17.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 5759

Thaçi synon mbrojtjen e keqbërësve

0

Askush nuk i beson presidentit të Kosovës

Iniciativa e përmendur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak pas marrjes së mandatit të tij, për ndryshimet eventuale në Kodin penal dhe atë të procedurës penale, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, është joserioze dhe nuk ka ndonjë qëllim të mirë. Kjo ngase, sipas tyre, edhe kodet që janë tani në fuqi janë në përputhje me legjislaturën penale të Unionit Evropian, por që vetëm kërkohet zbatimi adekuat i tyre. Andaj është shtuar edhe dilema se a mund të jetë ndryshimi i kodeve në fjalë vetëm një farsë, kinse për goditjen e krimit të organizuar e korrupsionit, meqë dihet se kodi penal mund të ketë të meta, por nuk paraqet ndonjë pengesë për ta goditur krimin, ngase sipas analistëve pengesa kryesore në këtë drejtim është politika, si dhe prokurorët e gjyqtarët e paaftë, të paguximshëm për t’u ballafaquar me krimin.

Analisti Muhamet Kelmendi ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot” se atëkohë kishte qenë anëtar i komisionit në përpilimin e Kodit Penal të Kosovës, por edhe gjatë ndryshimeve të bëra të këtij kodi, madje siç tha në kodin e parë penal kishte qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Më tej Kelmendi ka shtuar se, duke qenë se kishte marrë pjesë edhe në hartimin e tij, por edhe atij të Ligjit të procedurës penale, ku sipas tij gjatë hartimit të tillë i tërë komisioni ishte mbështetur kryesisht në legjislaturën penale të Unionit Evropian.

“Andaj, me këtë dua të them se nuk është çështje e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe veprimtarive devijuese dhe antishtetërore që i ka paraparë Kodi Penal se i njëjti nuk është i rregulluar dhe ka mungesë juridike për t’i luftuar dukuritë në fjalë, por në këtë drejtim është vetë politika ajo, e cila i ka kapur thjesht organet e hetuesisë, duke filluar nga policia te gjykatat e të gjitha niveleve e deri tek Gjykata Kushtetuese”, theksoi ai.

Ndërkaq, deputeti Zafir Berisha ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se: “Ndryshimet jo gjithherë mund të sjellin të mira dhe në këtë rast, meqë pjesë e shumë të zezave në Kosovë është vetë Hashim Thaçi, me të drejtë ka vend për të dyshuar se ndryshimet eventuale mund edhe të nënkuptojnë fshehjen e shkeljes së ligjit dhe keqpërdorimeve që i ka bërë ai vetë dhe garnitura e tij, pasi tashmë edhe publikisht dihet se shumë njerëz rreth tij kanë edhe aktakuza publike”. /Kosova Sot/

Prizren: Kalaja që sundohej nga vajzat

0

Ata që e vizitojnë Prizrenin, kryesisht njoftohen me kalanë e këtij qyteti, por në fakt Prizreni ka edhe dy kala të tjera, Kalanë e Vashës dhe Kalanë e Kryengjëjve. Lidhur me Kalanë Vashës, që ndryshe quhet edhe e Çikës, ka të atillë që e quajnë edhe Kalaja e Cucës, ka legjenda të ndryshme. Në fakt, vendndodhja e saj është një pozitë strategjike. Studiuesit sllavë konsiderojnë se kjo është një kala e periudhës së Mesjetës. Por, supozohet se ajo është më e vjetër sesa mendojnë shumë studiues sllav.

Samir Hoxha, drejtor i Entit për Trashëgimi Kulturore në Prizren, shprehet se kjo kala ka shumë histori dhe ruan shumë misticizëm në vete. Aty ka pasur çezme me ujë të pijshëm, e që thuhet se ai ujë kishte fuqi magjike për zbukurimin e vajzave, për faktin se ishte ujë i butë, e nuk ka pasur tretje gëlqerore. Vizitorë të shumtë mahniten me bukurinë e Kalasë së vjetër, që mund të shihet pothuajse nga secila pjesë e qytetit.

“Mirëpo, të paktë janë ata vizitorë që e dinë se Prizreni ka edhe një kala tjetër, atë të Vashës, ngase ajo gjendet në luginën e Lumëbardhit, 2 – 3 kilometra në lindje të qytetit, në drejtim të Prevallës”, ka thënë Hoxha.

Supozohet se Kalaja e Vashës së fundmi është ndërtuar në vitin 1214 mbi fortifikatën e rrënuar, që në shënimet e mëhershme figuron si fortifikatë antike me katër kulla, të cilat shërbenin për kontrollimin dhe ruajtjen e rrugës që kalonte nëpër këtë nyjë malore.

Hoxha rrëfen se sipas një legjende, Kalanë e Vashës e ka ndërtuar një mbret dardan për ta strehuar vashën e tij gjatë kohës së luftës. Hoxha rrëfen edhe për karakteristikat e kësaj kalaje.

Kjo kala është e ngritur mbi një majë të thepisur në anën e majtë të rrjedhës së Lumëbardhit, ku ekzistonte një vendbanim shumë i lashtë parahistorik. Kalaja e Vashës shtrihet në një sipërfaqe prej 75 metrash katrorë dhe e ka bazën katërkëndëshe me mure të trasha mbi 2 metra të ndërtuara prej guri e llaqi gëlqeror në një lartësi mbidetare prej 650 metrash. Ajo ka 4 kulla, prej të cilave njëra është më e madhe, kurse 3 janë më të vogla. Në kohërat e lashta Kalaja e Vashës ka shërbyer si hyrje për në Kalanë e Vjetër të qytetit, ndërsa ishte e furnizuar me ujë dhe kishte kushte të përshtatshme banimi. Kalanë nëpër kohëra e kanë përdorur edhe romakët, bizantinët e të tjerët.

Vajzat laheshin me qumësht të dhisë së kuqe

Hoxha shprehet se ekzistojnë disa gojëdhëna rreth kalasë, kurse ajo që intrigon më shumë është se të gjitha ato flasin për fatin e një vashe. Gojëdhëna e parë thotë se në këtë kala ka pasur çezme me ujë të butë, dhe ai ujë thuhet se nga mosha 14-vjeçare vajzat i zbukuronte tej mase. Vajzat e reja, të cilat pastaj me bukurinë e rrallë i martonin kryesisht me familje fisnike apo udhëheqës ushtarakë të kohës. Quhej Kalaja e Vashës, ngase aty kishte vetëm vasha dhe asnjë mashkull nuk bënte shërbim. Rojat dhe përgjegjësit thuhet se ishin vetëm vashat që mbeteshin të pamartuara, që ndryshe i quanin lënesha. Aty thuhet se në shërbim të kësaj kalaje ruheshin tufa prej 500 dhive të kuqe. Po kështu ekziston gojëdhëna se këtu vajzat laheshin një herë në javë me qumësht të dhisë së kuqe.

U dashurua në bariun, por u flijua për dashurinë e ndaluar

Gojëdhëna e dytë thotë se Kalaja e Çikës ka mbetur për faktin se një pasha lokal kishte një çikë, e cila ishte shumë e bukur, por kushdo që ia kërkonte dorën ishte më i shëmtuar se ajo. Pashai duket se asnjë nuk e begeniste për çikën e tij, prandaj ia ndërtoi këtë kala për të jetuar ajo me ajrin e pastër, me diellin e hershëm, mbrëmjen e këndshme si shpërblim, pasi që nuk kishte djalë që mund t’i takonte asaj. Thuhet se ajo duke jetuar në këtë kala, një ditë kishte parë një bari dhe ishte dashuruar në të. Por, i ati i saj e kishte parë djaloshin dhe kishte vendosur të mos ia jepte atij vajzën. Në shenjë dënimi thuhet se pashai lokal këtë kala të bukur e shndërroi në burg të çikës, e cila thuhet se nga dashuria kishte vdekur duke u flijuar.

Vendstrehimi për femrat e pamartuara

Gojëdhëna e tretë flet për Kalanë e Cucës, apo të një vajze malësore të bukur, e cila nuk kishte vëlla. Ajo kishte pranuar të jetonte në këtë kala për dy arsye, e para që të ruhej nga lufta dhe e dyta për faktin se kjo kala bazuar në konfiguracionin strategjik që kishte, ishte mbrojtje e moralit të saj nga cilido armik. Mirëpo, aty thuhet se ruheshin shumë cuca malësie për të ruajtur nderin e mos të bien në dorë të asnjë armiku.

Për këtë kala, Hoxha shprehet se ka shkrime të shumta në formate të ndryshme, të cilat kryesisht gjenden në arkivat e Dubrovnikut.

“Këto gojëdhëna flasin në një formë apo tjetër për rolin e femrës në shoqërinë tonë në kohëra të ndryshme”, na thotë Hoxha.

Sipas tij, kjo kala konsiderohet si një nga kalatë më të vjetra të këtij regjioni dhe sipas tij meriton një eksplorim të shumanshëm. /Kosova Sot/

Kabashi: Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi,para një grupi të zejtarëve të qytetit ka bërë të ditur se ai dhe kryetari Ramadan Muja nuk kanë koordinim të duhur për zbatimin e politikave publike.

Sipas tij, në një situatë të tillë të mungesës së bashkëpunimit të duhur edhe llogaridhënia brenda Ekzekutivit lokal ka qenë në nivel shumë të ulët. Ka pranuar se Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë arsye ka vlerësuar se kjo komunë ka nevojë për një lidership më të mirë. E në këtë drejtim ka marrë edhe përkrahjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se nëse ndryshimi e zhvillimi ndodhin në Prizren atëherë ato shtrihen edhe në nivel vendi.

Paraprakisht nënkryetari Kabashi ka pohuar se në postin që mban ka pasur kufizime për veprim, ngase ligji nuk i jep ndonjë kompetencë të caktuar.

Migrimi i popullatës la bujqësinë në dorën e pleqve në Medvec të Prizrenit

0

Medveci i Prizrenit ka ndryshuar shumë. Dikur jo larg atje kishte kultivues të njohur të rasteve të specave, domateve dhe perimeve të tjera. Mirëpo, mosha e re pak po merret me këtë veprimtari. Kryetari i këtij fshati, Qemajl Krasniqi, flet me admirim për një kohë, kur ishte e vështirë mbijetesa dhe kur nga bujqësia jetohej e përfitohej mjaft. Banorët e këtushëm njiheshin për kultivimin e hershëm të rasateve, pastaj herët nxirrnin pjepra e shalqinj, të cilët i kultivonin më sera improvizuese. Tani më vetëm 20 për qind e popullsisë merret më këtë veprimtari, ndërsa dikur angazhohen rreth 80 për qind e banorëve që fitonin bukën nga bujqësia.

Krasniqi tregon se kanë mbetur vetëm dy lagje që kultivojnë perimtarinë. si lagjet ‘Elshani’ dhe ‘Krasniqi’. Fshati Medvec shtrihet në veriperëndim të Prizrenit, gjegjësisht në kilometrin e 14-t të rrugës PrizrenPiranë-Mamushë. Ky lokalitet ka rreth 200 shtëpi dhe 1800 banorë. “Ky vendbanim daton qysh herët dhe kryesisht në të kaluarën është njohur si lokalitet i rritjes dhe kultivimit të bletarisë, mese 90 për qind e fshatit ishin bletarë dhe vetë emërtimi i këtij lokaliteti ka marrë këtë emër “med”- mjaltë. Fshati Medvec, përveçqë njihet si prodhues i dikurshëm i mjaltit, njihet edhe si lokalitet me rritjen dhe prodhimin e kulturave bujqësore, sepse ka një tokë shumë pjellore”, shprehet Krasniqi, shkruan gazeta Kosova Sot.

1/4 e popullsisë të këtij lokaliteti është larguar

Sipas Krasniqit, në të kaluarën, si në shumë lokalitete tjera, ashtu edhe në këtë lokalitet, ka pasur dëme nga luftërat dhe regjimet e ndryshme. “Duhet theksuar se me dhjetëra burra nga ky lokalitet kanë mbetur të vrarë në Bar-Tivar. Pastaj gjatë kohës së dorëzimit të pushkëve të viteve 50-ta janë rrahur barbarisht shumë burra të këtij lokaliteti. Gjatë viteve 80-ta një numër i konsiderueshëm i të rinjve morën pjesë në demonstrata ishin studentë të asaj kohe. Gjithashtu nga ky vendbanim, ka qenë aktiv një grup, i cili për çdo ditë është marrë me shkrimin e parullave në shumë lokalitete. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe politike, nga ky lokalitet u larguan një numër i madh i popullsisë. Që nga ajo kohë e deri tani, më se 1/4 e popullsisë të këtij lokaliteti punon dhe jeton në botën e jashtme, kryesisht në Zvicër, pastaj Gjermani, Itali, Austri, Slloveni, Angli, SHBA, Kanada”, është shprehur ai.

“Agrarët” më të shquar, nxënësit e këtij fshati

Pas luftës, si gjithkund tjetër, edhe në këtë lokalitet nisi një jetë e re. Me fillimin e investimeve komunale ky fshat në fillim përfitoi projektin e ndërtimit të disa shtëpive, riparimin e objektit të shkollës fillore, pastaj ndërtimin e projektit të kanalizimit, ujësjellësit, me vetëkontribut ndërtoi xhaminë e fshatit, më vonë filluan edhe shumë projekte tjera si: ndërtimi i shkollës se re, ndërtimi i urës dhe murit mbrojtës të lumit. “Ndërtimi i sheshit në qendër të fshatit, ndërtimi i lapidarit për ish-ushtarin e UÇK-së, Mirshit Krasniqi, ndërtimi i rrugëve të fshatit me elemente betoni, ndërtimi i Ambulancës. Ndërtimet e Qendrës rekreative sportive, e vetme e këtij lloji në rajon, janë projekte të pasluftës”, shprehet Krasniqi. E disa projekte të tjera me përmasa të vogla janë bërë falë angazhimit në punë të banorëve përmes tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes veti si lokalitet dhe me institucionet shtetërore.”Dukuri e veçantë e këtij lokaliteti është se kur është në pyetje interesi i këtij lokaliteti pak rëndësi kanë partitë politike”, tregon Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”. Njëri ndër banorët e këtij fshati, Feim Kastrati, shpjegon se fshati ka ecur sa u përket ndërtimeve të reja, këtu tani mbi 80 për qind kanë ndërtuar shtëpi të reja.”Por, bujqësia është mjaft përfituese, por koha ka dërguar shumë djem të këtij fshati në kurbet, ku tani më numri i tyre është mbi 200 kurbetçinj. Edhe ata që merren me bujqësi, nuk kanë ngelur mbrapa materialisht, sepse toka këtu është e pëlleshme. Por, vreshtat e këtushëm dikur ishin të njohur, por tani ka ndërruar ky raport”, pohon Kastrati. Drejtori i shkollës së mesme të ulët në këtë fshat, “Brigada 125”, Hamëz Krasniqi, pohon se “agrarët” më të dalluar të fshatit kanë mbetur nxënësit e këtij fshati. Shkolla ka 280 nxënës të cilët kryesisht kanë mbetur “bujq të arave”, ngase të tjerët janë pakësuar dhe kanë marrë rrugën e kurbetit, pohon edhe drejtori Krasniqi.

(Kosova Sot)

Jep dorëheqje Albanë Ndreca nga Asambleja Komunale e Suharekës

0

E kishë cekur edhe në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, ndërsa sot e ka shpallur edhe përmes dokumentit zyrtar.

“Duke parë situatën aktuale në Kosovë, politikat dhe proceset antikombëtare (cenimi i integritetit teritorial, mos shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikes së Kosovës, krijimi i asociacionit të komunave serbe me të drejt vendimarrje dhe si dhe kthimi i agresorve serb pa kushte etj) më detyrojnë të jap dorheqje”, thuhet në dokumentin që shpreh dorëheqjen e asambleistes Albanë Ndreca.

TherandaPost ka kontaktuar asambleisten e pavarur, për të ditur më tutje rreth shkaqeve tjera të dorheqjes. Ajo është përgjigjur se: “Arsyjet i kam cek edhe në dokument, tashmë nga niveli qendror po na vijnë edhe në nivel lokal per mu apliku këto politika. Dhuna ndaj banorëve në Mushtisht në protestën e fundit nga policia, pastaj edhe kthimi i serbeve aty pa kushte, pra si kerkimfalja për krimet e bëra nga ata, gjetja e të zhdukurve, pastaj të deklarojnë se a e pranojnë Republiken e Kosovës, janë disa prej kushteve qe s’po ju kërkohen me u kthy, e në anën tjeter në Veri të vendit, nuk lejohet të kthehen shqiptarët në pronat e veta. Me këtë realitet politik s’po mund të pajtohem, prandaj dhashë dorheqje”.

Ajo thekson se më tutje nuk do të mirret aktivisht me politikë, por do t’i kthehet asaj, vetëm nëse ndryshon gjendja aktuale dhe drejtohet për të mirë./therandapost.com/

Muja: Që 18 muaj Kosova nuk qeveriset, duhen zgjedhjet e parakohshme

0

Deputeti Shaip Muja vlerëson se Kosova tash e 18 muaj nuk qeveris me vetveten. Nëse vazhdohet me këtë gjendje, ai i sheh zgjedhjet e parakohshme si rrugëdalje nga kjo situatë.

Në një intervistë për emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, Muja ka thënë se problemi me demarkacionin është bërë për të mos u marr me problemet reale të cilat i ka Kosova.

“Edhe kjo forme e mos qeverisjes se vetvetes e sjell domosdoshmërinë nevojën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Muja.

Gjykohet zyrtari i Rahovecit që pagoi rrymën e tij me paratë e Komunës

0

Zyrtari për paga dhe pagesa i Komunës së Rahovecit, Hasan Hoti, akuzohet se pagoi me mjetet e buxhetit të Komunës fatura të rrymës të dy banesave, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij.

I akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit, zyrtari i Komunës së Rahovecit, Hasan Hoti, tha në Gjykatën e Gjakovës se nuk e di se si ka ndodhur që me mjete të Komunës ka paguar fatura të energjisë elektrike të disa objekteve private.

“Si ka ndodhë që bash kjo banesë është pagu me buxhet të Komunës, atë unë nuk e di. Unë kam pagu banesa vetëm nëpërmjet fakturave që ka pru KEDS-i për njehësorët e Kuvendit Komunal . Unë kurrë nuk kam çu sen në KEDS, qysh e kanë pagu KEDS-i le të merren punëtorët e KEDS-it”, tha në seancën ku dha mbrojtjen e tij i akuzuari Hoti.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com përshkruhet mënyra se si Hoti në cilësinë e personit zyrtar kishte keqpërdorur mjetet buxhetore të komunës së Rahovecit për të paguar faturat e rrymës të dy banesave private, njëra prej të cilave rezulton të jetë e tij.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me veprimet e tij e ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Rahovecit në vlerë të përgjithshme prej 2 mijë e 371 euro.

“Në periudhën kohore nga muaji tetor i vitit 2010 e gjer më 22.04.2014 në Rahovec duke qenë në pozitën e personit zyrtar për paga dhe pagesa në Kuvendin Komunal të Rahovecit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në atë mënyrë që për periudhën e lartcekur kohore ka futur në faturat e pagesave të rrymës të shpenzuesve të energjisë elektrike pagesa e të cilave shpenzime bëhet nga buxheti i Komunës së Rahovecit njehsorin e shfrytëzuesit privat G.G. në shumën prej 1.394.35 euro si dhe njehësorin e shfrytëzuesit privat N.H., duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Rahovecit në shumë të përgjithshme prej gjithsejt 2.371.90 euro”, thuhet ndër të tjera në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Shpallja e aktgjykimit në rastin kundër zyrtarit për paga dhe pagesa të Komunës së Rahovecit do të bëhet të martën./kallxo.com/

Përurohet aneksi i shkollës në Mirushë

0

Sot në fshatin Mirushë, përkatësisht në shkollën “Labinot Krasniqi” , është inauguruar aneksi i objektit të shkollës dhe nga sot, kjo shkollë, bëhet shkolla e trembëdhjetë në Komunën e Malishevës, që do të mësohet me vetëm një ndërrim. Në ceremoninë e përurimit të objektit, morën pjesë edhe drejtori komunal i arsimit, Avdi Morina dhe ai i urbanizimit, Ahmet Morina, të cilët i kanë uruar nxënësit, mësuesit dhe banorët e fshatit për këtë objekt të ri shkollor.

“Ne si komunë, jemi duke u angazhuar maksimalisht, që ti ndërtojmë objektet shkollore dhe krahas kësaj, prioritet mbi prioritete është rritja e cilësisë në mësim dhe ky është qëllimi ynë. Ne jemi duke krijuar kushte për mësimdhënie dhe mësimnxënie, por krahas kësaj kërkojmë edhe rritje të cilësisë. Brenda vitit të ardhshëm, pritet të përfundojmë ciklin e ndërtimit të shkollave në të gjitha vendbanimet, dhe kjo bëhet me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira, si për nxënës, ashtu edhe për arsimtar dhe në të njëjtën kohë edhe për ngritjen e cilësisë në arsim. Unë sot, ju uroj të gjithëve, që ta gëzoni këtë objekt të ri shkollor”, tha drejtori i arsimit Avdi Morina.

Ndërsa drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se ” krahas investimeve në fusha tjera të infrastrukturës, infrastruktura shkollore, është dhe do të mbetet, prioritet mbi prioritete dhe ne sot, ju urojmë për këtë objekt, i cili besoj që ju ofron kushte më të mira për mësimdhënie”.

Drejtori i shkollës “Labinot Krasniqi”, Shaip Thaçi, duke folur, me rastin e hapjes së këtij aneksi shkollor, e ka falënderuar komunën për këtë investim. “Para luftës në vend, ne si banorë, kemi filluar ndërtimin e saj, për shkak të rrethanave, asnjëherë nuk kemi mundur ta ndërtojmë si duhet. Sot, falë atij angazhim si fshat dhe përkushtimit të Komunës së Malishevës, sot u jetësua kjo shkollë dhe nxënësit, nga sot kanë filluar mësimin”, tha drejtori i shkollës, Shaip Thaçi, i cili i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë, në ndërtimin e shkollës.

Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, meremetimi i këtij objekti shkollor, buxhetit komunal i ka kushtuar rreth 25 mijë euro. Gjatë erërave të fuqishme të këtij fillim viti, kulmi i kësaj shkolle ishte dëmtuar tërësisht, ndërsa edhe gjendja brenda objektit, ka qenë jo e mirë, dhe për këtë shkak, Komuna e Malishevës, ka bërë meremetimin e këtij objekti të shkollës.

Në Universitetin “Ukshin Hoti” filloi viti i ri akademik me një fakultet të ri

0

Për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, fillimi i vitit akademik 2016/2017 është vit i veçantë ngase nisë punën Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, një fakultet i ri i cili ka qenë në vizionin e Rektorit aktual të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj. Rektori Vataj shoqëruar me bashkëpunëtor, mori pjesë në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj në këtë fakultet ku theksoi se si rektor e ka marr iniciativën për themelimin e këtij fakulteti për të ofruar mundësi studimi në fusha që ka interes vendi dhe ku studentët pas përfundimit të studimeve mund të inkuadrohen më lehtë në tregun e punës.

Ndërkaq, Rektori Vataj, të gjithë studentëve dhe stafit të UPZ, ua uroi fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017.

“Në këtë ditë të veçantë posaçërisht uroj studentët e rijnë që për herë të parë i bashkohen botës akademike. Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime që në fillim të studimeve dhe kam besim të plotë se do të tregoni suksese dhe do të formoheni si kuadro që do t’i shërbeni vendit dhe familjes tuaj. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, studentët e rinj sivjet i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet si parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor por edhe në ngritjen e cilësisë, për të cilën gjë jemi duke punuar në vazhdimësi.”, theksoi Rektori Vataj/PrizrenPress.com/

Lajm i mirë për Shqipërinë, Spanjës i lëndohet një mbrojtës

0

Javi Martinez është lënduar dhe nuk do të luajë kundër Shqipërisë

Spanja ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të radhës në kualifikimet për Kupën e Botës, kundër Italisë dhe Shqipërisë.

Kjo pasi, Javi Martinez është lënduar dhe nuk do të paraqitet në këto dy ndeshje.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, kur dihet forma e mirë që po e kalon spanjolli te skuadra e Bayern Munichut.