24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 5822

Cana uron Kosovën

0

Lorik Cana, ish kapiteni i Shqipërisë, i ka uruar përfaqësueses e Kosovës për barazimin historik ndaj Finlandës, në ndeshjen e parë të Grupi I të kualifikimeve për Botërorin 2018.

“Një urim përfaqësueses së Kosovës për rezultatin e parë pozitivë dhe lojën!”, ka shkruar Cana në Facebook.

Policia bastis shtëpinë e Dardan Molliqajt

0

Sot, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në Beleg të Deçanit.

Në njoftim të VV-së thuhet se “kjo është hakmarrja e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të Vetëvendosjes dhe për kapje nga klani pronto”.

“Urdhëri i dhënë nga lartë për këtë bastisje, e rikonfirmon faktin që Policia e Kosovës është shndërruar në institucion të mbrojtjes së krimit të klanit pronto dhe luftues të kundërshtarëve politikë të këtij klani. Ky lloj instrumentalizimi i policisë dhe shndërrimi i kësaj të fundit në njësi paramilitare në funksion të disa individëve në pushtet, është shenjë e qartë e autoritarizmit që po instalohet në Kosovë. Shembuj të tillë po na kthejnë në vitet e paraluftës kur funksioni i policisë nuk ishte siguria e qytetarëve por shtypja e tyre. Klani pronto, përmes Policisë së Kosovës, po terrorizon familjet e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe po synon të përhapë panikë në popull, në një moment kur zemërimi qytetar me këtë qeverisje është më i madh se asnjëherë më parë”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të pranojë asnjëherë të zmbrapset para këtyre akteve paramilitare të krerëve të Policisë së Kosovës.

“Këto akte na e rikonfirmojnë se lufta kundër krimit e korrupsionit në Kosovë do të mund të bëhet vetëm përmes rezistencës qytetare dhe asnjëherë përmes këtij sistemi të kapur të drejtësisë. Ne ftojmë pjestarët e Policisë së Kosovës që të distancohen nga udhëheqja kriminale e këtij institucioni, dhe të angazhohen në mbrojtje të popullit, e jo kundër tij”. /PrizrenPress.com/

Rihanna si zemër

0

Rihanna i ka befasuar të gjithë, teksa është shfaqur e veshur me një pallto ngjyrë të kuqe të formë zemre. Bukuroshja 29-vjeçare duket se është kokë e këmbë e dashuruar me reperin Drake. Kjo veshje e saj e konfirmon më së miri.

Pallton e kuqe, Rihanna e kishte kombinuar me një palë pantallona të shkurtra xhins, një palë sandale të zeza, ndërsa në kokë mbante një kapele.

Nicki Minaj është shtatzënë? (Foto)

0

Në një postim befasues instagrami, reperi Meek Mill e ka postuar një fotografi të të dashurës së tij Nicki Minaj, e cila duket me bark të fryrë, dhe ka shkruar “Armiqtë do të thonë se është e fotoshopuar”.

Ky imazh tronditës vjen vetëm një javë pasi këngëtarja 33 vjeçare performoi hitin “Sode to Side” me Ariana Grande në VMA – dhe nuk u dallua asnjë shenjë e shtatzënisë.

Nicki Minaj shtatzene

Beyonce shtyn një koncert, shkak problemet me vokalin

0

Beyonce është urdhëruar të shtyjë koncertin e saj në stadiumin MetLife, të planifikuar më parë të mbahet të mërkurën në mbrëmje (7 shtator).

Këngëtarja 35-vjeçare, e cila festoi ditëlindjen e saj gjatë fundjavës së kaluar, do të kthehet në zonën e New York/ New Jersey për të përfunduar turneun botëror “Formation” më 7 tetor.

“Si rezultat i urdhrave të mjekut për pushim vokal, koncerti i shumë pritur në E.Rutherford është shtyrë më datë 7 tetor”, thuhet në një deklaratë.

“Nuk ka ndryshime të tjera të koncerteve në St Louis, Los Angeles, Santa Clara, Houston, Neë Orleans, Atlanta, Philadelphia dhe Nashville. Ato do të vazhdojnë siç janë planifikuar”.

Alves kapiten i Brazilit

0

Dani Alves do të jetë kapiten i Brazilit në ndeshjen kualifikuese të së martës për Rusia 2018 që  e zhvillon ndaj Kolumbisë.

Miranda ishte kapiten i skuadrës në fitoren e së martës ndaj Ekuadorit, ndërsa selektori Tite ka vendosur që shiriti të bartet me rotacion.

Ish kapiteni Neymar ka vendosur që të heq dorë nga mbajtja e shiritit kështu që ai do të ketë një numër pronarësh përgjatë kohës.

‘Ronaldo mund të transferohet tek Barça’

0

Luis Figo ka thënë se Barcelona mund të nënshkruajë me Cristiano Ronaldo nëse plotësohet kërkesa e kaluzolës së tij.

Legjenda portugeze u transferua tek Los Blancos më 2000, kur gjiganti spanjoll pagoi 37.2 milionë funte për të.

Ronaldo, që së fundmi është shpallur më i miri i Europës, kushton 1.5 miliard dhe Figo beson se transferimi tek katalunasit nuk është i pamundshëm.

“Është treg i lirë. Nëse plotësohen kushtet e duhura, pse jo”.

Puthje gay në “Fiks Fare”

0

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu janë dy moderatorët e rinj të “Fiks Fare”.

Por dy aktorët e kanë nisur me këmbën e mbarë dhe me një puthje në buzë sezonin e ri të programit investigativ.

“Ne jemi ata që do të drejtojmë Fiks Fare, hajde ta nisim me një puthje nga ato që i kanë lezet burrave”, ka thënë Devisi duke puthur në buzë kolegun e tij, Ramaliu.

Një asteroid me emrin e Freddie Mercury

0

Për të shënuar 70-të vjetorin e lindjes së legjendës Freddie Mercury, kitaristi i grupit Queen dhe astrofizikani Brian May dje ka treguar se një asteroid do të marrë emrin e Mercury.

“Një asteroid që sillet në orbitë rreth Marsit e Jupiterit do të quhet 17473 Freddiemercury. Asteroidi është zbuluar në vitin 1991 nga Qendra Astronomike Ndërkombëtare” tregon May.

Viti 1991 ishte edhe viti kur Freddie ndërroi jetë. Asteroidi 17473 Freddiemercury rrotullohet rreth Diellit 20-të kilometra për sekondë në një orbitë eliptike që asnjëherë nuk i afrohet tokës më afër se 350 milionë kilometra, dhe kësisoj nuk e rrezikon atë.

“Duhet një teleskop i mirë për ta parë. Është një dritë, e ndoshta një ditë do ta prekim” tregon May.

Freddie Mercury ishte këngëtar britanik pjesë e disa grupeve muzikore, së fundmi nga viti 1970 e deri kur ndërroi jetë me grupin “Queen”.

“Eho” triumfon në Montreal World Film Festival

0

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit të madh Montreal World Film Festival, filmi ‘Eho’ nga Dren Zherka, koproduksion mes Gjermanisë dhe Kosovës, mori çmimin ‘Silver Zenith for the First Fiction Feature Film’ një shpërblim ky prej 40,000 dollar.

‘Eho’ film debutues me skenar dhe regji nga Dren Zherka i cili u shfaq para publikut për herë të parë në Montreal triumfoi me këtë çmim të rëndësishëm për të ardhmen e filmit që do ta ketë në festivale të ndryshme.

Ky film flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

Këto dy personazhe luhen nga: Selman Jusufi dhe Klara Höfels.

‘Eho’ është realizim i kompanisë filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com