Kabashi: Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi,para një grupi të zejtarëve të qytetit ka bërë të ditur se ai dhe kryetari Ramadan Muja nuk kanë koordinim të duhur për zbatimin e politikave publike.

Sipas tij, në një situatë të tillë të mungesës së bashkëpunimit të duhur edhe llogaridhënia brenda Ekzekutivit lokal ka qenë në nivel shumë të ulët. Ka pranuar se Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë arsye ka vlerësuar se kjo komunë ka nevojë për një lidership më të mirë. E në këtë drejtim ka marrë edhe përkrahjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se nëse ndryshimi e zhvillimi ndodhin në Prizren atëherë ato shtrihen edhe në nivel vendi.

Paraprakisht nënkryetari Kabashi ka pohuar se në postin që mban ka pasur kufizime për veprim, ngase ligji nuk i jep ndonjë kompetencë të caktuar.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit