22.6 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025
Home Blog Page 5886

DokuFest i kthehet programit të rregullt me përmirësimin e motit

0

Në ditën e pestë të festivalit DokuFest, sot më 9 gusht, në konferencën e përditshme për media, folën përzgjedhësi i filmave të shkurtër për DokuFest, Samir Karahoda dhe Senta Van der Weetening nga festivali i filmave të shkurtër Winterthur. Karahoda foli për ecurinë e festivalit, ku sot me përmirësimin e motit, të gjitha filmat do të mbahen në vendet e parapara.

DokuKids po vazhdon aktivitet dhe punëtoritë duke ofruar një ambient të mrekullueshëm për fëmijët. “Një slogan do të shkruhet nga fëmijët e DokuKids murin e Kino Lumëbardhit, me ndihmën e regjisores nga Polonia, Eva Smyk, ku do të mundohen të krijojnë edhe një film të animuar, që do të shfaqet në fund të festivalit, tha Karahoda. Sa i përket ecurisë së DokuFestit, Karahoda ka bërë të ditur se në garën nacionale të së martës, katër prej filmave kanë qenë premierë. Ai paralajmëroi programin e pasur për ditën e sotme duke theksuar master klasën me artistin Anri Sala, me fillim nga ora 14:00, shkruan zëri.info.

Për të prezantuar disa nga filmat e shkurtër, në konferencë foli Senta Van der Weetening, përfaqësuese e Winterthur Short Film Festival, në Zvicër. Filmat janë ndarë në një kategori të veçantë të quajtur 5X5X5 dhe do të shfaqen sot nga ora 16:00 në KinoKlubi. “Winterthur është një fshat i vogël në Zvicër dhe ne organizojmë një festival atje që prej 20 vitesh” tha Weetening. Festivali ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe ka filluar edhe të prodhojë filma së fundi.

“Festivali zhvillohet çdo vit në nëntor dhe numëron një mesatare prej 17.000 pranimeve në programet e tyre, si dhe 650 pjesëmarrës nga industria e filmit. Në nëntor të vitit 2014, Akademia e Arteve filmike dhe Shkencave ka shtuar këtë festival në listën e «Akademia e festivaleve kualifikuese për Film të Shkurtës.

Fituesit e Çmimit të Madh dhe çmimit për filmin më të mirë të Zvicrës në festival mund të konkurrojnë në garën për OSCAR® në kategorinë më të mirë për film të shkurtër,” bënë të ditur ajo. Weetening është shprehur shumë e lumtur me bashkëpunimin e tyre me DokuFest dhe shpreson që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në mënyra të tjera. /Zëri/

Ambasadori Delawi vizitoi Kalanë e Prizrenit

0

Para tri ditësh kanë filluar aktiviteteve vullnetare për trashëgimi kulturore në Kalanë e Prizrenit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e vizitës së Kalasë së Prizrenit, vizitoi edhe vullnetarët që janë duke zhvilluar aktivitetet në Kala.

Duke shprehur përkushtimin e tij, Ambasadori Delawi i ka falënderuar vullnetaret që kanë zgjedhur Kosovës për aktivitete të tilla. Pjesëmarrësit ishin mjaft të impresionuar më vizitën e Ambasadorit, dhe një herësh shprehen përshtypjet e tyre të mira për Kosovën dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Gjatë ditës së enjte aktivitetet do të vazhdojnë me disa vizita në lokalitetet arkeologjike të Kosovës siç janë lokaliteti arkeologjik Ulpiana, Kalaja e Harilaqit, lokaliteti arkeologjik Dresnik etj.

Rahovec: Burri rrah gruan

0

Në Rahovec është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vjedhje e rëndë në Prizren

0

Një femër në Prizren ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të banesës së saj dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se njësit policore janë duke e hetuar rastin.

Arrestohet Glauk Konjufca

0

Policia e Kosovës ka arrestuar Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Ymeri i quan derra Mustafën, Thaçin e Veselin

0

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë protesta për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.

“Këta 3 po e përjetojnë veten sikur të jenë pronarë faktik të Kosovës dhe si të tillë mund të bëjnë ç‘të duan me të. Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës ”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte karshi një kundërshtimi kaq të madh.

Ymeri po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje edhe dy liderëve të partive tjera opozitare Ramush Haradinajt nga AAK dhe Fatmir Limajt nga Nisma që të ulen dhe të bisedojnë për format e kundërshtimit, mirëpo siç tha Ymeri nuk ka hasur në gatishmëri nga ana e tyre./Telegrafi/

Një panel për ta ruajtur Lumbardhin si vend shpirtëror e kulturor të Prizrenit

0

Gushti i vitit 2014 e pa DokuFestin të hapet me një protestë si përgjigje ndaj tentimit për privatizim të vendit ku ky festival lindi – Kino Lumbardhi. Formimi i Iniciativës për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit ndali privatizimin e kinemasë dhe e ktheu atë në një monument të trashëgimisë kulturore.
Ku është sot Lumbardhi, sa hapa ka bërë përpara se sa prapa, një panel dje në Prizren provoi ti jepte dritë hijeve të këtij debati dhe këtij lokacioni që ndër vite ka zgjuar jo pak aktivizim e probleme në mes të qytetarëve në Prizren dhe institucioneve të larta qeverisëse.

Fillimisht një broshurë rreth çështjes shërbeu si një thumbim për debat.

Kjo fletushkë shënon një përpjekje për të komunikuar një proces në vazhdim të kuptimit dhe imagjinimit të jetës së një objekti dhe një vendi shumë të dashur i cili ka një histori gati 70 vjeçare të mbijetesës në momente të vështira dhe i cili ka përmbajtur kuptim të ndryshme, tani duke akomoduar shumë mundësi në rrugën e ribërjes. Qëllimi ynë ka qenë që të ndalemi dhe shikojmë se çfarë ka ndodhur në dy vitet e kaluara kur kinemaja po zhdukej para syve tanë, dhe sot, në kohën kur shumë prej nesh po flasin dhe mendojnë për të ardhmen e këtij vendi” shkruhet mes tjerash në këtë fletushkë.

Veton Nurkollari – pjesë e Festivalit Dokufest dhe i përfshirë në dy iniciativa për mbrojtjen e Lumbardhit, një në vitin 2007 dhe një shtatë vite më pas, tregoi më shumë për Fondacionin Lumbardhi i formuar vitin e kaluar me qëllimin për të stabilizuar gjendjen e këtij lokacioni në qytetin e Prizrenit.

“Jam shumë i intriguar sepse para disa ditësh kam dëgjuar një sqarim pa ndonjë sens nga zëdhënësi i Komunës i cili ka thënë se duhet ti angazhojmë dy ekspertë nga Brukseli, për të na treguar për gjendjen dhe ndikimin emocional në lidhje me kinemanë e Lumbardhit, dhe thuajse ne kemi nevojë për angazhimin e këtyre ekspertëve për të na treguar se për çka kjo ndërtesë ka nevojë dhe çfarë ndikimi ka për neve” ka nisur Nurkollari.

Duke u rikthyer në restrospektivë deri te tentimi i Komunës për ta shkatërruar objektin për shkak të natyrës së saj komuniste, Nurkollari thotë se nuk e kupton se si dikush i ndan ndërtesat dhe rëndësinë e tyre duke u bazuar në kohën ose pjesën e historisë kur janë ndërtuar.

“Ata që duan ta shkatërrojnë Kino Lumbardhin nuk kanë asnjë ndjenjë për të, nuk kanë puthur ndonjë femër aty, dhe është kjo shumë e rëndësishme sepse Kryetari i ka dashur ta shkatërrojë ndërtesën për shkak se ai nuk ka shkuar ndonjëherë aty apo ka shkuar dhe i ka ndodhur diçka e keqe e andaj nuk dëshiron ta shoh më” tregon Nurkollari, duke përmendur fletushkën në fjalë si një pikënisje që jep ide e rekomandime rreth lokacionit.
Ares Shporta nga Lumbardhi Foundation gjatë këtij paneli tregoi më shumë për suksesin që është arritur në parandalimin e shkatërrimit të lokacionit me histori shpirtërore për banorët e qytetit.
“58 organizata e kanë përkrahur themelimin e Fondacionit, e ndërsa vitin e kaluar kemi shënuar sukses dhe me përfshirjen e partive tjera kemi ardhur në konsensus që objekti të qëndrojë aty ku është. Kemi pasur një numër problemesh me të cilat jemi ballafaquar, ka pasur një juridiksion që ishte i privatizimit. Roli i organizatës është bërë një instrument i përfshirjes së publikut në njërën anë për të bërë hulumtimet e duhura dhe për të komunikuar për ndërtesën në aspekte ligjore që kanë qasje njëra me tjetrën. Jemi në një pikë ku po mundohemi ti shtyjmë gjërat përpara” tregon Shporta.

Kino Lumbardhi është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Prizrenit. Në hapësirën e Kino Lumbardhit kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kino Lumbardhi.
Aslihan Demirtas nga Asl?han Demirta? Research and Design Studio, pjesë e panelit, thotë se konservimi është mënyrë e ruajtjes së një gjëje, dhe jo vendosja në një muze.
“Dëshirojmë që ky objekt të ketë përdorim në të ardhmen. Ekziston një komunitet funksional i cili dëshiron ta shohë Lumbardhin përsëri funksional dhe kjo është shumë me rëndësi sepse objektet nuk janë vetëm mure dhe dritare të cilat njerëzit dikur i kanë përdorur dhe i kanë aktivizuar këto hapësira. Kjo është një nga arsyet përse ky panel quhet kinofigurim. Jemi duke shikuar për konfigurimin me alternativa të ndryshme jo duke filluar nga zero por nga copëzat e mbetura dhe të shohim se çka mund të bëjmë aty” ka shtuar mes tjerash Demirtas.
Në debat ka folur edhe Vasif Kortun nga SALT Research and Programs, i cili duke potencuar rëndësinë e Dokufestit si festival për Prizrenin si qytet deri vonë i panjohur për hartën kulturore evropiane, e ka quajtur Kino Lumbardhin si një projekt të kujtimit dhe të së ardhmes, që nuk niset nga themeli por vazhdohet me projekte për ta ndihmuar çdo organizim kulturor në Prizren. / KultPlus.com

ReMusica sonte në DokuFest

0

Një bashkëpunim mes ReMusica dhe DokuFest ka nis brenda këtij viti, ku fillimisht të dy këto festivale janë paraqitur në edicionin e sivjetmë të ReMusica.

“In Search of Ottoman Empire” është pika ku bashkon ReMusica dhe DokuFest, ku sonte prej orës 22:00, te kinemaja në Lum do të paraqiten një sërë filmash dhe xhirimesh të metrazhit të shkurtë pa zë , ku paraqiten pamje filmike të Evropës Juglindore dhe Azisë, ku emocionin përfundimtar do jepet nga performuesit në skenë, çellisti Adorel Haxhiaj dhe pianistja Artemida Qarri Haxhiaj.

Një bashkëpunim mes ReMusica dhe DokuFest ka nis brenda këtij viti, ku fillimisht të dy këto festivale janë paraqitur në edicionin e sivjetmë të ReMusica, shkruan KultPlus./KultPlus.com

Notari amerikan me më së shumti medalje në botë

0

Michael Phelps, mbrëmë pas mesnate fitoi dy medalje të arta në ”Rio 2016”, e që tani e bëjnë sportistin me më së shumti medalje të arta në botë. Me dy fitoret e fundit në Lojërat Olimpike, notari amerikan ka grumbulluar plot 21 medalje të arta të fituara në karrierën e tij, shkruan Gazeta Fjala.

Fillimisht, Phelps fitoi garën në garën 200 metra të stilit flutur e më pas, rekordmeni 31 vjeçar fitoi edhe stafetën 4 x 200 metra në stilin e lirë për meshkuj duke e ndihmuar ekipin e SHBA-s për të artën.

Situata politike në Kosovë drejt përshkallëzimit

0

Rikthimi i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës po përkeqëson edhe më shumë gjendjen politike në Kosovë si dhe po ngushton hapësirën për gjetjen e një konsensusi politik për të dalë nga kriza politike në të cilën aktualisht është vendi, thonë analistë të çështjeve politike.

Sipas tyre, situata në Kosovë mund të përshkallëzohet edhe më shumë në kohën e dërgimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, në Kuvend.

Analistët thonë se është urgjente që të gjenden forma për të tejkaluar këtë situatë në të cilën ka hyrë vendi dhe se mënyra e vetme mbetet dialogu, por për të cilin, shprehen mjaft pesimistë se ka mbetur hapësirë.

Gazi lotsjellës është rikthyer në Kuvend të martën, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, ku po shqyrtohej Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Malit të Zi.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi pak para se të votohet ky projektligj nga komisioni për procedim në kryesinë e Kuvendit për procedura të mëtutjeshme, ka hedhur gazin lotsjellës në sallë ku po mbahej mbledhja.

Imer Mushkolaj, njohës i rrethanave politike në vend për Rel, thekson se autoritetet e Kosovës kanë humbur rastin që të gjejnë një zgjidhje të situatës në të cilën ndodhet vendi.

“Është shumë vonë të gjendet një zgjidhje e cila nuk e përmban gazin lotsjellës dhe nuk e përmban dhunën, pasi që është lëshuar rasti me kohë që kjo gjendje të zgjidhet”.

“Duke pasur parasysh se si është zhvilluar procesi në demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke pasur parasysh qasjen që e kanë pasur institucionet e Kosovës duke treguar një mospërfshirje të akterëve që do të duhej të ishin konsultuar për këtë çështje, pasi që është çështje nacionale, atëherë për mua kjo pikë në të cilën ka arritur reagimi për këtë çështje është logjik”, thekson Mushkolaj.

Me muaj të tërë ka vazhduar këmbëngulja e partive në pushtet dhe atyre në opozitë për të mos lëvizur nga qëndrimet e tyre të kundërta lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Një debat i mbajtur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, me pjesëmarrjen e Komisionit shtetëror, të ekspertëve, shoqërisë civile, deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare dhe udhëheqësve të institucioneve të vendit, ka ripërsëritur qëndrimet e palëve.

Opozita thotë se Demarkacioni duhet të zhbëhet për të rinisur një tjetër proces, por paritë në pushtet dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë bërë thirrje për votimin e marrëveshjes me të cilën do të hapej perspektiva e Kosovës.

Analisti i çështjeve politike Ismaj Hasani, ndërkohë thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë e rëndë politike në të cilën ka hyrë vendi është dialogu.

Sipas tij, përsëritje e hedhjes së gazit lotsjellës është shenjë e keqe që flet për mospërgjegjësinë e opozitës në raport me atë që do të duhej të sillej lidhur me debatin me Demarkacionin.

“Nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut sepse marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, rrugë tjetër nuk ka. Nëse duam integrime evropiane nëse duam liberalizim të vizave nëse duam që Kosovën ta shohim pjesë përbërëse të integrimeve euroatlantike atëherë është rruga e vetme është ofrimi i fakteve ofrimi i argumenteve në suazë të dialogut dhe në asnjë mënyrë me sjellje siç është gazi lotsjellës”, thekson Hasani.

Analisti Hasani beson se është momenti i fundit që partitë politike në pushtet dhe atyre në opozitë të gjejnë një zgjidhje.

“Është mirë që të gjitha partitë politike, zyra diplomatike në nivel ambasadash duhet të ofrojnë shërbime sepse është momenti i fundit që kjo kauzë e cila po mbrohet me gaz lotsjellës dhe më mjetë tjera të pa justifikueshme për demokracinë të jenë një storie e së kaluarës për Kosovën”, thotë Hasani.

Megjithatë, analistët shprehen pesimist se para votimit në Kuvend të marrëveshjes për Demarkacion, do të ketë ndonjë konsensus politik. Aq më tepër kur qeveria tashmë e ka proceduar Projektligjin në Kuvend dhe ai po u nënshtrohet procedurave deri në seancën kur pritet të votohet.

Opozita ka paralajmëruar se do të pengoj ratifikimin e marrëveshjes, qoftë edhe me metoda jokonvencionale dhe ato radikale, duke mos e përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë.