Prizren: Paraburgim të dyshuarve të kapur me narkotik

Gjykata e Prizrenit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve nga Ferizaj, në veturën e të cilëve në pikën kufitare në Vërmicë janë gjetur afro 2 kilogramë narkotik.

Dy të pandehurve nga Ferizaj u është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Prizrenit. Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Kështu, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ua caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve me inicialet F.K. dhe R.G.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 27.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, në pikën kufitare në Vërmicë me automjetin e markës ”Golf” gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë konkretisht në motorin e automjetit janë gjetur substanca narkotike në peshë prej 1.995 gr. me qëllim të shitjes apo shpërndarjes e cila është konfiskuar nga ana e policisë së bashku me automjetin”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Me këto veprime të pandehurit me inicialet F.K. dhe R.G. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Për këtë vepër penale Kodi Penal parasheh dënimin me gjobë dhe burgim prej dy deri në dymbëdhjetë vjet.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit