25.3 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 5810

Arsenali blindon dy yje

0

Arsenali ka lajme të mira për tifozëve. Pas përforcimeve të arritura gjatë kësaj vere, ekipi londinez është gati t’i blindoj edhe yjet e saj.

Fjala është për Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Sipas Daily Mirror, mesfushori gjerman dhe sulmuesi kilian janë të gatshëm të vazhdojnë kontratat me Arsenalin.

Sanchez dhe Ozil kanë kontrata me Arsenalin deri në verën e vitit 2018, por këto pritet t’i vazhdojnë të paktën deri në vitin 2020.

Chelsea vendos për të ardhmen e Fabregasit

0

Drejtuesit e Chelseas kanë vendosur që ta shesin Cesc Fabregasin gjatë mini-afatit kalimtar të janarit, raporton Daily Express.

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Chelseas, Antonio Contes.

Kurse, dy gjigantët nga Serie A, Juventus dhe Inter kanë shfaqur interesim që ta transferojnë mesfushorin spanjoll.

Zhuri në krizë të ujit

0

Sa herë që përmendet kurbeti, njerëzit jo rrallë e mendojnë Zhurin, por ky është vendbanimi rural më i madhi në Komunën e Prizrenit dhe njëri ndër fshatrat më të mëdha në Kosovë. Zhuri bën pjesë në Krahinën e Lumës. Historikisht selinë e ka pasur në Bicaj fshat afër Kukësit, bile pleqtë ende mendojnë se përsëri atje të rikthejnë duke aluduar në një përbashkim të këtyre trojeve, shkruan gazeta Kosova Sot.

Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë-herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

“Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhë- nave si emër Zhur del që nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 m, kjo në qendër të Zhurit”, shpjegon drejtori i shkollës së Zhurit, Bedri Hoxha.

150 të rinj ikën me eksodin e fundit

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin e tani ka mbi të gjithë atë më të dhembshmin – kurbetin. Edhe ikja e fundit e të rinjve nga Kosova këtë fshat e ka prekur dhe sipas disa shënimeve numri i të rinjve, që kanë ikur nga Zhuri kalon shifrën 150 të rinjve vetëm në eksodin e fundit.

“Zhvillimet e fundit kanë bërë që rinia të mos këtë as edhe vende pune. Kurse dikur Zhuri ka qenë kultivues i mirë i vreshtarisë, prej rrushit më të madh prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Por, shumica e atyre arave tanimë janë zënë me banime shtëpish apo ende kanë mbetur djerrina. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriçim -bujashka”, shprehet Hoxha.

Zhuri aktualisht e ka primatin e fshatit më të madh në Kosovë. Mirëpo, sipas kryetarit të këtij fshati, Behar Begaj, Zhuri ka mungesë të ujit të pijes dhe mungesën e kanalizimit në lagjen e re të Zhurit. Ai shton se shtëpitë ndërtohen, por mungon rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit. Begaj nga Komuna e Prizrenit kërkoi të ndihmohet ky fshat.

“Neve na duhet të kemi një infrastrukturë, sidomos lagjes së re. Sepse ajo lagje çdo ditë po shtohet, por pa infrastrukturë”.

Ai pastaj ka kërkuar që për këta banorë të bëhet një lokacion, i cili do të shërbente edhe si stacion i autobusëve.

Ruhen tradita festive të vjetra

Kryesuesi i KK të Prizrenit, Kujtim Gashi, beson se së shpejti atje do të fillojë rregullimi i infrastrukturës për këtë lagje, dhe shton se Zhuri është njëri ndër lokalitetet që ka pasur investime të shumta.

Zhuri ka rreth 1100 familje me etnitet shqiptar. Në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. Edhe fshatrat si Muradëm, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit, të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra. Një lëvizje të theksuar të banorëve të Zhurit ka pasur edhe në drejtim të qytetit të Prizrenit.

Në të kaluarën zhurjanët janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, bletari etj. Tani si burim kryesor të jetës kanë kurbetin. Kurbeti është bërë pjesë e secilës familje. Fillimet e kurbetit drejt shteteve të Perëndimit kanë filluar aty ka vitet e 70-ta. Ndërsa lëvizja më e madhe është bërë gjatë viteve të 90-ta para dhe pas luftës. Karakteristikë e kurbetit nga vitet e 90-ta është se kanë emigruar me familje. Llogaritet se në diasporë janë rreth 3500 zhurjanë. Pra, burimi kryesor i jetesës është puna e tyre dhe investimi në vendlindje. Një pjesë tjetër merren edhe me veprimtari të tjera. Zhurjanët janë ndoshta të vetmit banorë që pos punës atje në vendet evropiane bëjnë investimet në fshatin e tyre.

Hajdar Elezkurtaj shprehet për “Kosova Sot” se fshati ende i ruan dhe kremton shumë festa të vjetra, festat e motmotit, festat pagane, siç janë: Festa e pranverës “Verzet”, Shëngjergji, Jeremia etj. Dikur thuhej se Zhuri ka pasur edhe hekurudhën. /Kosova Sot/

Sekuestrohen mbi 2 kilogramë ari në Prizren

0

Policia e Kosovës njofton se janë sekuestruar rreth 2 kg e 365 gramë ari në Prizren.

Në njoftim të Policisë, përcjellë PrizrenPress, thuhet se në vazhdimësi të operacionit “Gold” njësitë policore në bashkëpunim me ATK, Doganat si dhe MTI me datën 09.09.2016 kanë kryer kontrollin në 3 lokacione në qytetin e Prizrenit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 2 kg e 365 gr ari, ka njoftuar policia. /PrizrenPress.com/

Do të vlerësohet shtëpia ku jetoi Shyhrete Berisha

0

Në seancën e zhvilluar të premten, Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës propozoi që t’i caktohet vlera materiale shtëpisë ku Shyhrete Berisha jetoi me familje deri në vitin 1999.

Gjykata Themelore e Prizrenit-Dega në Suharekë e miratoi këtë propozim, duke caktuar një ekspert ndërtimtarie për vlerësimin e shtëpisë.

Në gjykatë dëshmoi Xhelal Berisha, kunati i Shyhretes që tha se familja e gjerë Berisha jetoi bashkë pa ndarë pasurinë.

“Së bashku me Shyhrete Berishën kam jetuar në bashkësi familjare deri në vitin 1999 dhe nuk e kemi pasur të ndarë pasurinë e familjes. Nuk qëndrojnë pretendimet e palës paditëse se pasuria ka qenë e ndarë në vitin 1997,” tha Xhelal Berisha.

Avokati Naim Qelaj pastaj e pyeti Xhelal Berishën se kush ka kontribuuar për ndërtimin e shtëpisë të cilën po e kërkon Shyhrete Berisha.

“Kjo shtëpi është ndërtuar me kontributin e prindit tim, i cili ka jetuar 20 vjet në kurbet, kontributin e tij, që ka punuar si mësimdhënës dhe auto-transportues dhe djalit të vëllait Fatonit,” u përgjigj Xhelal Berisha.

Ai tha se Nexhat Berisha, vëllai i tij dhe bashkëshorti i Shyhretes ka kontribuuar në këtë shtëpi vetëm sa ka qenë në punë deri në vitin 1990 kur është larguar nga puna.

Xhelal Berisha më tutje deklaroi se “Shyhrete Berisha ka qenë e plagosur dhe e traumatizuar nga lufta dhe pas luftës asnjëherë nuk ka ardhur në këtë shtëpi”.

Përveç Xhelal Berishës në seancë dëshmuan edhe edhe Arben, Xhevdet e Reshat Berisha dhe ish-punëtori i OSBE-së Shkëlzen Suka.

Arben Berisha tha se prej vitit 1995 ka qenë jashtë Kosovës dhe familja sipas tij ka jetuar në bashkësi.

Dëshmitari Xhevdet Berisha, tha se “nuk e din a kanë qenë të ndarë djemtë e Faik Berishës, por tha se biseda ka pasur në këtë drejtim”, ndërsa dëshmitari Reshat Berisha vetëm me fjalët “nuk e di” iu përgjigj pyetjeve të avokatit të Shyhrete Berishës.

Reshat Berisha, përveç që dëshmoi, kërkoi nga paditësja Shyhrete Berisha pagesën e shpenzimeve për ditën e tij të humbur në gjykatë, ndërsa gjykata e obligoi paditësen që t’ia paguajë Reshat Berishës 20 euro në emër të shpenzimeve.

Por Reshat Berisha i kërkoi 200 euro, pasi tha se gjykata në ftesë ia ka tërhequr vërejtjen që nëse nuk vjen si dëshmitar do të gjobitet me 200 euro.

Avokatja e Arben Berishës, Shpresa Berisha, tha pas seancës për KALLXO.com se nga të gjithë dëshmitarët sot u vërtetua se nuk ka pasur ndarje të familjes së Faik Berishës.

“Është për t’u veçuar se pothuajse nga të gjithë dëgjuam se ndarje nuk ka pasur të djemve të Faik Berishës dhe të njëjtit deklaruan se i nënshtrohen vullnetit të fundit të Faik Berishës, të cilin vullnet me testamentin gjyqësor e ka caktua pas vdekjes së tij,” tha avokatja Shpresa Berisha.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës. /Kallxo.com

Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj mbesin në krye të NISMA-s

0

Nisma për Kosovën, sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar me ç’rast ka zgjedhur krerët e saj.

Në mbledhjen e mbajtur në Prizren kryetar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Jakup Krasniqi, kurse kryetar i Nismës është zgjedhur Fatmir Limaj, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Më tutje thuhet se në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.

“Këshilli Kombëtar i Nismës për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur edhe kryesinë, dhe në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend. /PrizrenPress.com/

Vetura përplaset për muri në Prizren

0

Një veturë është përplasur për muri në Prizren. Policia njofton se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesi ka humbur kontrollit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u përplasur në një mur”,thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasoj lëndime truporë kanë pësuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”./PrizrenPress.com/

Një bukuroshe si Ross s’e vuan ndarjen

0

I dha fund lidhjes nga i dashuri i saj Ross Worsëick muajin e kaluar, por duket se për Jasmin Walia, ylli i TOËIE, gjithçka tashmë ka kaluar dhe ajo lidhje i përket së shkuarës.

Bukuroshja 26-vjeçare është fotografuar të martën në një pishinë në Ibiza, ku duket sikur ka dashur t’i tregojë të ish-të dashurit të saj se çfarë ai ka humbur.

Ross mbante veshur bikini dy ngjyrëshe, ndërsa duket magjepsëse me format e saj.

A është kjo ‘lepurushja’ më seksi e revistës Playboy?

0

Ajo është eksporti më i nxehtë i britanikëve. Bëhet fjalë për modelen Carla Howe.

Ajo ka pozuar për revistën Playboy, ndërsa shpesh emri i saj është lidhur me atë të disa prej futbollistëve më të njohur në Angli.

Kadare vlerëson “rikthimin” e Doruntinës

0

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka vlerësuar ekranizimin e veprës “Kush e solli Doruntinën” vënë pak kohë më parë në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nga regjisori Laert Vasili.

”Në, një telefonatë e Bujar Hudhri më përcolli urimet më të përzemërta nga gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare pasi kishte ndjekur shfaqjen “Kush e solli Doruntinën” në transmetim televiziv nga Digitalb, më dha një kënaqësi të veçantë, të cilën dua ta ndaj me ju dhe njëkohësisht të falenderoj ikonën e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa, patriarkun Bujar Lako, profesorin me energji djaloshare Viktor Zhusti, Doruntinën Luli Hoxha dhe trupën e mrekullueshme që ka Teatri Aleksandër Moisi nën drejtimin e Bashkim Hoxha që më krijuan mundësinë të realizoj këtë shfaqje!”, shkruan në profilin e tij në Facebook regjisori Vasili.

“Kush e solli Doruntinën” rivinte në skenën shqiptare pas dramatizimit të bërë vite më parë nga regjisori Pirro Mani.

“Vepra e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” më ka intriguar jashtëzakonisht shumë që në adoleshencën time, ndërsa ky është një projekt që unë kam pothuajse rreth 7 vjet që dua ta sjell në skenë”, do të shprehej ai.

Kjo vepër riktheu në skenë emra të njohur të teatrit si Margarita Xhepa . Ajo u rikthye sërish në rolin e zonjës Mëmë, një rol që e kishte bërë kur ishte e re nën regjinë e Pirro Manit. Në skenë u ngjitën me këtë pjesë dhe aktorët Bujar Lako dhe Viktor Zhusti dy emra të dashur për publikun. Në role të tjera në intepretuan aktorët Luli Hoxha, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Eralda Caushi, Gjergj Doçi, Amos Muji Zaharia, Xhejni Fama.

“Vepra më ka intriguar jashtëzakonisht shumë, sepse ajo që bën Kadare në roman, merret me atë që ndodh përtej legjendës. Pra pasi ka mbaruar legjenda atë që kemi mësuar që të gjithë në shkolla si fëmijë “një në prag, e një në derë plasën si qelqet me verë”, pikërisht që aty fillon romani i Kadaresë. Dhe përse tani? Sepse ajo që u kërkua nga principata e Arbrit në kohën që vendoset legjenda, ishte një vlerë e re morale, një kult i ri, dhe aty lind besa, e cila është mbi dallimet fetare, mbi ngjyrat politike, pra është një kult që bashkon gjithë shqiptarët, të gjitha trojet. Gjithashtu unë jam shprehur dhe në intervistat e mia, që festa kombëtare shqiptare duhet të ishte 2 marsi i vitit 1444, që është Besëlidhja e Lezhës, ku për herë të parë u themelua principata e Arbrit duke bashkuar gjithë kontetë. Pra miniprincipatat autonome u bashkuan dhe formuan Besëlidhjen e Lezhës. Nga kjo unë marr një shtysë shumë të fortë, dhe sidomos për gjendjen ku gjendet shoqëria shqiptare sot, e cila është ndarë në dy grupime politike, apo në 3 grupime. Lufta e jashtëzakonshme për pushtet, nënshtrimi i popullsisë ndaj një udhëheqje apo një tjetër, dhe mendoj që është momenti që shoqëria shqiptare të bashkohet tek ajo që ndodhi me shoqërinë gjermane më 1989, ku u bashkuan nën moton: një gjuhë, një komb, një shtet. Për shqiptarët më duket se është çasti të bashkohen nën këtë kult: një gjuhë, një komb, një shtet. Dhe më mirë se besa e Kostandinit këtë nuk mund ta bëjë dikush tjetër”, do të shprehej Vasili para se vepra të ngjitej në skenë. /Gazeta Shqip/