33.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 5816

Arrestohen në Malishevë vëllezërit që dëmtuan kabllot e pompave të ujësjellësit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Maxharre të Malishevës janë arrestuar dy vëllezër të dyshuar se kanë dëmtuar rreth 500 m kabllo, e cila furnizonte pompat e ujësjellësit të fshatit.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitet policore gjatë konfiskimit të kabllos, kanë hasur në rezistencë dhe kanosje me armë zjarri nga të dyshuarit.

“Njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar një armë të gjatë pushkë-mitraloz, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, vazhdon njoftimi.

Berisha: LDK-ja ka qenë pjesë e klanit ‘Pronto’

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, tha për gazetën “Kosova Sot” se Isa Mustafa është vetë e keqja e Kosovës, derisa tha se krijohet përshtypja që edhe heshtja e tij karshi skandalit të fundit, ‘Pronto’, është e qëllimshme, ngase Berisha mendon se edhe vet janë një lloj i skandalit ‘Pronto’, por më ndryshe.

“Ne jemi dëshmitarë se edhe atëherë kur ka qenë në pushtet LDK-ja në bashkëqeverisje d.m.th në legjislaturën e tretë me PDK-në ka qenë pjesë e klanit, ‘Pronto’ por edhe tani dëshmitë po tregojnë se LDK-ja është një ‘Pronto’ e veçantë e Kosovës, për shkak se shumë anëtarë të bordeve, por edhe të agjencive tjera të pavarura zgjidhen me çelës në bashkëpunim me PDK-në. Kështu që me një fjalë siç thotë populli, ‘hajni- hajnin nuk e zë’ sepse dihet se janë të të njëjtit zanat”, ka deklaruar deputeti Zafir Berish.

Provimi i Maturës, kalueshmëria 60.01 për qind

0

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të gushtit të provimit të Maturës Shtetërore, sipas të cilave pragun e kalueshmërisë e kanë arritur 3.873 maturantë (60.01 për qind) nga 6.454 sa i janë nënshtruar këtij provimi.

Kryetari i KShM-së, Azem Guri ka bërë të ditur se provimin e kishin paraqitur rreth 8.500 maturantë, por në testim kanë marrë pjesë vetëm 6.454 dhe prej tyre kanë arritur pragun e kalueshmërisë 60.01 për qind, ndërsa 2.581 maturantë mbetet të provojnë njohuritë e tyre në vitin e ardhshëm.

Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës në të dyja afatet dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijesim më i lartë i të gjithë akterevë të përfshirë në këtë proces, gjë që ka bërë që të mos paraqiten probleme që do ta dëmtonin këtë proces të rëndësishëm.

Në emër të KShM-së, kryetari Guri iu uroi suksese të mëtutjeshme për regjistrim në arsimin e lartë të gjithë maturantëve që e kanë kaluar Provimin e Maturës, ndërsa për ata që nuk kanë kaluar uroi që të kenë sukses në vitin tjetër.

Alessandra Ambrosio, “hot”

0

Ajo është një prej mdoeleve më të famshme në botë.

Alessandra Ambrosio tregoi se përse është aq e vlerësuar gjatë shfaqjes së saj të fundit me bikini.

35-vjeçarja i shpalosi hiret e saj të hënën në një plazh në Malibu.

Para se të humbasësh virgjërinë, bën mirë të lexosh këtë!

0

Femrat me përvojë kanë vendosur të flasin dhe t’ua zbulojnë damave të reja, të cilat akoma nuk kanë pasur marrëdhënie intime, të gjitha hollësitë të cilat kanë të bëjnë me këtë akt intim.

Është e vërtetë që nga përvoja e të tjerëve disa gjëra nuk mund të mësohen, mirëpo këto informacione me siguri do t’ju ndihmojnë që më lehtë të kuptoni seksin, para se ta provoni atë lojë të ëmbël.

Mashkulli nuk e ka gjithmonë afshin më të lartë se ju.

Keni të drejtë të bëni seks me kë të doni dhe sa të doni. Rregullat harroni, vetëm që kini kujdes për mbrojtjen.

Seksi është më i bukur me personin të cilin e doni.

Femrat në seks duhet të kënaqen njësoj si edhe meshkujt.

Seksi i vërtetë dallon plotësisht nga filmat pornografikë.

Nuk do të jeni më e vlefshme nëse dikush dëshiron të bëjë seks me ju, por as më pak e vlefshme nëse e refuzoni.

Zbuloni çak ju përshtatet dhe kërkoni atë, sepse partneri juaj nuk e ka atë aftësi që t’jua lexojë mendimet.

Lirisht thoni “jo”, sepse nëse e kundërshtoni nuk do të thotë se jeni më pak seksi.

Baza e seksit të shkëlqyeshëm është të japësh dhe të marrësh njëkohësisht. 50 deri në 70 për qind e femrave përjeton orgazëm pastimulim të klitorisit.

Në rend të parë, përcaktoni se si do të mbroheni nga shtatzënia e padëshirueshme dhe nga sëmundjet seksuale.

Seksi fantastik nuk do të thotë se është fjala për dashuri të madhe.

Është normale që të keni dyshime dhe frika që kanë të bëjnë me seksin, mu për këtë shkak edhe rekomandohet që të bisedoni lidhur me këtë gjë.

Seksi i mirë kërkon praktikë dhe përvojë, si çdo gjë në jetë.

Seksi mund të jetë shumë i pakëndshëm.

Nuk është e thënë që seksi të jetë më i mirë në moshën njëzetvjeçare, aq më tepër, mund të jetë më i mirë në moshën pesëdhjetë vjeçare.

Eksperimentoni dhe argëtohuni.

Kush janë drejtorët e rinj të Ramadan Mujës ?

0

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku ka kërkuar nga kryetari Ramadan Muja që t’i informojë kuvendarët për biografin e drejtorëve të rinj të Ekzekutivit.

“ Mirë kishte me qenë me na informu se kush janë këta drejtor të rinj që janë emëru në Ekzekutiv”, ka than Millaku.

Ndërkaq, në mungesë të Mujës, pyetjes së Millakut i është përgjigjur kryesuesi Kujtim Gashi.

“Biografin e tyre shumë shpejt do të kesh mundësi ta lexosh në faqen zyrtare të Komunës”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Alush Shala kërkon autoambulancë për të sëmurit me hemodializë nga Hasi

0

Kuvendari i PDK-së, Alush Shala ka kërkuar nga Qeveria e “Mujës’, që të zgjidhë problemin e transportit të pacientëve me hemodializës nga Hasi.

Ai ka propozuar që për këta pacientë të angazhohet një autoambulancë, deri në zgjidhjen e përhershme të kësaj çështjeje.

“Unë i kam nënshkrimet e këtyre pacientëve të cilët kanë kërkuar zgjidhje transportit , pasi që ata janë të detyruar të udhëtojnë në Prizren”, tha Shala në seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit/PrizrenPress.com/

Bendtner kthehet në Angli

0

Nicklas Bendtner është zyrtarizuar si futbollist i Nottingham Forest.

Sulmuesi danez, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me skuadrën e ligës së dytë angleze Nottingham Forest.Ish-futbollisti i Arsenalit, ka qenë lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Wolfsburgun.

Megjithëse do të luajë në një divizon më poshtë, Bendtner do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, kur Nottingham pret Arsenalin më 20 shtator në kuadër të Kupës së Ligës.

Ja cilat janë objektivat e Real Madridit sipas Bale-s

0

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale thotë se skuadra e tij këtë sezon synon t’i fitojë gjithë trofetë e mundshëm.

Uellsiani sezonin e kaluar me madrilenët fitojë Ligën e kampionëve, por ish-futbollisti i Tottenhamit thekson se ambiciet e ‘Los Blancos’ në këtë edicion të garave janë triumfi në gjitha garat. “Si gjithmonë ne duhet të luftojmë për çdo gjë.

Ne duam ta fitojmë çdo turne, La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. Ne i duam të gjitha trofetë”, ka thënë Bale.

Lippi do të bëhet trajneri më i paguar në botë

0

Marcello Lippi pritet që të kthehet sërish në futbollin kinez.

Trajneri italian është në kontakte me skuadrën kineze Guangzhou Evergrande, e cila është e gatshme ta bëjë atë trajnerin më të paguar në botë nëse pranon që të udhëheqë ekipin.

Sipas gazetës italiane ‘Corriere dello Sport’, Lippi do të përfitojë 500 mijë euro në javë, apo 20 milionë në vit, një shumë që nuk merr asnjë trajner tjetër. Kujtojmë se Lippi ka udhëhequr Guangzhoun për tre vite dhe ka arritur që të fitonte tre tituj kampioni në Kinë dhe njëherë Ligën e Kampionëve të Azisë