23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 5814

Justin Timberlake i rikthehet modës

0

Justin Timberlake është rikthyer fuqishëm ne botën e showbiz. Thuajse një vit pasi u bë baba, ai realizoi super hitin “Cant stop the feeling”, por duket se nuk ndalet me aq.

Nuk dihet nëse është frymëzuar nga suksesi që po korr Kanye West së fundmi me linjën e tij të modës Jeezy, por e vërteta është se Justin Timberlake e ka nxjerrë ne treg me herët sesa reperi firmën e tij të rrobave “William Rast”.

Por prej 4 vitesh duket se artisti e kishte lënë pas dore koleksionin e tij.

Tashme Justin Timberlake përpara nisjes së javës së modës në New York i ka dhënë një stil krejtësisht të ri “William Rast”. Rikthimit të tij revista “People” i ka vënë pikërisht titullin e këngës legjendare të Timberlake : Sexyback.

Sëbashku me shokun e fëmijërisë Trace Ayala, dyshja është munduar të sjellë aromën e veshjeve të qytetit të tyre të lindjes Memphis.

Këmisha me kuadrata, xhinse dhe çizme kauboj simbolizojnë jugun e Teneses. Sigurisht në koleksion nuk mungon as kapelja që identifikon Justin Timberlake.

“Ithaca” bashkon dy yje të Hollywoodit

0

Kanë kaluar 18-të vjet që kur aktorja Meg Rayan dhe aktori Tom Hanks, janë paraqitur bashkë në projektin filmik “You’ve got mail”, dhe tani, ata janë sërish ekip.

Kësaj radhe për filmin “Ithaca” me regji të aktores Ryan.

“Tom na bëri një nder të madh që erdhi të luajë në film. Të gjithë ishin shumë të gëzuar që ai ishte me ne”, ka thënë aktorja Meg Rayan pëp CNN, transmeton Klan Kosova.

Ryan dhe Hanks, gjatë karrierës së tyre kanë luajtur bashkë edhe në tre filma të tjerë si: “Joe Versus the Volcano” më 1990, “Sleepless in Seattle” ën vitin 1993 dhe atë të vitit 1998 “You’ve Got Mail.”

Ryan që e ka bërë regjinë e filmit, po ashtu luan krah Hanks. Ky film flet për një djalosh 14 vjeçar, i cili u dërgon telegrame familjeve, më të dashurit e të cilëve luftojnë në Luftën e Dytë Botërore.

https://youtu.be/qcuL9PB8RlA

Kozniku i gatshëm për Kosovën: Jetoj për atë ditë

0

Legjenda e futbollit, Ardian Kozniku ka folur për mundësinë e drejtimit të Kombëtares së Kosovës, ku ka thënë se jeton për atë ditë.

Por, ai ka thënë se Kosova ka trajner dhe nuk dëshiron që të spekuloj në media.

“Unë jam gati të ndihmoj, por Kosova ka trajner dhe nuk do të ishte korrekte të spekuloj në media. Për trajnerin vendos Fadil Vokrri për të cilin kam respekt, e i cili e di se sa shumë e dua Kosovën dhe se e dua që një ditë të marrë atë pozitë”, tha Kozniku gjatë një interviste për Tortal.

“Kush nuk do të dëshironte të bëhej përzgjedhës i vendit të tij. Është një nder i madh për të drejtuar vendin tënd. Unë jetoj për atë ditë”.

Trupi i Visar Begajt do të kthehet në Kosovë

0

Ka mbaruar autopsia e gjashtë viktimave nga rrëzimi i avionit më 6 shtator në afërsi të Shkupit. Bazuar në raportin e Institutit për Mjekësi Ligjore në Shkup, asnjëri nga viktimat nuk ka pasur djegie në trup dhe se vdekja ka qenë momentale.

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se ka filluar faza e identifikimit të trupave. Rreth shkaqeve të rrëzimit hetuesia thotë se është herët të flitet, por informon se nga vendi i ngjarjes janë tërhequr mbetjet dhe po vazhdojnë hetimet.

“Prokuroria Themelore e Shkupit i ka pranuar të gjitha lëndët e nevojshme dhe dëshmitë të cilat do të shërbejnë si prova për të vërtetuar arsyet e fatkeqësisë ajrore. Lënda është në procedurë dhe nevojitet kohë për të konstatuar shkaqet e rrëzimit të avionit”, thanë nga Prokuroria.

Gjatë ditës në Shkup arritën edhe familjarët e viktimave nga Italia. Të njëjtit i janë nënshtruar analizave të ADN-së, me qëllim identifikimin e të afërmve të tyre. Nga Ambasada e Kosovës në Shkup thonë se kanë bërë kërkesë që trupi i Visar Begaj të dërgohet në Kosovë.

“Ambasada ka ndërmjetësuar në mes familjarëve Begaj dhe Ambasadës italiane në Shkup dhe ka dërguar notë verbale pranë institucioneve të Maqedonisë për të shprehur dëshirën e familjarëve që trupi i pajetë i Visar Begaj të varroset në Kosovë”, deklaruan nga Ambasada e Kosovës në Shkup.

Ndërkohë Alsat-M kontaktoi edhe me Ambasadën e Italisë në Shkup e cila konfirmoi se trupi i Visar Begaj do të kthehet në Kosovë.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Maqedonisë. Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe rregullimit të dokumentacionit, trupat e pesë viktimave do të dërgohen në Itali ndërsa trupi i viktimës Visar Begaj në Kosovë”.

Referuar medieve italiane, fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e motit të ligë dhe mjegullës së madhe dhe se institucionet italiane paralajmërojnë hetim të ri të rastit. Avioni u rrëzua disa minuta pas humbjes nga radarët e kontrollit të fluturimeve civile të aeroportit të Shkupit./alsat-m

Gorozhubi, fshati i harruar i Prizrenit

0

Fshati Gorozhub është fshat në kufirin Kosovë-Shqipëri, buzë Pashtrikut. Ky fshat identifikohet me malin Pashtrik. Sipas historianëve, rrëzës së këtij mali kanë jetuar dikur fiset ilire, Pirustët dhe Dardanët.

“Në mesin e shumë trashëgimive është edhe emri i malit Pashtrik, pastaj mali Perges ku gjendet shpella e Dajçit, ku në vitin 1985/87 janë bërë gjurmime arkeologjike nga ana e arkeologëve të Shqipërisë dhe janë gjetur shumë materiale arkeologjike, që flasin se kjo shpellë dikur moti ka qenë vendbanim i njohur”, pohon studiuesi Nexhat Çoçaj.

Dikur ky fshat ishte mjaft i banuar, po nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, me shtimin e dhunës së regjimit serb, nis edhe shpërngulja e popullsisë. Besohet se janë mbi 150 familje të këtij fshati që jetojnë kryesisht në Prizren.

“Aktualisht, fshati ka 30 familje, të cilat jetojnë me kushte të rënda, por vështirë se dikush pranon të rikthehet atje”, thotë Çoçaj.

Lidhjet me Shqipërinë

Banorët e mbetur të fshatit ankohen për kushtet e këqija. Kryetari i fshatit Shani Tanaj, tregon se mungon uji i pijshëm.

“Problemet janë aq të mëdha, saqë tashmë s’kemi ujë, s’kemi as kanalizimet e kryera. Por, është edhe një problem tjetër, është rruga nga Mazrreku. Atje nuk ka asnjë mbikëqyrje dhe ato gropa të krijuara nuk po mbulohen”, ka thënë Tanaj.

Ai shprehet se kanë lidhje martesore me pjesën e fshatrave përtej kufirit. Por, sipas tij, në të kaluarën ishte e vështirë jeta në kufi, sepse edhe survejimi nga shteti ishte i madh.

“Për plot 50 vjet kemi kuptuar fatin e njëri- tjetrit vetëm përmes këngëve që kemi kënduar në arat tona. Ngase kufiri nuk ishte i hekurt, por ishte i gjakosur me gjakun e shumë shqiptarëve. Bile, edhe raste e vdekjeve ia kumtonim njëri -tjetrit përmes këngës”, pohon kryetari Tanaj.

Sipas tij, ende padrejtësisht janë të ndara lagjet Mariq edhe Pogaj.

“Këto lagje u ndan nga fshati Gorozhub dhe vazhdojnë të jenë të ndara. Por, tani miqësia e lidhur ka bërë që gradualisht ky fshat të ribashkohet. Në brezin kufitar në dekadën e fundit janë bërë 107 martesa, kryesisht në fshatra Gorozhub, Planejë, derisa tutje kufirit shqiptaro- shqiptar janë fshatrat Domaj, Pusi i Thatë, Kishaj që nuk janë më larg se 2 km larg njeri prej tjetrit”, na thotë Tanaj.

Beteja e Gorozhubit, e njohur në gjithë Kosovën

Edhe studiuesi hasjan, Nexhat Çoçaj shpjegon se në këtë dekadën e fundit janë ngjallur miqësitë e vjetra në Domaj, në Cahan, në Xhikaj që martohen me hasjanët e Kosovës.

“Kështu tani atje duket se gradualisht ai kufi artificial po shkrihet”, shprehet Çoçaj.

Sipas tij, për shkak të kushteve gjeografike, 21 nxënës të fshatit Dobrunë të Shqipërisë vazhdojnë mësimin në shkollën fillore të Godenit të Kosovës.

Kurse, Halil Shehu, drejtor i shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Gorozhub e Planejë, shpjegon se në paralelen e Gorozhubit nga klasa e parë deri në të katërtën janë 34 nxënës. Banorët tregojnë se banorët e fshatrave të Shqipërisë janë të lidhur me Prizrenin dhe këto fshatra.

“Ata vetëm brenda 20 minutash vijnë deri këtu ku nis asfalti dhe tregtinë e bëjnë me Prizrenin”, shprehet një i moshuar.

Avdullah Tejeci, ish-banor i këtij fshati që tani banon në Prizren, pohon se atje kanë ende pasurinë, por atje vështirë jetohet. Ai kërkon që të krijohen kushte më të mira dhe për këtë, sipas tij, duhet dora e pushtetit lokal.

“Qeveria e ka ndërtuar dhe asfaltuar rrugën deri atje, por ajo rrugë kërkon mirëmbajtje”, ka thënë Tejeci.

Avdi Ibrahimi, ish-zëvendëskomandant në Brigadën 128 të UÇK-së, tregon se në maj të vitit 1999 kishin urdhër për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhubit. Beteja e Gorozhubit ishte beteja më e njohur e luftës së fundit dhe përmendet edhe nga autorë të huaj. /Kosova Sot/

Malishevë: Morën pa leje kabllon e ujit, arrestohen vëllezërit

0

Një kabllo e cila ndihmonte që të funksionin pompat e ujit në fshatin Maxharrë të Malishevës, u bë shkaktar që të arrestohen 2 banorë të këtij lokaliteti.

Arsyeja është se Selajdin e Bekim Kastrati, morën këtë kabllo për shtëpinë e tyre të re, të cilën janë duke e ndërtuar, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu ata kërcënuan me armë policit që shkuan tek shtëpia e tyre që tu thojnë ta kthejnë përçuesin i cili u mor pa leje.

Selajdin Kastratit iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj kurse vëllait të tij Bekimit, masa e arrestit shtëpiak për një muaj.

Por akuzat e tilla i kanë mohuar familja Kastrati. Nëna e të arrestuarve ka thënë se kablloja u mor me leje.

AAK e NISMA kthehen në Kuvend

0

Ulëset e deputetëve të AAK-së dhe Nismës nga 13 shtatori më nuk do të jenë të zbrazëta.

Pas rreth 7 muajve bojkot, përveç seancave solemne, deputetët e këtyre partive kanë vendosur t’i kthehen jetës institucionale.

Ata kanë theksuar se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare do t’u kthehen punimeve, jo vetëm në seancat plenare, por edhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Pas procedimit të demarkacionit në Kuvend, të dy partitë opozitare thonë se nuk kanë më arsye për të vazhduar bojkotin.

“Nisma për Kosovën në vazhdimësi ka deklaruar se në momentin që marrëveshja për demarkacionin të vijë për shqyrtim ne do të kthehemi në Kuvend dhe ashtu kemi vepruar. Nga ajo ditë ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e punës së kuvendit”, ka thënë Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës.

E Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka treguar se kundërshtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën më parë nga këto parti.

Te dy subjektet opozitare, që tashmë kanë lidhur koalicion mes vete, që nga inaugurimi i Hashim Thaçit si president i vendit, kishin vendosur bojkotimin e institucioneve të vendit, si shenjë pakënaqësie me koalicionin qeverisës, e sidomos nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

Fillimisht pjesë e bojkotit të opozitës ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, por ajo u kthye në Kuvend më 6 qershor, pasi kishin vlerësuar se duke qëndruar jashtë Kuvendit nuk po arrinin t’i kundërshtonin dy marrëveshjet, sipas tyre, të dëmshme për Kosovën.

Shënohet 17 vjetori i funksionimit të Policisë Rajonale të Prizrenit

0

Me një koktej rasti, të premten në Prizren është shënuar 17 vjetori i funksionimit të Policisë Rajonale në të cilin kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.

Pjesë e shënimit të përvjetorit të 17-të të Policisë në rajonin e Prizrenit, përveç përgjegjësve më të lartë të Drejtorisë Rajonale të Policisë ishin edhe kryetari i Gjykatës Themelore , Ymer Hoxha, komandanti i Njësisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, kapiteni Sejdi Krasniqi dhe të tjerë.

Drejtori i Policisë Rajonale, Nexhmi Krasniqi tha se përkundër sfidave të shumta po e përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në shërbim të ruajtjes së pronës dhe nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Fal angazhimeve të shumta janë arritur suksese të dukshme në luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, trafikimit të qenieve njerëzore etj.”, tha ai.

“Ndër të arriturat më të theksuara të Policisë Rajonale në Prizren, është se i’a kemi dalur që gjatë këtij viti të identifikojmë 72 % të personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale”, tha Krasniqi.

Punën por edhe bashkëpunimin me policinë e vlerësoi të frytshme edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, i cili tha se ky bashkëpunim duhet të forcohet edhe më tepër për të arritur objektivat e parapara të këtyre dy institucioneve për sundim të rendit dhe ligjit.

Gjatë këtij aktiviteti solemn, krerët e policisë në Prizren kanë nderuar me mirënjohje 9 zyrtarë policorë, të cilët kanë treguar performansë të lartë në kryerjen e detyrave profesionale gjatë angazhimeve të tyre në punë. /TV Prizreni/

Përleshje brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar një përleshje fizike për arsye banale që ka ndodhur mes Sekretarit të kësaj Ministrie, Fitim Sadiku, dhe një zyrtari të lartë, Vlorat Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj i cili edhe ka paralajmëruar masa.

“Po ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë cfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disciplinor do të mblidhet dhe pezulloj të dy zyrtarët”, ka thënë Prenkaj. /Gazeta Express/

Freddie Mercury, simboli i një lufte që ende vazhdon

0

Sigurisht që bëhet fjalë për një legjendë. Një këngëtar që ende sot dhuron emocione teksa dëgjon këngët apo sheh performancat e tij. Lideri i një grupi të madh, por jo më shumë sesa emri që ai la pas. Një vokal potent, një njeri karizmatik, i shfrenuar në egon e vet shkatërruese, i tillë ishte Freddie Mercury, udhëheqësi i grupit Queen, që vdiq në vilën e tij luksoze në kuartin e Londrës Kensington.

I cilësuar si një superstar dhe një nga këngëtarët më të mirë të rrokut, Freddie Mercury, humbi betejën me vdekjen si pasojë e infektimit me virusin Hiv- Aids. Vdekja e tij erdhi një mbrëmje vjeshte, më 24 nëntor të vitit 1991, por ai përkujtohet çdo 1 dhjetor si një simbol i luftës kundër virusit të shekullit.

Freddie ishte infektuar me AIDS katër vjet përpara se të vdiste. Lajmi për historinë e tij shokoi mijëra fansa në të gjithë botën. Me një fëmijëri të kaluar në Indi, ai filloi të merrte mësime në piano qysh në moshën 7-vjeçare. Ai jetoi në Indi, tek gjyshja e tij deri në mbarim të shkollës, nga ku largua përfundimisht nga Zanzibari dhe India (në Zanzibar kishte lindur dhe në Indi kishte kryer shkollën), për t’u shpërngulur në Angli bashkë me familjen e tij. Aty nisi edhe aventura e gjatë e djalit të talentuar, i cili shumë shpejt u kthye në një nga këngëtarët më të njohur të rrokut, me grupin e tij “Queen”.

Infektimi i Mercury me virusin vdekjeprurës fillimisht u bë i ditur nga shtypi anglez, e më vonë vetë Freddie e pohoi këtë gjë. Ai ishte viktima e parë e AIDS-it, skenën e botës së artit dhe mbi të gjitha të rokut. Dëshira e fundit e Mercury, ishte që trupi i tij të digjej në krematoriumin “Kensal Green”, që gjendet në pjesën perëndimore të Londrës.

Freddie për një kohë të gjatë ai është cilësuar si një biseksual. Megjithatë, pavarësisht jetës së shfrenuar, Freddie ishte një mashkull i turpshëm shpeshherë dhe i vetmuar, edhe pse kishte shumë dashuri të mëdha siç ishte ajo për Mary Austin, e cila vazhdon të jetojë në shtëpinë e Mercury sot e kësaj dite. Kjo ishte e vetmja histori e rëndësishme për të, së cilës i kushtoi edhe këngën “Love of my life”.

Freddie ishte i pandreqshëm në mënyrën e jetesës së tij. Preferonte të pinte shampanjë në vend të ujit, kokainën e kishte në vend të bukës, të cilën nuk e ndau deri në në fund të jetës. Ishte i dhënë shumë pas festave të çmendura dhe vetëm festimi i ditëlindjes së 35-të i kushtoi rreth një milion dollarë.

Disa muaj para se të vdiste, ai këndoi përkundër dhembjes që kishte hyri në studio dhe inçizoi albumin e fundit “Innuendo”. “The Show must go” (Shfaqja duhet të vazhdojë) ishte porosia se duhet vazhduar të jetohej dhe të këndohej. Ai u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare, duke lënë pas një perandori të tërë muzikore, me hite të pavdekshme. Freddie Mercury vazhdon ende të jetojë!