Home Blog Page 5839

Një muaj paraburgim ndaj dasmorëve që u rrahen në Lubizhdë të Prizrenit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale J.R.,  A.R., L.J., B.J., RR.J., shkruan PrizrenPress.

Në komunikatë thuhet se të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rreth orës 23:30 në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, pas një mosmarrëveshje në një aheng (dasme) janë përlesh në mes vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë lëndime të lehta trupore të ndërsjellta.

“Duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes veti dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme, Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në  komunikatë.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur dyshohen se kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /PrizrenPress.com/

Axha ushtron dhunë fizike ndaj mbesës në Rahovec

0

Një femër nga Rahoveci ka informuar Policinë se axha i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, shkruan PrizrenPress.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Arrestohen dy burra në Prizren, dërgohen në burgun e Dubravës

0

Në Prizren, gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore, shkruan PrizrenPress.

Arrestimi i tyre, sipas policisë, është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Më pas të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

Fyen dhe rrah policët në Prizren, arrestohet

0

Mbrëmë në Prizren është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, shkruan PrizrenPress.

Në raportin ditor thuhet se zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Rahovec: E dënojnë për kundërvajtje, pengon policët në kryerje të detyrës

0

Një person është arrestuar nga Policia në Rahovec, pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete për kundërvajtje, ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Xërxë, njofton sot Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Interesim i madh për DokuFest

0

Afër pesë mijë bileta janë shitur deri në ditën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmave Dokufest. Të rinj dhe persona të grup-moshave të ndryshme vijnë çdo vit në muajin gusht në qytetin e Prizrenit për të përcjellë filmat që shfaqen në Dokufest.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda ka thënë për KosovaPress se mbarëvajtja e festivalit është duke shkuar shumë mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë vit Dokufest ka edhe kinema të reja, siç është ajo në lokacionin e Kalasë.

“Tema e festivalit sivjet është e ardhmja. Përmes programit që kemi filluar, po provojmë të bëjmë një hulumtim, i kemi ftuar njerëzit të hulumtojnë të ardhmen. Programi i Dokufest-it sivjet është program shumë i pasur, përfshinë shfaqjen e mbi 230 filmave me 6-të kategori garuese edhe në kategoritë speciale të festivalit, prej të cilave mund t’i theksoj dy retrospektiva, retrospektiva e Johnh Smith, regjisor i njohur anglez, i cili është pjesëmarrës në festivalit. po ashtu edhe retrospektiva e regjisorit amerikan Travis Wilkerson , i cili përveç se do t’i prezantojë filmat e tij në Dokufest, e ka bërë edhe trailerin e festivalit që gjendet në të gjitha faqet. Në anën tjetër, paralelisht me shfaqjen e filmave janë duke shkuar edhe aktivitetet shtesë të festivalit. Sivjet në programin e fotografisë, jemi duke e shënuar me një bashkëpunim shumë të veçantë të Dokufestit me Marub-in, që është Muzeu i Marubit, i cili përmban mbi 500 mijë fotografi, një arkiv që dokumenton mbi 100 vjet të historisë së Shqipërisë”, tha Deda.

Sa i përket sponsorëve që mbështesin Dokufestin, Deda u shpreh se ka disa biznese të reja që po e mbështesin festivalin.

“Ka kapacitet për biznese të ndryshme për t’u bërë pjesë e këtij evenimenti dhe me na ndihmuar në programin e festivalit, i cili është program kualitativ, na kushton shumë dhe nuk është se ne kemi mjaft mbështetje prej ministrisë. Jemi të gëzuar për bizneset e reja që na mbështesin neve”, tha Deda.

Aktori Romir Zalla nga Tirana, i cili kishte ardhur në Prizren për të përcjellë programin e Dokufestit, vlerëson se filmat nacionalë janë shumë të mirë. Ai njëherësh tregoi se luan në filmin “Bon Apetit”, i cili sivjet shfaqet në Dokufest.

“Unë në fakt kam ndjekur më shumë programin nacional e filmave, kryesisht të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po mendoj se, të paktën ata që kam parë unë, janë filma të mirë dhe cilësor me të gjithë përbërësit, edhe sa i përket regjisë, edhe aktrimit dhe elementet e tjerë, muzikës e të tjerë”, u shpreh ai.

Për vullnetarin Andi Bilibani, pjesa më e rëndësishme e DokuFest mbetet mikpritja.

“Pjesa më e rëndësishme e DokuFest është mikpritja dhe shopi, në të cilin jam duke punuar sivjet për herë të parë. Mund të them se në pjesën ku organizohet festivali, ka më shumë njerëz nga jashtë se të Kosovës. Do të thotë ka edhe shqiptar që vijnë nga vende të ndryshme, e po ashtu ka edhe turistë të ndryshëm të shteteve të ndryshme”, ka thënë ai.

Për turistin Jacob Agee, ishte hera e parë që vinte në Kosovë dhe fakti se kishte ndjekur edhe programin e Dokufest e bënte të ndjehej mirë, ndërsa shprehet se do të vijë sërish në Kosovë nëse do të ketë mundësi.

“Është me të vërtet shumë mirë. E kam shijuar shumë mirë deri më tani dhe ka një atmosferë mbresëlënëse. Kam parë rreth 10 filma dhe më kanë pëlqyer shumë. Kualiteti shumë i mirë i kinemasë”, tha ai.

Ndryshe, ky është viti i 16-të që mbahet Festivali Dokufest në qytetin e bukur të Prizrenit./KosovaPress/

Edhe një konvikt për studentët e UP-së

0

Qendra Studentore e Universitetit të Prishtinës i ka bërë përgatitjet për vitin e ri akademik. Risia këtë herë do të jetë edhe konvikti numër tetë i cili do t`i zgjerojë kapacitetet për banim në 4 mijë vende.

Qendra Studentore në Prishtinë pritet që në tetor të vë në funksion edhe konviktin numër tetë, i cili është gati të përfundojë së ndërtuari, raporton RTK.

Ky konvikt do ta zgjerojë kapacitetin edhe për 305 shtretër, ku gjithsej kjo qendër do të ketë 4000 vende banimi për studentë.

Edhe këtë vit, për kategori të ndryshme të studentëve do të ketë lehtësira në pranimin e tyre në konvikte.

Konkursi për pranimin e studentëve në konviktet do të hapet në javën e parë të muajit shtator.

Minir Krasniqi: Janë katër pretendentë për kandidat të PDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Zgjedhjet lokale të cilat janë caktuar të mbahen më 22 tetor po afrohen, derisa partitë politike kanë filluar konsultimet nëpër degë për emrat e mundshëm që do të jenë kandidat për kryetar të komunave.

Njëra nga qendrat ku pritet të zhvillohet garë e ashpër mes partive është edhe qyteti i Prizrenit, shkruan lajmi.net

Përderisa nga partitë tjera ka emra të ndryshëm që spekulohen se mund të jenë kandidatë, nga Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka një vendim definitiv.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi në një prononcim për lajmi.net ka thënë se janë tre apo katër emra në garë të ngushtë, por që nuk e ka zbuluar asnjërin nga ta.

“Janë tre apo katër emra në garën e ngushtë, janë anëtarë të kryesisë dhe figura të rëndësishme të partisë. Jemi duke biseduar dhe nuk ka asgjë definitive, nuk kemi vendim final”, tha Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se dega është duke punuar që ta finalizojë edhe listën e kandidatëve për asamblesitë.

“Dega është duke punuar dhe nuk kemi asgjë të përfunduar. Ende nuk e kemi finalizuar lsitën e kandidatëve për asambleistë”, ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Prizren.

Krasniqi ka thënë se nuk ka ndonjë informacion nëse Ramadan Muja, kryetari aktual i qytetit mund të rikandidojë për këtë post.

Nga Nisma për Kosovën emri më i mundshëm si kandidat për kryetar të Prizrenit është Zafir Berisha, kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës është Hatim Baxhaku. /Lajmi.net/

Themeluesi i PDK-së në Prizren i bashkohet Vetëvendosjes

0

Azem Ramadani njëri ndër njëri ndër themeluesit kryesor të PDK-ës në Prizren, ish-asambleist i PDK-së, udhëheqës i forumeve dhe strukturave të ndryshme brenda këtij subjekti sot i’u bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan arbresh.info

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni Arber Rexhaj, ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se VETËVENDOSJE! është subjekti më i madh në Kosovë, por edhe subjekti më popullor për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Më posht mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

Në rrugëtimin tonë politik na u bashkua edhe Azem Ramadani, njëri ndër themeluesit kryesor të PDK-ës në Prizren, ish-asambleist i PDK-së, udhëheqës i forumeve dhe strukturave të ndryshme mbrenda këtij subjekti.
Rritja e Lëvizjes tonë ka kuptim me njerëz të ndershëm si Azem Ramadani. Tashmë të gjithë ata të cilët e kanë ruajtur integritetin moral dhe personal do të rrugëtojnë së bashku me ne. VETËVENDOSJE! është subjekti më i madh në Kosovë, por edhe subjekti më popullor për të gjithë qytetarët e vendit tonë./arbresh.info/

Shtohen takimet mes Fatmir Limajt e Albin Kurtit

0

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovë kanë shpeshtuar takimet në kohën kur po afrohet dita për votim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe rrjedhimisht edhe formimit të Qeverisë.

Burime të arbresh.info bëjnë të ditur se ka patur edhe një takim tjetër ndërmjet liderëve të dy subjekteve politike, Fatmir Limaj e Albin Kurti, në kohën kur nuk dihet nëse lideri i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit të Kosovës, sikurse edhe i nominuari nga PAN-i për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, nga ora 11:00 Veseli është në takim me strukturat udhëheqëse të PDK-së, dhe në këtë takim arbresh.info mëson se po flitet për formimin e institucioneve.

Nesër pritet të mbahet takimi konsultativ ndërmjet partive politike në Kuvendin e Kosovës, në ndërkohë vazhdimi i seancës për konstituimin e plotë të Kuvendit do të ndodhë të enjten.

PAN-i nuk lëkundet nga nominimi i liderit të PDK, Kadri Veselim për kryetar të Kuvendit, i kundërshtuar nga LVV dhe LAA.

PDK ka bërë të ditur se Veseli tërhiqet nga kandidatura, nëse i nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, do të votohej nga LVV e LAA.

Minoritetet deri më tani kanë shprehur qëndrimin pozitiv në mbështetje të Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por ende nuk dihet se kë do të mbështesin për të formuar Qeverinë.

I vetmi që ka propozuar një gjithëpërfshirje politike në Qeveri për një kohë të caktuar, për të kaluar disa nga proceset kryesore të cilat duhet të kalojë Kosova urgjentisht, është presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli./arbresh.info/