Home Blog Page 5823

Prizreni po shndërrohet në një galeri të hapur

0

Me temën “E ardhmja e kufijve”, sot në vende që mund të quhen monumente të Prizrenit është hapur ekspozita ndërkombëtare, e cila do të jetë si galeri e hapur deri më 23 shtator.

Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor.

Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë.

Leotrim Fishekqiu, bashkëorganizator i Autostrada Biennale, tha për KosovaPress se tema për këtë edicion i cili është edhe i pari është “ E ardhmja e kufijve” dhe çdo gjë që do të mbahet gjatë kësaj periudhe ka të bëjë me temën.

“Tema të cilën e kemi zgjedh është “E ardhmja e kufijve”, dhe të gjitha aktivitetet, përzgjedhje e artistëve, dhe çka do që është bërë deri tash dhe që do të mbahen edhe aktivitete të tjera në të ardhmen e afërt kanë të bëjnë me temën e edicionit. Sot jemi në një hapësirë shumë të veçantë që është Hamami i Prizrenit, një hapësire e trashëgimisë kulturore, dhe ashtu i kemi edhe tre hapësira tjera, të cilat janë Kalaja e Prizrenit, hidorelektrana dhe muzeu i Arkeologjisë. Ato katër hapësira të cilat janë në një far mënyre edhe monumente, janë autostrada e bienales, po ashtu kemi 4 shtëpia, të vjetra të cilat janë shndërruar në galeri gjatë periudhës Austrada Biennale”, tha ai.

Si kuratori dhe kritiku i artit nga Tajlanda, Manray Hsa, tha se vetë qyteti i Prizrenit është mjaft inspirues duke pas parasysh se është qytet shumë i vjetër, por që është prekur sado pak nga modernja.

“Ekspozita është ndërhyrje në periudhat e ndryshme të qytetit. Është një ndërhyrje ne kufijtë e kohës gjithashtu, jo vetëm në kufijtë të cilët kemi trashëguar. Nëse ecni nga stacioni i autobusëve e deri te Kalaja, do të shihni historinë më të re të qytetit, e deri te pjesët arkeologjike të vjetra, ku shihet shumë punë e vjetër që ka lidhje me hartat, me komunikim e vjetër me zotërat etj. Mendoj se vetë qyteti i Prizrenit është inspirues dhe kështu unë mësova se nëse një ekspozitë do të ndodhë këtu, do të duhej të ishte për këtë qytet dhe gjithashtu për llojet e ndryshme të kufijve të kohës”, tha Hsu.

Sislej Xhafa, pjesëtar i bordit këshillues të Autostrada Biennales, tha se qyteti po shndërrohet në një galeri të hapur dhe se qytetarët po bëhen pjesë e ekspozitës.

“Qyteti si qytet shndërrohet në një platformë të një galerie të hapur ku është inkluzive dhe jo ekskluzive, që do të thotë që qytetarët e rëndomtë janë pjesë të vetë ekspozitës, ku shtëpitë shndërrohen në një ekspozitë dhe konteksti i qytetit në përgjithësi merr një formë unifikuese dhe krijon një përvojë të jashtëzakonshme personale. Ky është një rast i jashtëzakonshëm për këtë shtet të ri, e me entuziazmin e të rinjve që kanë pas një vizion që ta krijojnë për të ardhmen e këtij vendi, një event si ky nuk ekziston në botë”, tha Xhafa.

Gjatë këtij rrugëtimi artistik që do zgjasë deri më 23 shtator, do të adresohen me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

Në ekspozitë do të marrin pjesë artistë nga e gjithë bota dhe nga Kosova.

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për dhunim

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar të hënën se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale I.T. nga fshati Manze i Durrësit me banim në Prizren, përcjell PrizrenPress.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 19.08.2017, në periudhën kohore nga ora 07:30 – 09:00 në Prizren në shtëpinë e banimit të pandehurit I.T. në rrugën “Reshat Karjagdiu”, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer veprime kundërligjorë duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ndaj viktimës së ndjeshme ku mbrohet morali, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor, e duke pasur parasysh karakteristikat e tij personale, kjo tregon rrezikun se i njëjti po që se gjendet në liri mund ta përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë si dhe të ndikojë në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton. Andaj gjykata i cakton masën e paraburgimit.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, të dhunimit nga neni 230 par.4 nënparag.4.7 dhe 4.9 të KPRK-së. /PrizrenPress.com/

Në Prizren sot flitet për “Kufijtë e qytetit”

0

Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, vazhdon sot në Prizren.

Në sesionin e sotëm, me fillim nga ora 11:00, në Hamamin Gazi Mehmet Pasha, do të diskutohet për: Qytetin dhe kufijtë (të brendshëm dhe të jashtëm) kufijtë gjinor, urban – rural, publik-privat, të zhvilluar – të pazhvilluar, kufijtë fetar, ndër-etnik.

Qyteti, duke qenë një vend me njerëz me dallime, është plot kufij të dukshëm dhe të padukshëm. Njerëzit me përkatësi etnike, fe, ngjyrë, gjini, moshë, lidhjet politike dhe ekonomike të ndryshme jetojnë ose udhëtojnë në qytet; Çdo individ dhe grup sjell historitë e tyre në zonën e kontaktit të quajtur qyteti. Për më tepër, qyteti, duke qenë një mjedis i krijuar nga njeriu, krijohet dhe mirëmbahet nga kufijtë e kulturës / natyrës. Në modernizim, urbanizimi në shkallë të gjerë ka prodhuar një lloj të ri të njerëzimit që e përjeton natyrën si tjetrën absolute. A munden qeniet njerëzore të jetojnë në mënyrë paqësore me specie të tjera? Ku janë kufijtë e qytetit kur rrënojat, fatkeqësitë mjedisore (me popullatat e tyre të zhvendosura) dhe forcat e tjera natyrore vazhdimisht demonstrojnë afatin e njerëzimit?

Në sesionin e parë, të organizuar në bashkëpunim me Firedrich Ebert Stiftung, folës janë : Manray HSU (kurator i këtij edicioni të Autostrada Bienale), Eliza Hoxha, Yehuda Safran (SHBA) dhe Edi Muka (Shqipëri)

Mbi “Kufijtë e qytetit – Kufijtë njerëzor dhe përtej ” në panelin e dytë, moderuar nga Eliza Hoxha, flasin: Andrew Russell – Kordinator i UNDP, Bernhard Soland – Swiss Development and Cooperation, Edmond Hajrizi – UBT dhe Hajrullah Ceku – EcMaNdryshe.

Sot do të bëhet prezantimi i artistëve: HAVEIT (Kosovë), Stefano Romano (Itali), Saso Sedlacek (Slloveni),
Yannick Dauby (Francë) dhe OPA (Maqedoni).

Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve” përmbyllet nesër, në Prizren, me temën “Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor”.

Ndërsa sot, nga ora 12:00 ekspozita ndërkombëtare “E ardhmja e kufijve” hapet për publikun në të gjitha hapësirat e në Prizren. /PrizrenPress.com/

Hardh Fest mbahet në fillim të shtatorit

0

Këtë vit, me sloganin “Mbas veres, vjen Vera”, mbahet edicioni i 16 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 10 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Për aktivitetet, muzikën dhe gjithçka që do të ndodh më 7 – 10 shtator,  organizatorët kanë thirrur për nesër e hënë ( 21 gusht) një konferencë për media.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest”, është promovimi i rajonit vreshtar te luginës se Rahovecit, vertarisë , Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosovë.

Rahovec: Arrestohet një burrë pasi sulmoi fizikisht një tjetër

0

Një burrë nga fshati Ratkoc i Rahovecit është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Policia, përcjell PrizrenPress.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Vrasësit të Zejnepe Berishës i rritet dënimi në 17 vjet burgim

0

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, në rastin e të akuzuarit N.B., Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 12.04.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ka njoftuar të hënën Apeli, përcjell PrizrenPress.

Për veprat për të cilat është shpallur fajtor, “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 i të njëjtit kod, kjo gjykatë personin në fjalë e ka dënuar me 17 vjet burgim. Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar si e pabazuar.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejt i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese “përgjegjësia esencialisht e zvogëluar”, të cilën e ka mbiçmuar.

Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht as rrethanat rënduese siç është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta tani të ndjerën Z. B. (bëhet fjalë për Zejnepe Berishën), dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale.

Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes, por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t’i shqiptojë një dënim më të rëndë, 17 vjet burgim.

Aksident në Suharekë, dy të lënduar

0

Në fshatin Studençan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit meshkuj, shkruan PrizrenPress.

Nga raporti i Policisë bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Njësia policore është duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Restaurohet shtëpia e familjes Zhirç në Prizren (Foto)

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas një angazhimi dhe pune disa mujore kanë përfunduar punët restauruese në shtëpinë e familjes Zhoriç në Prizren

“Memorandumi i Mirëkuptimit i lidhur ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e akredituar në Kosovë për restaurimin e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm”, thuhet në komunikatë, përcjell PrizrenPress.

“Ndërtesa në fjalë gjendet në rrugën “Marin Barleti” prapa xhamisë së Sinan Pashës në Prizren dhe gjendja e saj ishte shumë e vështirë, andaj pas konsultave dhe një bashkëpunimi të ngusht të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me donatorët është përzgjedhur nga Ambasada Britanike dhe DRC për restaurim në kuadër të programit “për kthim dhe integrim të qëndrueshëm” të personave të zhvendosur”.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren përmes këtij memorandumi ka marrë për obligim të hartojë projektin e restaurimit si dhe të bëj restaurimin dhe konservimin e fasadës së jashtme të ndërtesës”.

“Fasada e shtëpisë së familjes Zhoriç është punuar në frymën neoklasike të dekoruar me profilime të ndryshme në gjithë sipërfaqen e saj. Materiali që është përdorur është llaçi gëlqeror. Gjatë viteve nga ndikimi i kushteve atmosferike dhe nga mos mirëmbajtja, fasada ishte dëmtuar mjaft shumë, andaj si rezultat i kësaj ka qenë i pashmangshëm intervenimi në këtë ndërtesë”. /PrizrenPress.com/

Ministria e Shëndetësisë konfirmon vdekjen e Bajram Rexhepit

0

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë ish kryeministri kosovarë Bajram Rexhepi në njërin nga spitalet e Turqisë.

Lajmin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Rrustem Musa.

Ish kryeministri dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru disa muaj më parë

Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK. Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.

Ambasadori Avni Spahiu konfirmon vdekjen e Bajram Rexhepit

0

Vdekja e ish kryeministrit Bajram Rexhepi është konfirmuar edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish kryeministrit. /Indeksonline