21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Celina kapiten, Kosova në Kupën e Botës

13 maj e premte 2016, është data që Bersant Celina nuk do ta harrojë kurrë.

Jo shumë larg nga nënshkrimi i kontratës së Celinës me Manchester City-in që e bënë atë lojtar të Qytetarëve deri me 2020, Kosova u pranua anëtare me të drejta të plota në FIFA, duke i dhënë mundësi kështu vendit të vogël e të ri të garojë në gara ndërkombëtare, shkruan FIFA.com, në hyrjen e një interviste të bërë me yllin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ishte një kohë e mrekullueshme për mua”, thotë Celina për FIFA.com, duke kujtuar atë ditë.

“Të jemi në gjendje të garojmë në gara ndërkombëtare ishte diçka e madhe për mua dhe për vendin tim dhe isha shumë i lumtur që tani jemi në gjendje të jemi pjesë e organizimeve të mëdha të futbollit. Nënshkrimi i kontratës ishte po ashtu shpërblim i mundit të madh dhe familja ime janë krenarë me mua, por edhe unë me veten”.

Ëndrrat ndërkombëtare

Për momentin i huazuar tek ekipi holandez FT Twente, Celina i lindur në Prizren, kishte migruar në Norvegji me familjen e tij në vitin 1998, duke ikur nga lufta.

Pas vendosjes në Drammen, një qytet me një numër të madh të migrantëve nga Kosova, Celina filloi ta zhvillojë dashurinë e tij për lojën e bukur, duke nënshkruar për klubin e madh lokal, Stromsgodset IF, derisa ende vazhdonte shkollën.

Në ndërkohë përfaqësoi Norvegjinë në grupmoshat e reja, përfshirë edhe U21.

Kur erdhi moment për të zgjedhur mes Norvegjisë dhe Kosovës, 20 vjeçari zgjodhi Kosovën dhe kundër Finlandës ishte ndeshja e parë e tij, por edhe e Kosovës në gara ndërkombëtare.

Ylli i ri tani ka ëndrra të mëdha për përfaqësuesen – ai do të jetë kapiten i skuadrës dhe të udhëheqë Kosovën drejt kampionatit botëror.

“Të jem kapiten i Kosovës dhe ta udhëheqë Kosovën drejt Kupës së Botës është ambicia ime nga e cila nuk heq dorë. Ai është qëllimi im final”, thotë Celina.

“Jam i lumtur për të gjithë lojtarët që do të jenë në ekip atë ditë. Do të thotë shumë për ne që pas gjithë asaj që ka kaluar vendi ne ta dërgojnë në Kupën e Botës. Jemi të lumtur të gjithë për këtë ekip dhe mbështetësit tanë duan që ne t’ia dalim mirë”.

“Ishte një atmosferë fantastike dhe kishte shumë ekzaltim mes nesh edhe për miqësoren e parë kundër Ishujve Faroe”, pohon Celina.

“Ishte një ndeshje e mirë të cilën e fituam – edhe pse për mua nuk ishte më e mira, sepse u përjashtova. Ne treguam se mund të fitojmë dhe se mund të luajmë mirë”.

“Ne të gjithë e dimë nëpër çka ka kaluar vendi, nëpër çka kanë kaluar familjet tona, ndaj duam t’ia dalim për ta. Kjo na vjen nga zemra. Pasion jo vetëm për futbollin, por për të gjithë në vend”.

“Jam shumë krenar që përfaqësojë Kosovën”, thotë Celina njofton Klan Kosova.

Ambiciet për Kupën e Botës

Kosova nuk ka pasur shumë fat në rrugën e saj drejt Rusia 2018, duke rastisur të ndajë grupin me jo më pak se katër ekipe që kanë qenë pjesë e kampionatit të fundit Europian; Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Turqinë.

Pas hapjes së kampanjës 1-1 me Finlandën, kosovarët do të ballafaqohen me Kroacinë me gjashtë tetor, para se t’i shkojnë në udhëtim Ukrainës ditë më vonë.

Nën urdhrat e trajnerit Albert Bunjaki – “një shok i mirë, trajner taktik i mrekullueshëm dhe i lehtë për të punuar me të” – sipas Celinës, vetëbesimi është i lartë në kampin kosovar, përkundër ndeshjeve të vështira.

“Është një grup shumë i vështirë. Por, qëllimi im është kualifikimi dhe asgjë tjetër”, thotë Celina.

“Ne duhet të japim gjithçka nga vetja në secilën ndeshje. Kurrë nuk i dihet, në futboll gjithçka mund të ndodhë ndaj unë besoj se mund të kualifikohemi”, ka thënë Celina, njofton Klan Kosova.

Image result for bersant celina for kosovo

Më Shumë

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

U themelua zyrtarisht Muzeu i Masakrës në Krushë të Madhe

Në pikën e dymbëdhjetë të seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit, qw u mbajt dje, në praninë e profesorëve të Universitetit të...

Lajmet e Fundit