Home Blog Page 5833

Dokumentari për komunitetin që lufton realitetin ekonomik, triumfoi në DokuFest

0

Për nëntë ditë me radhë qyteti i Prizrenit u bë destinacion për të gjithë ata që deshën ta shohin një version të së ardhmes, apo të paktën të gjejnë shpresë për një të nesërme më të mirë.

Rreth 15 mijë veta, nga vende të ndryshme të botës, u mblodhën në Prizren, në edicionin XVI të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes projeksioneve filmike, paneleve e masterklasave u projektua e tashmja, por gjithmonë me mesazhe për një të ardhme më të mirë. Edicionin e sivjetmë të “DokuFestit” organizatorët e kanë konsideruar madhështor, ndërsa pjesëmarrësit e kanë përshkruar atë si një prej festivaleve më të mira në Evropë.

Ngjarja më e madhe e filmit në vend, që nisi më datën 4 të muajit gusht, u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve. “Buffet Zeljezara”, nga regjisori kroat Goran Deviq, mori çmimin kryesor, për dokumentarin më të mirë në garën “Ballkan Dox” .

Suharekasi i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve vizitoi shpesh Kosovën

0

Agim Sahitaj vizitoj disa herë fshatin banorët shqiptarë të të cilit pretendohet se i largoj me forcë gjatë luftës së vitit 1999.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se Shqiptari nga Sopia e Suharekës në bashkëpunim me forcat serbe kreu krime në këtë fshat saktësisht në familjen Elshani ndërsa morri pjesë edhe në depërtimin e bashkëfshatarëve shqiptarë nga Sopia.

Kallxo.com ka zbulon se i dyshuari për krime të luftës e kishte vizituar disa herë vendin ku pretendohet se kishte kryer krimin. KALLXO ka siguruar deklaratën që Sahitaj e ka dhënë para gjykatësit të procedurës paraprake. Aty Sahitaj përpos se ka deklarua pafajësinë ka treguar se disa herë që nga paslufta e kishte vizituar fshatin dhe nuk ishte përndjekur nga askush. Në fshat i kam vëllezërit dhe sa herë që vijë nga Gjermania i vizitoj”ka thënë Sahitaj para gjykatësit. Ai ka treguar se një ditë para arrestimit kishte qëndruar në fshatin e tij.

Prokuroria Speciale pretendon se se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999 i dyshuari Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare.

Prokurori i prokurorisë speciale Sylë Hoxha gjatë leximit të kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ka deklaruar se i dyshuari në bashkëkryerje ka kryer krime kundër civilëve shqiptarë.

“Gjatë vitit 1999 me datën dy prill Agim Sahitaj së bashku me pjesëtarët e forcave serbe kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sopi të Suharekës, ku aty edhe ka plagosur në këmbën e djathë S.E., ndërsa ka vrarë në vend A.K., pastaj i dyshuari ka shtënë në drejtim të A.E., por për fat nuk e ka qëlluar”, ka thënë prokuroi i rastit Sylë Hoxha.

Prokurori gjatë deklaratës së tij gjithashtu tregon se si po atë ditë i dyshuari Agim Sahitaj ka maltretuar, plaçkitur e dëbuar civilët shqiptarë nga fshati i tyre.

“Po ashtu në ditën kritike i njëjti në bashkëkryerje me personat e tjerë ka marrë pjesë në plaçkitje, rrahje, maltretime dhe se në të njëjtën ditë në fshatin Sopi janë vrarë 38 civilë shqiptarë pa uniforma. Po ashtu siç shihet nga shkresat e lëndës shihet se i dyshuari me bashkëkryerësit e tjerë i kanë dëbuar fshatarët e fshatit Sopi që të largohen në drejtim të Shqipërise” pretendon prokuroria.

Në dosjen e lëndës nuk sqarohen arsyet pse 16 vite pasluftës prokuroria nuk kishte ndërrmarrë asnjë veprim për të hetuar këto veprime të dyshimta përderisa njëra nga arsyet kryesore të caktimit të paraburgimit është rreziku që i dyshuari të ikë nga vendi.

Sahitaj është arrestuar javën e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale ndërsa do qëndroi në paraburgim për 30 nëse nuk ka një vendim tjetër. /Kallxo.com/

Prizren: Xharrahët e kohës sonë

0

Prizreni tashmë njihet si një qytet që ka ruajtur tradita dhe shumë zeje të vjetra. Në këtë qytet para disa dekadash çarshia ishte përplot me dyqane të pronarëve të ndryshëm, që merreshin me veprimtarinë e zejtarisë, zanateve të ndryshme, siç janë rrobaqepësit, samarxhinjtë, berberët, tirqexhinjtë, kujunxhinjtë, këpucëtarët, farkëtarët, lustrim këpucësh, e disa zeje të tjera që, thuajse, një pjesë e tyre janë shuar krejtësisht. E njëjta situatë është edhe me zejen e berberëve klasikë, ku dita- ditës po shuhet, sepse vetëm në qytet kanë ngelur dy familje që ende, pos qethjes së flokëve dhe rruajtjes, ata kryejnë edhe ritin e synetisë.

Shumë familje me dëshirë i thërrasin

Kështu, “Kosova Sot” ka hulumtuar dhe ka hasur në familjen Shishko, ku këto dy zeje bashkë, të berberit dhe të xharrahut, pra personit që kryen ritin e synetisë e kanë quajtur ndryshe xharrah. Ne ishim në familjen Shishko, ku tashmë plaku Zylfikar Shishko ende kryen këtë rit, por tash këtë rit e ka trashëguar edhe i biri, Vesel Shishko, tani 50- vjeçar. Ai me këtë rast tregon se në Prizren, edhe pse këtë rit ose operim e kryejnë me mjete të operatorëve, ka plot familje që me shumë dëshirë e bëjnë me ata, sepse mendojnë se kjo formë klasike e të bërit synet është më e mirë dhe më kualitative.

Por, ka edhe shumë të tjerë që tash këtë rit e bëjnë me mjekë dhe pa ndonjë ritual dasmor. Derisa ai flet për gazetën, tregon se “dikur ne merrnim për syneti melhemin e zi, që e kishim marrë si ilaç në Turqi, kurse dikur moti në familje tonë e kanë bërë këtë melhem mrekullibërës për raste të synetisë”, thotë Shishko dhe shton se ata e merrnin të brendshmen e “pocërkës”, një lloj bime në forme hinke, që dikur shërbente për të marrë ujin e për t’u larë me të. “Brendia e asaj merrej dhe zihej me tëlyen buallice, e pastaj i vendosej edhe një lloj pluhuri i kërpudhave që ka pasur emra të ndryshëm në natyrë, që ka pasur një pluhur shërues.

Me këto bëhej shërimi, andaj ka pasur dhe po ka raste kur fëmija është ngritur në këmbë për 6 orë. Kurse në raste të tjera shërimi ka zgjatur dy- tri ditë, por shërimi i plotë deri në një javë. Kjo është varur nga lëkura. Prizrenasit ende tregojnë shumë interesim për këtë rit të synetisë. Ne do të mundohemi që këtë rit ta vazhdojmë edhe më gjatë, por kjo varet shumë nga vetë interesimi i njerëzve. Ajo si zeje është trashëguese, për shkak të dorës së lehtë”, tregon Shishko për gazetën “Kosova Sot”.

Interesim për zanatin e frizerit

Por, sa u takon berberëve dhe frizerëve, situata qëndron pak më ndryshe .Shumë të rinj, të cilët planifikojnë të migrojnë nëpër shtetet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA, e mësojnë këtë zanat. Dhjetëra të rinj, të cilët kanë mësuar profesionin e berberit dhe frizerit në Prizren, sot janë frizerë të suksesshëm në SHBA dhe në Evropë. Por, ata nuk e praktikojnë më ritin e synetisë, sepse atje në Perëndim këtë e kryen mjeku, sikurse tash që edhe në Kosovë e kryejnë operatorët mjekët. Nga çarshia e njohur e Prizrenit, e cila deri para Luftës së Parë Botërore ka pasur mbi 600 dyqane dhe zejtarë me emër, sot ka një hije të vogël. Jeta moderne, industrializimi, por edhe migracioni, e kanë bërë punën e vet.

Zejtarët, të cilët kanë mbijetuar e të cilët mund të numërohen me gishta, duhet të kenë një tretman pak më ndryshe, thonë prizrenasit, me qëllim që të rruhet pak a shumë epiteti i zanatçinjve në Prizren. Kurse berber apo frizer i kohës është Elo Shatri, i cili tregon se në sezonin e verës ka shumë punë, sidomos kur kthehen të rinjtë e diasporës vijnë tek lokali i Elo Shatrit, për t’u qethur e për t’u rruar. “Unë jam berber i kohës. Kam dëgjuar edhe për ata berberë që njëherësh e kanë kryer edhe ritin e synetisë, por unë këtë gjë nuk e kam mbërritur. Unë jam frizer i kohës”, tha Shatri për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Therje me thikë në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar sot në Prizren, pasi pas një fjalosje që kishin, njëri nga të dyshuarit e ka therur me thikë viktimën.

Në raportin policor thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Driton Selmanaj, në zgjedhjet e qershorit, u votua më së paku në Prizren

0

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e 11 qershorit, ka marrë më së paku vota se sa kolegët e tij të të gjitha partive politike në Prizren.

Ai, në këtë qytet ka marrë mbi 2000 vota.

Kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti ka marrë më së shumti vota në Prizren, i pasur nga Haxhi Avdyli, Vjosja Osmani, Anton Quni, dhe Driton Selmanaj.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka pranuar se deputeti Selmanaj, ka qenë kandidati që është votuar më së paku në Prizren.

“Prej deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja në Prizren ka pasur më së paku vota. Ma shumë ka pasur vota në Suharekë se sa në Prizren”, tregon Avdyli për “PrizrenPress”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e qershorit, ka qenë në mesin e kandidatëve më të votuar i koalicionit LAA.

Ndërkaq, në Prizren renditet i fundit me vota, krahasuar me deputetët e tjerë të zgjedhur të LDK-së, por edhe të partive tjera.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, që të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se kandidatura e Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit është propozuar dhe diskutuar para se Driton Selmanaj të anëtarësohet në LDK.

Sipas tij, Baxhaku e ka mbështetjen e Kryesisë dhe të 90 për qind të nëndegëve të LDK-së në Prizren.

“ Kur e kemi diskutuar emrin e Hatim Baxhakut, Driton Selmanaj nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Tash ekziston një pajtim i gjërë që Baxhaku të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, thotë Avdyli për “PrizrenPress” .

Ai tregon se Selmanaj nuk shihet si kandidat që mund ta fitojë Prizrenin.

“Nuk e shohim si kandidat të mundshëm për fitoren e Prizrenit”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Aksident i rëndë në fshatin Piranë(Foto)

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralën Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Piran.

Nga disa fotografi që kanë arritur në redaksin e Indeksonline mësojmë se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura. Ku përveç dëmeve materiale, nuk dihet se a ka ndonjë person të lënduar.

Më poshtë shihni këto foto të këtij aksidenti:

/Indeksonline/

Identifikohet viktima e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Është identifikuar viktima e aksidentit të komunikacionit të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit.

 

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin i cili me automjetin e tij ka goditur këmbësorin, kurse viktima është identifikuar nga familjarët e tij.

“I dyshuari mashkull K/ Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur një këmbësor mashkull. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Personi i aksidentuar është identifikuar nga familjaret”, thuhet në raportin e Policisë.

Digjet një stallë e bagëtive në Malishevë, lëndohen dy persona

0

Të shtunën në fshatin Gurbardhë të Malishevës, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një stallë me ushqim bagëtish.

Gjatë shuarjes së zjarrit pronari dhe një qytetar tjetër kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Adem Mikullovci: Nesër në seancë ju presin dy befasi

0

Nesër pritet të mbahet përpjekja e katërt për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit për zgjedhjen e krye parlamentarit që do të udhëhiqet nga kryesuesi, deputeti Adem Mikullovci. Ky i fundit po premton befasi për seancën e nesërme nëse Kuvendi arrin që ta bëjë kuorumin e nevojshëm për vazhdimin e seancës.

Kontaktuar nga Gazeta Express, kryesuesi Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se seanca e nesërme do të zhvillohet me apo pa koalicionin PAN. Thotë se shpreson se ky i fundit do t’i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në seancë.

Mikullovci i shprehet i vendosur se nuk do të bëjë konsulta ditën e mërkurë ashtu siç ka kërkuar PAN, në takimin konsultativ që u mbajte të mërkurën.

Megjithatë, Mikullovci për Express ka treguar se për seancën e nesërme do të ketë dy propozime interesante. Propozime këto të cilat sipas tij, do t’ia mundësonin Kuvendit që të punojë, të paktën një pjesë e tija.

“Nëse nesër kemi kuorum, unë do t’i hap dy tema, por Kuvendi do të punojë, gjysmak, por një pjesë do të punojë, nëse vërtetë ka kuorum. Do të jetë një propozim interesant i një deputeti të LDK’së, ai ma ka kërkuar dhe një temë timen që do ta bëjë publike e që do të jetë befasuese. Gjithmonë nëse kemi kuorum”, ka thënë kryesuesi Mikullovci për Express, të dielën.

Ndërkohë që ai deklaroi se nuk do të ketë më takime konsultative me liderët e koalicioneve dhe partive tjera. Thotë se të gjithë janë të mirëseardhur në seancën që do të mbahet nesër, e nëse seanca e së hënës dështon, atëherë Mikullovci, paralajmëron një seancë tjetër në ditën e enjte. Mikullovci shprehet se asnjëherë nuk e ka thyer ligjin si dhe ka vepruar në bazë të Kushtetutës së vendit.

“Me rregullore të Kuvendit nuk ka kurrfarë bisedash përpara, e as konsultime. Ato nuk kanë vlerë e as peshë juridike, përpos seancës ku propozohet kryetari i Kuvendit. Kështu që kur disa po më kritikojnë që e kam thyer ligjin, unë e kam thyer ligjin vërtetë që kam bërë konsultime me ta. E nuk po e thyej Ligjin që po bëjë konsultime me ta. Ata ma kanë kërkuar një konsultim, unë i kom mbajt tri konsultime me ta, e kanë kërkuar të katërtin, por unë më nuk bëjë konsultime me ta. Unë e ftoj seancën, ata le të urdhërojnë. Por unë gjithmonë do veproj në bazë të ligjit, asnjë pikë nuk largohem nga ligji”, ka deklaruar tutje Adem Mikullovci.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës, zyrtarisht ka njoftuar se për të hënën në ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive. Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, të cilët edhe u takon propozimi i krye parlamentarit kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë edhe këtë seancë, sikurse atë të 10 gushtit.

Ndërkohë i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë 10 ditëve të ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas të formohet edhe Qeveria e re e Kosovës.

Në rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, më pas fillon faza prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, kjo e drejtë i takon koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) si fitues i zgjedhjeve. Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve.

Paqarizi: Rektorati i UP-së duhet të reflektojë rreth seminarit

0

Në edicionin e 36-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të marrin pjesë rreth 140 studentë, të cilët janë të interesuar të mësojnë apo përmirësojnë gjuhën shqipe.

Pjesë e seminarit do të jenë edhe më shumë se 80 studiues të cilët do të paraqiten me punime shkencore.

Por, ky numër i punimeve shkencore po del se është modest në krahasim me vitet e kaluara.

Rrahman Paçarizi, drejtor i seminarit, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për të prezantuar punimet e tyre studiuesit po hezitojnë, ngase në bazë të një vendimi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, prezantimet dhe publikimet e bëra në revistën e këtij seminari, nuk po pranohen si punime ndërkombëtare.

Kjo, sipas Paçarizit, ka dekurajuar pjesëmarrësit potencialë. “Sidomos sivjet ka reflektuar në sesionin e kulturologjisë, të cilin sesion ne e kemi themeluar para tre vjetësh. Ka pasur sukses dhe interesim në rritje, mirëpo sivjet interesim ka qenë gogja modest, kryesisht për shkak të vendimit dhe rektoratit. Studiuesit sikur nuk shohin shumë interes për të botuar në një revistë e cila nuk konsiderohet mjaft kredibile nga Universiteti i Prishtinës”, tha Paçarizi.

Nëse një dekurajim i pjesëmarrësve vazhdon, Paçarizi paralajmëron se seminari rrezikon edhe të shuhet.

“Rëndësia e seminarit është e madhe, në kuptimin e promovimit të gjuhës, sidomos; por edhe të letërsisë e kulturës shqiptare në përgjithësi; të vlerave të Kosovës, të vlerave shtetërore kulturore, arkeologjike, historike, të turizmit e të tjera”.

“Do ta dëmtojë shumë Kosovën në rast se do të vazhdojë ky dekurajim, sepse seminari do të detyrohet ndoshta edhe të shuhet, ndoshta edhe të mbyllet, nëse do të vazhdojë ky trend i mospjesëmarrjes së shfaqur sivjet në sesionin e kulturologjisë”, shprehet Paçarizi.

Ai pret që Rektorati “të reflektojë” dhe të ndryshojë këtë vendim. “Nuk mund të hidhet poshtë një traditë 43-vjeçare e një seminari, i cili në fakt është ngjarja më e madhe, më e rëndësishme dhe me me traditë në fushë e Albanologjisë”.

Përkundër vështirësive më të cilat përballet, seminari pritet që të sjellë studiues dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, madje edhe prej vendeve me të cilat politika nuk po arrin që të ketë kompromis.

“Nuk ka ministri të Kosovës e cila mund ta krijojë këtë lidhje me botën të cilën e krijon seminari. Vetëm një element: në seminar marrin pjesë studiues nga vendet të cilat jo vetëm që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe nga vendet që konsiderohen si armiq të pavarësisë së Kosovës. Ne kemi një pjesëmarrje masive të studiuesve të njohur eminentë nga Rusia; kemi një pjesëmarrje masive të studentëve nga qyteti i Beogradit, studentë serbë të cilët e studiojnë shqipen. Kemi studiues dhe studentë nga Sllovakia, e vende të ndryshme të botës”, tha Paçarizi.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 25 gusht.