Një lajm i mirë në një ditë kaq tragjike në Itali – dy fëmijë janë tërhequr të gjallë nga rrënojat në Arquata del Tronto.
485 zjarffikës janë duke operuar afër qendrës, sipas llogarisë zyrtare të tyre në Twitter.
Një lajm i mirë në një ditë kaq tragjike në Itali – dy fëmijë janë tërhequr të gjallë nga rrënojat në Arquata del Tronto.
485 zjarffikës janë duke operuar afër qendrës, sipas llogarisë zyrtare të tyre në Twitter.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes veti, shkruan PrizrenPress.
Në njoftim të Policisë thuhet se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Një femër nga Prizreni ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur zinxhirin nga qafa.
Ngjarja ka ndodhur dje në ora 12:25, në rrugën “Zahir Pajaziti”.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me force i ka grabitur zingjirin e arit me vlere rreth 400 euro”, citon PrizrenPress raportin e Policisë.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa, sipas Policisë, rasti është duke u hetuar. /PrizrenPress.com/
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Kujtim Shalën, i cili është njëherësh ministër i Kulturës.
“Ky vendim është marrë me kërkesë të Shala dhe me qëllim që ministri Shala të angazhohet në tërësi në ushtrimin e detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dikaster shumë i rëndësishëm për realizimin e programit të Qeverisë së Kosovës”.
“Kontributi i ministrit Shala në kuadër të Qeverisë do të jetë maksimal dhe i plotë nga pozita e ministrit”.
“Në ditët në vijim, kryeministri Mustafa do të zhvillojë konsultimet e nevojshme në kuadër të LDK-së për plotësimin e postit të zëvendëskryeministrit nga kjo parti”, bëhet e ditur në njoftim të Qeverisë së Kosovës.
Më poshtë mund të gjeni kërkesën e ministrit Shala:
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa
Së pari, Ju përgëzoj për punën Tuaj dhe të Qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Për shkak të angazhimeve të mëdha, sidomos gjatë këtij viti, dhe me qëllim që të mund t’u përkushtohem në tërësi angazhimeve të mija në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkoj që të më lironi nga detyra e zëvendëskryeministrit të
Republikës së Kosovës.
E çmoj si përvojë tepër të rëndësishme punën dhe ushtrimin e këtij funksioni të lartë shtetëror që nga dhjetori i vitit 2014.
Ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe shpreh përkushtimin tim për të vazhduar angazhimet e mija në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Jay Z është aq i dashuruar me Beyonce, dhe dëshiron që njerëzit mos ti zënë rrugën bashkëshortes së tij.
Ai ka bërë truprojën e Beyonce, dhe e ndihmoi atë të futej e sigurtë në makinë, duke larguar prej saj një fans i cili po përpiqej të bënte në selfie me këngëtare.
Çifti i famshëm i showbizz, ishin në “SVA Theatre” në New York, dhe sigurisht kur bëhet fjalë për ta,lajmin merr dhenë, e mblidhen shumë fansa aty jashtë. Pasi dolën nga teatri, një fans i veshur me bluze kamuflazh dhe një kapele, ishte drejtuar drejt këngëtares 34 vjeçare, për të bërë një foto me të, por Jay e vuri re shpejt se nuk ishte pjesë e fotos, zgjati krahun dhe largoi fansin… pa mëshirë!
Përderisa Jay Z duket se e mbron gruan e tij, si mund të mos jenë në dashuri?
Jennifer Lawrence është aktorja më e paguar në botë për vitin 2016.
Lawrence, për vitin e dytë me radhë kryeson listën e revistës Forbes, sa i përket fitimit të të ardhurave në vit. Ajo pasohet nga aktorja Melissa McCarthy.
Sipas Forbes, ylli i serisë “Hunger Games” ka fituar 46 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.
Sidoqoftë, Lawrence, këtë vit ka fituar 11.5 për qind më pak të ardhura krahasuar me vitin e kaluar.
Aktorja McCarthy këtë vit ka fituar 33 milionë dollarë, rreth 10 milionë më shumë se vitin e kaluar.
E treta në renditjen e Forbes, është Scarlet Johannson, ylli i filimit “Captain America: Ciliv Wars”, me 25 milionë dollarë të fituara.
Në top-dhjetëshen e aktoreve më të paguara janë Jennifer Aniston, Fan Bigbing, Charlize Theron, Amy Adams, Julia Roberts Mila Kunis dhe Deepika Padukone.
Forbes ka llogaritur fitimet e aktoreve prej 1 qershorit 2015 deri më 1 qershor të këtij viti.
Amber Rose thuhet se do të jetë pjesë në sezonin e ardhshëm të “Dancing With The Stars”, raporton E! News.
32 vjeçarja me sa duket kishe rënë dakord për të konkurruar në sezonin e 23-të. Valltarët do të shpallen më 30 gusht në Good Morning America.
Deri më tani, është përfolur se edhe ylli JoJo Fletchetrdhe Jake T.Austin do të konkurrojnë, edhe pse asgjë nuk është njoftuar zyrtarisht.
Sot në Malishevë, ka filluar shkolla rinore verore, e cila do të zgjasë dy ditë, e në të cilën po marrin pjesë rreth 45 të rinj, anëtar të organizatave rinore, si Qendre Rinore, Këshilli Veprimit Rinor Lokal dhe Kuvendi i të Rinjve të Malishevës.
Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit e kësaj shkolle, do të kenë mundësi të dëgjojnë tema nga të gjitha fushat e jetës dhe të zhvillojnë debate të ndryshme, do të ketë shfaqje të filmave nga DOKUFEST-i, pastaj do të organizojnë lojëra dhe shëtitje.
Në hapjen e kësaj shkolle dy ditore, morën pjesë edhe nënkryetari i Malishevës, Rexhep Mazreku, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, zyrtarë policorë dhe përfaqësuesit e rinisë në Malishevë.
Me këtë rast, Rexhep Mazreku, i ka përshëndetur të rinjtë pjesëmarrës të kësaj shkolle, duke ju dëshiruar sukses.
“Komuna e Malishevës, do ti përkrahë gjithmonë aktivitetet rinore, në veçanti aktivitetet me karakter arsimor dhe edukativ”, tha ai.
Po ashtu, edhe Blerta Krasniqi, i ka uruar pjesëmarrësit e kësaj shkolle dyditore.
“Ky është viti i tretë me radhë që organizohet kjo formë e shkollës verore, ku ju të rinj, keni mundësi të mësoni dhe të merrni aftësi, përmes ligjëratave që mbahen gjatë këtyre dy ditëve”, tha ajo. /PrizrenPress.com/
Sulmuesi i Atletico Madridit dhe Francës, Antoine Griezmann beson se ai e meriton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Evropë para dyshes së Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.
Griezmann shkëlqeu gjatë edicionit 2015/16 duke realizuar shtatë gola në 13 ndeshje duke i ndihmuar Atleticos të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.
25-vjeçari më pas fitoi “Këpucën e Artë”, me gjashtë gola që e dërguan Francën në finalen e “Euro 2016”.
Andaj, Griezmann beson se me paraqitjet e tij para portave kundërshtare e meriton mirënjohjen e madhe individuale.
“Jam krenar që jam në mesin e finalistëve, kjo nënkupton se jam në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoj kështu”, deklaroi Griezmann për mediat franceze.
“Nuk dua të tingëlloj arrogant por e meritoj këtë çmim sepse kam kaluar një sezon të mrekullueshëm. Ka qenë një sezon i paharrueshëm, së pari në Ligën e Kampionëve me Atleticon e pastaj në Evropian me Francën. Fatkeqësisht, ne nuk fituam trofe, që ishte goditje e rëndë për ne dhe për tifozët tanë”, u shpreh ai.
Turqia dhe SHBA-të bashkuan forcat të mërkurën për të pastruar një qytet në kufi me Sirinë nga militantët e Shtetit Islamik, tha zyra e kryeministrit turk, shkruan Daily Mail.
Operacioni filloi në orën 4 të mëngjesit, me artilerinë turke duke shkaktuar zjarr të vazhdueshëm në qytetin Jarablus, ku më pas vazhduan aeroplanët turk të luftës ku bombarduan ISIS-in, raporton agjencia Anadolu.
Nuk është ende e qartë nëse ndonjë turk apo forcat siriane të mbështetura nga opozita turke kaluan kufirin për të marrë pjesë në këtë operacion, transmeton KP.
Ndërkohë, rrjeti televiziv rus RT, ka publikuar pamjet LIVE në të cilat thuhet se bëhet fjalë për një operacion ushtarak të Turqisë në Jarabulus, Siri.
https://www.facebook.com/RTnews/videos/10154615362639411/