Home Blog Page 5809

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit mesazh urimi për Kurban Bajram

0

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, për nder të Festës së Kurban Bajramit përcjellë urimet më të ngrohta për të gjithë besimtarët myslimanë.

“E dashur rini, të dashur qytetar të konfesionit islam, pranoni urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar që kjo festë të reflektojë solidaritet ndaj njëri-tjetrit dhe të shpreh harmoninë vëllazërore”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Në këtë festë të madhe myslimane, urojmë që të dominojë respekti, toleranca, mirëkuptimi dhe solidariteti!” /PrizrenPress.com/

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Kurban Bajramit

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren me rastin e Bajramit të Kurbanit uron të gjithë besimtarët myslimanë të Komunës së Prizrenit, që Bajrami i Kurbanit t’ju gjejë të bashkuar rreth tryezave tuaja dhe në harmoni me njëri-tjetrin përmes vizitave të ndërsjella, duke pasur paqen dhe mëshirën e Zotit.

“Kryefjala e kësaj feste simbolizon sakrificën, humanitetin, solidaritetin, pajtimin, unitetin e mirëkuptimin, e të cilat nuk duhen të mbeten të kufizuara vetëm në këtë ditë feste fetare”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Kjo festë është sprovë edhe e durimit për besim e shpresë, e që më së mirë shpërfaq sakrificën e nevojshme për një të ardhme më të mirë e më të drejtë”.

“Kjo feste le të shërbejë për të gjithë ne që të reflektojmë mbi pabarazitë ekonomike e sociale të shoqërisë sonë, që të angazhohemi për një shoqëri të barabartë e të drejtë, ku të gjithë do të gëzojnë njësoj mirëqenie”. /PrizrenPress.com/

Kryetari i Malishevës uron besimtarët islam për Kurban Bajram

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam për festën e Kurbaan Bajramit.

“Me kënaqësi të veçantë ju drejtohemi të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës e më gjërë, me urimin më të përzemërt, me rastin e festës së Kurban Bajramit”, thuhet në telegram urimi, përcjell PrizrenPress.

“Kjo ditë është një ditë e bëkuar, ku lutemi të gjithë që paqja, solidariteti, mirësia dhe toleranca të jenë virtyte mbizotëruese tek të gjithë qytetarët tanë”.

“Festa e Kurban Bajramit të na bashkojë drejt këtij realizimi si bazë e së ardhmes. Kjo festë që kurorëzon mirësinë, sakrificën dhe përulësin e çdo besimtari, le të jetë edhe më e thellë e shpalosur në ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjelltë”.

“Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë në punë të mira dhe në solidaritet të përhershëm me njëri tjetrin ! Edhe njëherë ua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë qytetarëve tanë si në vendin tonë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden”.

“Urime festa e Kurban Bajramit ! E gëzofshim për shumë mote !” /PrizrenPress.com/

Urimi i Vehapit për festën e Kurban Bajramit

0

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, uron të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Të nderuar bashkëqytetarë të besimit islam, Sot është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët myslimanë kudo në botë. Kurban Bajrami është festa, e cila na udhëzon drejt vlerave njerëzore dhe bartë në vete edhe porosinë për bamirësi”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, uroj të keni shëndet e mirëqenie në familjet tuaja dhe të kujdeseni edhe për sofrat e atyre që kanë më pak mundësi dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë. Kështu e përmbushim misionin hyjnor të Kurban Bajramit dhe tregojmë përkushtimin ndaj Zotit! Me fat!” /PrizrenPress.com/

NISMA në Prizren mesazh urimi për Kurban Bajram

0

Për nderë të festës së Kurban Bajramit, NISMA për Kosovën dega në Prizren përcjellë urimet më të ngrohta për të gjithë muslimanët.

“Paqja, dashuria, mirësia dhe solidariteti e madhështojnë festën e Kurban Bajramit, andaj bota njerëzore duhët që këto virtyte ti ruaj dhe kultivoj ndër breza“, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Urojmë që edhe këtë Bajram ta përshkruaj solidariteti dhe atmosfera festive”.

“Krerëve të Bashksisë Islame ua përcjellim urimet më të përzemërta për ditën e Kurban Bajramit. URIME !!” /PrizrenPress.com/

PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, dhe kryetari  i saj, Minir Krasniqi,  uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit,  me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”, thuhet në urim përcjell PrizrenPress.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme  në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm për afrim mes njerëzve”.

“Urime !” /PrizrenPress.com/

Urimi i rektorit Vataj për Kurban Bajram

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj ua uron festën e Kurban Bajramit studentëve, mësimdhënësve, stafit të administratës të Universitetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë Islame.

“Në këtë ditë të veçantë t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit me urimet për shëndet, paqe e begati. Urojmë që kjo festë të kalojë në harmoni të plotë dhe me bereqet në familjet tona. Me Fat Kurban Bajramin!”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

Ramadan Muja uron qytetarët për Kurban Bajram

0

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

“Festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët”, thuhet ne urim, përcjell PrizrenPress.

“Bajrami lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, ngrit ndjenjat e solidaritetit, rritë gatishmerinë për sakrificë në të mirën e përgjithshme njerëzore”.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Urime dhe gëzuar Kurban Bajrami !” /PrizrenPress.com/

Betohen Muharrem Elezkurtaj dhe Krenare Koçi

0

Muharrem Elezkurtaj dhe Krenare Koçi nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë dhënë betimin në Kuvednin Komunal të Prizrenit.
Elezkurtaj zëvendëson Arbër Rexhajn, ndërkaq Koçi zëvendëson Drita Millakun, të cilët në zgjedhjet e qershorit, janë bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Muharrem Elezkurtaj, në zgjedhjet 22 tetorit, garon sërish për Kuvend të Prizrenit.

Ai, shpreson se në këtë zgjedhje do të arrijë të bëhet pjesë e Kuvendit.

“Do të jem zëri i qytetarëve, ashtu siç kanë qenë Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku”, thotë Elezkurtaj./PrizrenPress.com/

Haradinaj prezanton kandidatët e AAK-së për Prizren

0

Kryetari i AAK-së, Hramush Haradinaj sot në Prizren ka bërë prezantimin e kandidatit të kësaj partie për kryetar të Komunës dhe kandidatëve për Asamblenë Komunale.

“Sot në Prizren e bëm zyrtarizimin e kandidatit të AAK-së, për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit.

Lulzim Kabashi është një afarist i shkëlqyer, i dëshmuar në udhëheqjen e deritashme komunale poashtu, dhe sigurisht do të jetë një zgjidhje e denjë për votuesin e Prizrenit!

Une besoj në vizionin e Lulzim Kabashit dhe të kandidatëve të AAK-së për asamblenë komunale.

Me fat!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.