Home Blog Page 5831

Më shumë se 400 mjekë kosovarë punojnë jashtë Kosovës

0

Më shumë se 400 mjekë kosovarë të specializuar nëpër fushat e ndryshme u shërbejnë qytetarëve të huaj nëpër shtetet evropiane, pasi Kosova nuk u krijon infrastrukturë që ata t’i shërbejnë vendlindjes.

Prandaj, njëri nga këta mjek që shërben në Ulm të Gjermanisë, Xhevdet Ademaj, pas shtatë vjetësh, ka shprehur gatishmëri të kthehet në vendlindje, nëse Kosova i krijon ambient të volitshëm për të ushtruar profesionin human të kirurgut .

Dr, Ademaj i specializuar në kirurgjinë e fëmijëve, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK foli për kirurgjinë laparskopike tek fëmijët që kanë probleme me testikuj. Ai tha se kjo është një metodë e e avancuar që aplikohet gjithandej shteteve evropiane, por që çalon në Kosovë nëpër klinikat shtetërore. Por në ato, private siç tha Dr, Ademaj, zbatohet edhe në Kosovë.

Për të gjitha anomalitë që shfaqen tek fëmijët në testikuj, për kushtet që ofron Gjermania për mjekët e huaj, por edhe trajtimet mjekësore në Gjermani dhe Kosova, Dr, Adem i shpalosi në RTK.

Has: Me kollpite nderohej miku më i madh

0

Janë disa ushqime të Hasit që ruhen me fanatizëm edhe sot e kësaj dite. Ato janë kollpitja dhe hallva, tregon për “Kosova Sot” Ramadan Totaj, një personalitet që shërben për të ruajtur traditat e ushqimeve tradicionale .”Si çdo krahinë tjetër, edhe Hasi ka traditat e tij të veçanta. Një ndër zakonet që e dallojnë atë nga krahinat e tjera është organizimi i dasmave. Martesa është një nga hapat më të rëndë- sishëm në jetë dhe si e tillë, nuk mund të mos i jepet vëmendja e duhur”, tregon ai.

Shpjegon edhe si organizohen dasmat hasjane. “Tek fisi i djalit dasma fillon ditën e hënë deri të dielën, ndërsa te vajza dasma fillon të premten deri të dielën. Përgatitjet fillojnë të paktën 2 javë para ditës së madhe, ku bëhet zbukurimi i shtëpisë dhe furnizimi me të gjitha ushqimet e nevojshme. Dy-tre gra mblidhen një javë përpara dhe përgatisin petat për byreqet të cilat i pjekin në saç. Kjo bëhet pastaj duke gatuar kollpite, e besa edhe hallva që është një traditë e bereqetit”, tregon ai. Shton se e shkrijë gjalpin në tigan dhe hedhim miellin dhe e skuqin miellin derisa të zverdhet. Totaj thotë për gazetën “Kosova Sot” se kollpitet e Hasit dikur nderonin mikun e respektuar të shtëpisë baras me një dash të prerë.

“Shtruarja e sofrës kishte rendin e vet”

Ramadan Totaj tregon se në Has hallva e kollpitja dikur ishin aq të rëndësishme se më e vështirë ishte të bëheshin kollpitet dhe hallvat sesa të piqej një dash.

” Blegtoria e zhvilluar në Has bëri që më lehtë të bëhet një dash e qengj sesa një hallvë e kollpite. Prandaj, edhe këto dy gjëra i kemi si një trashëgimi të veçantë. Me këto ushqime priteshin burrat dhe organizoheshin gazmende të mëdha, por edhe në raste të pajtimit të gjaqeve. Në një vend s’ka pasur mundësi të pajtoheshin familje, nëse nuk qitej një kollpite e një hallvë. Kollpitja ishte për të pasur jetë të mirë e hallva ëmbëlsi jete”, tregon ai.

Hasan Morina tregon se sofra shtrohej e veçantë për nder të mysafirëve. “Shtruarja e sofrës kishte rendin e vet, kohën dhe mënyrën. Në ballë të sofrës ulej kryefamiljari – mikpritësi. Në të majtë të tij mysafiri më i vjetër, në të djathtë tjetri mysafir sipas radhës, dhe kështu një andej dhe një këndej, në fund uleshin familjarët meshkuj, nëse kishte vend të mjaftueshëm. Sofrën e shtronin të rinjtë e familjes, duke vënë tepsinë kryesore në mes dhe pjata rreth e rreth, duke filluar nga mysafiri më i vjetër e me radhë tek mysafirët, në fund tek familjarët”, është shprehur Morina.

Përkulja e lehtë

Morina thotë se bukën e ndante kryefamiljari si edhe mishin, gjithnjë duke filluar nga më i moshuari i mysafirëve. “Pas këtyre shërbimeve fillestare, kryefamiljari u thoshte mysafirëve : Mirë se keni ardhë dhe mirë se ju ka pru zoti, kurse mysafiri më i vjetër ia kthente: Mirë se ju gjetëm”, është shprehur ai. Morina shton se sipas traditës, kryefamiljari nuk ngrihej nga sofra pa u ngritur edhe mysafiri i fundit.

“Një nga të rinjtë e familjes qëndronte në këmbë për të shërbyer me ujë dhe shërbimin e bënte duke vënë dorën e djathtë në gotë dhe dorën e majtë tek zemra, me një përkulje të lehtë, të cilën e bënte edhe kur e merrte gotën”, është shprehur Morina. Ai pastaj tregon se në fshatrat e Përdrinisë njëri ndër respektet e mëdha ishte nëse e nderoje mikun me një fli.

” Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar, por edhe turk. Ajo mund të piqet edhe në shporet, qoftë ai me rrymë apo me dru, por më tepër preferohet me saç. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme. Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rrathë, të cilët mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rrathë paralelë. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Takim me të rënët

0

Skender Berisha 

Në rresht si përherë,
Lisat rrinë gatitu.
Heshtje si para beteje,
Kurrë nuk ikën prej teje.
Fëshfërin erë e gushtit,
Fëshfërin,fëshfërin.
Lisat gatitu rrinë,
Nën plisat e dheut rrinë.
Mbi lapidar një shkëlqim,
Bukur po ndrin,ndrin.
Pastaj shtrihet,shtrihet,
Këtu e në Prishtinë.
Gatitu gatitu pa përtim,
Nën qiellin tim.
Ne ende me atë betim,
Pasha të ritë tim.
Pasha të ritë tim!
15 gusht 2017

Zafir Berisha edhe zyrtarisht kandidat i Nismës për Prizrenin

0

Kur kanë mbetur edhe 2 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale partitë politike vazhdojnë ti propozojnë kandidaturat e tyre me të cilat do të dalin me ofertë për qytetarët me 22 tetor. Këtë po e bënë edhe Nisma ku tashmë ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të njërit prej qyteteve më të mëdha të Kosovës, atë të Prizrenit.

Deputeti i zgjedhur nga kjo parti, Zafir Berisha do ti hyjë garës për të partin e Prizrenit. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress anëtarja e kryesisë së kësaj partie Valdete Bajrami.

“Është bërë edhe më herët publik për Zafir Berishën deputetin aktual të NISMA-së dhe qytetarët kanë qenë të informuar më herët, sepse kjo është bërë nga kryetari i partisë Fatmir Limaj në fund vitin e kaluar”, tha ajo.

Zafir Berisha ka qenë kandidat për Prizrenin edhe në zgjedhjet e kaluara, ku kishte marrë mbi 9 mijë vota. E deri më tani partitë tjera nuk kanë bërë publik emrat e kandidatëve që do të jenë kundër kandidat të Zafir Berishës për Prizrenin.

Ndërkohë që zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor të këtij viti

Përkujtohet “Petriti”

0

Është përkujtuar 19- vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj-Petrit Kodra.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja për nder të ditës së rënies së “Petritit”, ka vendosë kurorë me lule në varrin e dëshmorit në Landovicë.

“Petriti” po ashtu do të përkujtohet edhe nga bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Remzi Ademaj, ishte komandanti i parë i UÇK-së për rajonin e Prizrenit dhe një nga komandantët e parë të UÇK-së për ZOP-in.

Ai ra heroikisht më 15 gusht 1998 në një pritë që forcat serbe i kishin organizuar në fshatin Grazhdanik të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha përkujton dëshmorin Remzi Ademaj-“Petriti”

0

Ish- komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Remzi Ademaj-“Petriti”.

“Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook

Para 19 vitesh me 15.08.1998 me ndihmën e bashkëpunëtorëve serbe, në fshatin Nashec bie në pritë të forcave serbe komandat Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.

Xhevet Berisha me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rëndë Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.

Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë në Malësi të
Vrrinit bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake.

Remziu ra për të mos vdekur kurrë në momentet vendimtare për UÇK-në, kur ishte duke u bërë transformimi i ushtrisë nga Njësite dhe Shtabe Lokale ne Brigada dhe Zona Operatve.

Lufta për lirin e Kosovës vazhdoj me shumë beteja e aksione deri me 12 qershor 1999 ku përfundimisht okupatori serbo-sllavë dhe argatët e tyre kapitulluan dhe Kosova filloj të frymoi lirishtë.

Lavdi atyre që u flijuan për atdhe!
Me respektë Zafa

 

I ulet dënimi ish-pjesëtarit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi

0

Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor, me gjyqtarin e EULEX-it që kryesonte nxori aktgjykimin me datë 22 qershor 2017 në rastin Xh. K. – PAKR 648/16.

Ankesa kishin paraqitur avokati mbrojtës dhe PSRK-ja. Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër personave individualë në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Aktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje.

Dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar kundër të pandehurit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht me gjobë prej 1.500 euro (njëmijë e pesëqind), ndryshohet me 7 (shtatë) vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove(njëmijë e dyqind).

Një muaj paraburgim prizrenasit për vrasje në tentativë

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit nga Prizreni me iniciale P.K.

I njëjti, sipas Gjykatës Themelore në Prizren, dyshohet ta ketë therur me thikë një person tjetër për të cilin ka thënë t’ia ketë rrahur babanë.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 12.08.2017, rreth orës 13:05 në rrugën “Ismet Jashari”, pranë lokalit fastfood “Han Plus”, përball shkollës fillore “Mustafa Bakia” në Prizren, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për shkak se i dëmtuari me iniciale R.B. ia paska rrahur babën, disa herë me thikë e ther në regjionin e kraharorit të majtë, të dëmtuarin R.B. dhe në pjesë të tjera të trupit, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës në momentin e shkaktimit të lëndimeve”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës.

Me këto veprime, i pandehuri i lartcekur dyshohet se ka kryer veprën penale, të “vrasjes në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 parag.1 të KPRK-së.

MASHT-i planifikon disa hulumtime në terren para testit “PISA 2018”

0

Rreth 80 mijë euro pritet t’i kushtojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) disa hulumtime në terren që pritet të bëhen në muajt e ardhëm të këtij viti, me synim që të evidentohen shkaktarët e rezultateve të dobëta të testit “PISA 2015”, shkruan sot Koha Ditore.

Por, po ashtu, do të nxirren ide për veprime konkrete para testit të ardhshëm “PISA 2018”.

Një hulumtim pritet të bëhet në Fakultetin e Edukimit, ku parashihet të shikohet nëse programet e këtij fakulteti janë kompaktibile për përgatitjen e mësimdhënësve.

Se duhet të kryhen këto hulumtime e ka konstatuar një grup punues i formuar nga MASHT-i, derisa tek në dhjetor të këtij viti pritet të hartohet raporti përfundimtar nga gjetjet në terren.

Nga ana tjetër, ka mbetur një periudhë e shkurtër deri tek testi “PISA 2018”, i cili do të mbahet në pranverë të vitit të ardhshëm.

Gazeta ka mësuar se që nga krijimi i grupit punues është mbajtur vetëm një takim derisa të kundërtën e thotë udhëheqësi i grupit punues, Ferit Idrizi sipas të cilit, deri më tani grupi ka mbajtur 4 takime.

Aksident në Zhur, lëndohen dy persona

0

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor “, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes te dy veturave.

“ Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari, përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura aksidentohet me veturën me targa te Shqipërisë, që drejtohej nga viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë”.

“ Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar dy pasagjer nja mashkull dhe një femër”./PrizrenPress.com/