17 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 5765

36 vjet punë për të pastruar lagjen ‘Nënkala’ të Prizrenit

0

Lagjja “Nënkala” në Prizren është me një infrastrukturë të vjetër dhe historikisht njihet se kjo lagje ishte ngritur kryesisht nga “gogët” siç janë quajtur stallarët kryesisht vllehët që ishin në shërbim të perandorisë osmane. Kjo lagje ishte e banuar më së shumti nga ata. Pas luftës së fundit, pasi ato shtëpi kryesisht ishin të ndërtuara në afërsi njëra pranë tjetrës dhe kjo lagje ndryshe është quajtur edhe Lagjja e Dritareve, flaka që përfshiu fillimisht disa shtëpi i dëmtoi shtëpitë e gjithë lagjes për pak çaste. Pastaj pjesë të ujësjellësit dhe të tjera rrënuan dukshëm këtë lagje.

Nëpër rrugica kalohet vetëm këmbë Drejtoria e Urbanizmit bën të pamundurën që kjo lagje të rivitalizohet, por mungesa e mjeteve të mëdha kapitale ka bërë që në këtë drejtim të ndihmohet edhe nga shtetet e tjera. Monumentet historike të këtij qyteti i kontribuojnë edhe bashkëjetesës dhe për ndërtimin e shtëpive të “Nënkalasë”, duke vlerësuar edhe investimin e bërë në këtë lagje. Më interesantja është se 80 për qind e kësaj lagje ka rrugica që aty mund të kalohet vetëm në këmbë dhe asnjë automjet nuk ka mundësi të shkojë aty. Prandaj në këto shtëpi krijohen mjaft mbeturina, pikërisht edhe shkak të rrugicave të ngushta. Mirëpo, kjo lagje dhe të gjitha rrugicat e saj janë tërësisht të pastra dhe higjienike falë punës e angazhimit të personit që me gjithë qenien e tij është i përkushtuar të punojë në pastërtitë e atyre rrugicave të lagjes “Nënkala”. Këtë pastërti atje e mban tani e plot 36 vjet Nexhmedin Berisha. Ai për “Kosova Sot” tregon se këtë punë e bën me një përkushtim të madh dhe me angazhim tërëditor, duke nisur nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona. “Kali ka vështirësi në disa nga këto rrugica dhe mbeturinat tashmë janë shtuar shumë. Dikur në këtë lagje ka pasur pak mbeturina. Kurse tani asnjë minutë s’na bie mua edhe kalit “Zekës” që të pushojmë e të bartim mbeturinat nga gjithë kjo lagje dhe nga këtu pastaj ato transportohen drejt deponisë rajonale në Landovicë”, është shprehur ai.

Ushqen kalin me duart e tij për të ndihmuar qytetarët Të gjithë banorët e kësaj lagje Nexhin, siç e thërrasin shkurt Nexhmedinin. Ata të gjithë e njohin, ngase ai tashmë në ato shtëpi është sikurse të jetë familjar i tyre, sepse hyn në secilën shtëpi, merr mbeturinat dhe ndonjëherë edhe kryen shërbime, sidomos për pleqtë e kësaj lagje. “Unë shpesh jam ngarkuar në zbritje e në ngritje, sepse lagjja e “Nënkalasë ” dhe ajo,” Pantelia” kanë shumë pleq dhe më vjen shumë keq që ata nuk mund të furnizohen sa e si duhet andaj unë jam një lloj furnitori i tyre. Ata kanë nevojë shpesh për blerjen e gjërave ushqimore, për të cilat unë si shërbim e bëj për emër të Zotit dhe duke dashur që ata pleq t’i ndihmoj”, tregon ai. Shton se është tejet i kënaqur kur ndihmon pleqtë e kësaj lagje. Plaku Daut Krasniqi, 80- vjeçar, pohoi se Nexhi u gjendet shpesh, bile në ndihmë si atij dhe familjes. “Shpesh na kryen shërbime pa përtesë. Ne e falënderojmë shumë. Ai kurrë nuk përton të na blejë gjëra ushqimore dhe nga poshtë na i sjell në shtëpi pa asnjë kompensim e natyrisht se nuk e ka obligim, por e bën me dëshirë”, thekson ai. Gjon Berisha, banor i kësaj lagje thotë se “Nëse dikush e meriton të quhet hero i ditëve tona është Nexhi, i cili nuk lodhet duke ndihmuar njerëzit. Ai ushqen kalin me duart e tij për të na shërbyer neve”, pohon Gjoni.

(Kosova Sot)

Kërcënon me ndëshkim amvisëritë në Prizren

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit, në pika të ndryshme, ka afishuar vërejtjet, me të cilat u ka bërë thirrje amvisërive që ta paguajnë taksën për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave.

Një thirrje e tillë publike ka ardhur si pasojë e të hyrave të ulëta në këtë kategori buxhetore, ndërkohë që ky dikaster komunal ka paralajmëruar se mund të aplikohen edhe sanksione në përputhje me rregulloren.

Në vërejtjen e DSHP-së përkujtohet se “si gjenerues të mbeturinave, taksa për mbeturina mbetet përgjegjësi e çdo amvisërie”.

Komuna e Prizrenit nga fillimi i vitit 2015 ka marrë përsipër menaxhimin e mbeturinave dhe arkëtimi i taksës për këtë shërbim ka nisur në muajin mars të vitit të kaluar. Por që prej asaj kohe përqindja e arkëtimit të taksës së mbeturinave nuk ka qenë i kënaqshëm.

“Te taksa për menaxhimin e mbeturinave nga 1 milion e 860 mijë euro të planifikuara janë arkëtuar 487 mijë euro apo 26,21 për qind”, shkruan në raport

Veseli në Prizren për Ditën e boshnjakëve

0

Me rastin e 28 shtatorit – Ditës së boshnjakëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në manifestimin, i cili u organizua sot në Prizren për nder të kësaj dite.

Duke i uruar qytetarët boshnjakë dhe përfaqësuesit këtij komuniteti për ditën e tyre, si dhe mysafirët nga vende të rajonit, kryeparlamentari Veseli tha se ndihet mirë në këtë ambient të ngrohtë, sepse, siç theksoi ai, rrugëtimi për një Kosovë të zhvilluar dhe me mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj, ishte dhe është i përbashkët, transmeton Koha.net. Ai tha se këto marrëdhënie, të ndërtuara gjatë kësaj ecjeje të përbashkët, sot janë shembull se si një vend, dallimet e veta etnike i konsideron vlerë dhe pasuri shpirtërore, por edhe fuqi krijuese dhe zhvillimore.

“Çdo herë do ta kujtojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe sfidat në kohërat më të vështira, gjatë ndërtimit të shtetësisë, institucioneve dhe shoqërisë tolerante, për të gjithë qytetarët. Ne jemi në partneritet të ngushtë gjatë veprimtarisë së përditshme politike e shoqërore, dhe për këtë jemi krenarë”, theksoi Veseli./koha.net/

Kryeprokurori Hoxha: Deputeti Eduard Ndocaj, u godit në një qendër tregtare, ishte me një femër

0

Megjithëse mohoi të jetë rrahur, deputeti Eduard Ndocaj ka kaluar një incident të pakëndshëm gjatë vizitës në Kosovë më 25 shtator që mund të kishte përfunduar edhe me një bilanc të rëndë.

Këtë gjë e ka konfirmuar për News24,kryeprokurori i Prizrenti Sylë Hoxha. Ai tha se deputeti shqiptar, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është goditur nga shtetasi kosovar Ilirjan Bytyçi si dhe një shtetas nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare.

“Ka ndodhur një incident siç më ka informuar prokurori kujdestar. Një shtetas shqiptar është ndalur ditën e ngjarjes: E. Vata dhe shtetasi kosovar Ilirjan Bytyçi të nesërmen e ngjarjes. Duke u kthyer nga Peja, deputeti i kuvendit të Shqipërisë është ndalur në një qendër tregtare në Landovicë ku edhe ka ndodhur incidenti dhe është goditur”, ka thënë Hoxha.

“Deputeti është goditur nga shtetasi kosovar, ka pasur një lëndim të lehtë trupor. Nuk ka ndodhur plagosje më e rëndë për fat. Kjo ngjarje është e ndjeshme, bëhet fjalë për një të dëmtuar, deputet të parlamentit të Shqipërisë. Kam urdhëruar të merren sa më shpejt me rastin. Shtetasi shqiptar po merret në pyetje. Janë takuar rastësisht. Shtetasi kosovar është i njohur për organet e policisë për disa vepra penale. Deputetin unë nuk e njoh. Nëse nevojitet si palë e dëmtuar Ndocaj do të thirret”, ka thënë Prokurori Hoxha.

Ai ka shtuar se pas goditjes deputeti ka telefonuar policinë, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga një femër. “Deputeti Ndocaj ka qenë në shoqërinë e një femre. Edhe makina tjetër që janë takuar ka pasur femra. Por kush kanë qenë për momentin nuk i di. Madje nuk di as kush kanë qenë shoqëruesit me deputetin” tha kryeprokurori i Prizrenit.

Liria i kthehet fitoreve

0

Skuadra e Lirisë i është kthyer fitoreve pas dy humbjeve në dy xhirot e fundit.

Prizrenasit në shtëpinë e tyre arritën ta mposhtin Hajvalinë, e cila gjithashtu po mundohej të largohet nga pjesa e poshtme e radhitjes tabelare.

Golat e ftores për Lirinë u shënuan në pjesën e dytë nga Ilir Mustafa dhe Qëndrim Gashi.

Liria në pjesën e dytë u tregua shumë e rrezikshme, derisa rezervisti Qëndrim Gashi shkëlqeu me lojë, ku përveç golave pati edhe raste tjera për shënim.

Pas kësaj ftoreje, Liria tani ka 9 pikë, ndërsa Hajvalia mbetet në vetëm 4 pikë të
tubuara pas 7 xhirove/borozani/

Prizren: Paraburgim të dyshuarve të kapur me narkotik

0

Gjykata e Prizrenit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve nga Ferizaj, në veturën e të cilëve në pikën kufitare në Vërmicë janë gjetur afro 2 kilogramë narkotik.

Dy të pandehurve nga Ferizaj u është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Prizrenit. Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Kështu, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ua caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve me inicialet F.K. dhe R.G.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 27.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, në pikën kufitare në Vërmicë me automjetin e markës ”Golf” gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë konkretisht në motorin e automjetit janë gjetur substanca narkotike në peshë prej 1.995 gr. me qëllim të shitjes apo shpërndarjes e cila është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Me këto veprime të pandehurit me inicialet F.K. dhe R.G. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Për këtë vepër penale Kodi Penal parasheh dënimin me gjobë dhe burgim prej dy deri në dymbëdhjetë vjet.

Arrestohet në Vërmicë, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Policia e Kosovës njofton se, dje rreth orës 14:30, ka arrestuar një person në pikën kufitare të Vërmicës, shkruan PrizrenPress.

Në njoftim të Policisë thuhet se, gjatë kontrollit në pikën kufitare në sistemin BMS ka rezultuar si person i kërkuar i dyshuari mashkull k-shqiptar.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

Në Vërmicë kapen 2 kg substanca narkotike

0

Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 22:00, ka sekuestruar 2 kilogram substanca narkotike në pikën kufitare të Vërmicës.

“Gjatë kontrollit të automjetit të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2 kg. substancë narkotike”, njofton PK, shkruan PrizrenPress.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Shkelet një fëmijë në Romaj të Prizrenit

0

Një fëmijë është shkelur me veturë në fshatin Romaj të Prizrenit. Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të veturës, i cili në kalimin për këmbësor, duke mos i dhënë përparësi viktimës – fëmijës, e godet me veturë. /PrizrenPress.com/

Policia e Kosovës: Ja e vërteta e sulmit fizik ndaj “Kaubojit” të Shqipërisë në Prizren

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduar Ndocaj, i njohur si “Kuaboji”, i cili ishte i shoqëruar me shoferin dhe këshilltarin e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona afër një pompe të benzinës në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për “Indeksonline”, ka konfirmuar se pas këtij sulmi janë arrestuar dy të dyshuar, njëri shtetas i Shqipërisë kurse tjetri nga Kosova.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha tregon se ka pas një denoncimi, organet e sigurisë kanë ndërmarr veprimet dhe kanë arrestuar të dyshuarit, të cilët kanë sulmuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë.

“Ka pas një denoncim dhe Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes rreth orës 13:50 në Landovicë të Prizrenit në një market”, thotë ai.

Më tej, Berisha shpjegon se eskorta e deputetit është ndalur për t’u furnizuar me ujë ndërsa, e aty janë takuar me dy të dyshuar, njëri nga Prizreni e tjetri nga Kukësi.

“Ka pas një përleshje të vogël. Ne i posedojmë incizimet që i kemi siguruar përmes kamerave të sigurisë. Policia e ka hetuar rastin, janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të dy iu është caktuar masa e arrestit për 48 orë”, ka treguar ai.

Nga ana tjetër, “Kauboj” socialist në një prononcim për “Top Channel” ka folur për ngjarjen e së shtunës.

“Përgënjeshtroj një lajm që po qarkullon në media, sikur unë jam dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë. Jam si kokrra e mollës e nuk kam asnjë lloj shenje dhune. Këtë e konsideroj si sulm të radhës me prapavijë politike”, tha Eduard Ndocaj, deputet i PS-së.

Ndryshe, Ndocaj ndodhej në Kosovë, pasi ka marrë gjatë një ceremonie në Pejë titullin “Politikani i vitit”. Por nga Kosova u largua me më shumë se kaq. /Indeksonline/