Shënohet 17 vjetori i funksionimit të Policisë Rajonale të Prizrenit

Me një koktej rasti, të premten në Prizren është shënuar 17 vjetori i funksionimit të Policisë Rajonale në të cilin kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.

Pjesë e shënimit të përvjetorit të 17-të të Policisë në rajonin e Prizrenit, përveç përgjegjësve më të lartë të Drejtorisë Rajonale të Policisë ishin edhe kryetari i Gjykatës Themelore , Ymer Hoxha, komandanti i Njësisë së Deminimit të FSK-së në Prizren, kapiteni Sejdi Krasniqi dhe të tjerë.

Drejtori i Policisë Rajonale, Nexhmi Krasniqi tha se përkundër sfidave të shumta po e përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në shërbim të ruajtjes së pronës dhe nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Fal angazhimeve të shumta janë arritur suksese të dukshme në luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës së drogës, trafikimit të qenieve njerëzore etj.”, tha ai.

“Ndër të arriturat më të theksuara të Policisë Rajonale në Prizren, është se i’a kemi dalur që gjatë këtij viti të identifikojmë 72 % të personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale”, tha Krasniqi.

Punën por edhe bashkëpunimin me policinë e vlerësoi të frytshme edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, i cili tha se ky bashkëpunim duhet të forcohet edhe më tepër për të arritur objektivat e parapara të këtyre dy institucioneve për sundim të rendit dhe ligjit.

Gjatë këtij aktiviteti solemn, krerët e policisë në Prizren kanë nderuar me mirënjohje 9 zyrtarë policorë, të cilët kanë treguar performansë të lartë në kryerjen e detyrave profesionale gjatë angazhimeve të tyre në punë. /TV Prizreni/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit