26.6 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 5828

Kam besim në SBASHK-un se do të ketë mirëkuptim

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka bërë me dije se mbi 260 mijë nxënës do t’i kenë në duar tekstet e rishkruara pas 10 vjetësh.

Bajrami në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se ka besim në SBASHK-un se do të ketë mirëkuptim dhe do të heqë dorë nga greva.

Ai ka thënë se SBASHK-u është partnere e rëndësishme e Ministrisë dhe ka treguar se me të kanë biseduar për kërkesat e saj.

Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për institucionet publike të arsimit të lartë, për të cilat thotë se kanë realizuar me sukses proceset e brendshme zgjedhore.

Ai ka thënë se trendi i ndryshimeve pozitive vërehet dukshëm në institucionet publike të arsimit të lartë. Bajrami ka bërë me dije se pas disa ditësh do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim dhe miratim plani strategjik për arsim 2016-2021. /Epoka e re/

Sot nis viti i ri shkollor

0

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë viti i ri shkollor 2016-2017.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Ndërsa, më pas, ministri Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektin e ri të shkollës së mesme në Ferizaj, thuhet në njoftimin për media të MASHT-it.

Viti i ri shkollor në Kosovë zakonisht fillon më 1 shtator, por Ministria e Arsimit e ka shtyrë atë për 5 shtator (sot).

Demarkacioni riprocedohet në Kuvend

0

Qeveria e Kosovës pritet ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, menjëherë pasi të fillojë sesioni vjeshtor. Zyrtarët qeveritarë thonë se nuk kanë afat kohor se kur do ta riprocedojnë në organin ligjvënës, por kjo do të ndodhe shumë shpejt, për shkak të proceseve të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, thotë se në ditët e ardhshme pritet edhe të konsultohen me partnerët e koalicionit para riprocedimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka kohë të caktuar, por për shkak të proceseve të rëndësishme si rasti i liberalizimit të vizave, duhet ta rikthejmë në Kuvend sa më parë që të jetë e mundur. Besoj pas konsultimeve në ditët e ardhshme në mes të partnerëve të koalicionit”, ka thënë Gecaj për gazetën “Zëri”.

Në seancën e së enjtes kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tërhoqi këtë projektligj, duke thënë se një grup parlamentar ka kërkuar koncesione si kusht për ta votuar Demarkacionin. /Zëri

Bota e Kosovës

0

Debutimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2018 ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore. Së fundmi, britanikja Daily Mail i dedikoi një reportazh përfaqësueses më të re në Europë.

“Kanë kaluar 25 vjet prej kohës kur futbollistët kosovarë u rebeluan ndaj sunduesve jugosllavë dhe më në fund, vendi i vogël i Ballkanit po del nga shkretëtira sportive për të debutuar në kualifikueset e tyre të para të Kupës së Botës”, shkruante gazeta prestigjoze.

Në reportazh theksohej se përgatitjet e Kosovës për ndeshjen e parë në Finlandë u karakterizuan nga paqartësia nëse 10 nga 25 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Bunjaki mund të luanin, sepse kanë qenë në pritje të aprovimit të FIFA-s.

Artikulli shoqërohej edhe me fotografi të vështirësive sportive, gjatë periudhës kur futbolli kosovar ishte i izoluar. Terrene sportive të papërshtatshme, me lojtarët që në mungesë të dusheve, pavarësisht motit të ftohtë provonin të hiqnin baltën nga trupi duke u larë në pellg me ujë, apo edhe në lum.

Daily Mail kujtonte se pavarësisht popullsisë nën 2 milionë banorë, Kosova ka një listë të gjatë me futbollistë të talentuar, nga Shaqiri, te vëllezërit Xhaka dhe dhjetëra të tjerë. Ata janë bijtë e familjeve të 900 mijë kosovarëve të shpërngulur nga lufta, në vende të ndryshme europiane.

Pas anëtarësimit në Maj të këtij viti te UEFA dhe FIFA, me debutimin në Botërorin 2018 në Turku të Finlandës, Kosova do të regjistrojë një tjetër fitore të madhe. Pavarësisht rezultateve në fushë, shteti më i ri në kontinent po ndërton futbollin e së ardhmes.

Kosova po bëhet synet

0

Shkruan:  Bekim REXHEPI

LDK-ja do të duhej që me “aferën pronto”, ta zhbëjë koalicionin qeverisës dhe menjëherë ta qoi vendin në zgjedhje të reja sepse më këtë koalicion aktualisht ata do të sfidohen përfundimisht bashkëfajtorsinë për të gjitha mallkimet e bëra në vend.

Në fakt serish territori i Kosovës po provohet të hy në syneti, në prerje diku më pak, e diku më shumë e megjithëkëtë jo për herë të parë. Kah Mali i zi duket se prerja ka kenë e çarë dhe tendencioze prej kohesh, madje pa konsideratë, kështu siç po shihet këto prerje duhet te bëhen gjithnjë dhe vetëm brenda territorit të Kosovës. Noli ynë e thoshte diku se: “se ka fajin trupi po koka”, ndërsa dëmtimi i territorit të Kosovës, po i ndodh nga koka, dhe ç’kokë kemi?, pa kurrfarë konsultimesh me ekspert të brendshëm e, të jashtëm bëjnë marrëveshje kuturu dhe e synetojnë tokën e vendit, ja këpusin në cung Çakorrit, Kullës e Majës së Zhlebit.

Kjo prerje e re me anë të një marrëveshje jo ligjore, dhe shkelje kushtetuese, sepse para se të bëhej marrëveshja do të duhej paraprakisht të kishte debat parlamentar në kuvendin e Kosovës, pastaj konsultime dhe angazhime profesionale të ekspertëve të brendshëm dhe pse jo edhe të huaj, në mënyrë që të mos krijohej njëanshmërisht një demarkim i vijës kufitare qe në fakt vetëm hy brenda territorit të Kosovës, ndërsa pa kurrfarë dalje diku diku në Mal të Zi, nëse për këtë demarkim ka një strategji interesi për të dy vendet.

Marrëveshja joligjore dhe jashtë kushtetuese nga pala e Kosovës e la në huti absolute palën malaziase, e cila s’kishte se i të vepronte jashtë interesit të saj, ajo pranoj demarkimin qe pala e Kosovës i dha si peshqesh tokat qe nuk ishin kurrë toka malaziase. Qeveria e Malit të zi e pranoi demarkimin dhe tha se ne jemi në rregull me këtë demarkim dhe njëkohësisht heshti përballë mospajtimeve tona të brendshme në Kosovë. Qeveria dhe Presidenca e Kosovës injoruan më qëllim parlamentin, shkelën rregullat politike dhe ligjore të përcaktuara me kushtetutë. Ndërsa, marrëveshja para se të ratifikohej në parlament, gjithsesi do të konsiderohej si një veprim jo i mençur dhe politik, sepse shkel në mënyrë drastike rregullat dhe kompetencat e strukturës shtetërore si “republikë parlamentare”.

Kjo mënyrë e qeverisjes dhe presidencës është shkelje e përcaktimit demokratik në vend dhe mbi të gjitha çoroditë definicionin e përcaktimit tonë shtetëror, gjë që do të duhej të dënohej fuqishëm nga të gjitha strukturat shoqërore të vendit. Më këto marrëveshje të qeverisë dhe të presidencës, me demarkimin e vijës kufitare me Malin e zi dhe me krijimin e asosacionin e komunave serbe, kemi shkelje kushtetuese me çka do të duhej të binte edhe qeveria edhe presidenca. Por kjo gjë në Kosovë po bëhet e pamundur për shkak se sistemi politik, i cili është i tëri i kapur, pikërisht nga qeveria dhe presidenca. As qeveria dhe sa presidenca nuk janë të interesuara që të zhvillojnë sistemin politik në dobi të vendit, por janë më shumë të interesuara qe ky sistem të përshtatet më shumë në dobi të pushtetit të tyre politik.

Demarkimi i kufirit sipas komisionit qeveritar ka kenë në rregull, por, që në skenën politike ka frustrime dhe në pah ka një kauzë tjetër politike opozitare, e cila po e pengon ratifikimin. Kjo është logjika e një qeverie e cila edhe pse kushtimisht i ka votat rreth koalicionit, duket hapur dhe provuar qe këto nuk i ka për të gjitha marrëveshjet. Ajo që të lëndon më se shumti në këtë marrëveshje qorre, është se rajoni i Kullës, ka dëshmi të forta që flasin se autoritetet publike kosovare kanë administruar atë territor pa ndërprerë që nga vitit 1974 dhe si mund ta nxjerrësh jashtë këtë fakt dhe t’ia falësh Malit të Zi rajonin e Kullës, Çakorrin e Majën e Zhlebit.

“Ti piftë zoti mëndet” qeveri e Kosovës do të lutej çdo malazias, para aktit të një marrëveshje të pa ratifikim.

Ratifikimi është një kusht i domosdoshëm, për vlefshmërinë e një marrëveshjeje shtetërore për caktim të kufirit. Dhe ratifikim mbase nuk do të ketë pasi qeveria nuk mund të siguroi votat e nevojshme për këtë marrëveshje. Në çoftë se qeveria nuk bënë ndonjë spastrim politik brenda vetës, e ka të pamundur ta kaloj këtë marrëveshje qorre në parlament. Deputet e opozitës kanë arritur të konsolidohen brenda kuvendit kundrejt kësaj marrëveshje dhe gjithnjë e më fortë ata janë të vendosur që këtë marrëveshje ta pamundëson të ratifikohet dhe një qeveri e shëndosh kombëtarisht nuk do të provokonte një realitet të tillë të kundërshtimit. Tani në krah të kundërshtimit të kësaj marrëveshje ka edhe deputet të koalicionit qeverisës, arsye ndihmesë ka kenë edhe “afera e egër pronto”. LDK-ja do të duhej që me “aferën pronto”, ta zhbëjë koalicionin qeverisës dhe menjëherë ta qoi vendin në zgjedhje të reja sepse më këtë koalicion aktualisht ata do të sfidohen përfundimisht bashkëfajtorsinë për të gjitha mallkimet e bëra në vend.

Mohohen akuzat e PDK-së në Malishevë

0

Komuna e Malishevës ka demantuar akuzat e PDK-së për fshehje të vendeve të punës. Në një komunikatë për media, Drejtoria e Arsimit, ka vlerësuar se akuzat e PDK-së janë tendencioze dhe të njëanshme.

Komunikata e plotë

Reagim ndaj komunikatës së degës së PDK-së në Malishevës, të botuar në disa portale: “Po vazhdon fshehja e vendeve të punës nga DKA-ja në Malishevë”

Bazuar në publikimin e komunikatës për medie të lëshuar nga partia opozitare PDK- ja në Malishevë, të datës 03.09.2016, Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit informon mbarë opinionin publik, se kjo deklaratë është tendencioze dhe ka vlerësime të njëanshme politike në raport më zhvillimet e fundit sa i përket shpalljes së konkurseve për vitin shkollor 2016-2017.

Për hir të vërtetës për opinionin publik, Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, informon që kemi bashkëpunuar ngushtë me të gjitha shkollat, që shpallja e konkursit të jetë në harmoni me nevojat për pranimin e mësimdhënësve për vitin shkollor 2016/17, dhe kjo u vërtetua sepse konkursi është mbyllur dhe personeli arsimor është sistemuar në bazë të kualifikimeve. Ne, po ashtu jemi duke bashkëpunuar ngushtë me shkollat që të shohim të gjitha mundësitë, që personeli arsimor të jetë në punë në bazë të kualifikimeve, ose ku nuk ka kuadër të mjaftueshëm në bazë të kualifikimeve të përafërta. Po ashtu vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të konsultohemi edhe të koordinohemi me Zyrën Rajonale të Arsimit , dhe me Zyrën Ligjore të MASHT-it, e me autoritetet arsimore në vend që të konsolidojmë të gjitha politikat programore, të punësimit dhe zbatimit të ligjit për arsimin parauniversitar.

Po ashtu informojmë opinionin publik se e kemi të vështirë që defektet në qeverisjen e arsimit të akumuluara për gati 12 vjet nga qeveritë e kaluara, të i evitojmë shumë shpejt, e të cilat defekte nuk është e lehtë të korrigjohen për tri vjet qeverisje. Megjithëkëtë jemi duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha autoritetet vendimmarrëse në sistemin arsimor, të i ndryshojmë gjërat për të mirën e komunitetit shkollor, dhe sistemit tonë arsimor.

Në fund të këtij reagimi deklarojmë se jemi të përkushtuar për të realizuar një proces edukativo arsimor në përputhje me ligjin dhe transparencën. Jemi dhe do të jemi të hapur të shqyrtojmë të gjitha parregullsitë që vet ky subjekt opozitar sa ishte në pushtet i kishte instaluar, dhe jemi të interesuar për bashkëpunim me këdo që vërtet ka synim të ndërtojmë një sistem të arsimit cilësor, e me rezultate cilësore.

/PrizrenPress.com/

Si u bë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza? – Historia e emrit

0

Kushdo që e njeh Nënën Terezë/Shën Terezën sigurisht e di edhe se ajo nuk quhej gjithmonë ashtu. Por, pak veta e dinë se si nga Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u kalua në Terezë.

E shenjta e fundit e Kishës Katolike ashtu si historinë e jetës e shërbimit, mjaft interesant e ka edhe historinë e emrit.

Pas pranimit të thirrjes dhe dëshirës për t’u bërë murgeshë, Anjeza me vetëm 18 vjet kishte udhëtuar për në Irlandë duke iu bashkuar kështu “Motrave të Loretos”, ku edhe mësoi anglisht, njofton Klan Kosova.

Në vitin 1929 Anjeza udhëton për në Indi dhe në një qytet pranë Himalajeve ndau mendjen që përfundimisht të përfundojë ritualet fetare për të vazhduar tërë jetën si shërbyese e zotit.

Ajo i filloi predikimet fetare në vitin 1931 kur edhe vendosi ta ndryshojë emrin.

Gonxhja zgjodhi të quhej “Thérèse”, sipas shenjtores “Shën Thérèse e Lisieux-it”, por një tjetër murgeshë tashmë kishte zgjedhur këtë emër.

Megjithatë Anjeza gjeti një zgjidhje, ajo adoptoi emrin “Thérèse” që shqiptohet frëngjisht dhe e bëri “Teresa” me shqiptim spanjisht/latinisht, njofton Klan Kosova.

Emri frëngjisht “Thérèse” rrjedh nga fjala freke “theríz?”, që përkthehet si “fryt, prodhim, bollëk”.

Kështu dikur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu tani ishte Motër Teresa, e cila më vonë nga shërbesa e saj dhe jeta e devotshme u njoh botërisht si “Nënë Tereza e Kalkutës”.

Por, përse Anjezës i kishte pëlqyer dhe e admironte aq shumë Shën Thérèsen.

Ajo ishte nga Franca dhe njihej ndryshe “Lulja e Vogël e Jezuit”.

Shën Thérèse e Lisieux-it vlerësohet si një ndër të Shenjtit më me influencë në kohërat moderne, madje Papa Piu e kishte quajtur “shenjtorja më e madhe e kohërave moderne”.

Ajo kishte vdekur nga tuberkulozi vetëm në moshën 24 vjeçare.

Përkundër se e re, kishte bërë një jetë të devotshme, por edhe shkrimet e saj ishin vlerësuar shumë dhe ishte shpallur edhe “Doktor i Kishës”, një titull shumë i rrallë, sidomos për femra.

Kjo e kishte frymëzuar shumë Gonxhen, ndaj kishte vendosur t’ia pasonte emrin, pa e ditur se një ditë do të bëhej vet edhe më e famshme po me këtë emër – Terezë.

Por, nuk janë vetëm këto dy shenjtore – Shën Thérèse e Lisieux-it dhe Shën Tereza e Kalkutës – që kanë këtë emër simboli.

Bashkë me Nënë Terezën tashmë bëhen gjashtë të shenjta që ndajnë emrin në versione të ndryshme.

Shën Teresa e Ávila, ose e njohur ndryshe si Teresa e Jezusit.

Pastaj, Shën Teresa Benedicta e Kryqit.

Shën Teresa e Los Anderes dhe Shën Teresa Margaret e Zemrës së Shenjtëruar.

Shën Thérèse e Lisieux-it dhe e shenjta shqiptare e shenjtëruar me katër shtator 2016, për të cilën Papa Françesku tha se do të emërohet vetëm “Shën Tereza”, sepe ajo nuk është e një vendi, është e botës.

Has: Të fundit luftuan nusja me nusen

0

Histori për varre të krushqve mund të gjesh në rajone të ndryshme të Kosovës. Por, në gjithë Prizrenin, vetëm në fshatin Romajë të Hasit ka pasur “Vorre të krushqve”. Pjesa tjetër e rrëfimit është e ngjashme. Atje thuhet se ishin takuar krushqit dhe u vranë deri tek nuset që i kishin varret e ndara nga krushqit,shkruan Gazeta Kosova Sot. Pleqtë e fshatit tregojnë se kur janë prishur ato varre ka pasur eshtra, derisa te varret e nuseve ende ishin ruajtur edhe disa stoli. Mbi ato varre është ngritur shkolla. Banorët e këtij fshati patën rezistuar shumë që mos të prishen këto varre, por pushteti komunist nuk i kishte pyetur.

Banorët e këtushëm, si mixha Din, mixha Zenun e po kështu edhe studiuesi i etnologjisë Nexhat Çoçaj, flasin për vitet 1966-1969 si vite të shkatërrimit të varreve. Tani në këtë pjesë gjendet shkolla e vjetër e fshatit. Fshati Romajë thuhet se ishte si një urë lidhëse në drejtim Tropojës dhe Shkodrës.

Tradita e thyerjes së rrugës

Por, kur kishte ndodhur vetë historia e krushqve askush nuk e thotë me saktësi. Sipas të moshuarve të fshatit, kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëra-tjetrën, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin pe në këtë mes. Profesori Nexhat Çoçaj shprehet se lidhur me këtë zakon, ka dhe shumë legjenda, sipas së cilave, në disa fshatra në këtë anë si Romaja, Rogovë e Hasit e gjetiu ekzistojnë disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. “Nuk dihet me saktësi nëse legjenda ka lidhje me të vërtetën”, shprehet Çoçaj. Megjithatë, sipas gojëdhënës, thuhet se ngjarja kishte ndodhur në një ditë të bukur, kur dy karvanë dasmorësh, që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit, janë përballur dhe asnjëra palë nuk ishte tërhequr prapa, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha.

Ndryshe, me dekada banorët i kanë mirëmbajtur këto varreza, kurse në disa raste ato kanë shërbyer edhe si vend lutjeje për më shumë fat. Kështu ndodhte që aty vendoseshin edhe ndonjë nezër që nusja t’i dojë anëtarët e familjes së re. Po ashtu, sipas të moshuarve, thuhet se ishte një si rregull që para këtyre gurëve të vendosej ndonjë dhuratë e vogël, ku kalimtarët nevojtarë edhe mund ta merrnin. Pleqtë e këtij fshati tregojnë për “Kosova Sot” se kjo ishte edhe arsyeja që dasmat bëheshin me marrëveshje të fshatit, pastaj edhe të fshatrave fqinje, ngase assesi nuk kanë dashur që krushqit të takoheshin. Ndërsa, profesor Nexhat Çoçaj shprehet se një pjesë e kësaj tradite ka mbijetuar edhe në ditët tona. “Bile, edhe sot e kësaj dite krushqit jo vetëm në Has, por kudo ‘e thyejnë’ rrugën, ngase ka mbetur traditë e vjetër që thyerja e rrugës së krushqve ishte respekt për palën tjetër që mos të takoheshin”, thotë Çoçaj. Sipas tij, këto lloj përplasjesh ndodhnin për shkak se dasmat bëheshin midis dy familjeve nga zona tepër të largëta me njëra-tjetrën. Sipas tij, kur dikush nga shtëpia e dhëndrit, që shikonte për së largu në horizont, vërente karvanin me krushqit dhe nusen hipur në kali teksa arrinin shëndoshë e mirë, jepte lajmin duke qëlluar në ajër.

Varret e mëdha

Një karakteristikë tjetër ishte se varret ishin më të mëdha, sepse supozohej se dikur njerëzit ishin më të gjatë. Varrimi i krushqve është bërë me rroba e shpesh, bile edhe me kalin nëse ai është vrarë. Njohësi i arkeologjisë, Shafi Gashi shprehet se të vdekurit duhet të jenë varrosur bashkë me veshjet e tyre, pasi aty u patën gjetur copa cohe, përmes të cilave shkonte gjilpëra e një fibule. “Çdo varr kishte edhe ndonjë pjesë bronzi, unaze, apo ndonjë gjësend që, siç duket, ishin heshta apo në fakt mund të thuhet armë e kohës së ngjarjes”, thotë Gashi.

Mirëpo, pushteti komunist këto varre i zhdukën dhe mbi ato ka ngritur objektin e shkollës, banorët kategorikisht patën kundërshtuar, por nuk u mor parasysh kundërshtimi i tyre. Tashmë ato varre janë zhdukur dhe kanë mbetur vetëm si pjesë e dikurshme e historisë së kësaj pjese të fshatit.

(Kosova Sot)

Libra nga burgu

0

Shumë të dënuar për vepra të ndryshme penale kanë shkruar libra pas hekurave dhe si subjekt kanë historinë e jetës së tyre. Por, shumë prej tyre janë bërë të famshëm për stilin e të shkruarit apo për historinë që i karakterizon.

Më poshtë, librat më të famshëm, të shkruar pas hekurave të burgut.

Oscar Wilde –“Balada e Burgut Reading”

I arrestuar për skandalin e homoseksualit, një akuzë e papranueshme për Anglinë viktoriane, Oscar Wilde shkroi në burg disa nga poezitë më të bukura të tij . “De Profundis” (1897), letra e gjatë publike që ia drejtoi parterit të tij Alfred Douglas dhe “Balada e Burgut Reading”, e bëri të famshëm.

Miguel De Servantes-“Don Kishoti i Mançes”

Miguel de Servantes (1547-1616) ka konceptuar librin ‘Don Kishoti i Mançes” në burg. Vepra e tij, që në origjinal ishte titulluat “L’ingegnoso Hidalgo Don Chisciotte della Mancia”,  është shkruar me pjesë në burg, gjatë kohës që Servanti i Seviljes ishte përfshirë në një çështje financiare.  Libri lindi si një tregim i shkurtër dhe shkrimtari donte që të shfrynte inatin e tij dhe njëkohësisht të kalonte kohën e lirë. Pjesa e parë u shkrua në vitin 1615 dhe e dyta në 1615. Don Kishoti është konsideruar si një nga romanet më të mëdhenj europianë, të shkruar ndonjëherë.

Bertrand Russell –  “Hyrje në Filozofi dhe Matematikë”

Pacifist Russell (1872 – 1970), përfundoi në burg për 6 muaj si një kundërshtues i Luftës së I Botërore. Duke qenë pa angazhime, siç tregon më pas pa ironi, në autobiografinë e tij, nisi punën e tij më të vlerësuar, e cila ekspozon konceptet që formojnë bazën e matematikës “Hyrje në filozofi dhe Matematikë”, (1919). Russell mbahet mend si një nga intelektualët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe në vitin 1950 fitoi Çmimin “Nobel” në Letërsi.

Nelson Mandela – “Marshimi i Gjatë Drejtë Lirisë”

Lirimi nga burgu i  Nelson Mandela në vitin  1990, është një nga momentet me bashkëkohore të historisë që është e fiksuar në kujtesën tonë. I konsideruar si një terrorist, për shkak të lidershipit të Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC) dhe u mbajt në robëri për 27 vjet, Mandela (1916-2013), mundi dominimin e pakicës së bardhë dhe ndarjes racore në Afrikën e Jugut. A fitoi Çmimin “Nobel”,  për Paqe në vitin 1993 , së bashku me Frederik Willem de Klerk, për të pasur një përfundim paqësor të aparteidit. Vepra e tij më e famshme është “Marshimi i Gjatë Drejtë Lirisë”, një autobiografi e shkruar pas hekurave në burgun “Robben Island”, të Afrikës së Jugut, ku ai hyri aty në vitin 1964 dhe u detyrua të bëjë punë të rënda në një gurore. Pastaj u mbajt I mbyllur dhe izoluar në një qeli me lagështi dhe pa shtrat. Një përvojë e ashpër dhe çnjerëzore, por megjithatë  ai kurrë nuk e humbi besimin tek qenia njerëzore.  “Askush nuk lind me urrejtjen e dikujt tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, për shkak të ambientit social apo për shkak të religjionit”, shkruan ai:-Njerëzit urrejnë sepse kanë mësuar që të urrejnë. Dhe nëse mund të mësojnë që të urrejnë mund të mësojnë edhe që të duan, sepse dashuria vjen në një mënyrë më natyrale në zemrën e njeriu”.

Thomas Paine –“Mosha e Arsyes”

Paine (1737 – 1809) ishte i detyruar që të ikte nga Anglia dhe të qëndronte në Francë për të shkruar kundër të drejtave të përcaktuara të fisnikërisë. Por në kohët e terrorit, nuk i shkoi mire as me Pariin republikan pasi kur u shpreh kundër ekzekutimit të Luigjit të XVI, u vu në pranga. Ne qeli shkroi veprën e tij më të rëndësishme “Mosha e arsyes”, 1794, në të cilën fokusohet kundër religjioneve të organizuara dhe thekson se kjo është detyrë e njeriut dhe jo e Zotit që bësh drejtësi,  të kesh mëshirë dhe të bësh të lumtur miqtë e tu.

Donatien Alphonse Francois, Markezi De Sade – “120 Ditët e Sadomes”.

Libri i famshëm “120 ditët e Sodomës”, është shkruar në vitin 1785, në vetëm 37 ditë, në një letër higjienike prej 12 metrash dhe frymëzoi termin e sadizmit.  Markezi De Sade e shkroi gjatë burgimit të Sade në Bastijë. Kur kjo e fundit u sulmua 4 vjet më vonë, vepra iu rrëmbye, dhe Sade shkroi më vonë se “derdhi lot gjaku” për humbjen e dorëshkrimit. Ai jetoi pjesën e mbetur të jetës duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur me librin, deri kur vdiq në vitin 1814. Vepra më në fund u gjet dhe botua në vitin 1905. Romani i papërfunduar, të cilën vetë Sade e quajti “përrallën më të pistë që ka ekzistuar ndonjëherë qëkur ka filluar bota jonë” përfshin në periudhë kohore 5-mujore, duke treguar historinë e 4 fisnikëve, që qenë izoluar në një kështjellë të largët mesjetare me 50 viktima, të cilët i përdorin për të vënë në jetë fantazitë e tyre seksuale. Burrat kënaqën çdo lloj epshi me vajza dhe djem të moshës 12-vjeçare, në bazë të 4 pasioneve të njëpasnjëshme – e thjeshta, kompleksja, kriminalja dhe vrastarja. Vepra origjinale u shit për miliona euro, dhe termat “sadizëm” dhe “mazokizëm” e kanë origjinën pikërisht nga emri i tij.

50 vjetori i “Star Trek”

0

Eventi 3-ditor shënon 50 vjetorin e sagës së famshme që numëron fansa të rinj e të moshuar, të cilët nuk humbën rastin për të marrë pjesë në qendrën e konventave, “Jacob Javits” e për të takuar aktorët e famshëm të “Star Treku”-t. Aktori LeVar Burton, që interpreton komandantin Geordi La Forge te “Star Trek the Next Generation” u shpreh:

“’Star Trek’-u është një pjesë shumë e rëndësishme. Edhe unë vetë, po të mos isha pjesë e kastit, do të isha ulur mes fansave”.

Albert Nimoy, djali i aktorit të ndjerë Leonard Nimoy i njohur për portretizimin e Spokut, do të ofrojë detaje mbi dokumentarin e tij të ri gjatë sesioneve të panelit. At e bir nisën të punonin mbi dokumentarin “Për dashuri të Spokut” në 2014-ën si një mënyrë për të shënuar 50 vjetorin e “Star Trek”.

Mes gjërave më interesante të ekspozitës do të jetë improvizimi i një shesh xhirimi ku fansat do të mund të realizojnë foto në karrigen e kapitenit, detajet që do të ofrohen nga shkencëtarë të NASA-s për eksplorimet hapësinore dhe shitja e stampave përkujtimore nga shërbimet postare amerikane.