një Projektligj i tillë i cili do të duhej të jetë në funksion të vazhdimit të kultivimit të harmonisë dhe tolerancës fetare shekullore në Kosovës, e jo të merren vendime ad hock, aty për aty, dhe të miratojnë këtë Projektligj për lirinë fetare ashtu si është përpiluar, i cili do të sjell përçarje të mëdha fetare, me formimin e shumë bashkësive të reja fetare të panevojshme, pasi që ato në shumicën e rasteve do të jenë të ngjashme me ato që janë tradicionale shekullore në Kosovë, me të vetmin qëllim të përçarjes, ndarjes, acarimit, armiqësimit në mes veti të korpusit të tanishëm fetar të Kosovës, e që tani me këtë Projektligj i legjitimon dhe i bën të ligjshëm veprimtaritë e tyre, që do të sjell huti të panevojshme dhe shumë të dëmshme për aktualitetin e tanishëm dhe të ardhshëm të Republikën e Kosovës.

 

Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Burgut në Prizren

0

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pritet të shkarkojë stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Burime të Klan Kosovës brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë thënë se kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti dhe duke u bazuar tek të gjeturat e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë hartuar një raport pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Klan Kosova poashtu merr vesh se si rezultat i të gjeturave të Komisionit Hetimor edhe Inspektoriatit do të merret vendim për pezullim të u.d të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, një mbikqyrësi të lartë edhe dy oficerëve.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në rrethana akoma të paqarta deria raporti i autopsisë që u bë publik të premten konstatoi se Dehari është vetëvrarë.

Çaushi: Sylë Hoxha ka konstatuar një veprim politik

0

Driton Çaushi, nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media ka thënë së procesi i hetimeve për Astrit Deharin është i kompromentuar nga pushteti kriminal.

Sipas tij, kryeprokurori Sylë Hoxha ka konstatuar një veprim politik, në lidhje me raportin e autopsisë së Astrit Deharit.

“Sylë Hoxha ka konstatuar një veprim politik, që i është dhënë për detyrë për ta mbrojtur, dhe një raport të autopsisë skandaloz. Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasë shkelje të të drejtave të njeriut. Janë katër parime që janë shkelur gjatë procesit. Është neni 2, 3, 6, 8, nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, tha ai.

Gjithashtu, Çaushi theksoi se me këto parime është shkelur edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Nenin 53 të saj.

“Neni 53 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, obligon respektimin themelor të neneve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Me rastin e Astritit është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Kryeprokurori Hoxha: Jemi të pavarur, nuk i raportojmë Kuvendit

0

Ndonëse ishte paraparë që gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete të diskutohej rreth festës që kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, ka propozuar që t’i bëhet kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhaj dhe ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për të raportuar në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo për shkak të tensioneve të ashpra të cilat janë krijuar gjatë kësaj mbledhjeje në mes deputetit të LDK-së Armend Zemaj dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, me ç’rast mbledhja e këtij komisioni ka përfunduar para kohe, raporton “zeri.info”.

Mirëpo, edhe po të miratoheshin këto pika të propozuara nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, rreth raportimit të kryeprokurorit Hoxhaj në këtë komision, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Zëri”, ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, në lidhje më ndonjë ftesë të mundshme për të raportuar në lidhje me rastin Dehari para anëtarëve të këtij komisioni. Por, sipas kryeprokurorit Hoxha, prokuroria është organ i pavarur dhe nuk i raportojnë Kuvendit.

“Nuk i lejohet. Kurrë nuk kam dëgjuar për diçka të tillë. Mirëpo, nëse kemi diçka në lidhje me këtë çështje e shikojmë, por, na nuk japim raport para Kuvendit. Na jemi të pavarur”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se, në rast se do t’i shkojë ndonjë ftesë për raportim në Kuvend, ai do të veprojnë sipas ligjit.

“E shikoj ligjin unë dhe më pas veproj në bazë të ligjit”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq i pyetur në lidhje më atë se një ftesë e mundshme nga ana e këtij komisioni, a do të paraqiste ndërhyrje në organet e drejtësisë, kryeprokurori Hoxha ka thënë se kjo paraqet një ndërhyrje në gjyqësor dhe se ata nuk kanë nevojë të raportojnë para Kuvendit.

“Sigurisht se kjo është ndërhyrje. Çka kemi na me raportu. Na e kemi dhënë versionin tonë si prokurori dhe si organ i pavarur. Na nuk kemi nevojë me i raportua Kuvendit. Ne kemi raportuar para mediave, nuk di çka çfarë raportimi tjetër duhet më ba”, ka deklaruar Hoxha.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, deputetët e partive opozitare përkrahen propozimin e Haxhiut. Mirëpo, kundër ishin kolegët e tyre nga koalicioni qeverisës.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Selvie Halimi, ka thënë se ky komision nuk kompetencë që ta thërras për raportim kryeprokurorin Hoxha.

“Ne nuk kemi kompetence që ta thërrasim kryeprokurorin për raportim, ne kemi kompetencë ta thërrasim vetëm Ministren e Drejtësisë, e jo kryeprokurorin”, ka deklaruar deputetja Halimi. /Zëri/

Marsh protestues, Prizreni kërkon drejtësi për Astrit Deharin

0

Nesër në qytetin e Prizrenit, do të organizohet ‘Marsh protestues’ në kërkim të drejtësisë për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Marshi fillon në ora 12:00 nga Sheshi “Shatërvan’’ dhe vazhdon deri te hyrja e burgut me ç’rast do të ndizen qirinj.

Astriti vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të dyshimta dhe të pasqaruara. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vdekjen e tij.

Gjithashtu, muaji nëntor është muaji i fushatës kundër dhunës në familje dhe shoqatat e grave dhe të gjitha ata që merren me të drejtat e njeriut nëpërmjet këtij marshi do ta ngrejmë zërin kundër kësaj dukurie.

Marshi protestues organizohet me iniciativën e OJQ-së “Femra Vizionare e Shekullit XXI” e mbështetur nga shoqëria civile e Prizrenit dhe aktivistet gra të partive politike të Prizrenit./PrizrenPress.com/