24.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 5771

PD në Therandë injoron Aganin si kryetar partie

0

Pas degës së Obiliqit, edhe ajo e Therandës ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Ferid Aganit nga udhëheqja e Partisë së Drejtësisë.

“Bazuar në rrethanat e krijuar muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me z. Agani, Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë nxori këtë vendim: Kërkon dorëheqjen e parevokueshme të zotëri Aganit nga i pari i PD-së”, thuhet në deklaratën për media.

“Gjithashtu kryesia e PD-së Therandë njofton se kryetari i degës sonë, njëherësh dhe koordinator politik i nivelit qendrore të PD-së zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës sonë dhe në mbledhjen e kryesisë së rregulltë mbajtur më 27.08.2016, ku prezent kemi pasur edhe mysafir delegacion nga qendra me në krye Sekretarin e Përgjithshëm zotëri Fidan Mustafën, i kemi dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor”, thuhet në njoftim.

“Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtar në tërë Republikën e Kosovës. E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e Deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues,që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së. Me këtë u dëshmua edhe njëherë se PD është parti e vlerave e jo e diktateve nga kushdo qofshin ato. E urojmë si kryesi e PD -së në Therandë përcaktimin e mbajtjes së datës së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga KD dhe kryetarët e degëve të datës 03 Shtator 2016”.

Randobrava, fshati i njohur i hardhive të rrushit ka një mori kërkesash

0

Kryetari i fshatit Randobravë, Hazer Shala, flet me admirim për shumë investime që janë bërë në këtë fshat, mirëpo shprehet se banorët kanë shumë kërkesa, por më me urgjencë janë kanalizimi i ujërave të zeza, si dhe bërja e një shtëpie të kulturës dhe ambulancës,raporton Gazeta Kosova Sot

Kërkesë me prioritet për banorët e Randobravës është kanalizimi kryesor për ujërat e zeza. Sipas kryetarit të këtij fshati, Hajzer Shala, kjo është urgjente, siç është urgjente edhe ndërtimi i një ambulance, pasi 2500 banorë për një injeksion udhë- tojnë 5 km në një drejtim. Ai shprehet për “Kosova Sot” se edhe ish-objekti i shkollës së vjetër mund të adaptohet si shtëpi e kulturës, ku të rinjtë mund të kryejnë aktivitete kulturore. Shala shprehet se banorët e këtij fshati kryesisht merren me bujqësi dhe për këtë qëllim ka nevojë që të ndihmohen banorët që merren me vreshtari, blegtori dhe me serra, ku do të punësohej forca rinore.

Punëtorë të vyer Edhe pse kuvendarja e KK të Prizrenit nga ky fshat, Sehare Maliqi, e ka ngritur disa herë si nevojë ambulancën, ajo nuk është ndërtuar deri më sot. Randobrava është një fshat agrar, që ka mbi 2500 banorë, të cilët meritojnë të kenë një ambulancë.

“Ka plot fshatra që kanë më pak banorë e kanë ambulanca”, tregon Shala për gazetën.

Dr. Shpresa Goçaj, nga Drejtoria për shëndetësi, është shprehur për gazetën se e ka këtë kërkesë dhe beson se do të gjejnë mundësi që ta ndërtojnë atë ambulancë. Ndërsa, Shala tregon se dikur fshati krenohej me njeriun e madh, Arif Hoxha, njëri nga atdhetarët e këtushëm, e pastaj nga këtu në këtë frymë ishin frymëzuar edhe kaq shumë dëshmorë e martirë lirie, ku 22 prej tyre ranë dëshmorë për të mos vdekur kurrë.

Vreshtat po pakësohen Sahit Osmani, mësimdhënës nga ky fshat, tregon se banorët e këtij fshati janë punëtorë të vyer dhe me punën e tyre arrijnë ta ndërtojnë fshatin.

“Para lufte Randobrava ishte një fshat i harruar dhe siç thuhet as shteti nuk e dinte ku gjendej Randobrava, ngase pushteti i atëhershëm nuk bëri asnjë investim”, u shpreh ai. Por, tani i ka rrugët e asfaltuara dhe jetohet mirë. Ajo që dallon këtë fshat është kultivimi i hardhisë së rrushit. Banorët e këtushëm janë vreshtarë të njohur në gjithë Përdrininë. Shefki Mustafa, banor i këtushëm, tregon se e ardhmja e këtij fshati shihet me një shpresë të mirë.”Dikur këtu ka qenë e vështirë, ndoshta më së vështiri në gjithë Përdrininë, të jetohet, tani kemi kushte më të mira. Por, na duhet më shumë ujë, na duhet një shtëpi e kulturës, e cila ndihet nevojë e domosdoshme për këta banorë”, tregon ai.

Banorët thanë se vreshtaria po zhduket, sepse banorët nuk po ndihmohen sa duhet. Fshati ka pasur rreth pesë hektarë me hardhi e sot janë pakësuar ata. Megjithatë, fshati ka një mori serrash me perime. Sipas Hajzes Shalës, ikja e banorëve nga ky fshat ka lënë pasoja, por ata që shkuan në perëndim i mbajnë familjet. “Ajo që më brengos tej mase është fakti se një numër i konsideruar i të rinjve për fat të keq kanë ikur në perëndim. Numrin e të rinjve të ikur ende s’e kemi të saktë, por ai është treshifror dhe kjo vërtet është brengosëse. Pastaj ajo që na brengos është fakti se kryesisht ikin djemtë dhe krahu i punës mbesin vajzat”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)

Manchester United u kthehet fitoreve, shkatërron Leicester Cityn

0

Manchester United i është kthyer fitoreve furishëm, duke mundur Leicester Cityn, me rezultat 4-1, në javën e gjashtë të Premier Leagues.
Skuadra e Jose Mourinhos pas disa paraqitjeve të dobëta, në duel me kampionët në fuqi, ka rigjetur formën e mirë, transmeton KosovaPress.‘Djajtë e Kuq’ janë treguar ekip shumë i mirë në duel me Leicesterin, duke qenë skuadër dominuese në terren dhe duke shënuar katër gola.

Smalling (22’), Mata (37’), Rashford (40’) dhe Pogba (42’) shënuan nga një gol për fitoren e Unitedit, kurse, golin e nderit për mysafirët e realizoi Gray (60’).Pas kësaj fitore, United ngjitët në vendin e tretë më 12 pikë, kurse, Leicester renditet në pozitën e 12-të më shtatë pikë.

Ajo i heq të gjitha në plazh

0

Ajo nuk është e turpshme, kur bie fjala tek ekspozimi i trupit.

Por këtë herë, Pascal Craymer i hoqi të gjitha.

Modelja 29-vjeçare realizoi një set fotosh të nxehta në Spanjë.

Fabregas: Barça e di se si të kujdeset për Messi-n

0

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka zbuluar se ai është në kontakt të rregullt me yllin e Barcelonës, Lionel Messi-n.
Cesc, i cili më parë ka luajtur me Messin tek Barcelona, thotë se ka folur me argjentinasin pas lëndimit që pësoi të mërkurën gjatë ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid (1-1).

Spanjolli tha se Messi është mirë dhe nuk është i shqetësuar për lëndimin e pësuar. Fabregas thotë se Barça është i vetmi klub që e di se si të kujdeset për Messi-n.

“Kam folur me Messin dhe ai më tha se ai është mirë. Unë nuk e kam vrejtur se ai është i shqetësuar”, tha Fabregas.“Barça është klubi i vetëm në botë që e di se si të kujdeset për Messin”, theksoi Fabregas. Messi për shkak të lëndimit pritet të jetë jashtë fushës për tri javë.

Fotografi e rrallë e Azem Galicës në vitin 1915

0

Një fotografi e rrallë e Azem Galicës është shfaqur së fundi, e cila e shpërfaq heroin kombëtar në rininë e tij.

Ai qëndron mbi kalë të shalës, para aparatit që e shkrepi me gjasë fotografi Kel Marubi i familjes së njohur shkodrane. Në Facebook fotografinë e ka postuar regjisori Bekim Lumi.

“Foto e rrallë e luftëtarit dhe heroit Azem Galica. Me gjasë kjo foto asht ba në vitin 1915 nga fotografi Kel Marubi”, ka shkruar ai.

Bedri Tahiri në librin e tij “Azem Bejtë Galica” u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.

Si fëmijë përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.

Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona – shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.

Gjatë viteve 1910 – 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë osmane.

Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.

Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë drenicas.

Azem Bejta të gjitha këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurrë nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, ku mbeten mijëra të vrarë.

Prizren: I akuzuari për dëmtim të “Fruttit” do marrëveshje me Prokurorinë

0

I akuzuari për përvetësim në detyrë dëshiron marrëveshje me prokurorinë.

Arben Ramadani, avokati i Nexhmedin Bellanicës, të akuzuarit për përvetësim të 15,155 eurove nga NTP “Frutti” kërkoi në gjykatë marrëveshje për pranim fajësie me prokurorinë.

Kërkesën për negociim të kësaj marrëveshjeje Ramadani e përmendi pasi të mbrojturit të tij iu lexua aktakuza.

“Seancën e kemi orientu në mbrojtjen në drejtimin mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë. Kërkuam shtyrje të seancës pasi që është në favor të mbrojtjes dhe të ligjit që i akuzuari të negociojë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, e cila do të negociohet në Prokurorinë e Shtetit,” tha avokati Ramadani.

Prokurori Genc Nixha u pajtua që të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij t’ u jepet mundësia që të lidhet marrëveshja mbi pranimin e fajësisë.

Nexhmedin Bellanica në këtë proces gjyqësor ngarkohet për përvetësim në detyrë.

Bellanica akuzohet se si përfaqësues tregtar i NTP “Frutti” që gjendet në fshatin Reqan të Prizrenit pas shitjes dhe shpërndarjes së lëngjeve ka marrë për vete shumën prej 15 mijë e 155 euro, të cilat të holla nuk i ka deponuar në llogarinë e të dëmtuarës “Frutti”, ku ishte i obliguar t’ i dorëzonte.

Sipas aktakuzës, Bellanica këtë përvetësim e ka kryer në vazhdimësi prej vitit 2012 e deri në maj të vitit 2014.

Seanca e ardhshme e këtij gjykimi ku do të jetë e pranishme edhe pala e dëmtuar, u caktua më 24 tetor. /Kallxo.com

UÇK është organizuar dhe ka luftuar vetëm forcat e pushtuesit

0

Nga Jakup Krasniqi

Përpjekjet për të minimizuar, mohuar dhe zhvlerësuar Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës kanë qenë të kahershme, mbase ato kanë filluar menjëherë pas luftës në qershorin 1999. Edhe përpjekja, fatbardhësisht e dështuar, për t’i dënuar pjesëtarët e UÇK-së për krime lufte, bile edhe për të cilësuar UÇK-në si “ndërmarrje kriminale” kanë qenë të shfaqura në dy raste edhe në Tribunalin e Hagës. Përpjekje këto që nuk kanë pushuar as sot e kësaj dite, brenda e jashtë atdheut. Për të argumentuar një pjesë të kësaj që e thash, para lexuesit të rrjeteve sociale po e sjelli një pyetje të Prokurorit dhe përgjigjen time, si dëshmitar në Gjykatën e Hagës. Nuk kam asnjë dyshim që këto përpjekje gjithsesi qëllim këqija tanimë nuk drejtohen vetëm kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, por kundër të sotshmes e të ardhmes sonë e të vendit tonë.

Prokurori:
A mund të shikoni në këtë artikull ka disa deklarata që janë bërë për z. Rugova. Kemi dëgjuar edhe në dokumente tjera për deklarata të tilla. “Një gjë duhet të bëhet e qartë po i themi president edhe pse nuk e meriton ta këtë këtë emër në shumë drejtime…”, besoj se e keni fjalën këtu për presidentin Rugova?Pastaj, në kolonën tjetër, në fund përsëri, është përgjigja juaj e fundit, thoni që “ne konsiderojmë se Ibrahim Rugova ka bërë një sërë gabimesh politike në dëm të çështjes kombëtare, duke filluar nga marrëveshja e arsimit nga e cila nuk ka dalë asgjë”. Mbas kësaj thuhet: “ai është faktori kryesor ndarës”, pastaj vazhdojmë në faqen tjetër në shqip, në fund të kolonës së parë, “Rugova është pacifist”, dhe “thuhet se ai beson në Gandizëm. Ai nuk është pacifist, por ai pranon të shkelet. Ai ka humbur identitetin e vet si individ. Ai është një person që nuk ja kthen këtij populli dinjitetin njerëzor, nuk ja kthen individëve, familjeve dhe kombit tonë. Kjo është e vërtetë për gjysmën e kombit tonë. Filozofia e UÇK-së është që të ja kthej njerëzve dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar.” Së fundi, pjesa tjetër është në kolonën e katërt ku thuhet: “UÇK-ja e respektonte atë idenë që politika paqësore e Rugovës, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të sillte rezultatet e veta. Ne kemi pritur për këtë 17 vjet. Gjatë kësaj kohe populli shqiptar ka kryer një rezistencë pasive, por asgjë nuk ndodhi. Njerëzit tani kanë marrë në dorë armët për të luftuar.” Ne kemi dëgjuar mjaft dëshmi që i keni dhënë ju për zotin Rugova. Pyetja ime e vetme është kjo: Këto deklarata, këto fjali që sapo i lexova, a e pasqyrojnë saktë pikëpamjen tuaj për politikat e zotit Rugova në atë kohë?

Krasniqi:
Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,
Të gjitha këto që u lexuan (u than) këtu po përpiqet t’iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës. Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t’ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence. E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit ’99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me kanë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj.

Gjeniu i lashtësisë

0

1. Shpikës i superarmëve

Ndërkohë që jetonte në Sirakuzë, ai projektoi shumë armë për të mbrojtur qytetin nga ata që e sulmonin, duke përfshirë edhe një “rreze të vdekjes” që ishte menduar të përqëndronte rrezet e Diellit tek anijet e armikut, duke u vënë flakën. Ai zhvilloi gjithashtu katapulta të efektshme si dhe një “kthetër gjigande” që hidhej tek anijet e armikut dhe i detyronte të anoheshin e të fundoseshin.

2. Mjeshtër i levave

Arkimedi vuri në zbatim kuptimin e tij mbi gjeometrinë dhe fizikën, për të zhvilluar sisteme shumë të fuqishëm levash. Duke llogaritur gjatësinë, forcën dhe pozicionin e levës, si dhe pozicionin e pikëmbështetjes në krahasim me objektin që ngrihej, ai revolucionarizoi metodat e ndërtimit. Arkimedi kishte kaq shumë besim në potencialin e levave të tij, saqë ai shpesh thoshte: “Më jepni një vend ku të mbështetem, dhe unë do të lëviz Tokën”.

3. Përcaktoi numrin Pi

Një matematicien brilant, Arkimedi është personi që formoi matjen e saktë më të hershme të një rrethi, duke përdorur numrin joracional Pi (afërsisht 3.14). E njohur gjithashtu si Konstantja e Arkimedit, ky numër u prezantua nga matematicieni në librin e tij Matja e një Rrethi. Ndonëse që atëherë është përshkruar edhe me më shumë saktësi, numri i Arkimedit përdoret ende sot.

4. Zbuloi Hidrostatikën

Kur bënte banjë një ditë, ai zbuloi se uji i zhvendosur ishte në përpjestim me vëllimin e trupit që zhytej në të – ai ngjitej lartë në anë, ndërkohë që vetë Arkimedi zhtej brenda. Sipas legjendës, ai mbeti kaq i shastisur nga ky zbulim, saqë rendi lakuriq në rrugë duke thirrur frazën tashmë të famshme: “Eureka!”

5. Vidha e tij ndryshoi përgjithmonë botën

Ndonëse duket relativisht e thjeshtë për syrin modern, vidha e Arkimedit ishte revolucionare në kohën e tij dhe demonstroi se si uji mund të ngjitej lart në kanale apo rryma artificiale për ujitje të tokave bujqësore. Kjo shpikje do të influenconte më pas Leonardo Da Vincin në përpjekjet e tij për të zhvilluar një makinë fluturuese funksionale. /bota.al

KDI inicion ndryshimin e Rregullores për transparencë në Komunën e Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit, që nga hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ 05/2015, nuk ka adaptuar rregulloren komunale për transparencë me këtë udhëzimin. Me iniciativën e KDI-së, sot është mbajtur punëtori që kishte për qëllim adaptimin e Rregullores komunale për transparencë me Udhëzimin e ri Administrative 01/2015 për transparencë në komuna.

Në kuadër të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë sugjerimet e tyre për plotësim të mëtejme të draft Rregullores, ku KDI në partneritet me organizatat do ta përpunojë draftin fillestar për të proceduar në faza tjera deri tek miratimit të saj në Kuvendin e Komunës. /PrizrenPress.com/