29.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 5761

Kosova s’ka dënuar asnjë serb për gjenocid ndaj shqiptarëve, kurse Serbia arreston secilin ushtarë të UÇK-së

0

Republika e Kosovës, tash e shtatëmdëdhjetë vite paslufte, pothuasje nuk e ka arresutar asnjë serb të vetëm për krime të bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

Në anën tjetër, shteti i Serbisë, ka bërë deri më tani dhjetëra arrestime ndaj shqiptarëve. Secili shqiptar i cili hynë brenda territorit të Serbisë, të cilët në kohën e luftës ishin pjesëmarrës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo përkrahës të UÇK-së dhe luftës për çlirimin e vendit, ose i cili është i dyshuar i Serbisë është arrestuar nga ana e tyre.

Politologu Albinot Maloku, për Gazetën InfoPress thotë se, Serbia pavarësisht tentimit të Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie fqinjësore nuk po ndryshon qasje nga e kaluara e saj. “Logjika politike e juridike e Serbisë është po ajo e vjetra, pavarësisht se ajo do të duhej konsideruar e tejkaluar. Fatkeqësisht, veç Kosova po e provon qasjen tejkaluese ndaj ish-bëmave e bëmave aktuale të Serbisë. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i nisur së prapthi, e jo siç do të duhej, të nxit mendimin se ky lloj i “normalizimit të raporteve mes vendeve tona”, duket të jetë mosbesues dhe të vihet në dyshim”, thotë Maloku.

Maloku më tutje tregon se çfarë pati thanë kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa.

“Asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykojë qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. “Ky urdhërim, pa veprim konkret nga ana e kryeministrit Mustafa, de facto dhe de jure hyn në veshin e djathtë e del në të majtin tek sistemi juridik i Serbisë. Veç kësaj edhe mekanizmat ndërkombëtarë jashtë dhe brenda Kosovës nuk i kanë bërë asnjëherë presion shtetit serb që të mos luajë ndjekësin e qytetarëve të shtetit të Kosovës, siç ka ndodhur disa herë. Reagimet e drejtuesve të organeve shtetërore të Kosovës kanë qenë po ashtu kryesisht pa përmbajtje, sa për të thënë, si edhe cinike. Kosova ka informacione më bollëk për kriminelët serb, por në vendin tonë prej çlirimit e këndej po duket se çdo gjë ka shkuar së prapthi”, përfundon Maloku.

Ndërsa, analisti politik Blerim Burjani thekson se kjo çështje është e njohur dhe se shteti i Kosovës nuk ka juridiksion për qytetarët e saj të cilët kanë bërë krime lufte dhe as që i lejohet Kosovës të kërkoj ndonjë ekstradim të qytetarëve të saj të pakicës serbe për krimet e bëra në Kosovë. “Kjo është pabarazi që i bëhet Kosovës në relacionet ndërkombëtare, ku organet e rendit nuk mund të marrin masa arresti as zhvillojnë procedurë gjyqësore për qytetarët e pakicës serbe që janë kosovar”, thotë Burjani për Gazetën InfoPress.

Burjani shton se, këto janë absurde e paaftësisë së politikës së Kosovës, MPJ-së dhe të gjithë të tjerëve që nuk kanë as aftësi e as guxim me kërkua një gjë të tillë, por as vetë të marrin masa të tilla kundrejt këtyre njerëzve që i kanë shkaktuar dhimbje të konsiderueshme popullatës shqiptare me numër të madh të viktimave. “Kosova nuk ka ndonjë juridiksion për temat e ndjekjeve penale të njerëzve të kësaj pakice që kanë kryer krime në Kosovë”, përfundon Burjani.

Lisi i Tomës që mbolli dashurinë e pafat në Therandë

0

Lisi i Tomës, gjendet mes kalasë së Hisarit në Therandë, në pjesën ku janë zbuluar trashëgimi historike të kohës romake. Historiani Demir Zekolli shprehet për gazetën se ky lis ka një histori të veçantë në gjithë Dukagjinin. “Lisi në fjalë ka historinë e ruajtjes dhe mbi të gjitha dashurisë së pastër idilike dhe mbretërore si një trashëgimi për fjalën e dhënë. Vjetërsinë e tij ende s’mundet shkencërisht dikush ta saktësojë, por sigurisht se ka mbi pesë shekuj”, shprehet Zekolli, duke u bazuar në gojëdhënat e kësaj ane. Shprehet se lisi dhe legjendat e thurura për të çojnë në thellësi të kohëve të lashta, shkruan gazeta Kosova Sot.

Legjenda edhe sot jeton në kujtesën e secilit therandas

Zekolli shprehet se banorët e moçëm e mbajnë mend emrin turk zindan (burg) dhe shpjegon legjendën që tregohet nga të vjetrit. Aty kishte qenë një pasha, komandant burgu, me një vajzë të bukur. Vajza qenkësh dashuruar në njërin nga të burgosurit, të cilin pashai e merrte shpesh për t’ia rregulluar kopshtijet e tij si kultivues i traditës, pasi djaloshi kishte qenë një kopshtar i ditur dhe kjo punë i shkonte përdore. Djaloshi ishte dalluar nga të tjerët, si bukuria e pashembullt, aftësi për punë në kryerjen e punëve që i ngarkonte komandanti i burgut gjegjësisht pashai. Ai njihte mirë bërjen e zahireve dimërore si për njerëz edhe për bagëti. Mirëpo, djaloshi kishte qenë i dënuar me vdekje, sepse kishte vrarë një bir pashai, për të ruajtur nderin e shqiptarit. Një ditë përpara se të ekzekutohej për dënimin që kishte, djaloshi kishte takuar të bijën e pashait dhe i ishte lutur që t’i jepte leje të dilte nga burgu e të shkonte në vendlindjen e tij për t’u përshëndetur me prindërit e tij e veçanërisht me nënën që e kishte dashur shumë.

Ai ia kishte dhënë besën se të nesërmen në mëngjes, përpara se të lindte dielli, do të kthehej në burg. Vajza, e pikëlluar pa masë për dashurinë e saj të pafat e të pamundur, kishte siguruar çelësat, ia kishte hequr prangat dhe i kishte hapur portën e rëndë të fortesës, duke i thënë se po nuk u kthye, do ta pësonte ajo vetë. Djaloshi kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të tij, ishte përshëndetur me babe, nënë e me motër, dhe ishte kthyer në burg i përcjellë nga lotët e vajet e së ëmës. Me t’u kthyer para lindjes së diellit, i kishte lënë bijës së pashait një porosi “Pasi të më varrosin, do të kujdesesh për varrin tim për tre vjet, pas tre vjetësh do të kujdesem unë vetë për veten time”. Djaloshi pastaj ishte ekzekutuar në litar dhe ishte varrosur jashtë mureve të burgut. Në xhepat e tij ai kishte pasur dy kokrra lëndë lisi.

Legjenda thotë se vajza e pashait, duke qenë e dashuruar e plotë dhimbje për djaloshin e ri, për tre javë rresht kishte shkuar te varri i tij dhe kishte derdhur lot pa ndalë duke lagur varrin e tij, duke vaditur kështu farat e lisit të cilat mbijnë. Pas tri javësh ajo kishte shkuar për çdo natë te varri i tij. Kështu kishte bërë për tre vjet. Pas tre vitesh lisi kishte lëshuar shtat, ndërsa Toma i shndërruar tashmë në lis kishte nisur ta mbronte veten duke ndëshkuar gjithkënd që do të guxonte t’i priste qoftë dhe një degë. Kjo për faktin më interesant edhe sot e kësaj dite kurrë askush nuk guxon as edhe një rremb më të voglin nga aty ta merr.

Ylli i ri i Barcelonës

0

Luis Enrique ka pranuar se “kompensimi” ideal i mungesës së yllit Lionel Messi ka qenë shpërthimi në kohën e duhur i mesfushorit Arda Turan. Barcelona nisi të vuajë pikërisht në fund të shtatorit, kur “Pleshti” pësoi një dëmtim në gju në barazimin 1-1 me Atletico Madrid-in. Trajneri, i cili po përgatitet për ndeshjen e së dielës me Celta Vigo-n në kampionat, pranoi ndihmesën e madhe që ka dhënë turku dhe ritheksoi se ka qenë gjithnjë i kënaqur me performancat e tij. Deri tani, Turan ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asiste.

Fatkeqësisht, vjet Messi na mungoi për dy muaj, por lojtarët e dinë se duhet të luajnë fort për të fituar titujt dhe po e bëjnë këtë. Qartësisht, Arda tani po manifeston më shumë statistika spektakolare në aspektin e golave të shënuar, por duhet të llogarisim sidomos përshtatjen e tij. Deri në janar ai nuk mund të luante, por gjithnjë kam qenë i kënaqur me performancat e tij. Mbase nuk ka qenë edhe aq spektakolar për tifozët, por ai gjithnjë ka luajtur në nivelet më të larta. Ai po përmirësohet”, – u shpreh tekniku asturian.

Duke folur për përballjen e nesërme me ish-skuadrën e tij, Enrique theksoi vështirësinë e të luajturit kundër saj. “Celta është ekip i rrezikshëm prej mënyrës së lojës që ka. E dimë se do të jetë sfidë e fortë. Ata kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm si Nolito, por edhe kanë blerë mirë. Rezultatet në kampionat dhe Ligën e Evropës i kanë pasur të mira”, – vijoi 46-vjeçari.

Ndeshja e së dielës ka gjithashtu një domethënie të veçantë për mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta, i cili do të luajë ndeshjen e 600-të me fanellën katalanase. Trajneri i tij nxitoi për të thënë fjalët më të mira për veteranin spanjoll. “Edhe unë kam luajtur me të, kështu që kam dyfish arsye për ta falenderuar për numrin 600 dhe shpresoj dhe e di se do të jenë edhe më shumë. Askush nuk do ta mbante mend po të ishte një lojtar i tmerrshëm, por ka qenë i mirë. Kushdo që shijon futbollin mund të kënaqet duke parë Andresin duke luajtur.”

Celina kapiten, Kosova në Kupën e Botës

0

13 maj e premte 2016, është data që Bersant Celina nuk do ta harrojë kurrë.

Jo shumë larg nga nënshkrimi i kontratës së Celinës me Manchester City-in që e bënë atë lojtar të Qytetarëve deri me 2020, Kosova u pranua anëtare me të drejta të plota në FIFA, duke i dhënë mundësi kështu vendit të vogël e të ri të garojë në gara ndërkombëtare, shkruan FIFA.com, në hyrjen e një interviste të bërë me yllin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ishte një kohë e mrekullueshme për mua”, thotë Celina për FIFA.com, duke kujtuar atë ditë.

“Të jemi në gjendje të garojmë në gara ndërkombëtare ishte diçka e madhe për mua dhe për vendin tim dhe isha shumë i lumtur që tani jemi në gjendje të jemi pjesë e organizimeve të mëdha të futbollit. Nënshkrimi i kontratës ishte po ashtu shpërblim i mundit të madh dhe familja ime janë krenarë me mua, por edhe unë me veten”.

Ëndrrat ndërkombëtare

Për momentin i huazuar tek ekipi holandez FT Twente, Celina i lindur në Prizren, kishte migruar në Norvegji me familjen e tij në vitin 1998, duke ikur nga lufta.

Pas vendosjes në Drammen, një qytet me një numër të madh të migrantëve nga Kosova, Celina filloi ta zhvillojë dashurinë e tij për lojën e bukur, duke nënshkruar për klubin e madh lokal, Stromsgodset IF, derisa ende vazhdonte shkollën.

Në ndërkohë përfaqësoi Norvegjinë në grupmoshat e reja, përfshirë edhe U21.

Kur erdhi moment për të zgjedhur mes Norvegjisë dhe Kosovës, 20 vjeçari zgjodhi Kosovën dhe kundër Finlandës ishte ndeshja e parë e tij, por edhe e Kosovës në gara ndërkombëtare.

Ylli i ri tani ka ëndrra të mëdha për përfaqësuesen – ai do të jetë kapiten i skuadrës dhe të udhëheqë Kosovën drejt kampionatit botëror.

“Të jem kapiten i Kosovës dhe ta udhëheqë Kosovën drejt Kupës së Botës është ambicia ime nga e cila nuk heq dorë. Ai është qëllimi im final”, thotë Celina.

“Jam i lumtur për të gjithë lojtarët që do të jenë në ekip atë ditë. Do të thotë shumë për ne që pas gjithë asaj që ka kaluar vendi ne ta dërgojnë në Kupën e Botës. Jemi të lumtur të gjithë për këtë ekip dhe mbështetësit tanë duan që ne t’ia dalim mirë”.

“Ishte një atmosferë fantastike dhe kishte shumë ekzaltim mes nesh edhe për miqësoren e parë kundër Ishujve Faroe”, pohon Celina.

“Ishte një ndeshje e mirë të cilën e fituam – edhe pse për mua nuk ishte më e mira, sepse u përjashtova. Ne treguam se mund të fitojmë dhe se mund të luajmë mirë”.

“Ne të gjithë e dimë nëpër çka ka kaluar vendi, nëpër çka kanë kaluar familjet tona, ndaj duam t’ia dalim për ta. Kjo na vjen nga zemra. Pasion jo vetëm për futbollin, por për të gjithë në vend”.

“Jam shumë krenar që përfaqësojë Kosovën”, thotë Celina njofton Klan Kosova.

Ambiciet për Kupën e Botës

Kosova nuk ka pasur shumë fat në rrugën e saj drejt Rusia 2018, duke rastisur të ndajë grupin me jo më pak se katër ekipe që kanë qenë pjesë e kampionatit të fundit Europian; Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Turqinë.

Pas hapjes së kampanjës 1-1 me Finlandën, kosovarët do të ballafaqohen me Kroacinë me gjashtë tetor, para se t’i shkojnë në udhëtim Ukrainës ditë më vonë.

Nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaki – “një shok i mirë, trajner taktik i mrekullueshëm dhe i lehtë për të punuar me të” – sipas Celinës, vetëbesimi është i lartë në kampin kosovar, përkundër ndeshjeve të vështira.

“Është një grup shumë i vështirë. Por, qëllimi im është kualifikimi dhe asgjë tjetër”, thotë Celina.

“Ne duhet të japim gjithçka nga vetja në secilën ndeshje. Kurrë nuk i dihet, në futboll gjithçka mund të ndodhë ndaj unë besoj se mund të kualifikohemi”, ka thënë Celina, njofton Klan Kosova.

Image result for bersant celina for kosovo

Prizreni emërton një rrugë në nder të ushtarit të UÇK-së, Jon Harrison

0

Kuvendi Komunal i Prizrenit, me sa duket ka marr vendim që një rrugë ta emërtojë në nder të ish-ushtarit të UÇK-së nga Brigada “Agim Ramadani”, britanikut Jon Harrison.

Lajmërimin e ka bërë vetë Harrison përmes faqes së tij në Facebook, ku thotë se ceremonia do të zhvillohet më 19 tetor. Ai ka ftuar miqtë, veteranët dhe kolegët e tij që të marrin pjesë në këtë ceremoni, e cila do të zhvillohet në Hotel Theranda mes orës 9:00-10:00 paradite.

“Dua të ju ftoj në inaugurimin e rrugës së re në qytetin e Prizrenit, e cila do të emërohet me emrin e ushtarit të UÇK-së Jon Harrison, instruktor për Delta Forcat Komando, 138 Brig Agim Ramadani. Kjo ngjarje është e organizuar nga Halil Çadraku dhe Peka Gashi, të cilët luajtën rolin më të rëndësishëm që ky nderim të jetësohet. Të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë, ju që doni të merrni pjesë në këtë inaugurim; Ju lutemi të jeni prezent tek Hotel Theranda në Prizren, mes orës 9:00-10:00 paradite”, ka shkruar mes tjerash Harrison, raporton Koha.net.

Harrison është dekoruar me urdhrin “Adem Jashari”, ndërsa me 23 shkurt të këtij viti, ishte vetë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili, gjatë qëndrimit të tij në Londër i dha Harrisonit certifikatën e veteranit të UÇK-së.

Lulëzim Kabashi i AAK-së, kritikon Qeverinë e Ramadan Mujës

0

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, për herë të parë, kritikoi sot bashkëqeverisjen me PDK-në.

Ai tha se nuk ka koordinim të duhur për drejtimin e Komunës.

“Ka ardhur koha që të gjithë të reflektojmë pozitivisht për të ndryshuar gjendjen, sepse qytetarët, po përballen me vështirësi të ndryshme”, tha Kabashi, i cili është edhe nënkryetar i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja,transmeton TVPZ, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, në lagjen “Kurrill”, sot në AAK kanë aderuar 20 antarë të rinj.

Delegacioni nga Sunderni, vazhdoi vizitat në Malishevë

0

Delegacioni nga Sunderni i Gjermanisë, në ditën e dytë të qëndrimit në Malishevë, ka vazhduar vizitat në Malishevë. Gjatë ditës sotme, delegacioni nga Sunderni, me në krye kryetarin Ralph Brodel, i shoqëruar nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i kanë realizuar disa vizita si dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushat kulturës, rinisë sportit dhe turizmit.

Kryetari Begaj dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e kanë informuar delegacionin nga Sunderni, për resurset e Malishevës, në këto fusha, ku u dhanë idetë për organizime të përbashkëta mes Sundernit dhe Malishevës.

Gjatë ditë së sotme, janë vizituar muzeu dhe biblioteka e qytetit, stadiumi i futbollit, e më pas edhe Ujëvarat e Mirushës, si atraksionin turistik.

Pas njohjes me historinë e popullit shqiptar, me kulturën, traditën dhe me luftën e fundit, është bërë edhe një vizitë në kompleksin në Prekaz, ku nga afër janë informuar edhe historinë më të re të popullit shqiptar.

Delegacioni nga Sunderni, u nda i impresionuar me sakrificën e popullit shqiptar, por edhe me angazhimin e Komunës së Malishevës, në zhvillimin e komunës, nga pas lufta.

Malishevë: Nxënësi ekspozon armën në shkollë, i konfiskohet nga policia

0

Në fshatin Astrazup të Malishevës, dje, Policia e Kosovës ka marr njoftimin se një nxënës e ka ekspozuar armën në shkollë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prindi i nxënësit i cili pranon se nxënësi ka armë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia më tej thekson se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Haradinaj në Prizren: Zgjedhjet ndryshojnë situatën në vend

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është gabim të diskutohet çështja e veteranëve, për shkak se kjo çështje është obligim që del nga ligji dhe çdo obligim ligjor duhet të zbatohet.

Ai gjatë qëndrimit në Prizren ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime në institucione dhe vetëm zgjedhjet janë mundësi për t’u ndryshuar gjendja e rënd që është në vendin tonë./Telegrafi/

Projektet përfituese

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren Artan Abrashi thotë se asnjë projekt i Komunës nuk hapet pa pasur përfitim ndonjë zyrtar i saj.

Ai në një postim në Facebook, me pak fjalë, ka bërë një llogaritje të qeverisjes nga PDK-ja.

“40 milion euro buxhet vjetor, pothuajse asnjë projekt publik i bërë pa përfitim të ndonjë zyrtari publik, plus 9 vite të qeverisjes së pa ndërpreme…”, shkruan ai në Facebook.

“Kështu mund të nis formula për llogaritjen e dëmit të bërë nga PDK në Komunën e Prizrenit”.

“Këtu nuk përfshihet uzurpimi i pronave, falsifikimi, nepotizmi, korrupsioni, dhuna, shantazhi dhe frikësimi brenda këtij 16 vjecari të fundit”./PrizrenPress.com/