Home Blog Page 5830

Gazetarët dënojnë sulmin ndaj kolegut Parim Olluri

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të së mërkurës.

AGK ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal, duke thënë se “sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias”.

Reagimi i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sontme.

AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasiqë sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortës së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.

Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK.

AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.

Me respekt,
Bordi i AGK-së

Rrënohen edhe shtëpitë e mbetura në Prizren

0

Në edicionin e parë të Autostradës Biennale, “E ardhmja e kufijve” do të synohet që përmes veprave të shumta të artistëve të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë të shpalosen vlerat e artit bashkëkohor. Veprat do të ekspozohen në disa nga shtëpitë më të vjetra të Prizrenit, përfshirë Shtëpia e kaltër, Shtëpia e Nafis Llokvicës dhe Saraji. Kjo do të shërbejë edhe si mënyrë e rishqyrtimit të konceptit mbi atë se cfarë nënkupton trashëgimia kulturore, thuhet në një njoftim për media të kësaj Bienalje Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, përcjell PrizrenPress.

Përderisa rrënimi i shtëpive të vjetra brenda qytetit të Prizrenit ka marrë përmasa shqetësuese, e shumë prej tyre kaplohen nga zjarri, duke cenuar vlerat kulturore dhe historike të Prizrenit, Autostrada Biennale do t’i shndërrojë ato në vendtakime për artin bashkëkohor.

Mikpritja shekullore e Prizirenit, edhe një herë do të hapë parezervë dyert, për të mirëpritur vlera të reja. Nën kulmet e shtëpive të vjetra të qytetit, bashkë me trashegiminë, do të marrin jetë shumë vepra të artit bashkëkohor. Autostrada Biennale komunitetit do t’ia hapë dyert e shtëpive private me trashëgimi kulturore, në të cilat do të ekspozohen dhe promovohen veprat e ndryshme të artit bashkëkohor.

Veprat e artistëve do të jenë të lidhura me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor të Prizrenit. Duke pasur Lumbardhin si bosht për të lidhur këto vende, ekspozita gjithashtu thekson lidhjen e thellë historike mes mjediseve njerëzore dhe jo njerëzore, që e bën qytetin e Prizrenit.

Artistët që do të ekzpozojnë në këto shtëpi të vjetra janë: YANG Shun-Fa (Tajvan), Artan Hajrullahu (Kosova), LI Binyuan (Kina), Sead Kazanxhiu (Shqipëri), Stefano Romano (Itali).

 

Një histori e shkurtër e shtëpive private, të cilat do të jenë vende të Artit Bashkëkohor: 

Shtëpia e kaltër: daton që nga shek. XIX-të. Ajo gjendet pëgjatë rrugës për në kala. Pozita e saj është në mes të Kalasë dhe qendrës së qytetit.- në zonën e shtëpive të nënkalasë (Varosh). Muret e shtëpisë janë origjinale, të ndërtuara me qerpiç. Ndërkaq, muret nga fasada e jashtme janë të ngjyrosura me ngjyrë të kaltër, dhe kjo e bënë tejet të veçantë shtëpinë. Ngjyra e kaltër në kulturën vendore shihet si autoktone dhe natyrshëm e zgjon kujtesën kolektive mbi trashëgiminë kulturore tek qytetarët e Prizrenit. Shtëpia vazhdon t’jetë e banueshme edhe në ditët e sotme.

Shtëpia e Nafis Llokvicës: Shtëpia e Nafis Llokvicës, është shtëpia më e vjetër në kompleksin e Marashit. Burimet e shkruara flasin shumë pak për këtë shtëpi, por pronari i kësaj shtëpie dëshmon që kjo shtëpi është ndërtuar nga paraardhësit e tij 250 vite më parë. Shtëpia ka qenë e banueshme deri në vitin 2013 dhe në të kanë jetuar 4 gjenerata të familjes Llokvica. Nga 2013 – 2016, pronari ka kërkuar vazhdimist nga institucionet përgjegjëse dhe NGO-të mbështeje finciare për restaurimin e saj, por fatkeqësisht nuk ka marr përgjigje pozitive. Prej asaj kohe shtëpia lihet pas dore me çka fillon procesi i degradimit të saj.

Saraji (shtëpia e familjes Mijic): daton nga shekulli i XIX-të. Shtëpia ndodhet në zonën historike të Prizrenit, në zonën e banimit të shumë familjeve të vjetra të Prizrenit. Muret konstruktive të bodrumit janë të ndërtuara me një sistem derdhje druri, material guri të lidhur me llaç balte dhe kashtë, me  trashësi 50cm. Muret konstruktive në katin përdhesë janë bërë pjesërisht nga materiale guri dhe tulla, të vendosura gjatë restaurimit të fundit të ndërtesës, në 2010-2012, me  trashësi 50 cm, ndërsa muret ndarëse janë 20 cm të trasha. Muret konstruktive të dyshemesë  janë origjinale, të ndërtuara në një sistem bondruk, të mbushur me argjilë e qerpi dhe të lidhur me argjilë dhe kashtë,  me trashësi 50cm, ndërsa muret ndarëse janë 20cm, 15cm. Muret nga fasada e jashtme janë të lyera me llaqe të bardha. Tavanet janë prej druri. Ky kompleks Saraji është i pasur me trashëgimi arkitekturore, që daton nga periudha otomane. /PrizrenPress.com/

Sulmohet gazetari Parim Olluri

0

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22, njofton Insajderi.

Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur.

Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Baxhaku apo Selmanaj? LDK ende në dilemë për kandidatin për kryetar të Prizrenit

0

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën pasdite, ka diskutuar lidhur me emrat e kandidatëve për kryetar të komunave të Prishtinës dhe Prizrenit, në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes se për Prizren janë propozuar disa emra dhe se më së shumti përafrim ka për Hatim Baxhakun dhe Driton Selmanajn, raporton Ekonomia Online.

Mustafa tha se takimi i sotëm ishte konsultativ dhe se ditëve në vazhdim pritet të dalin me kandidatin për Prizren.

Kryetari i Degës së LDK-së, Haxhi Avdyli, duket se e përkrah kandidaturën e Baxhakut.

LDK ka vazhduar edhe sot të diskutojë për kandidatin për kryeqytet.

Zyrtarët e LDK-së nuk kanë dashur të përmendin emra, por mësohet se kandidatët më potencialë janë Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Arban Abrashi.

LDK, javën e kaluar, zyrtarizoi kandidatët në komunat të cilat aktualisht udhëheq.

Aksident me të lënduar në Prizren (Video)

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Landovicë të Prizrenit.

Në këtë rast kanë mbetur të lënduar disa persona.

Sipas pamjeve që  një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihen ekipet emergjente duke iu ofruar ndihmë personave të aksidentuar./Indeksonline/

Zyrtare: Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit

0

Zyrtare: Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje! Mytaher Haskuka, do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

Kandidatura e Haskukës është votuar dje nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i VV-së në Prizren, Artan Abrashi.

Sipas parimit një anëtar nje vote, anëtarësia e Levizjes VETEVENDOSJE! ne Prizren kandidat per Kryetar Komune te Prizrenit ka zgjedhur Prof.Dr.Mytaher Haskukan. #meZemer drejt fitores!!”, shkruan ai në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur procesin e brendshëm zgjedhor për kandidatë të kuvendarëve dhe kryetar të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Zyrtari policor në Dragash nuk e pranon fajësinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

0

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Dragash, Eljam Seferi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, të mërkurën, nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që ngarkohet.

Gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, prokurori i rastit, Metush Biraj, ka lexuar aktakuzën, ndërsa i pandehuri Seferi, pas konsultimit me avokatin e tij, Hajrip Krasniqin, ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor për akuzat që i vihen në barrë.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, shqyrtimin e dytë në këtë çështje penale e ka caktuar për 19 shtator 2017, në ora 14:00 dhe e ka njoftuar të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij se deri në shqyrtim të dytë kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimin e provave dhe të aktakuzës në tërësi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren e akuzon Eljami Seferin se gjatë zbatimit të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojë dobi personit tjetër.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Seferi, më 1 qershor 2017, së bashku me zyrtarë tjerë policorë, ka shkuar në shtëpinë e Mexhait Qerimit në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, për ta arrestuar të njëjtin sipas urdhëresës së gjykatës, por Qerimi ka ikur.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Seferi pasi ka biseduar me Mexhait Qerimin rreth çështjes së arrestimit të tij, ka lejuar që i njëjti të futet në shtëpi, me pretekst që të përgatitet dhe më pas ai është arratisur. Ndërsa, i akuzuari nuk ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe kërkimin e tij, por pa lënë patrullë policore për të vëzhguar shtëpinë, e urdhëron ekipin policor që të largohet nga vendi i ngjarjes. /betimiperdrejtesi.com/

Bytyçi: Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e tetorit në Prizren

0

Komisioni Komunal Zgjedhor në Prizren është duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit.

Zyrtari i lartë i KKZ në Prizren Nysret Bytyçi, tha se deri më 12 shtator 2017, të gjithë votuesit mund të ndërrojë Qendrën e votimit.

“Ata mund ta vendosin aty ku e kanë më afër”, tha Bytyçi

Ai ka ftuar qytetarët që për cdo sqarim të vijnë në KKZ nga ora 8:00-16:00./RTV Besa/

T’ua kthejmë poetëve letërsinë

0

Rrona Jaka

Për të ditur çka është e çka s’është letërsi (art) fillimisht duhet të dimë se pse krijohen dhe çka janë veprat e artit.

“Shkrimtarët janë mendjemëdhenj, egoistë, dhe dembel dhe prapa motiveve të tyre qëndron gjithmonë një mister. E shkruara është një luftë e tmerrshme dhe e lodhshme, si një periudhë e një sëmundjeje të dhimbshme. Ata që nuk ndiqen nga demonë të cilët nuk mund t’u rezistojnë e as t’i kuptojnë nuk merren me shkrime. Dhe e vetmja gjë që dimë është se demonët janë thjesht instinkt i njëjtë me atë që e bën një fëmijë të qajë për vëmendje”, ka shkruar George Orwell në një ese të quajtur “Pse shkruaj”. Duke dashur që t’i kthente shkrimet politike në art Orwell insistonte se “Kur ulem të shkruaj një libër nuk i them vetës që do të shkruaj një vepër arti, shkruaj sepse ka disa gënjeshtra që dua t’i ekspozoj ose disa fakte te të cilat duhet vënë vëmendja”. E gjitha kjo, natyrisht, pa e harruar shijen e hollë estetike që e do letërsia.

Nga ana tjetër, kur lexojmë poezitë e William Vaughn Moody, atë tipin që ka shkruar “Kënga e Pandorës”, veç tjerash në veprën e tij “The fire-bringer” ka një parafjalë të shkruar nga miku i tij më i mirë. Ai flet se si kanë shkuar së bashku nëpër pyje dhe Moody, gjatë gjithë kohës e kthente në rapsodi bukurinë e natyrës. Gjatë leximit mund t’u duket e çuditshme se si dikush mund të rrijë mbi një gurë dhe me anë të gjërave më të vogla, gati të parëndësishme, të na bëjë të mendojmë për vlerën e diçkaje më të madhe se vetja. Se si ai mund t’i injorojë të gjitha problemet që ka dhe ta himnizojë natyrën. Epo, kjo është forca e  jashtëzakonshme e poezisë. Poetët dinë si ta heqin absurditetin dhe t’i familjarizojnë edhe situatat më të pazakonta duke na bërë të shohim diçka të çuditshme e të mos skuqemi sikur të kishim derdhur çaj të nxehtë në prani të vajzës që duam ta bëjmë për vete.

Kurse veprat e Emil Cioran kanë një qasje tërësisht nihiliste që veç zhvillohet me kalimin e kohës. Një shkrimtar i ekzilit që vuante nga insomnia dhe ishte i obsesionuar me vetëvrasje. Ai tregon që e shkruara ka qenë alternativë para vetëvrasjes.

Ndërsa shkrimtar si Tolstoi, nuk besonte në novelën si formë e kënaqësisë estetike, por si mjet për formim dhe edukim psikologjik. Ai e hedh poshtë idenë e Artit për artin. Ai besonte që një vepër e mirë arti na bënë më pak paragjykues dhe të moralshëm. Duke ndjekur idenë “Mos t’i ndëshkojmë karakteret e liga”, Tolstoi tregon që e mira dhe e keqja janë shumë relative.

Gjithsesi, mund të gjesh edhe poezi të aktivistëve dhe obskurantistëve, që u ka krisur në kokë që “ta shpëtojnë botën” me poezi koti, zhurmë pa fjalë dhe veshje hipi.

Me pak fjalë ka disa gjëra që mund të nxjerrim nga arti:

1. Arti i dedikohet vetes – arti i dedikohet individit dhe krijohet për të shpëtuar veten. Është estetika e veprës, aftësia e narracionit dhe aftësia për t’i demaskuar demonët tanë ajo që e bën një vepër arti të ndikojë edhe te individët e tjerë.

2. Arti largon thuajsimi – arti na tregon që fundi fundit nuk jemi aq të ndryshëm nga të tjerët. Nga frika se do të dukemi të ndryshëm ose humbës ne vëmë nga një fasadë. Arti na tregon se sa normale është kjo ndjenjë e thuajsimit. Na bën të kuptojmë se vetëm lolot e mendojnë veten si vendës, të gjithë të tjerët janë alienë të migruar. Veprat më të mira të artit tregojnë që vuajtjet janë pjesë e natyrës njerëzore.

3. Arti na ndihmon t’i vlerësojmë gjërat që kanë vërtetë rëndësi – arti glamorizon gjërat që vërtet kanë rëndësi, duke u bërë armiku kryesor i mediave.

4. Arti si balancues – arti na dhuron ato aspekte që na mungojnë te vetja.

5. Arti është politik – më saktë arti përdorë varietetin e interpretimeve për të futur fshehurazi çështje politike.

Problemi i artit të sotëm!

Këto, pak a shumë kanë qenë gjithmonë arsyet e krijimit të një vepre artistike, por çfarë ka ndodhur me artin e sotëm? Në të kaluarën arti është ndërtuar mbi kërkesat që: të mbahet në standardin më të lartë, që secila gjeneratë t’ua kalojë mjeshtreve të mëparshëm dhe që arti të inspirojë kualitetet më të mira. Kurse sot çmohen shkarravinat pa kuptim që ofendojnë vet konceptin e artit.

Michelangelo e ka gdhendur Davidin nga një gurë, nga ana tjetër, në ditët e sotme në muzeun e Los Angeles çmohet një gurë gjigand me emrin “Lavitated mass”. Ja sa ka rënë standardi i artit!

Pavarësisht që arti është i liruar nga rregullat, ideja që “e bukura qëndron në sytë e atij që gjykon” është absurde duke parë që jetojmë në një kohë ku lulëzon injoranca.

E gjitha ka filluar me impresionistët, një grup artistësh të cilët rebelohen kundër Akademisë franceze të artit “Academie des Beaux-Arts” dhe kërkesave që kishin për artin klasik. Këtu fillon relativizmi estetik apo kjo shprehja e tmerrshme “e bukura në sy të atij që gjykon”. Edhe pse gjeneratat e para të impresionistëve i respektojnë disa standarde të artit, gjeneratat e mëvonshme apo evoluimi i idesë “e bukura në sytë e atij që gjykon” ka bërë që standardi i artit bie sa Davidi kthehet në një gurë të thjeshtë. Standardi universal i kualitetit të artit duket si i dalë mode, por duhet patjetër të ketë një të tillë, pa një standard estetik nuk mund të dallohet kualiteti apo inferioriteti i veprave të artit.

Arti i ditëve të sodit është art i aktivistëve të ndryshëm, që e përdorin artin veç si propagandë. Pa u keqkuptuar, edhe artistët e përdorin artin si propagandë, por kurrë në dëm të vlerave dhe estetikës artistike.

Në fakt kam përshtypjen se asgjë nga arti s’ka ndryshuar. Pyetja duhet të jetë, jo çfarë ka ndodhur me artin, por çfarë ka ndodhur me artistët? Qe kur ua kemi dorëzuar artin aktivistëve dhe obskurantistëve? Le ta marrim mbrapsht letërsinë. Le t’ua kthejmë letërsinë/artin shkrimtarëve/artistëve.

Dua të shtoj që postmodernizmi dhe post-postmodernizmi janë periudha të jashtëzakonshme për letërsinë. Na kanë sjellë vepra dhe mënyra të pabesueshme të narracionit si dhe shkrimtarë të mëdhenj, por gjithashtu, ka lënë hapësirë që çdokush të krijojë iluzionin e të qenit artist.

Gjithsesi, ajo që është e sigurt, atë që letërsia na ka dëshmuar prej vitesh është që veç kryeveprat i mbijetojnë kohës.

Seanca e Kuvendit mbahet më 24 gusht

0

Kryesuesi i takimit konsultativ të partive politike, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se do të thërrasë më 24 gusht vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç kishte propozuar koalicioni PAN.

Të gjitha partitë pjesëmarrëse në takimin e sotëm, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila nuk mori pjesë, u pajtuan me propozimin e PAN që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 gusht.

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se në konsultim me partnerët e koalicionit ka kërkuar që seanca e radhës të mbahet më 24 gusht.

Ai ka kërkuar që kërkesa e tyre të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët.

Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duket të lejohet në këtë formë, siç po ndodh, bllokimi i institucioneve.