27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 5824

Klasa politike s’ka qasje konstruktive për çështje madhore

0

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se tërheqja e marrëveshjes së demarkacionit nga votimi në Kuvend është bërë në mungesë të votave të Listës Serbe e jo për shkak të arritjes së një konsensusi të gjerë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një konsensus i tillë do të ishte i mirëseardhur por, sipas Maliqit, elitës aktuale politike i mungon arsyeja dhe qasja konstruktive për çështje madhore. Ai ka deklaruar se politikanët e Kosovës ende nuk e kanë mësuar leksionin e demokracisë për t’i marrë vendimet vetë, e jo me presione të diplomacisë perëndimore.

Maliqi ka theksuar se nëse koalicioni qeverisës i ka votat edhe mund ta rikthejë për votim në Kuvend demarkacionin. Në të kundërtën, sipas tij, do të duhej të shpalleshin zgjedhjet e reja. Maliqi ka thënë se demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe nuk janë problemet kryesore të Kosovës, por zhvillimi ekonomik dhe reforma e administratës. /Epoka e re

Viti i ri shkollor me premtime të vjetra politike

0

Rreth 400 mijë nxënës kosovarë, përfshirë edhe 27 mijë fatosa, janë ulur dje në bankat shkollore, duke filluar me entuziazëm vitin e ri shkollor.

Ky vit edhe kësaj here nisi me premtime megalomane të lidershipit politik për reforma në arsim, ndërsa hapja e shkollave të reja dhe meremetimi i shkollave të vjetra ishte zhargoni tradicional i klasës institucionale.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thonë se përveç 27 mijë yllkave dhe fatosave, rreth 400 mijë nxënës do t’u kthehen mësimeve këtë shtator.

“Tashmë cingëruan zilet e para të vitit të ri shkollor! Është një nga momentet më emocionuese të vitit. Posaçërisht në emocione janë fëmijët që fillojnë klasën e parë. Të gjithë nxënësve, e posaçërisht këtyre 27,000 e ca që fillojnë klasën e parë, ju dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre shkollor”, ka deklaruar për medie zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Premtime dhe urime për vitin e ri shkollor kanë ardhur edhe nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dhe përfaqësues të partive politike.

Premtime dhe urime politike për fillimin e vitit shkollor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor 2016-2017, i ka uruar nxënësit duke u ndjerë, siç thotë, i lumtur që tanimë fëmijët kanë mundësi të mësojnë edhe për historinë e popullit shqiptar. /zeri.info/

Vazhdon “beteja” për Demarkacionin

0

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi mund të rikthehet nga Qeveria e Kosovës në Kuvend për votim. Javën e kaluar, në emër të qeverisë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tërhoqi këtë projektligj nga shqyrtimi dhe votimi parlamentar për arsye të ndryshme.

Ndër kryesoret ishin mungesa e deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, çka i pamundësonte koalicionit të siguronte 80 votat e nevojshme për ratifikim, si dhe kundërshtimet e ashpra të opozitës dhe kujdesi i treguar i kryeministrit për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në vend.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, në Kosovë po shihet nga dy perspektiva. E para, ajo e koalicionit qeverisës, sipas së cilës, kjo është një marrëveshje të drejtë sa i përket shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe është e domosdoshme për fillimin e zbatimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurse nga perspektiva e opozitës, po shihet si marrëveshje jo e drejtë që i humb Kosovës një territor prej mbi 8 mijë hektarësh.

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dështimi eventual i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje do të hap shumë dilema, të cilat, sipas tij, nuk do të kenë përgjigje në Kosovë, por vetëm në Bruksel.

Ratifikimi i Demarkacionit, sipas ministrit Çollakut, mbetet kushti i fundit për heqjen e vizave dhe i cili nuk mund të anashkalohet nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Në rastin tonë, përkundër përparimeve të mëdha që janë bërë, përkundër hapave ligjor që janë ndërmarrë nga ana e Komisionit Evropian dhe përkundër faktit që kjo çështje do të trajtohet edhe në Komisionin e Parlamentit Evropian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, qytetarët e Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza, përderisa ne nuk i përmbushim të gjitha obligimet e parapara”, ka thënë Çollaku.

Pas tërheqjes së Projektligjit për Demarkacionit, sipas procedurave ligjore, nënkuptohet se ky draft-ligj nuk ka qenë fare në shqyrtim në Kuvend, thotë analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi. Sipas tij, tani janë dy mundësi mbi bazën e të cilave qeveria mund ta ri-procedojë projektligjin e njëjtë për ratifikim në Kuvend.

“Nëse Projektligji i njëjtë procedohet në Kuvend, ai fillimisht duhet të marr miratimin e qeverisë. Pastaj janë dy mënyra; të kërkohet miratimi në Kuvend me procedura të përshpejtuara, që për mendimin tim do të ishte gabim, ose përmes procedurave të rregullta parlamentare”.

“Projektligjet me të cilat bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kalojnë vetëm me një lexim në Kuvend. Paraprakisht duhet që Kryesia e Kuvendit ta mandatojë Komisionin parlamentar për punë të jashtme që ta shqyrtojë atë dhe më pastaj, ky Komision t’i rekomandojë seancës plenare miratimin apo jo të tij”, ka theksuar Krasniqi.

Për procedurat parlamentare dhe një demokraci të mirëfilltë, do të ishte mirë që Kuvendi të votojë për apo kundër marrëveshjes, thotë Krasniqi.

Ndërkohë, sipas opozitës, ratifikimi i marrëveshjes aktuale për Demarkacionin është çështje e mbyllur dhe se për shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi duhet të ri-negociohet.

Dardan Sejdiu, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se kjo marrëveshje, pas tërheqjes nga Kuvendi, tashmë duhet të konsiderohet e dështuar.

“Ajo që tashmë është e qartë, dy temat kryesore të kësaj qeverisje, “zajednica” (termi që Vetëvendosje përdorë për Asociacionin) dhe Demarkacioni i gabuar i kufirit të Kosovës me Malin e Zi, tashmë janë të vdekura”, është shprehur Sejdiu.

Në seancën e 1 shtatorit, kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta tërheqë këtë projektligj nga votimi në Kuvend, monitoruesit e punës së këtij institucioni besonin se koalicioni nuk i kishte 80 votat e nevojshme për ratifikim, ngase Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit, nuk mori pjesë në seancë.

Tani mbetet të shihet se kur do ta ri-procedojë qeveria të njëjtin Projektligj në Kuvend dhe nëse paraprakisht do të ketë bisedime ndërmjet dy partive më të mëdha të koalicionit, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike me Listën Serbe, për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim. /Rel

Oligarkët, në luftë me njëri-tjetrin

0

Politikanët e korruptuar kanë kalbur partitë. Deputetë dhe analistë politikë konsiderojnë se shpërbërja e këtij rrjeti kriminal të politikës gjithsesi nuk mund të ndodhë në mënyrë të diferencuar, por duhet të zhbëhet si i tëri, një proces që nuk është edhe aq i lehtë, raporton Gazeta Kosova Sot

Sado që duket se koalicioni qeverisës po funksionon me një brishtësi jashtëzakonisht të madhe, me përplasje të shpeshta brenda dhe jashtë Parlamentit për çështje nga më të ndryshmet, një fragjilitet që vjen e rëndohet akoma më shumë me publikimin e incizimeve nga Dosja “Pronto 2”, që në një mënyrë shpërfaq fillimin e luftës brenda llojit përmes të cilit proces politikanët e korruptuar provojnë ta eliminojnë njëri-tjetrin, sipas njohësve të këtyre rrethanave, shpresat për lirimin e shoqërisë nga ky rrjet i njerëzve të inkriminuar janë mjaft të zbehta.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj konsideron se shpërbërja e këtij rrjeti kriminal të politikës gjithsesi nuk mund të ndodhë në mënyrë të diferencuar, por duhet të zhbëhet si i tëri, një proces që nuk është edhe aq i lehtë.

“Unë mendoj se krimi i organizuar po mundohet të shpërlahet duke u distancuar dhe duke eliminuar disa eksponentë tanimë shumë të kompromentuar. Në këtë mënyrë, eksponentët kryesorë të krimit të organizuar mundohen të duken “të pastër”. Po ashtu, ata kanë një frikë se po të mos distancohen dhe t’i sakrifikojnë këta të komprometuarit, mund të shkojnë edhe këta bashkë me ata”, theksoi ai.

Kjo Qeveri duhet të shkojë sa më parë

Edhe deputetja Teuta Haxhiu, nga AAK-ja, shkapjen e shtetit nga klani “Pronto” dhe partnerët e tij të qeverisjes e sheh si një betejë tepër të vështirë për t’u fituar nga një klasë politike e ndershme dhe qytetarët, por që domosdoshmërish është një ndryshim që i duhet këtij vendi. Ajo thotë se pak a shumë lufta brenda llojit duket të ketë filluar, ku vetë politikanët e korruptuar mundohen ta luftojnë njëritjetrin, por, sipas saj, vetëm ndërprerja e shpejtë e mandatit të këtij koalicioni qeverisës me njerëz që janë mbi ligjin, dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, për t’i dhënë vendit një qeverisje krejtësisht të re të legjitimuar nga sovrani, është shpresa e vetme për ndryshime në interes të shtetit dhe shpresa për perspektivën e qëndrueshme të qytetarit.

“Të gjitha veprimet që ndodhin brenda koalicioni, qoftë edhe si përplasje apo kundërvënie njëri- tjetrit nga të korruptuarit, janë zhvillime të cilat duhet të çojnë sa më parë jo deri te prishja, por deri te shkuarja e kësaj Qeverie dhe e kësaj klase politike, që po keqqeveris me vendin, që e ka bllokuar dhe ngulfatur shpresën e zhvillimit të vendit në çdo pore të jetës”, tha deputetja Haxhiu për “Kosova Sot”.
Ajo ka pohuar se të gjitha seritë e deritanishme flasin se sa thellë ka depërtuar kapja e shtetit, që nga bordet e ndërmarrjeve publike e deri tek ndikimi dhe lidhja me politikën e kompanive të mëdha private, që njësoj janë të kapura nga Qeveria dhe rrjeti i saj i kriminalizuar dhe i korruptuar. Ajo tha se shqetësim në vete është edhe ndërhyja aq e thellë e krimit dhe korrupsionit në disa medie dhe involvimi i vetë disa gazetarëve në disa zhvillime që ndërlidhen ne këtë rrjet të korruptuar.

“Për t’u kthyer në normalitet, Qeveria e vendit, për të marrë një rrugë të mbarë zhvillimi i vendit dhe për të marrë frymë lirshëm qytetarët, duhet që të shkojmë sa më parë në zgjedhje të reja për të ndërtuar një Qeveri të re më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve të vendit që punon kryekëput vetëm në interesin e vendit”, potencoi ajo. /Kosova Sot/

Tifozët e Kosovës turpërojnë presidentin Thaçi në Finlandë (Video)

0

Në Turku të Finlandës kishte shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi për ta parë ndeshjen e parë historike të Përfaqësueses së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, edhe pse presidenti Thaçi u shpreh mjaft i gëzuar për sigurimin e pikës së parë të përfaqësueses kosovare, tifozët ishin ata që pas përfundimit të ndeshjes e bënë për “pesë pare”, presidentin, raporton “Zeri.info”.

Pas daljes nga stadiumi, tifozët i brohoritën Thaçit “Pronto”, e “Vetëvendosje”.

Për më shumë shikojeni videon ekskluzive që ka siguruar “Zeri.info”.

Historike: Kosova rrëmben pikën e parë në Grupin I

0

Kosova e ka nisur më të mirën fazën eliminatore për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’
Përfaqësuesja e Kosovës bëri debutim historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” në ndeshjen ndaj Finlandës, sfida e parë kjo në Grupin I.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, dhuruan paraqitje fantastike ndaj Finlandës në ‘Veritas Stadion’, ku ishin të pranishëm shumë shqiptarë.

Minutat e para të ndeshjes dominoi Kosova, me Berishën që kishte një mundësi të artë dhe Paqaradën që dridhi shtyllën e kundërshtarit.

Menjëherë pas këtyre rasteve dhe dominimit të Kosovës, vendasit shënuan për 1:0. Pas një harkimi nga këndi, më së miri në zonë u gjend Paulus Arajuuri, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 18’të.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Kosova filloi sërish ta dominojë ndeshjen, dhe arritën deri të goli në minutën e 59’të. Valon Berisha shënoi nga pika e bardh për rezultatin përfundimtar 1:1, pasi edhe përkundër se kishte shumë minuta deri në fund, rezultati mbeti ai i minutës së 59’të.

Me këtë barazim Kosova merr pikën e parë në Grupin I. /Express/

Luana apo Zanfina? Kush kopjon kë?

0

Verës së nxehtë duket se po i vjen fundi dhe në fund mbeten vetëm fotot me bikini.

Është bërë trend kohët e fundit që vajzat e ekranit të ‘kopjojnë’ njëra tjetrën. Nuk dihet kush e ka blerë më parë kostumin e bardhë të banjos, por duket që edhe Zanfina Ismaili edhe Luana Vjollca paskan të njëjtat shije.

Nuk ka rëndësi se kush kopjon kë, e rëndësishme është që të dyja vajzat duken mjaft seksi me këtë kostum plazhi.

Formacionet zyrtare: Finlanda – Kosova

0

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Finlanda – Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës bën debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Finlanda dhe Kosova do të përballen në ‘Veritas Stadion’ duke filluar nga ora 20:45.

Finlanda: Hradecky, Raitala, Arajuuri, Moisander, Lam, Uronen, Halsti, Eremenko, Lod, Pohjanpalo, Pukki

Kosova: Ujkani, Perdedaj, Rrahmani, Pnishi, Alushi, Rashica, V. Berisha, Paqarada, Kryeziu, B. Berisha dhe Bunjaku

Albërie Hadërgjonaj pa të brendshme, ekspozon gjoksin shpërthyes

0

Pavarësisht se i ka kaluar të 40-at dhe mbi të gjitha është gjyshja e një mbese rreth 1 vjeç, këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk rresht së provokuari.

Albërie Hadërgjonaj, si për të konfirmuar thënien e saj të disa kohëve më parë, “jam pjeshkë, nuk bëj punë shtëpie”, ka pozuar me një fustan të zi elegant.

Por, ajo që të bie menjëherë në sy është gjoksi i saj bombastik, që ndonëse është përfolur si “i bërë” pra silikoni, asnjëherë nuk është konfirmuar nga vetë këngëtarja.

Kim Kardashian i lë pa mend fansat

0

Kim Kardashian i ka dhuruar fansave një foto të re tepër të nxehtë.

35-vjeçarja postoi një foto tepër provokuese në Twitter sot në mëngjes ku ajo duket me një kostum banjoje ngjyrë argjendi, duke i lënë fare pak vend imagjinatës.

Fotoja është shkrepur nga fotografët e famshëm Mert Alas & Marcus Piggott.