Rasti në Malishevë: Për martesën e fëmijëve prindërit mund të dënohen deri në 20 vjet burg

Avokatja Donika Dobruna tregon për masat ligjore që mund të merren ndaj prindërve qe lejojnë martesat në moshë të mitur.

Ajo thotë se është tmerruar me rastin e martesës ndërmjet 13 vjeçarës dhe 14 vjeçarit në Malishevë.

Avokatja Dobruna tregon për lajmi.net se sipas Kodit Penal të Kosovës, prindërit që lejojnë apo shtynë personat e mitur në martesë mund të dënohen ndërmjet 5 deri në 20 vjet burg.

“Përderisa në botë luftohet dukuria e martesave të hershme të vajzave, në Kosovë ajo pranohet si diçka normale dhe nxitet madje. Sa për info, sipas nenit 247 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës 14 dhe 16 vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me dënim me burgim nga 5 deri në 20 vjet. Kur kjo vepër penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet, kryesi dënohet më së paku 15 vjet burgim”, thotë Dobruna.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit