Limaj kujton dëshmorin Sadik Shala

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka kujtuar rënien e dëshmorit Sadik Shala.

Limaj ka thënë se Shala ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njësive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime.

Ish komandant Çeliku ka thënë se Sadik Shala ishte krahu i tij i djathtë qysh në vitin 1996.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot është 19 vjetori i rënies heroike të themeluesit dhe komandantit të parë të logjistikës së brigadës 121, i dëshmorit Sadik Shala, i cili ishte njëri nga organizatorët e parë dhe themeluesi i njesive të UÇK-së në Pashtrik dhe Nerodime.

Sadiku ishte krahu im i djatht që kur i’u bashkuam UÇK-së në vitin 96’. Ai vuri çdo gjë në shërbim të lirisë. Shtëpia e tij dhe e familjes së tij ishte baza kryesore e UÇK-së, nga aty për herë të parë u deklarua zëdhënësi i UÇK-së.

Sadiku personalisht, dhe gjithë familja e tij dhanë gjithçka për Luftën Çlirimtare, e gjithë familja e tij mori pjesë aktive në radhët e UÇK-së, e në fund Sadiku edhe e dha jetën në mënyrë heroike në mbrojtje të popullit, për liri, e bashkë me të atë ditë ranë heroikisht edhe profesori Hamdiu, Habibi, Afrimi dhe Limani.

Lavdi veprës suaj bashkëluftëtarët e mi, gjaku juaj u bë themel i lirisë së atdheut tonë.

Lavdi dëshmorëve të kombit, kur do e ku do që kanë rënë për atdhe! FL

Image may contain: one or more people and outdoor

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit