27 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025
Home Blog Page 5774

Elinel publikon këngën ‘Sheikh’ (Video)

0

“Sheikh (Haram Money) mbanë titullin kënga më e re e reperit Elinel.

Kjo këngë është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube vetëm në versionin audio ndërsa për muzikë dhe tekst është kujdesur vetë reperi.

Elinel në këtë këngë trajton faktin se si njerëzit e këqinj bëjnë gjithçka për para.

Simeone në Inter

0

Interi tashmë ka siguruar një trajner të madh. Fjala është për strategun argjentinas, Diego Simeone, i cili po e drejton me sukses skuadrën e Atletico Madridit.

Sipas një raporti special të Goal.com, Simeone do ta marrë drejtimin e Interi në verën e viti 2018.

Diego Simeone ditë më parë ka konfirmuar se e ka reduktuar kontratën me Atletico Madridin nga viti 2020 deri më 2018.

Kështu, në vitin 2018 Simeone pritet ta marrë drejtimin e Interit, të cilin synon ta ngritë në majat e futbollit, siç kishte bërë Jose Mourinho.

Argjentinasi është i lidhur ngushtë me Interi, pasi ka veshur fanellë e kësaj skuadre nga viti 1997 e deri më 1999.

Rrëfimi i vajzës shqiptare: Bëj seks gjatë ditës, më shokoi ajo që dëgjova natën

0

Një vajzë kosovare ka vendosur ta rrëfejë historinë e saj dhe si e ka kuptuar se djali me të cilin vendosi të ndante gjithçka, kishte fëmijë. Këtë e kuptoi nëpërmjet telefonit…

Rrëfimi

Historia filloi kështu, unë ika nga Kosova në fillim të luftës, pasi shtëpia u dogj. Nëna më mori dhe ikëm për në Francë, babi më la në moshë te re, unë jetoja vetëm me nënën në periferi të Prishtinës.

Shkollën e fillore e kam kryer në Prishtinë dhe aty unë kisha një simpati, ai ishte Miri që më pëlqente shumë. Por pastaj lufta na detyroi që unë dhe mami të ikim për diku tjetër sepse këtu nuk na mbeti asgjë…

Ne Francë jetova me vite, profesioni im ishte kuzhiniere. U ktheva në Kosovë në vitin 2009 dhe mora një banesë me qira në Prishtinë. Në Kosovë erdha për atë dashuri që kisha në shkollë por unë mendoja të rikthehem prapë në Francë, mirëpo në fund nuk doli ashtu siç unë mendoja.

Pasi erdha këtu telefonova djalin që mbaja kontaktet nga Franca.

TELEFONATA: Alo Alooo.. Alo unë kam ardhur. . Jeni ju? Po zemër jam unë UAAAA mirë se vini zemra, qe 2 ditë nuk je lajmëruar Zemër isha dukë rregulluar punën qe të vija sa me parë këtu Në rregull zemër sa më shpejtë duhet të takohemi Po Miri, takohemi në mëngjes sepse sonte dua vetëm të pushoj. Nesër në ora 10:00 jam të Hotel Grandi aty mundësh? Si jo zëmër Shihemi aty. Biseduam por kjo ishte telefonata që bëra ditën e parë tregon Erdonita.

U bëra gati dhe telefonova Mirin, i tregova ku po e pres dhe çfarë kam veshur qe të mos më ngatërrojë. Ishte ditë e hëne kur ne u takuam, erdhi më mori te Grandi, sapo hyra filloj të më puthtë çmendurisht, më pëlqeu shumë po ashtu që edhe unë i pëlqeja.

Miri më tha të shkojmë diku për të ngrenë mëngjes, normalisht që pranova. Flisnim e Flisnim…

Por, rrugës Miri gjatë tërë kohës më ledhatonte dhe më puthte pa ndalë.

Arritëm në restorant, kryem mëngjesin, por Miri gjatë tërë kohës dëshironte vetëm që të ikim në një Hotel, dëshirë kisha dhe unë sepse më pëlqente shumë dhe nuk mund ti thosha jo.

Ikëm për ne Hotel, sapo kishim hyrë filluam që të puthemi si të çmendur, filloi që te më zhveshë ngadalë gjithashtu dhe unë. Miri kishte përvoje të gjatë në ketë punë, seksin që më bëri ai unë as nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë.

Se çfarë bënte ai, unë isha në gjendje të vdes

Në mbrëmje më mori prapë në telefon, folëm diku 20 minuta, por unë dëgjova një zë BAB BAB.

Albin Kurti paralajmëron luftë në Kosovë

0

Ish kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, paralajmëron se çështja e Demarkacionit mund të sjell sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, tha Kurti nga Tirana, gjatë takimit të sotëm me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi.

Kurti ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë:

“Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion. Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij. Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falënderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil“, tha ai. /Syri.net/

Vendimet e reja të Qeverisë së Ramadan Mujës

0

Të martën është mbajtur mbledhja e radhës së Kolegjiumit të Drejtorëve në Prizren, në të cilën janë miratuar një numër i konkluzioneve.

Pas mbledhjes së qeverisë lokale , zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, ndër konkluzionet e miratuara nga ky takim që është drejtuar nga kryetari Muja, ka veçuar lejimin e shpalljes së tenderit sipas propozimit të drejtorisë së Shërbimeve Publike, për elektrifikimin e Kompleksit “ Europa” dhe të objektit të ri të shkollës së mjekësisë i cili më në fund pritet të vihet në funksion gjatë muajit shtator.

Zyrtari Berisha më tej njoftoi se, në të këtë takim është miratuar edhe propozimi i DKRS-së që me komuna në shumë prej 2500 eurove të mbështes politikat rinore konkretisht aktivitetin “ Java e Rinisë 2016” ,që kanë për qëllim fuqizimin e rolit të të rinjëve, theksoi ai. Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit komunal është marrë vendim që të mbështetet manifestimi kulturor “Takimet e Gjeçovit 2016” në shumë prej 2000 eurove, ndërsa me 2500 euro të përkrahen aktivitetet për shënimin e “Ditës së Boshnjakeve” me 2500 euro. Ndërkaq, persona me aftësi të kufizuara do të punojnë përkohësisht në drejtori të ndryshme komunale gjatë muajit tetor, i cili njihet si muaj i personave me nevoja të veçanta./TV Prizreni/

Gjykata se komenton rastin e Nexhmi Krasniqit

0

Zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore, Mirlinda Gashi, nuk e ka komentuar këtë rast dhe deri ku kanë shkuar hetimet. Ajo ka thënë shkurt se “Gjykata themelore në Prishtinë nuk lëshon urdhër për hetime, porse këtë e bënë Prokuroria.

Sidoqoftë, ky urdhër për hetime dhe sekuestrim ndaj Drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, që mban datën 12 tetor 2015 dhe që është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur edhe mbështetjen e Gjyqtarit të procedurës paraprake, që në këtë rast është gjyqtari ndërkombëtar, Malcolm Simmons.

“Ekziston dyshimi i bazuar për të besuar se ky kontroll do të rezultojë në arrestimin e të pandehurit ose në zbulimin dhe sekuestrimin e provave të rëndësishme për procedurën penale”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kurse, inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Ndërsa në këtë pozitë Krasniqi është kthyer serish në prill të këtij viti. /Gazeta Fjala/

Rasti në Malishevë: Për martesën e fëmijëve prindërit mund të dënohen deri në 20 vjet burg

0

Avokatja Donika Dobruna tregon për masat ligjore që mund të merren ndaj prindërve qe lejojnë martesat në moshë të mitur.

Ajo thotë se është tmerruar me rastin e martesës ndërmjet 13 vjeçarës dhe 14 vjeçarit në Malishevë.

Avokatja Dobruna tregon për lajmi.net se sipas Kodit Penal të Kosovës, prindërit që lejojnë apo shtynë personat e mitur në martesë mund të dënohen ndërmjet 5 deri në 20 vjet burg.

“Përderisa në botë luftohet dukuria e martesave të hershme të vajzave, në Kosovë ajo pranohet si diçka normale dhe nxitet madje. Sa për info, sipas nenit 247 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës 14 dhe 16 vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me dënim me burgim nga 5 deri në 20 vjet. Kur kjo vepër penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet, kryesi dënohet më së paku 15 vjet burgim”, thotë Dobruna.

Nexhmi Krasniqit i sekuestrohet pasuria

0

Gazeta Fjala, posedon dokumentin, ku shihet vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila urdhëron sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së Krasniqit.

Përkundër të gjithë këtyre akuzave, asgjë nuk e ka penguar këtë drejtor të policisë, të kthehet në punë, e të vazhdoj sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Fjala, thuhet se gjatë asaj kohe të dyshuarit, i janë konfiskuar disa prej mjeteve të tij të cilat i ka përdorur për nevoja personale. Kompjuterët, telefonat, e dokumentet janë vetëm disa prej pjesëve të cilat i janë konfiskuar drejtorit në fjalë.

“Kompjuterët, pajisjet tablet, pajisjet për ruajtje të dhënave elektronike, telefona mobil, fajlla, para të gatshme dhe dokumente që përdoren nga i pandehuri Nexhmi Krasniqi, si dhe çfarëdo hapësire e fshehur në vetura ose mjete të transportit të të pandehurit Nexhmi Krasniqi”, thuhet në dokument.

Aksidentohet vetura e kryetarit të Rahovecit

0

Vetura zyrtare e kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi është përfshirë të dielën në një aksident në fshatin Retkoc, përderisa atë e drejtonte drejtori i Shërbimeve Publike Muhamet Behra.

Zyrtaërt e Komunës së Rahovecit dhe Policia në Gjakovë, për KD-në  e kanë konfirmuar aksidentin.

Malishevë: U mbajt një shqyrtim publik për vlerësimin e rreziqeve

0

Organizuar nga OSBE dhe Drejtoria për Urbanizëm, sot në Malishevë, u mbajt një shqyrtim publik i Planit Zhvillimor Komunal, me theks të veçantë për aspektin e vlerësimit të rreziqeve. Në këtë shqyrtim publik, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, UNDP-ja, UNHABITAT-i, përfaqësues të fshatrave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari Begaj, e vlerësoi si të rëndësishëm Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), ndërsa edhe vlerësimin e rreziqeve, po ashtu e cilësoi si shumë të rëndësishëm, përfshi edhe kontributin e të gjithëve, që japin në këtë drejtim, e në veçanti nga organet profesionale, e bëjnë PZHK-në, një dokument shumë të kompletuar që do të orientoj zhvillimin e Malishevës në të ardhmen.

Për këtë pjesë të PZHK-së, folën edhe Vigan Berani, zyrtar i UNHABITAT-it dhe Yusuke Hara nga OSBE, sipas të cilëve ky dokument strategjik i përgjigjet nevojave të qytetarëve, ndërsa tejkalimi apo parandalimi i rreziqeve, gjithashtu e bënë më të kompletuar këtë pan zhvillimor.

Më pas, PZHK-në dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis, e prezantoi Valdete Morina, zyrtare e drejtorisë së urbanizimit dhe udhëheqëse e hartimit të këtij plani.

Ndërsa, Njazi Miftari, zyrtar i departamentit të menaxhimit të emergjencave, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, foli për rëndësinë e këtij dokumenti, për objektivat e vlerësimit të rreziqeve, zvogëlimin e rreziqeve dhe mënyrat e zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë e mundshme. Po ashtu edhe një përfaqësuesja e UNDP-së, Zana Hoxha, foli për dëmet nga vërshimet e fundit në Malishevë, si një shembull konkret i rreziqeve, ku sipas saj, vërshime të cilat janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në përroska dhe ndërtimet ilegale pranë lumenjve. Sipas saj, me investime të vogla, mund të parandalohen rreziqet.

Zyrtari i Drejtorisë së Emergjencave, Halit Mazreku, e prezantoi planin komunal të veprimit, në rastet emergjente, kapacitetet komunale, si dhe në fund dha edhe rekomandimet që dalin nga ky plan.