30.3 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Home Blog Page 5750

Asllanaj: LDK e gatshme për zgjedhje

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është e gatshme për zgjedhje të cilat do të mbahen në bazë të marrëveshjes me koalicionin qeverisë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kështu thotë kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, i cili tregon se a do të kandidojë sërish për kryetar të Komunës së Suharekës në rast se partia e tij ia kërkon një gjë të tillë.

Asllanaj gjatë intervistës po ashtu ka folur rreth klimën biznesore në këtë komunë, duke theksuar se po krijojnë një infrastrukturë të mirëfilltë për të përmirësuar atmosferën e biznesit. Ai tregon se cilat masa i kanë ndërmarrë për të zvogëluar burokracinë komunale.

Madje Asllanaj tregon se a ka klimë të shantazhit dhe kërcënimeve ndaj bizneseve.

Ai ka folur edhe për borxhet e mbetura dhe shlyerjen e tyre, si dhe punët që i kanë kryer kompanitë pa kontrata e me të cilat janë duke u ballafaquar me procese gjyqësore.

Po ashtu ai ka folur edhe rreth projekteve të cilat i ka kryer gjatë mandatit qeverisës, rreth të hyrave vetanake, për të cilat ka treguar se kanë ngritje nga viti në vit.

“Është fat i mirë që gjithnjë kemi pasur një rritje permanente të të hyrave vetanake, çdo vit kemi pasur ngritje diku rreth 200 – 300 mijë euro mbi nivelin e vitit paraprak. Këtë vit kemi diku 25 % më tepër të hyra vetanake se sa në vitin e kaluar”, theksoi ai.

Po ashtu Asllanaj flet edhe për dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit dhe si do t’iu dalë në ndihmë fermerëve me subvencione.

*

EO: Kryetar, cilat janë tri projektet më madhore që i keni realizuar dhe me të cilat do të mbahesh mend nga qytetarët e Therandës?

Asllanaj: Mendoj që gjithmonë, prioritet i yni ka qenë procesi i ngritjes së infrastrukturës shkollore dhe në këtë aspekt kemi pasur një rezultat mjaftë të mirë duke i falënderuar edhe kontributin e Ministrisë së Arsimit dhe me kontributin e qytetarëve të Therandës. I kemi ndërtuar dy shkolla me ndihmën e donatorëve nga Austria. Gjatë këtij afati tre vjeçar i kemi ndërtuar katër shkolla si projekte të reja shkollore. Po ashtu, edhe procesi i ujësjellësit ku është një projekte milionësh ku do të futet në menaxhim të ujësjellësit dhe të ngritët cilësia e furnizimit me ujë. Do të ndërtohen edhe katër ujësjellës të rinj ku këto janë projektet që vërehen dhe kanë ndikim më të madh.

EO: Në cilët sektorë ka nevojë të investohet më shumë?

Asllanaj: Mendoj që gjithmonë lë për t’u dëshiruar, sepse secila sferë e jetës ka nevojë për investime më cilësore. Zhvillimi ekonomik është më i dobishëm në komunën tonë. Si prioritet e kemi zonën industriale në Shirokë dhe Agro-Zonën në Samadraxhë, ku kanë filluar investimet e mëdha. Po bëjmë më të mirën për krijimin e vendeve të punës. Komuna bashkë me Ministrinë e Tregtisë ka bërë investime në Agro-zonë dhe tash infrastruktura e rrugëve, ujësjellësi dhe rryma janë në gjendje shumë të mirë dhe e jep mundësinë më të lehtë të funksionalizimin e bizneseve.

EO: Ditëve të fundit në vendin tonë ka mbretëruar kohë me riga të mëdha të shiut, sa ju ka sjellë dëme fermerëve të Suharekës. Me çka ju ka dalë në ndihmë Komuna?

Asllanaj: Këto reshjet e fundit që kishim kanë qenë mjaftë të mëdha, por për fat të mirë nuk kemi pasur dëme shumë të mëdha. Në fshatin Libishtë janë bërë ca vërshime të sipërfaqeve të mbjella me lakra dhe komisioni do të dalë dhe të bëjë vlerësimin. Komuna do t’ju dalë në ndihmë këtyre dëmtimeve të fermerëve me subvencionimin për dëmet që kanë pësuar. Nuk mund t’i subvencionojmë 100 për qind dëmet, por me një përqindje të konsiderueshme gjithmonë ju ndihmojmë atyre fermerëve të cilat pësojnë dëme nga reshjet.

EO: Gjatë këtij viti sa po flasim, sa është realizuar shkalla e realizimit buxhetor nga të hyrat vetanake?

Asllanaj: Është fat i mirë që gjithnjë kemi pasur një rritje permanente të të hyrave vetanake, çdo vit kemi pasur ngritje diku rreth 200-300 mijë euro mbi nivelin e vitit paraprak. Këtë vit jemi diku 25 % më tepër të hyra vetanake se sa në vitin e kaluar. Kjo flet për një efikasitet të mirë të inkasimit të mjeteve të taksave….

EO: Më herët komuna e Suharekës, ka pasur telashe rreth furnizimin me ujë nëpër fshatra. Ju keni premtuar se do t’u bëni zgjidhje qytetarëve, sa e keni realizuar këtë premtim?

Asllanaj: Mendoj që kemi pasur shumë polemika nga përfaqësuesit e AAK, se a janë borxh a s’janë borxh, mirëpo gjithmonë kam konsideruar që kanë qenë borxh, sepse kanë qenë kontrata afatgjate të cilat i kanë mbetur Administratës sonë që t’i shlyej ato obligime dhe të gjitha ato obligime që kanë qenë me kontratë vetëm vitin e parë kemi arritur t’i shlyejmë… Kurse vitet 2015-2016 kanë qenë vite të pastra. Krahas këtyre borxheve që i kemi trashëguar obligimet që i kemi pasur, por edhe një pjesë e obligimeve janë nëpër gjykata, sepse janë kompanitë që kanë kryer punë pa kontrata. Ish-menaxhmenti i komunës i ka urdhëruar që t’i kryejnë punime pa kurrfarë kontrate dhe sot ne jemi në gjykatë pikërisht nga kompanitë që pretendojnë për kryerjen e obligimeve për punë që i kanë kryer pa kontrata.

EO: Kur keni ardhur në pushtet, keni deklaruar se qeverisja e mëparshme i ka pasur rreth 3 milionë euro borxh, sa keni arritur ta shlyeni këtë borxh?

Asllanaj: Krejt çka po bëjmë është që të krijojmë një infrastrukturë të mirëfilltë, e cila po i lehtëson bizneset që të funksionojnë normalisht. Fola për zonën industriale dhe për Agro-zonën që janë investime që i ka bërë komuna edhe me mjetet e veta dhe me mjetet e Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të krijojmë një infrastrukturë të mirëfilltë, atmosfera, gjendja e sigurisë krejt këto të japin disa premisa që e bëjnë biznesin që të zhvillohet më lehtë. Këtu nuk ka klimë të shantazhit, të kërcënimit, sepse bizneset këtu ndjehen shumë rahat, shumë komod dhe mendoj që në këtë aspekt, biznesi e ndien veten shumë mirë dhe me kapacitete që ka, provon që të zhvillohet… Taksat komunale i kemi zbritur, gjatë vitit të kaluar i kemi zbritur në 10% në mënyrë që të përçojmë një mesazh se jemi pro zhvillimit të biznesit, edhe pse ato taksa komunale janë shumë të ulëta që për një kompani, e cila funksionon normalisht besoj se nuk do të ishte shumë nëse paguan 300-400 euro për një vit. Mendoj që janë disa masa lehtësuese dhe e kemi zvogëluar dukshëm burokracinë komunale. Janë krejt këto parakushte që e bëjnë biznesin të suksesshëm. Natyrisht nuk mjaftojnë këto gjithmonë duhet të përcillet politika në nivelin e Qeverisë Qendrore, ku edhe prej tyre kemi marr hapa të mirëfillta që e përmirësojnë atmosferën e biznesit në Kosovë.

EO: A është e përgatitur kjo parti për të shkuar në zgjedhje nacionale?

Asllanaj: Unë mendoj që partitë nuk do të duhej kurrë të shpreheshin se nuk janë të gatshëm për zgjedhje. Partitë janë të krijuara pikërisht për të dalë në zgjedhje. Mirëpo, momenti se kur duhet të dilet në zgjedhje është vlerësimi i partive politike, ndoshta edhe e koalicionit qendror që kemi me PDK-në. LDK-ja gjithmonë është e përgatitur që të dalë në zgjedhje, me bindje se do të fitojë. E se çka do të ndodhë, unë mendoj se mbetet shumë për t’u punuar dhe për t’u angazhuar, dhe konsideroj karshi një klime tepër të ashpër politike që ka qenë në Kosovë, kanë mbetur shumë punë të mira pa u kryer, por është defekti më i madh që s’janë promovuar punë të mira që ka kryer kjo qeveri aktuale. Besoj që jemi të përgatitur dhe mundem të flas me plotë kompetencë për komunën e Therandës dhe konsideroj se kemi një atmosferë shumë të mirë kemi një përmbushje të obligimeve të qytetareve në masën qind për qind dhe na bënë të sigurt që nuk do të kemi probleme për zgjedhjet e ardhshme sepse, realisht jemi të fortë dhe të organizuar mirë dhe besojmë se gjithmonë LDK-ja do të jetë e fuqishme./ Ekonomia Online

Berisha: Demokracia nuk zhvillohet me persona të regjimeve socialiste e komuniste

0

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka nënvizuar se vetë fakti që prioritet u jepet personave që kanë gjoja përvojë e ajo lidhet me përvojën e kohës së Titos dhe të Milosheviqit, atëherë mund të themi se demokracia nuk zhvillohet me persona të regjimeve socialiste e komuniste.

“Andaj së këndejmi edhe ka çaluar sektori i drejtësisë në Kosovë derisa në anën tjetër faktikisht mosrespektimi apo mospasja e një rendi shtëpiak të ashpër për ata që bien ndesh me ligjin dhe ata që faktikisht me qëllim i zvarritin proceset deri në vjetërsim të lëndëve, ka sjellë deri te kjo situatë. D.m.th. duhet të merren parasysh edhe masat e suspendimit, por edhe largimit komplet nga organet e drejtësisë, por mungesa e këtyre masave të ashpra natyrisht ka bërë që ky sektor jetik për vendin të jetë i dështuar dhe në një kaos që po u kushton qytetarëve të Kosovës”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” deputeti Zafir Berisha.

Sylë Hoxha e Dhurata Hoxha raportojnë sot në Kuvend

0

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në takimin e sotëm diskuton me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxhën dhe me Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha të cilët do të raportojnë në Komision.

Jam Shqipdoni, Zot në Trollin tim

0

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shqipdoni, kishte mësuar në filozofinë e Sokratit në lidhje me “mosdijen e mësuar” ,-ai thoshte: “di se nuk di asgjë”.
Por, në (sh.XV). filozofi dhe teologu i njohur, Nikolla Kuzani shkroi veprën: “Docta ignorantia (lat) – ‘Mosdija e mësuar”, ”mosdija e dijshme”, “dije e padijshme” etj. –Kuzani, ishte i mendimit se, Zoti është një maksimum i pakufishëm, të cilin njeriu me anë të arsyes së tij të kufishme nuk mund ta njohë. Çdo dije për Zotin si qenie e pakufishme në të vërtetë është një mosdije e mësuar.

Në pikëpamjet agnostike jepet mendimi, -se njeriu asgjë nuk mund të dijë mbi Zotin e atributet e tij, për shpirtin e njeriut, për “botën e manatanshme” etj. Pra, nëse njeriu nuk mund ta njohë me siguri, as atë që veneron aq më pak mund ta njohë atë që nuk mund as ta venerojë. Ksenofoni, që kishte dedikuar një vepër për Sokratin e famshëm, -se kohe pas kohe gjatë qëndrimit të tij në burg i paraqitej një zë hyjnor që i tregonte si të vepronte, të mendonte, dhe të sillej, pastaj se ç’është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, rrena, e moralshmja etj.

-Poashtu, Platoni, kishte mendimin se, në Sokratin ishte një shpirt që e mbikëqyrte dhe e bënte me dije për çështje të ndryshme, pra ai ishte zëri i brendshëm. Hegeli, ishte i mendimit se, ai zë i brendshëm që i paraqitej Sokratit ishte këshillues dhe udhërrëfyes për njohjen e vetvetes dhe lirisë së vërtetë.
-Por, Toma Akuini në “analogjinë e qenies” është i mendimit, -se çdo gjë mund të quhet qenie, por, çdo qenie nuk ekziston, në të njëjtën mënyrë.
Por, në fanatizmin e teologeve të ndryshëm filozofik fetar, tipari thelbësor i tyre është ekskluziviteti (mungesa e kompromisit, e dialogut, e koekzistencës etj) dhe militantizmi i tyre kanë qëndrim armiqësor ndaj filozofisë teologjike fetare dhe botëkuptimit të ideologjive tjera, që nuk janë me idetë e njëjta të tyre).
-Nga aspekti filozofik, fanatizmi paraqet një lloj të monizmit absolut, ekziston vetëm një e vërtetë e njëmendët, vetëm një fe e drejtë; -kurse, të vërtetat dhe fetë e tjera nuk janë as të njëmendta as të drejta.

-Pikërisht, në emër të fanatizmit janë bërë edhe sot vazhdojnë të bëhen krime të mëdha njerëzore e materiale. Hegeli, me të drejtë thotë se fanatizmi është “një liri negative” dhe “një furi e shkatërrimit”.
-Pra, kleriku fetar me mosdijen e mësuar flet në foltore sipas dëshirave që ka, historinë e lavdishme pellazgo-iliro-shqiptare e bën të rreme, ndërsa historinë e sulltanëve pushtues osmalinjë e paraqet si vlerë të vërtetë historike, kështu ai e mohon atmëmëdheun shqiptarë!
-Pra, kujt i shërben ky klerik antikombëtarë?!
-Po, po kjo dihet u shërben interesave të huaja turko-arabe!
Këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë ide të re, të njohësh vlerën e një njeriu?

-Është nga ata, që bënë lëshime, në dëm të interesave kombëtarë, është nga ata, që bënë pazare me pasuritë e atdheut, është nga ata, që për pushtetin e tij personal i shërben të huajit dhe përshtatet me idetë e tyre për ndryshimin e shoqërisë tradicionale në atë globale kozmopolite. Pra, ky nuk është ai njeriu me ide kokëforte idealiste, nuk është nga ata këmbëngulës të patundur në dobi të kauzës kombëtare, që më mirë pranon të vdesë se sa të shkojë nga fryn era?
-Ajo ideja meskine, që të zësh një qoshe për t’i kënaqur interesat personale është veçse një mashtrim i vetvetes. Ndërsa, kokëfortësia për ta ruajtur traditën e të parëve tu, është ajo idealistja që do të biesh e ngritësh nëntë here, por herën e dhjetë të ngritesh për ta ndryshuar botën për të mirë. Shqipdoni, i bindur që e kishte kaluar provën, e kuptoi se, kishte hequr nga vetja një peshë të madhe nga ato mësime teologjike të klerikut që po i mësonte me një gjuhë të huaj që, Ay nuk e kuptonte fare, kështu. Ay, arriti ta përmirësojë gjendjen e tij shpirtërore, kur dielli doli në qiell, gati sa nuk fluturoi nga gëzimi për dritën e artë diellore. Në ligjërata që kishte dëgjuar nga kleriku, i dukeshin si tregime përrallash turko-arabe, vetë kleriku i tij, kishte lënë një mjekër majuce i veshur me veshje turko-arabe, i jepte një ngjashmëri të habitshme me imazhin e klerikëve fetarë te Anadollit.

-Fitore e përjetshme, sepse Shqipdoni, njëherë e përgjithmonë e kishte humbur ndjesinë e gabuar sesi, për një kohë kishte ngecur në atë mjedis të rremë dogmatik, duke dëgjuar rrëfime e histori të huaja.

Ishte ndërgjegjja e tij kombëtare që e largoi nga mësimet e huaja, të verbra si lakuriq nate, nuk i mësonin asgjë nga historia e pellazgëve, ilirëve, arbërorëve e atyre paraardhësve shqiptarë, që bënë më mijëra heroizma anti-pushtuese osmane, për mbrojtjen e atdheut shqiptarë.

-Ay, nuk kishte mundur të dëgjonte klerikun të fliste me ligësi për ngjarjet historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për Abdyl Frashërin, Sylejman Vokshin, Mic Sokolin, Hasan Prishtinën, Adem Jasharin…, edhe pse Shqipdoni respektonte historitë e popujve të botës, por mësimet për sulltanët e Anadollit i dukeshin si një mjegull,si një tymnajë llomotitëse e klerikut.
-Ay, kishte kujtuar se çdo nxënës në shkollën fetare u beson dëngërllive te tyre, por jo more anadollakë,-kurrë Shqipdoni nuk tjetërsohet për shkak të fesë në turqeli, në shkijë të zi, në grekë dinakë, në arabë tej, dinakë…
Në qenien e Shqipdonit, po shfaqej gjithë ai shkëlqim, rrëzëllim dhe mirësi, më e madhe, nga ajo e mashtrimit tuaj se, vëllai im mund të jetë një i huaj, jo kurrën e kurrës, vëllai im është,-vetëm shqiptari; çfardo feje që të jetë dhe beson; Ay, është im vëlla!…
Ç’kujton ti more klerik i marrosur ?! Të besoj në rrenat tuaja, jo në asnjë mënyrë jo!
Vërtet, unë respektoj të gjtha fetë, besimet, respektoj, të gjithë popujt e botës,-ama, secili të jetë Zot në shtëpi të vet!
Unë, jam vetvetja!
Unë, besoj në lirinë dhe vetveten time!
Unë, jam pushteti i atdhedashurisë!
Unë, jam Shqipdoni, -Zot në Trojet e mia, qysh para dreqit, satanit, djallit, naletit e shejtanit.

Monumenti Kadare

0

Dëshiroj ta filloj këtë tekst me vlerësimin që Ibrahim Rugova i bëri veprës së Kadaresë me 1980, në tekstin “Një mbrëmje me Kadarenë”, në të cilin shkroi: “Kadare përgjigjet për çështje më të rëndësishme e të ndërlikuara, pa komplekse inferioriteti dhe pa imponim autoriteti. Sepse ai sot është një nga autoritetet më të mëdha të letërsisë sonë edhe në raportet ndërkombëtare…Prandaj mund të thuhet se Kadare është shkrimtar, apo thënë më mirë, intelektual me kulturë të gjerë e me vrojtim të thellë. Është në rrjedhën e kohës, i çliruar nga kompleksi i metropoleve, sepse ekziston nëpër metropole.”

E fillova këtë tekst qëllimisht me vlerësimin e Rugovës, meqë sot, pas kaq vitesh, në një ditë “In honorem Ismail Kadare” na tingëllon shumë aktual dhe njëkohësisht e kuptojmë se vlerësimi i tij ishte i motivuar dhe i bazuar në principe të mirëfillta artistike, ndërkohë që, përgjatë viteve pasuese, vlerësimet dhe mirënjohjet për autorin kanë arritur kulmin.

Është thënë e përsëritur shpeshherë se letërsia është alternativë e përhershme për shoqërinë, e disave u pëlqen të thonë se është mënyra ma e mirë e shëlbimit të një shoqërie. Kadare, përgjatë viteve të absurdit, e dëftoi ma së miri këtë alternativë. Ai mrekullueshëm e bëri punën e tij prej shkrimtari, duke rezistuar artistikisht dhe estetikisht. Dhe përgjatë atyre dekadave, shkroi një vepër letrare, e cila u shndërrua në urëlidhje, mes humbëtirës komuniste, ku ai dhe populli i tij jetonin, dhe kulturës letrare, ku e kërkonte rrugën kah çlirimi shpirtëror dhe përjetësia për të dhe Shqipërinë e tij.

Secili lexim është personal, subjektiv dhe i ndikuar nga faktorë të ndryshëm. Por, gjithashtu, secili lexim i letërsisë, ushqehet nga disa premisa, që mund të jenë letrare, kulturore, gjuhësore, politike e idenitare. Unë letërsinë e Kadaresë e kam lexuar për një sërë arsyesh, dhe për këtë rast, po i veçoj katër.

E para: Letërsia e tij më tërheq, më magjeps, pra, m’i përmbush kërkesat artistike- kënaqësinë e leximit. Kjo për faktin se dimensioni i saj estetik, është i fuqishëm, i përhershëm e kumbues. Arti i tij ka fuqi t’i çlirojë lexuesit nga klishetë e ndryshme, sidomos ato ideologjike për njeriun e ri pa të meta dhe lumturinë njerëzore komuniste dhe të hapë para tyre horizonte të reja të kuptimit të jetës, duke i stigmatizuar mizoritë, shtypjet politike, nëpërmjet një ligjërimi të epërm.

Po ashtu, Kadare, me artin e tij, ka dëftuar se letërsia ka fuqi t’i çlirojë njerëzit nga “dalldisjet dilirante” (Harold Bloom) dhe t’i shpie ka imagjinata, e bukura, e përhershmja. Romanet e tij të rrëmbejnë me imagjinatën e pasur dhe të kapërdijnë si një lum- herë i prajshëm e herë i rrëmbyeshëm dhe të çojnë nëpër kohë e hapësirë, duke bërë ta kundrosh botën me tërë magjitë e mizoritë e saj. Një botë, ku si në një skenë teatri tragjikomik, personazhet bëjnë luftë mes të mirës e të ligës, dashurisë e urrejtjes, përbrenda një kozmosi bukurie letrare, ku fjala, figura e rrëfimi janë si dalta në dorën e një piktori të rryer.

E dyta: Letërsia e Kadaresë, në kohën kur në Kosovë përjetonim terror politik, ishte një lloj pararoje nga murtaja e gjuhës dhe vrushkujt e pushtetit që na godisnin pamëshirshëm. Vepra e tij, ndikoi që t’i mbanim të ndezura shpresat, se përtej mizorisë politike, triumfon gjithmonë e drejta e popujve, liria, si imanencë njerëzore e nevojë ekzistenciale. Këtë e kam kuptuar që nga romanet e para të tij, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kush e solli Doruntinën”, vepra që u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor e letrar.

E treta: Letërsia e Kadaresë më ka bërë të ndihem krenar në raport me boten e madhe të letërsisë, atë republikën letrare, ku nuk hyhet lehtësisht. Derisa po shkruaja këtë tekst, mu kujtua vizita që pata sivjet në Irlandë, me ç’rast mora pjesë në Festivalin e librit në Dublin. Atje, teksa po bisedonim me drejtuesit e Festivalit, për sukseset e sfidat, për pjesëmarrjen e autorëve të rëndësishëm, ata na treguan se i ftuar i tyre, në mesin e shumë të mëdhenjve, ishte shkrimtari Ismail Kadare.

Ky moment, s’ka sesi mos ta emociononte, gëzonte e ngazëllente një autor nga Kosova, që në këtë rast është i pasionuar pas veprës së tij. Sepse, për një moment, t’i mvisheh me një ndjenjë krenarie e mburrje dhe e kupton pushtetin sovran të letërsisë. Në fakt, këtë ndjenjë, nuk e kam përjetuar vetëm kësaj here. E kam përjetuar shpeshherë dhe në momente të ndryshme, sidomos përgjatë viteve kur jetoja në Suedi. Kam marrë pjesë nëpër aktivitete të ndryshme letrare, dhe thuajse në çdo takim, sa herë është kuptuar që unë jam shqiptar dhe merrem me letërsi, emri i Kadaresë ka kumbuar fuqishëm në tavolinën time. Pa mëdyshje, në këso momente, s’ka sesi të mos të përfshij ngazëllim e krenari kur e kupton se Kadare ekziston nëpër metropole.

E katërta: Letërsia e Kadaresë është kalcium jete shumë i dobishëm për kombin tonë, sidomos në aporinë e debateve pafund rreth identitetit kulturor të shqiptarëve, në kohën kur si asnjëherë më parë, në skenë kanë dalë gjithfarë karagjozësh që përbuzin identitetin shqiptar e kulturën e tij. Vepra e Kadaresë, ka tagër e fuqi, që ta injektojë lexuesin me forcë e besim te ky identitet dhe te vlera e tij evropian. Duke e njohur dhe pranuar këtë vlerë të epërme të veprës së tij, Patër Zef Pllumi shkroi “Historia jonë është një histori llogoret e sot me i madhi luftëtar në mbrojtje të kulturës, identitetit dhe integrimit evropian të shqiptarëve, është Ismail Kadareja e unë gjendem krah për krah tij në ato llogore.”

Vepra letrare e Kadaresë është zbulim e shpalim, shenjë e shënjues i identitet kulturor të shqiptarëve dhe referenca ma e qenësishme e kulturës shqiptare në botë. Si gjeni i rrëfimit dhe përdorimit të gjuhës, ai ka skalitë ma mirë se kushdo fizionominë e kombit shqiptar, atë të panjohurën, të mbuluarën, të fshehurën, dhe ka dëftuar dashuni vepruese për të. Në këtë mënyrë, ka ndikuar që në botë të ndryshojë mendimi se kush jemi ne dhe cilët jemi në raport me tjerët.

Shkrimtari Uilliam Faulkner tha: “Unë refuzoj të pranoj fundin e njeriut” dhe sigurisht këtë nuk e tha vetëm për vete, por edhe për sivëllezërit e vet. Pa dyshim, një nga shkrimtarët më tipik që nuk e pranoi fundin e njeriut është Ismail Kadare. Ai nuk veproi, por shkroi, dhe në këtë mënyrë e sfidoi fundin e njeriut, mjeshtërisht, me magjinë e rrëfimit, me letërsi, duke mos lejuar që asnjëherë të harrojmë. Që nga romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, me një duzinë romanesh e esesh, poezish e tregimesh, ai e lartësoi gjuhën dhe letërsinë shqipe në hierarkinë e republikës letrare, ku s’ishte kurrë më përpara, dhe njëkohësisht i doli përballë murtajës së gjuhës helmuese, që vërshonte mjerueshëm nga tirania. Në këtë mënyrë, Shqipëria e zymtë, e lodhur dhe e shëmtuar, u bë pjesëmarrëse e denjë në podiumin e artit ma sublim: letërsisë

Llogaridhënia, fjalë e harruar për drejtësinë

0

Mekanizmi i ndëshkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ‘dembelë’ dhe atyre që nuk e kryejnë punën në raport me ligjin, thuajse ka dështuar nga viti në vit, ngase asnjëherë nuk është krijuar një kulturë e tillë e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë. Por, analistët dhe njohësit e kësaj fushe kanë thënë se përderisa nuk ndryshohet përbërja e anëtarëve të KGJK-së dhe KPK-së, vështirë se do të arrihen rezultate të prekshme në këtë drejtim, ngase, sipas tyre, disa nga ta janë me një të kaluar jo të pastër dhe madje të dyshimtë. Ndaj është shtuar edhe çështja se institucionet në fjalë a janë vetëm sa për ‘dekor’ sa i përket anës së ndëshkimit dhe marrjes së masave ndaj gjyqtarëve e prokurorëve pa etikë, integritet profesional e deri të tillë si të inkriminuar në korrupsion, e që mungesa e ndëshkimeve ka ngulitur kësisoj edhe kulturën e pandëshkueshmërisë tek ta, duke sjellë për rrjedhojë edhe një gjendje kaotike deri në humbjen e plotë të besimit të qytetarëve në sistemin e kapur të drejtësisë.

Kelmendi: KGJK-ja dhe KPK-ja nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës

Profesori dhe eksperti i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se është një idealizëm i parealizueshëm që Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës të jenë në lartësinë e detyrës, të cilën e kërkon shteti ligjor, ngase kjo kërkon mund, disiplinë dhe moral e etikë në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjë që, sipas tij, është vështirë e realizueshme me këtë përbërje të njerëzve në këshillat e lartcekur. Por, edhe me një politikë të gabueshme çfarë është tani, në të gjitha nivelet e shtetit të Kosovës, vështirë është që të ndërtohet shteti ligjor, për të mos thënë se është e pamundur, sidomos në këtë kohë tranzicioni.

“Këtë e vërtetojnë edhe faktet, nisur nga Qeveria, Kuvendi dhe mekanizmat e tjerë, por qoftë edhe nga diskutimet e ndryshme nëpërmes regjistrimeve telefonike, të cilat tashmë janë të njohura tek ne, e që tregojnë kësisoj se çdokund vendosen njerëzit e kalibrit të tillë, që janë të dëgjueshëm dhe përmes lidhjeve të ndryshme, derisa konform kësaj KGJK-ja dhe KPKja nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës në drejtim të përzgjedhjes së prokurorëve e gjyqtarëve me etikë e profesionalizëm të lartë, dhe pastaj edhe të dhënies e marrjes së llogarisë nga ta. Pra, që të kemi vërtet një prokurori e gjyqësi të specializuar e profesionale, që vendosin vetëm në bazë të ligjit, atëherë ne duhet përveçse të kemi politikën e pastër në këta dy këshilla, po ashtu duhet të fuqizohet edhe ana e llogaridhënies së të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, por para tyre, në radhë të parë kjo duhet të vlejë për vetë anëtarët e KGJK-së dhe KPK-së, pasi nëse anëtarët e tyre janë persona të politikës, pastaj me moral të dyshimtë dhe me një të kaluar e të tashme shumë të dyshimtë që vinë nga ishregjimet e ndryshme, atëherë për rrjehojë është e kuptueshme se nuk mund të kemi gjyqtarë e as prokurorë me virtyte, moral dhe dije e etikë, po ashtu as të tillë që janë kundër krimit dhe korrupsionit”, shprehet profesor Kelmendi. Sipas tij, kjo mund të rregullohet vetëm me masa adekuate dhe jodisiplinore, duke ua ndërruar vendin e punës atyre, por masa të tilla si të përjashtimit nga puna, por edhe atyre masave adekuate jo vetëm të punës, por edhe atyre penale në drejtim të asaj që nëse vërtet shkelet ligji apo bëjnë veprime të tilla të njëjtët të dërgohen pranë gjykatës kompetente.

“Por, kjo është e pamundur pa ndërrim e përgjithshëm të këtyre dy këshillave dhe marrjen e masave konkrete me njerëz krejtësisht të rinj me moral, etikë të shëndoshë dhe profesionale, kësisoj mund të përmirësohen KGJK-ja dhe KPK-ja dhe më pastaj të ndodhë edhe ndërrimi i gjyqtarëve e prokurorëve, por këtu jam skeptik pasi kemi të bëjmë me një sistem të tërë- sishëm, që është në duar të korrupsionit”, është shprehur Kelmendi..

Kërkohen dorëheqjet për rastin ‘Dehari’

0

Për t’u hapur rrugë hetimeve të pavarura në lidhje me vdekjen e aktivistit të lëvizjes “Vetëvendosje”, policia metropolitane “Scotland Yard” kërkon shkarkime dhe dorëheqje nga krerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë.

Ndonëse një ekip i pavarur ka monitoruar obduksionin e Astrit Deharit, raporti që është hartuar në lidhje me vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta.

Mjeku shqiptar në Berlin, Milot Rama, është shprehur se është i trishtuar me raportin e autopsisë për Astrit Deharin, aktivistin e “Vetëvendosjes” që vdiq në Burgun e Prizrenit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

“Unë si mjek me përvojë katër vjeçare në mjekësi intensive, në njërën nga klinikat më prestigjioze kardiologjike dhe pulmologjike gjermane jam më shumë se i trishtuar me raportin e autopsisë”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se shumë shpesh edhe anestezistët dhe mjekët e reparteve intensive me metoda shumë të sofistikuara kanë vështirësi të fusin tubusin me gjerësi maksimale 2 centimetra në rrugët e frymëmarrjes. “Prandaj tani përdorim gjithnjë e më shumë video-laringoskop, ku rrugët e frymëmarrjes i vëzhgojmë në kamerë për intubim më të shpejtë”, ka thënë ai.

Koalicionit PDK & LDK po i rrrëshqet dheu nën këmbë

0

Deklarimi i kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se koalicioni qeverisës përfundimisht nuk i ka votat për ta kaluar Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, nga analistët politikë po shihet si një dorëzim i turpshëm i elefantëve të mëdhenj, që duke pasur për bazë edhe dështimet në projektet e tjera të interesit nacional, sikur është zhvillimi ekonomik i vendit dhe dështimi në liberalizimin e vizave, e bën këtë spektër politik akoma më të padenjë për të vazhduar tutje me qeverisjen e vendit. Kriza duket të jetë akoma më e thellë, duke pasur parasysh edhe bllokimin e procesit në përpjekjen për riformatimin e Qeverisë. Sido që të jetë, përveç koalicionit qeveritar, shpresat nuk i ngjall për qytetarin as blloku rival politik i opozitës së ndarë në dy taborë dhe kjo akoma më shumë ndikon në degradimin dhe paralizimin e plotë në jetën dhe punën institucionale në vend, duke e bëre fare të pashpresë të ardhmen me alternativë për ndryshime. Si pasojë e një situate të tillë, analistët politikë vlerësojnë se po futet në depresion shumica e shoqërisë kosovare, e cila nuk sheh perspektivë dhe nuk ka shpresë, as me koalicionin, por, fatkeqësisht, as me opozitën e ndarë.

Jeta në Kosovë ka stagnuar

Politologu Arsim Haziri thotë se qysh në fillesat ky koalicion ka qenë i jonatyrshëm dhe prej krijimit e kanë përcjellë anomali dhe jofunksionalitet, që gjë ka zhgënjyer qytetarët. “Shikuar nga të gjithë faktorët që janë prezent, shihet pse ky koalicion është duke kaluar kohën më të rëndë të keqe të funksionalitetit dhe një klimë e tillë fatkeqësisht është duke i prirë edhe forcave opozitare në pamundësinë e krijimit të një alternative më të përbashkët. Pra, situata e sotshme ka stagnuar si jetën politike, ashtu edhe atë sociale, duke bërë që perspektiva e të rinjve të humbet skajshmërisht. Qeveria në të gjithë veprimtarinë e saj ka treguar se e ka të pamundshme për të përmbushur një misionin, siç e quante atëherë ekonomik, për të plotësuar detyrat për liberalizim të vizave të qytetarëve. Konsideroj se vendi duhet shkojë urgjentisht në zgjedhje që të hapen disa procese, nga të cilat mund të përfitojmë dhe të detyrojmë idenë qeveritare se synimi i saj duhet jetë konform kërkesave popullore”, u shpreh analisti Arsim Haziri për “Kosova Sot”.

Maloku: Zgjidhja është tek reformimi i thellë i partive politike

Sociologu Fadil Maloku zgjidhjen e sheh tek një reformim i thellë i këtyre subjekteve politike me njerëz të rinj dhe ide të reja programore, derisa nuk sheh perspektivën e daljes nga kjo rrugë e pakrye.

“E kam thënë dhe e përsëris qëndrimin tim se ideja e formimit të partive të reja, me njerëz të konsumuar dhe të dështuar në projekte, në parti të vjetra, të fascinuar me fuqinë e pushtetit dhe me privilegjet që ai ofron, në një ambient të papjekur social e politik, është vetëm një tentativë e re për ta “mirëmbajtur” ambicien dhe unin e lakmisë hedoniste, asgjë më shumë. Them, kështu, ngase ndërrimi i partive politike, pa pasur bindje dhe “Përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë ditur apo nuk kanë dashur me qëllim që ta përfundojnë procesin e Demarkacionit, në njërën anë kanë qenë kategorikë në qëndrimet e tyre, kurse në anën tjetër nuk kanë qenë transparentë dhe llogaridhënës për procesin e demarkimit. Prandaj, të gjitha këto lëshime nga ana e Komisionit kanë bërë që në opinion të krijohet një percepcion se procesi i demarkimit nuk është bërë në mënyrë të drejtë”, theksoi Ahmeti për “Kosova Sot”.

Kërkesa për hetime ndërkombëtare u bë katër ditë para publikimit të Raportit të Autopsisë së Deharit

0

Përfshirjen e hetuesve britanikë në zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit e kishin kërkuar ende pa dalë Raporti i Autopsisë. Kështu, Ministria e Drejtësisë dhe Kryeprokurori i Shtetit kishin protokoluar kërkesën në Ambasadën e Britanisë më 14 nëntor derisa rezultatet e obduksionit të Astrit Deharit ishin publikuar më 18 nëntor. Në këtë situatë, Vetëvendosje po kërkon që Familja Dehari të caktojë hetuesit e jo Shteti i Kosovës.

Dhurata Hoxha e Aleksander Lumezi kishin drejtuar një kërkesë në drejtim të Ambasadës Britanike në Prishtinë për përfshirjen e hetuesve ndërkombëtar për zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në emër të Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Lumezi e Hoxha u kishin kërkuar ndihmë britanikëve katër ditë para se të publikohej Raporti i Autopsisë së trupit të Astrit Deharit.

Kërkesa ishte protokolluar më 14 nëntor 2016 derisa raporti i Autopsisë ishte publikuar më 18 nëntor.

“…..edhe pse të gjeturat e hetimit të tanishëm pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim, çfarëdo hetimi që do të kryhej nga Skotland Jard, nuk duhet të pengohet apo kufizohet nga këto të gjetura”, thuhej në letrën që Hoxha ia ka dërguar ambasadorit britanik në Kosovë”, thuhej të kërkesën drejtuar britanikëve.

Ndërkohë, Vetëvendosje, përmes Xhelal Sveçlës ka kërkuar që Familja Dehari të vendosë për hetuesit e jo Shteti i Kosovës.

Astrit Dehari kishte ndërruar jetë gjatë transportimit prej paraburgimit për në Spitalin e Prizrenit ku ishte duke u mbajtur si i dyshuar për sulm terrorist ndaj Parlamentit. Rezultatet e autopsisë të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë konstatuar se Dehari kishte vdekur nga lëndimet e vetshkaktuara. Kryeprokurori i Prizrenit ka konstatuar se anëtari i Vetëvendosjes bëri vetëvrasje, por, ende nuk janë sqaruar motivet. Askush s’është arrestuar apo akuzuar se ka shtyrë Deharin në vetëvrasje.

Lëvizja Vetëvendosje ka kontestuar gjetjet e Mjekësisë Ligjore dhe kanë dhënë versionin e tyre. Kanë thënë se Astrit Dehari është vrarë duke drejtuar gishtin kah Shteti. As Vetëvendosje s’ka përmendur emra konkret se kush qëndron pas vdekjes së Deharit. Përmes vdekjes së Deharit, Partia e Visar Ymerit ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe dorëheqjen e udhëheqësve shtetëror.

Hasjanët i hasin figurat mitologjike në përrenj, shpella e lumenj

0

Besëtytnitë, edhe pse në ditët tona janë zbehur shumë, në traditën e pasur dhe të larmishme të Hasit zënë një vend me rëndësi. Malësorët e Hasit, si blegtorë, në plan të parë, me shpirt të pasur e të pastër, jetuan ndër shekuj të shoqëruar nga dimrat e gjatë dhe të egër dhe në një natyrë të ashpër, së cilës ata i mbetën besnikë në çdo kohë. Etnologu Nexhat Çoçaj shprehet se hasjanët e siguronin me vështirësi kafshatën e bukës. Ai shpjegon se në kulturën dhe traditën e Hasit gjejmë edhe ndikime të ndërsjella, marrje e dhënie me zonat e tjera etnokulturore, me të cilat banorët e Hasit i ka lidhur fati historik e fqinjësia e mirë me ato zona. Shton se në shumë fshatra të Hasit, varësisht prej cilit kënd shikohet, haste në shumë elemente të përbashkë- ta në mënyrën e trajtimit të miteve, riteve e besimeve.

“Mund të themi se zona e Hasit ka lidhje të pandashme etnokulturore me disa nënzona të tjera, me të cilat u kanë përballuar stuhive të kohës së pushtimeve të shumta. Besimet e lashta, që nga paganizmi, janë të shumta në popullin e Hasit e që janë ruajtur me xhelozi kryesisht përmes riteve, festave e ngjarjeve të shënuara të jetës së njerëzve të këtij mjedisi”. Si në të gjitha trevat e tjera shqiptare edhe në fshatrat e Malësisë së Hasit ka pasur shume vende të caktuara në rrugë, që shërbenin si vendqëndrime pushimi, siç ishin dikur: Kodra e Kalemit, Magarçi i Lumit, në Kodrën e Kalemit në Gjonaj në drejtim të Drinit të Bardhë, Trumshi në burimet e malit Pashtrik, Lakakeqi nën Kalanë e Skënderbeut mbi fshatin Mazrrek, te Dragovodi në afërsi të staneve të Vlahnes, të Vorri i Delmes mbi fshatin Qarr në drejtim të fshatit Letaj, në Va Spas, të Hani i Brutit, te Guri i Shpuem etj.

Fantazmat e përroit

Sipas Çoçajt, njëri ndër udhëtimet midis misticizmit dhe besimit tanimë në tri pika si forma të veçanta bëhet pikërisht peligrinazhi në majën e Pashtrikut në Kosovë, vendbesim dhe pelegrinazh në kërkim të gjetjes së qetë- sisë shpirtërore. Në këtë mënyrë, sipas tij, Malësia e Hasit ka qenë terren i përshtatshëm për përhapjen e besimeve dhe besëtytnive të ndryshme në të kaluarën, por të cilat gjallojnë edhe sot në kokën e shumë pleqve dhe plakave. Gjatë vizitave në shumë fshatra, shumë pleq dhe plaka, gjatë bisedës me ta, tregojnë me bindje të plotë se në kohën, kur kanë qenë të rinj, i kanë parë shumë nga figurat mitologjike, në male, në përrenj, buzë Drinit të Bardhë, por një numër të madh të figurave mitologjike.

Drejtori i shkollës në Gjonaj të Hasit, Latif Çoçaj, rrëfen se fryma e re e zhvillimit ekonomik, hapja e zonës me zonat e tjera, daljet e hasjanëve në kurbet e kanë ndryshuar qysh moti rëndësinë dhe ndikimet e shumë figurave mitologjike. Këto ndryshime, sipas të moshuarve, kanë ardhur falë zëvendësimit të kushteve të vështira me kushte më të mira. Prof. dr. Mejdi Elezi shpjegon se akademiku Mark Krasniqi ka konstatuar pas shumë hulumtimeve të bëra në fshatrat e Hasit se shtriga, lugati, “ai i prronit” dhe fantazmat e tjera, duan terr si për sytë, ashtu edhe për trurin e njeriut.