‘Asnjë deputet i LAA s’do ta mbështesë kandidaturën e Haradinajt’

Përfaqësuesit e të tria subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA) janë shprehur kategorikisht të bindur se nuk ka asnjë deputet nga ta që do të bashkëpunojë me PAN-in, shkruan “Zeri.info”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk s’ka asnjë mundësi që ndonjë deputet i LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar dhe të votojë në dobi të PAN-it.

“Nuk ka mundësi të ndodhë ajo që dikush prej 29 deputetëve të koalicionit të LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar”, ka deklaruar ai për “Zërin”

Edhe deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka bërë të ditur se asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do ta mbështesë kandidaturën e të nominuarit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj.

“Sipas njoftimeve më të fundit që i kemi, nuk ka asnjë deputet prej koalicionit tonë që ua përmbushë numrat, e ata që thonë i kanë numrat, le të tregojnë se në çfarë mënyre i kanë bërë ata numra”, ka thënë ai për “Zërin”.

Kurse, deklaratat e përfaqësuesve të koalicionit më të madh, se nëse dështon PAN-i vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ai i ka cilësuar si absurde.

“Interpretim absurd. Nëse PAN-i nuk mundet ta formojë Qeverinë, atëherë mandati duhet t’i jepet subjektit të dytë për të tentuar ta formojë Qeverinë”, ka nënvizuar ai./Zeri/.

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit