Home Blog Page 5873

Malishevë: 16 nxënës rom dhe ashkali ndjekin mësimet e rregullta

0

Në mbledhjen e shtatë  të mbajtur të Komitetit për Komunitete, u diskutua, përfshirja e komunitetit rom dhe ashkali në arsimim dhe punësim, brenda Komunës së Malishevës.

Sipas raporti të paraqitur, nga shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Halim Hoti, në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatrat, Kijevë, Malishevë dhe Banjë, ku edhe jetojnë ky komunitet, vazhdojnë mësimet e rregullta, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, të larta, gjashtëmbëdhjetë nxënës të komunitetit rom dhe ashkali, që nga klasa parë deri në të dymbëdhjetën. Kurse të punësuar nga të dhënat që kemi, janë dy të punësuar, punëtor teknik, në SHFMU ,,Kajtaz Ramadani” në Kijevë.

Hoti, para komitetit për komunitete, tha “se në integrimin e komunitetit, rom dhe ashkali, për arsimimin e tyre , ne po i përkushtohemi për një përfshirje sa më të gjerë, duke i ndihmuar me mjete mësimore, nevoja tjera themelore dhe programe sociale”. /PrizrenPress.com/

Prizreni zë vendin e parë për kurorëzime

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2016. Bazë e këtyre të dhënave janë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.

Kështu, në vitin 2016 janë grumbulluar gjithsej 17 mijë e 410 fleta statistikore për kurorezime DEM-3.

“Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë, në vitin 2016, janë kurorëzuar 16 mijë e 51 çifte bashkëshortore, kurse jashtë Kosovës janë kurorëzuar 1 mijë e 359 çifte bashkëshortore. Përkatësia etnike e femrave dhe meshkujve të kurorëzuara është: shqiptare (femra me 92.2 për qind dhe meshkuj me 95.7 për qind); serbe (femra me 0.9 për qind dhe meshkuj me 0.9 për qind); turke (femra me 0.4 për qind dhe meshkuj me 0.5 për qind); boshnjake (femra me 1.2 për qind dhe meshkuj me 1.2 për qind); rome, ashkalike dhe egjiptiane (femra me 1.2 për qind dhe meshkuj me 1.2 për qind); kurse me përkatësi tjeter janë (femra me 4.2 për qind dhe meshkuj 0.6 për qind)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq, sa i përket moshës mesatare të të martuarve sipas ASK-së, mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjeçare.

“Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare. Kurorëzimet sipas grup moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeç me 5 238 raste ose 32.6 për qind, ndërsa tek meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 4 877, ose 30.4 për qind. Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 mijë e 486 kurorëzime, ose 8.5 për qind, pastaj vjen Prishtina me 1 372 kurorëzime, ose 7.9 për qind. Ndërsa, në vendin e tretë është Ferizaj me 995 kurorëzime, ose 5.7 për qind etj. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 037, ose 62.5 për qind, dhe e meshkujve 11 476, ose 71.5 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Simpoziumi në lëminë e Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit nis punimet në Universitetin e Prizrenit

0

Të premten ka filluar punimet simpoziumi ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology” që organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë.

Në këtë Simpozium po marrin pjesë profesorë nga shtete të ndryshme të Evropës (Austri, Itali, Gjermani, Slloveni, Spanjë, Kroaci, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, etj.) dhe i takon lëmisë së Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në cilësi të nikoqirit në nisjen e punimeve të këtij simpoziumi ju dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e punimeve të tyre të gjithë studiuesve.

Vataj falënderoi organizatorët dhe në veçanti Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, për mundësimin që kjo ngjarje e rëndësishme të ndodhë në UPZ. Ai theksoi se për seriozitetin e kësaj konference flasin numri i madh i studiuesve nga shumë shtete evropiane, duke shtuar se një organizim i tillë është vlerë për UPZ por edhe për gjithë Kosovën.

“Kontributi i juaj do të jetë edhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtje së bimëve endemike dhe diversitetit në vendin tonë”, nënvizoi Vataj.

Ndërkaq, rektori i Universitetit i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku, në fjalën e tij në cilësi të bashkorganizatorit të simpoziumit ju uroi suksese studiuesve dhe falënderoi rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj, profesorin UP Prof. Ass. Dr. Bekim Gashi dhe të gjithë organizatorët për kontributin e dhënë që ky organizim të shkoj për së mbari.

Ndërsa, Prof. Zeljko Skvorc nga Universiteti i Zagrebit u shpreh i kënaqur që ky simpozium me këtë tematik po organizohet në Prizren. Ai po ashtu falënderoi Rektorin Vataj dhe Rektorin Millaku për kontributin e dhënë në këtë kuadër./PrizrenPress.com/

 

Drejt universitetit pa perspektivë

0

Flondra Blakcori ditën e enjte kishte marrë rrugë nga Podujeva për Prishtinë. Ndalesa e saj ishte Universiteti i Prishtinës, ku pritej që ta dorëzonte dosjen e saj në Fakultetin e Juridikut.

Ndonëse ende nuk e dinte se a do të ketë fatin që të pranohet në këtë fakultet, ajo beson që juridiku është rruga e vetëm për të.

“E kom zgjedh se më flenë në zemër”, thotë ajo teksa pret në radhë për t’i dorëzuar dokumentet. Madje, ajo është e bindur se pas përfundimit të studimeve do të behët edhe njeri me ndikim, e të ia zërë vendin Aleksander Lumzit.

“…mendoj me u bo kryeprokurore”, thotë Blakcori.

Sikur Flondra, rrugës drejtë këtij universiteti marrin edhe mbi 1000 studentë të tjerë. Prej tyre çdo vit fillojnë studimet për drejtësi gjithsej 900 të rijnë.

Nga të cilët në vitin 2014/2015 sipas Agjencinë të Statistikave të Kosovës patën diplomuar vetëm një e treta e tyre.

Numri i madh i studenteve është një arsye e uljes së cilësisë së arsimit në vend. E ky problem qëndron edhe në drejtimin ekonomik

Rrezart Kashtanjeva është optimist për atë që e pret në të ardhmen. Ai thotë se kushtet mund të mos jenë të mira por shpreson që diploma e tij të vlejë më shumë se e një kolegu të tij në universitet privat.

Ndërkaq Lirim Qollaku i cili planifikon të behtë kontabilist shpreson që vetëm studimet bachelor t’i përfundoj në UP e të fitoj një bursë për mastër jashtë vendit.

“Prej asaj që më kanë tregu shoqëria që janë në studime mastër, profesorët nuk bëjnë aq sa duhet për ta pasi nuk duan t’ia kalojnë atyre”.

Rinia s’ka prirje për të studiuar

Problemi i tyre pas studimeve vazhdon në gjetjen e punës. Konkurrenca rritet edhe nga studentët e universiteteve private të cilët çdo vite diplomojnë një numër të lartë të studentëve.

Shumë prej këtyre të rinjve në mungesë të një pune në të cilën janë kualifikuar detyrohen t’i drejtohen profesioneve tjera.

Dukagjin Pupovci drejtor i Qendrës  për Arsim të Kosovës dhe njohës dhe kritik i sistemit të edukimit  ka thënë për Gazetën Fjala problemi qëndron tek të rinjtë të cilët nuk kanë prirje të veçantë për studiuar diçka.

“Të tillët kanë problem për të qenë të suksesshëm edhe në ato profesione për të cilat tregu i punës ka nevojë, e të mos flasim për profesionet nga të cilat tregu i punës është “ngopur”.

Arsye e këtij ngërçi në punësim dhe konkurrencës së madhe në vetëm disa prej drejtimeve të UP-së është dhe mungesa e shkollave profesionale. Kjo krijon në paaftësinë e të rinjve që të hyjnë në tregun e punës.

Sipas Pupovcit të rinjve u nevojitet po ashtu orientin dhe këshillim në karierë i cili duhet të organizohet që nga klasat e fundit të arsimit të obligueshëm, gjë e cila mungon në pjesën më të madhe të shkollave të vendit.

“Në mungesë të këtij këshillimi të rijnë u drejtohen universiteteve në bazë të shtytjes nga familja dhe shoqëria në degët ku ka më shumë mundësi punësimi”, thotë ai.

Nuk ka punëtorë të kualifikuar

Një problem i madh i arsimit në Kosovë mbetet paaftësia që të krijojë punëtorë të aftë të hyjnë në tregun e punës. Ketë shqetësim në vazhdimësi e kanë bizneset kosovare.

Në një analizë të institutit GAP mbi përgatitjen profesionale për tregun e punës bizneset kanë thënë se vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar.

Prej 92.6 për qind të kompanive të anketuara të cilat kanë punësuar punëtorë të rinj gjatë tri viteve të fundit, 82.1 për qind kanë hasur në vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar.

“Mospërputhja e aftësive me kërkesat e bizneseve ka bërë që kompanitë të punësojnë punëtorë më pak të kualifikuar, të pengohet zhvillimi i shërbimeve të reja dhe të ulet produktiviteti”, thuhet në raportin e GAP-it.

Sipas Fikrete Asllani, Udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë Baruti GmbH, rreth 60 për qind të aplikantëve në “Baruti” nuk janë punësuar për shkak të mungesës së aftësive bazike të shkrimit të letrësmotivuese, rezymeve dhe emailave, si hap i parë i në procesin e rekrutimit.

Si rrjedhojë kompania është detyruar që të ofrojë vet trajnime për punëtorët.

“Baruti ofron trajnime të shumta për punëtorët e tyre duke bashkëpunuar me institucione arsimore private për ofrimin e moduleve të veçanta për punonjësit e “Barutit”. Por një bashkëpunim i tillë ende nuk ka ndodhur me institucione publike edhe pse ka pasur përpjekje për bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë dhe Letërsi Gjermane”, ka thënë Asllani.

Të rinj pa perspektivë

Por gjendja del të jetë më e rëndë sesa vetëm mungesa e vendeve të reja të punës. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, janë mbi 100 mijë të rinj në Kosovë që janë krejtësisht të shkëputur nga tregu punës si pasojë e mungesës se shkollimit.

Në Anketën e Fuqisë punëtore për tremujorin e fundit të vitit 2016, kjo agjenci alarmon se si pasojë e kësaj Kosova mund të këtë probleme të mëdha sociale në të ardhmen.

Në tremujorin e katërt të vitit 2016, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me shifra pothuajse të ngjashme për meshkujt dhe femrat.

Të rrezikuar janë kryesisht të rinjtë joaktivë, pra që nuk janë të punësuar. Të kjo kategori të rinjtë nuk ndjekin shkollimin as nuk trajnohen, dhe janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës dhe nuk marrin pjesë as në sistemin arsimor.

Bëhet fjalë për  104 mijë e 315 të rinj të kësaj kategorie (të moshës 15 deri 24), të cilët nuk ndjekin shkollimin, nuk ishin të punësuar apo në trajnim dhe përbënin 29.7  për qind të popullsisë së re. /Gazeta Fjala/

‘Asnjë deputet i LAA s’do ta mbështesë kandidaturën e Haradinajt’

0

Përfaqësuesit e të tria subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA) janë shprehur kategorikisht të bindur se nuk ka asnjë deputet nga ta që do të bashkëpunojë me PAN-in, shkruan “Zeri.info”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk s’ka asnjë mundësi që ndonjë deputet i LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar dhe të votojë në dobi të PAN-it.

“Nuk ka mundësi të ndodhë ajo që dikush prej 29 deputetëve të koalicionit të LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar”, ka deklaruar ai për “Zërin”

Edhe deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka bërë të ditur se asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do ta mbështesë kandidaturën e të nominuarit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj.

“Sipas njoftimeve më të fundit që i kemi, nuk ka asnjë deputet prej koalicionit tonë që ua përmbushë numrat, e ata që thonë i kanë numrat, le të tregojnë se në çfarë mënyre i kanë bërë ata numra”, ka thënë ai për “Zërin”.

Kurse, deklaratat e përfaqësuesve të koalicionit më të madh, se nëse dështon PAN-i vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ai i ka cilësuar si absurde.

“Interpretim absurd. Nëse PAN-i nuk mundet ta formojë Qeverinë, atëherë mandati duhet t’i jepet subjektit të dytë për të tentuar ta formojë Qeverinë”, ka nënvizuar ai./Zeri/.

Rrahje në Damjan të Hasit, arrestohet një person

0

Në fshatin Damjan të Hasit – Komuna e Gjakovës, është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një mashkull, shkruan PrizrenPress.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Gjonaj të Prizrenit – dërgohet në burgun e Dubravës

0

Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Ai më pas, sipas Policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Policia nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit, shkruan PrizrenPress.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykatat Themelore në Prizren, është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Rrahje masive me shkopinj e thika në Prizren

0

Tre persona të gjinisë mashkullore janë arrestuar në fshatin Jeshovë të Prizrenit, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kablloje të rrymës janë rrahur në mes veti.

Policia bënë të ditur se në rrahje janë përdorur shkopinj druri dhe thikë me ç ‘rast të njëjtit kanë pësuar dhe lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Franca njeh secilën Qeveri që do të zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës

0

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se populli i Kosovës ka organizuar zgjedhje të mira dhe për këtë duhet të vlerësuar.

“Tani kemi parlamentin e ri dhe atij i takon ta formojë qeverinë. Franca do ta njoh secilin qeveri që do të zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës dhe në bazë të Kushtetutës”, ka thënë ambasadori francez për RTK-në.

Ai ka theksuar se Franca e dëshiron një qeveri e cila do t’i shtyjë përpara reformat.

“Ka një pritje nga popullata e Kosovës në sferën ekonomike, në luftën kundër korrupsionit. Duhet të kemi reforma në arsim që të rinjtë të edukohen dhe të gjejnë punë. Janë reforma të domosdoshme. Qeveria e ardhme duhet ta bëjë këtë. Reformat nuk janë të lehta, por duhet të kalojnë. Duhet të kemi një mazhorancë e cila i përgjigjet nevojave për të ecur në rrugën evropiane”, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.

UP-ja pranon 6800 studentë, konkurrojnë mbi 12 mijë maturantë

0

Vetëm gjatë katër ditëve të para të shpalljes së konkursit për pranim në vitin e parë akademik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë konkurruar mbi 12 mijë maturantë, derisa është planifikuar të pranohen rreth 6800 studentë. Konkursi është i hapur deri të hënën e ardhshme, shkruan sot, gazeta Zeri.

Mbi 12 mijë kandidatë kanë aplikuar për studime në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. Ky numër është paraqitur në konkurrencë vetëm në katër ditët e para të hapjes së konkursit për pranimin e studentëve të rinj në studimet bachelor për vitin akademik 2017/18.

Kurse në këtë universitet në afatin e parë të konkursit UP-ja do t’i regjistrojë 6869 studentë, prej të cilëve 5969 studentë të rregullt dhe 900 studentë me korrespondencë.

Interesim më i madh për të studiuar vërehet në Fakultetin e Edukimit, në të Mjekësisë, në Fakultetin Ekonomik, në Filozofik dhe në atë të Filologjisë.

Drejtori i Zyrës për Teknologji të Informacionit në UP, Isak Shabani, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se sipas statistikave të grumbulluara deri të enjten, në orën 13:00, për regjistrim në programet e studimeve në UP janë paraqitur 12202 kandidatë, prej të cilëve 10723 veta janë verifikuar, ndërsa 1479 pritet të verifikohen. Sipas këtyre statistikave, me kërkesa për studim prin Fakulteti i Mjekësisë, me gjithsej 1772 kandidatë, prej tyre 779 vetëm në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri, ose në versionin online me parapagim online.zeri.info…)