Home Blog Page 5865

Publikohen rezultatet preliminare të provimit pranues në Fakultetin e Edukimit

0

Tashmë ka filluar publikimi i rezultateve të provimit pranues për vitin akademik 2017/2018, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Deri më tani janë publikuar rezultatet për tri drejtimet e Fakultetit të Edukimit: Parashkollor, Fillor dhe Pedagogji.

Klikoni mbi këtë link për t’i parë rezultatet.

 

Carlos Santana mbush 70 vjeç

0

Santana, sot mbush 70 vjeç dhe ende vazhdon të demonstrojë forcën e intuitës që e çoi atë në histori: shpikjen e rrokut latin.

Një mënyrë e re të luajturi që bota e zbuloi papritur , pak më shumë se 20 vjeç, ende pa arritur albumi i parë i tij në dyqane, me grupin e tij, firmosi një nga perfomancat në Woodstock.

Carlos ka lindur në Meksikë, luante në klubet e Tijuana, qyteti historik në kufi me Kaliforninë dhe më pas u rrit në San Francisco. Pasi punoi si lavapjatës dhe artist rruge, u vu re nga Fillmore West, klubi legjendar i Bill Graham, njeriu që e çoi në Woodstock.

Nga një i panjohur në yll për 24 orë: ishte 1969 dhe ajo përzierje e rrokut , bluzit, soul dhe ritmeve latine ( asnjëherë e parë deri atëherë në botën e rrokut) ishte një sukses, falë hiteve ende të famshëm “Oyo Como Va”, “Evil ways”, “Black Magic woman”.

Në vitet ’70-të grupi filloi të kishte keqkuptimet e para, mbi të gjitha dëshira e liderit të grupit që donte të eksperimentonte pasionin e tij për xhazin. Takohet me John McLaughlin, me të cilin nxjerr këngën “Love Devotion and Surrender”, që i paraprin albumit me Alice Coltrane (e veja e John).

Santana për një periudhë të gjatë i ktheu shpinën suksesit dhe realizoi albume më pranë xhazit sesa rrokut, duke luajtur me idhujt e tij si Herbie Hancock, Ron Carter, wayne Shorter dhe Tony Williams.

Kur u kthye në rrugën e rrokut, bota kishte ndryshuar dhe një si ai duhet të priste gjatë, duke jetuar edhe një periudhë me albume të paharrueshme dhe turne të nivelit të mesëm, para se t’i kthehej suksesit.

Suksesi i tij erdhi në 1999 falë idesë së manjatit të industrisë së disqeve, Clive Davis, i njëjti që 30 vite më parë e bëri të firmosë kontratën e parë. Ishte ideja e Davies që të bënte një album me yje të ftuar si Eric Clapton, Lauryn Hill, Wyclef Jean, Dave Matthews, Mana’, etj.

Albumi titullohej “Supernatural” dhe përmban dy hite, numri një në klasifikimet e Billboard: “Smooth”, një këngë e shkruar dhe kënduar me Rob Thomas të Matchbox Twenty dhe “Maria Maria”, këngë që i dha emrin një zinxhiri restorantesh meksikane.

Në atë vit albumi ka shitur 15 milionë kopje vetëm në SHBA, ka fituar tetë çmime Grammy si dhe tre Latin Grammy dhe është suksesi më i madh tregtar i karrierës së Santanës që më shumë se 50 vjeç, u rikthye në qendër të skenës, duke shijuar një periudhë të nivelit të lartë duke bërë pjesë edhe në një projekt me Herbie Hancock, shumë bashkëpunime, mes të cilave me Michael Jackson dhe Eros Ramazzotti, imenjimin me shoqatën e bamirësisë “Milagro” (e themeluar prej tij) si dhe martesën me Cindy Blackman, bateristen e mrekullueshme të xhazit,me të cilën që prej 2010 në Las Vegas. / KultPlus.com

Sot nis Java e Debateve Feministe në Prizren

0

Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit, “FEMaktiv” organizon Javën e Debateve Feministe duke filluar nga sot e deri më 23 korrik, në ora 18:00 – 20:00 në hapësirën e Lumbardhit.

“Java e Debateve Feministe organizohet me qëllim që t’i trajton çështjet e ndyshme; duke filluar nga ajo se çfarë nënkupton feminizmi; si është i ndërlidhur feminizmi me sfera dhe lëmi të ndyshme apo si mund ti shohim këto lëmi nga perspektiva e feminizmit? A mund të jenë edhe burrat feminist? A mund të flasim për një drejtësi e cila siguron barazi në mes të grave dhe burrave? Sa jemi të gatshëm ne si shoqëri ta pranojmë feminizmin si pjesë të jetës tonë? Sa është i rëndësishëm kontributi ynë si qytetarë/e në këtë drejtim? Gjitha këto janë çështje që synohen të trajtohen gjatë kësaj jave”, thuhet në kumtesë, përcjellë PrizrenPress.

Iniciativa FEMaktiv fton të gjithë qytetarët/et që të marrin pjesë në këtë debat të hapur, që do të zgjatë katër ditë duke debatuar çështje të feminizmit në sfera të ndyshme të jetës tonë.

Për më tepër, java e debateve feministe ka për qëllim ngritjen e debatit se çfarë kontributi mund të japim ne si qytetarë/e për ta arritur një barazi gjinore në mes të grave dhe burrave. /PrizrenPress.com/

AGJENDA:

Dita e parë – 20 korrik, ora 18:00 – 20:00
Tema: Drejtësia, Siguria dhe Feminizmi
Panelistët: Adelina Hasani dhe Tringa Kasemi
Moderatore: Ardita Kasemi

Dita e dytë – 21 korrik, ora 18:00 – 20:00
Tema: Arkitektura dhe Feminizmi
Panelistët: Artnet Haskuka, Flaka Xërxa, Feray Dervis, Nora Kosova
Moderatore: Ardita Kasemi

Dita e tretë – 22 korrik, ora 18:00 – 20:00
Tema: Burrat dhe Feminizmi
Panelistët : Ares Shporta, Besnik Leka, Eroll Bilibani, Taulant Hoxha
Moderatore: Ardita Kasemi

Dita e katërt – 23 korrik, ora 18:00 – 20:00
Tema: Arti dhe Feminizmi
Panelistët: Nita Krajku, Malbora Krajku, Kaltrina Krasniqi
Moderatore: Ardita Kasemi

Romët dhe egjiptianët e duan Haradinajn kryeministër

0

Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian në Kuvendin e Kosovës janë deklaruar haptas se do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit.

Por, në anën tjetër, së paku deri më tash përfaqësues nga Lista Serbe, por edhe përfaqësues të partive tjera të komuniteteve, nuk janë deklaruar për një gjë të tillë.

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka thënë se ia kanë bërë me dije të nominuarit për kryeministër Ramush Haradinajt se në parim do ta ketë mbështetjen e këtij komuniteti për formimin e Qeverisë.

Ai thotë se janë kundër kolapsit institucional dhe nuk duan që si komunitet të jenë pengesë për mosbërjen e Qeverisë.

“Në parim jemi deklaruar për formimin e Qeverisë pa kushte, sepse nuk duam që vendi të kalojë në kolaps”, thotë ai, duke shtuar se megjithëkëtë do ta shtrijnë ndikimin e tyre me një deputet që kanë në Parlament për të mos mbetur anash në përfaqësim ky komunitet.

Ndërsa Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka thënë për gazetën Zëri, se me ligj dhe me Kushtetutë obligohet që të kërkojë përfaqësim të këtij komuniteti në Qeverinë e re. Ai thotë se kërkesa e parë e këtij komuniteti është që të mos ketë bllokim të institucioneve.

Sipas tij, ky komunitet nuk ka vijë të kuqe që do të ndikonte në mosfunksionalizimin e institucioneve. /Zeri

LDK-ja nuk ka vota për PAN-in

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se, pavarësisht prej mospajtimeve të mëhershme, janë duke u angazhuar për të hapur një kaptinë të re të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje!

Ai ka theksuar se koalicioni LAA dhe LV-ja e përfaqësojnë shumicën politike shqiptare (61 vota) dhe mund t’i formojnë institucionet e reja. Haziri ka përjashtuar çdo mundësi që partnerët e tyre, AKR-ja dhe Alternativa, ta tradhtojnë LDK-në dhe t’i bashkohen PAN-it.

Prizren: Babai kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia

0

Të mërkurën ka vazhduar gjykimi në çështjen kontestimore në mes paditësit M. Xh. dhe të paditurit, djalit të tij, R. Xh., në të cilin rast, paditësi kërkon që i padituri të lirojë shtëpinë, në të cilën ka jetuar që nga fëmijëria.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, kanë dëshmuar vëllezërit e paditësit, J. dhe M. Xh. Ata, në dëshminë e tyre, veç e veç, kanë thënë se shtëpia kontestuese është ndërtuar nga tre vëllezërit më 1980, por se më shumë kishte kontribuar paditësi, pasi që kishte qenë duke punuar në Gjermani. Sipas këtyre dëshmitarëve i padituri R.Xh. është martuar në vitin 1985 dhe është vendosur në shtëpinë kontestuese, në të cilën kishte pasur dy dhoma dhe një banjë, ndërsa tani shtëpia ka katër dhoma dhe një sallon.

Ata kanë thënë se që nga ajo kohë, R.Xh. ka jetuar në atë shtëpi i pa penguar nga askush pasi që dy vëllezërit dhe dy motrat e tij, po ashtu jetojnë në Gjermani. Ata kanë deklaruar se pas luftës, paditësi ka ndërtuar një shtëpi për vete dhe jeton në të kur vjen në pushime. Ndërsa, sa i përket trashëgimisë nuk kanë pasur njohuri nëse pasuria është ndarë në mes trashëgimtarëve, por dëshmitari J. Xh. ka thënë se ka dëgjuar nga fëmijët në Gjermani se M.Xh.  ia ka lënë shtëpinë R. Xh.

Në fund, ata kanë thënë se vëllezërit e të paditurit, vijnë shumë rrallë në Kosovë, ndërsa motrat i ka të martuara.

Në këtë seancë është dëgjuar edhe i padituri R. Xh., i cili ka thënë se për më shumë se 30 vjet ka banuar në shtëpinë e tij dhe se në atë shtëpi ka investuar shumë.

Ai ka thënë se më parë shtëpia ka qenë me dy dhoma dhe një banjë, ndërsa me investimin e tij tani shtëpia ka një sallon, katër dhoma dhe një nën kulm. Ai ka mohuar që babai i tij, i cili e ka paditur, t’i ketë ndihmuar në rregullimin e shtëpisë dhe se ka investuar duke menduar se shtëpia është e tij, se nuk do t’i kërkohet ndonjëherë të largohet nga ajo.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse, avokati Bestar Kolgeci, në fjalën përfundimtare ka thënë se nuk është kontestuese se klienti i tij është pronar i patundshmërisë dhe ligji ia njeh të drejtën që të disponojë me të sipas dëshirës. Ai ka thënë se klienti i tij, sipas ligjit, nuk ka obligim ndaj të paditurit pasi që i njëjti punon dhe ka të ardhura të veçanta. Ndërsa, sa i përket kërkesës së të paditurit për të fituar të drejtën e pronësisë, ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet, pasi që nuk është vërtetuar nga askush, as nga vetë i padituri, se babai i tij t’i ketë thënë se shtëpia është e tij. Andaj ka kërkuar që padia e klientit të tij të aprovohet, ndërsa kundërpadia e të paditurit të refuzohet si e pabazuar. Ai po ashtu ka kërkuar që gjykata ta obligojë të paditurin që të shpërngulet nga shtëpia e klientit të tij.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së paditur, avokati Ruzhdi Berisha, ka kërkuar nga gjykata që ta refuzojë padinë e paditësit M.Xh.  dhe ta aprovojë kundërpadinë e klientit të tij, R. Xh.. Ai këtë kërkesë e ka bazuar duke thënë se nuk është kontestuese që klienti i tij ka qëndruar i pa penguar në shtëpinë e tij, që nga viti 1985 dhe se nga viti 1986 jeton në bashkësi të ndarë prej babait. Ai ka thënë se i padituri vazhdimisht ka jetuar në atë shtëpi dhe se ka investuar në të, duke e ditur se shtëpia është e tij dhe nuk është penguar asnjëherë në meremetimet që ka bërë dhe mënyrat se si e ka rregulluar shtëpinë me oborr.

Në gushtin e vitit 2016,  M. Xh. ka iniciuar padi në Gjykatën Themelore në Prizren, me të cilën kërkon që djali i tij, R Xh., t’ia lirojë shtëpinë e cila gjendet në emrin e tij. Ai në padi ka sqaruar se bashkëshortja e parë, nëna e të paditurit, ka vdekur, ndërsa më pas ai është martuar sërish dhe ka dy fëmijë me gruan e dytë. Sipas padisë, i padituri vazhdimisht po u bën problem atyre dhe nuk po munden të jetojnë së bashku në një vend për shkak të problemeve të vazhdueshme.

Po ashtu edhe i padituri R. Xh.ka ushtruar një kundërpadi në këtë rast ku ka kërkuar që gjykata t’ia njeh të drejtën e pronësisë së shtëpisë mbi bazën e fitimit parashkrues me mirëbesim, pasi që në të njëjtën shtëpi jeton mbi 30 vite dhe nuk është penguar asnjëherë nga askush. Sipas kundërpadisë, ai edhe investimet i ka bërë në shtëpi duke e ditur se shtëpia është e tij./betimiperdrejtesi/

Malisheva ndalon “ekskursionet” e nxënësve jashtë vendit

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka marrë edhe një vendim, përmes së cilit ju ndalohen ekskursionet e shkollave të mesme jashtë vendit, përjashtuar vizitat studimore apo ato me karakter edukativo-arsimor, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me propozimin e anëtarit të KK të Malishevës, Januz Kastrati dhe Ahmet Rrahmanaj, ky lloj i ekskursionit është marrë vendim që të mos organizohet, përjashtuar vizitat me karakter studimor, arsimor dhe edukativ.

Anëtarët e KK, me shumicë të votave, praktikisht me përdorimin e votës së dyfishtë të kryesuesit, morën vendim që këto lloj të “ekskursioneve” të mos organizohen jashtë vendit, por ekskursionet të bëhen vetëm brenda vendit.

KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim për përkrahjen e klubit të futbollit “UV Malisheva”, si dhe për mbështetjen financiare për mbajtjen e Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i katërt

Panair për veshje dhe artizanate

0

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, do të organizojë një panair të veshjeve tradicionale dhe artizanateve .
Panairi mbahet nga data 21-23 korrik.

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Haxhi Seferqaj tha se ky aktivitet realizohet si rrjedhojë e promovimit të mëtejmë turistik të Prizrenit, por edhe prezantimit të vlerave kulturore, shpirtërore dhe etnologjike nga shtete të ndryshme të Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia e Kosova.

“Në këtë panair gjithashtu jepet mundësia që para qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë të ekspozohen vlerat tradicionale që kanë ruajtur ndër shekuj zonat e pjesëmarrësve të kësaj ngjarje”.

“ Synojmë të mbajmë gjallë jo vetëm traditën e veshjeve, por në radhë të parë ekzistimin e artizanateve me të cilat është shquar Prizreni, dhe të mbrojmë zejet e shumta , të cilat për fat të keq janë në zhdukje e sipër”.

Panairi do të mbahet në Sheshin e Lidhjes, dhe pjesë e tij do të janë rreth 40 ekspozues./TVPZ/

Ramadan Muja nuk do ta largojë nga detyra drejtorin me aktakuzë, Bedrija Ejupagiç

0

Drejtori për Emergjenca dhe siguri në Komunën e Prizrenit Bedrija Ejupagiç, ende nuk e ka marr aktakuzën e prokurorisë themelore në Prizren. Ai për Gazetaere thotë se lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka marr nga mediet.

“Pres ta marr zyrtarisht aktakuzën” tha Ejupagiç për Gazetaere, duke shprehur keqardhje që emri i tij i plotë doli në media.

Kjo aktakuzë e ngritur kundër këtij drejtori nuk do ta largojë atë nga kjo pozitë, së paku jo deri në fund të mandatit pasi kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, as nuk do ta largojë dhe as nuk do ta suspendojë nga puna drejtorin.

“Edhe kjo lëndë ka karakter ligjor, dhe më pak është në vullnetin ose në qëndrimin e një politikani ose lidershipi në një komunë” tha zëdhënësi i Komunës së Prizrenit Ymer Berisha.

Sipas Berishës Komuna do të jetë bashkëpunuese me drejtësinë ndërsa presin sjellje korrekte edhe të drejtorit Ejupagiç.

“Aktakuza e ngritur është për drejtorin e Sigurisë dhe Emergjencës, me rastin e rrënimit të shtëpisë ku për pasojë vdiq një fëmijë. Ne normalisht që i besojmë autoritetit të gjyqësorit. Do të jemi bashkëpunues dhe besojmë në sjelljen korrekte edhe të drejtorit edhe të komunës në përgjithësi. Gjykata ka marr vendim që ta gjej kush është përgjegjësi. Ne presim qe drejtori do të lirohet nga aktakuza” tha Berisha.

I pyetur për përgjegjësinë e Komunës në këtë rast Berisha tha se përgjegjësia e secilit të punësuar në Kuvendin Komunal është individuale.

“Komuna e Prizrenit në secilën politikë publike vazhdon ta thotë se përgjegjësia e secilit të punësuar në komunë është individuale. Kërkesa e lidershpitit është që e gjithë veprimtaria e të gjithë zyrtarëve në Komunë të jete ekskluzivisht e bazuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe ligjet tjera. Të gjithë ata që e tejkalojnë kërkesën ligjore politika nuk është e interesuar ti mbrojë” shprehet Berisha.

Edhe drejtori Bedrija EJupagic thotë se nuk i ik drejtësisë dhe përgjegjësisë.

“Jam i gatshëm të mbrohem me dokumentet që i kam. I kam të gjitha raportet” tha Ejupagiç për Gazetaere, duke shprehur besimin se ka njerëz të ndershëm që do ta vlerësojnë kush ka të drejtë dhe kush është fajtori.

Ai i ka dyshimet e tij për ngritjen e aktakuzës vetëm kundër tij por thotë se do të flas më vonë.

“Diku në prapavijë diçka po fshihet, por për këtë do të flas më vonë. Ende nuk mund të them asgjë pos që besoj në njerëz të drejt dhe në njerëz të mirë, që do të vlerësojnë drejtë se kush është fajtori”, tha ai.

Tragjedia e një viti më parë ku humbi jetën Xheneta trevjeçare, u shkaktua nga shembja e një shtëpie të vjetër në rrugën “Marin Barleti”, në pjesën e vjetër të qytetit të Prizrenit

Limaj kujton dëshmorin Sadik Shala

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka kujtuar rënien e dëshmorit Sadik Shala.

Limaj ka thënë se Shala ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njësive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime.

Ish komandant Çeliku ka thënë se Sadik Shala ishte krahu i tij i djathtë qysh në vitin 1996.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot është 19 vjetori i rënies heroike të themeluesit dhe komandantit të parë të logjistikës së brigadës 121, i dëshmorit Sadik Shala, i cili ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njesive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime.

Sadiku ishte krahu im i djatht që kur i’u bashkuam UÇK-së në vitin 96’. Ai vuri çdo gjë në shërbim të lirisë. Shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së.

Sadiku personalisht, dhe gjithë familja e tij dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare, e gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri, e bashkë me të atë ditë ranë heroikisht edhe profesori Hamdiu, Habibi, Afrimi dhe Limani.

Lavdi veprës suaj bashkëluftëtarët e mi, gjaku juaj u bë themel i lirisë së atdheut tonë.

Lavdi dëshmorëve të kombit, kur do e ku do që kanë rënë për atdhe! FL

Image may contain: one or more people and outdoor