Home Blog Page 5886

Zafir Berisha: ‘Caritas Kosova’, ra në nivelin e Klanit “Pronto” në Prizren

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se ‘Caritas Kosova’, ka rënë në nivelin e Klanit “Pronto”.

Sipas tij, konkursi për pranimin e mbi 60 infermierëve, ka pasur për qëllim të shndërrohet në vota. Ai thotë se ky konkurs ka qenë politik.

“Jam i befasuar me ‘Caritas Kosova’, se si ka rënë në nivelin e Klanit “Pronto”, për punësimin e njerëzve në llogari të votave”, shprehet ai.
Komuna e Prizrenit, dhe ‘Caritas Kosova’, së bashku edhe me dy institucione të tjera kanë hapur një konkurs për infermierë.
Konkursi është hapur në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Berisha, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit është zgjedhur për të tretën herë deputet i Parlamentit të Kosovës, thotë se selitkemi i kandidatëve në këtë konkurs është bërë në baza partiake dhe të votave.

“Nepotizmi dhe militantizmi partiak po e deformon jetën profesionale ne shëndetësinë e Prizrenit”.

Berisha beson se me 22 tetor të këtij viti, qytetit të Prizrenit, do t’i kthehet krenaria.

“Prizrenit do t’i kthehet krenari me 22 tetor, sepse do ta çlirojmë nga Klani ‘Pronto’/PrizrenPress.com/

Universitetet publike sivjet pranojnë 15.255 studentë të rinjë, nesër shpallen konkurset

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovësm, raporton Zëri.info.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

“MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj. Bashkëlidhur i gjeni vendimet për secilin universitet”, thuhet në njoftimin e ministrisë së arsimit. /Zëri/

Faik Konica dhe këshilla për librat e mirë

0

Një fotografi e mrekullueshme e tregonte Konicën duke lexuar mes një grumbulli librash, ulur në kolltuk, me katër llulla në krah të majtë.

Konica na e jep me pak fjalë vlerën e një libri të mirë kur tregon se si një mbrëmje, duke pirë çaj, mori të lexonte nga biblioteka e tij “Prometeun e lidhur” të Eskilit, shkruar 2400 vjet më parë. Eskili flet për disa të vërteta mbi natyrën njerëzore që nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite, aq sa e bëjnë atë libër si të ishte shkruar dje.

Duke ardhur nga një trashëgimi postkomuniste, lexuesit shqiptarë pas ’90-ës masivisht e kanë pasur të vështirë për të perceptuar lirinë e tekstit.

Shpallja zyrtare e letërsisë së realizmit socialist kishte parasysh “ushqimin” që do të mbante kjo letërsi për lexuesit e diktaturës: propagandën. Mes të tjerave, orientimet si duhet të jetë njeriu i ri; u zhduk individualiteti në letërsi, për normën kolektive… Tradita letrare dhe lëvizja që shpërtheu në vitet ’30-40 me qëllimin e zgjimit të ndërgjegjes dhe kultivimin e aktit të mendimit u asgjësuan totalisht në ’49, me mbajtjen e Konferencës së Dytë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Pas ’90-ës, kthimi sporadik i letërsisë dhe publicistikës së atyre viteve ende nuk e kanë përmbushur humnerën ku u hodh mendimi dhe tradita letrare shqiptare.

Megjithatë në këto përpjekje, tashmë ne kemi të plotë një prej protagonistëve të viteve ’30-40, Faik Konicën falë punës së gazetarit historik të “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi.

Në këtë kontribut, që herë zbehet dhe herë gjen rast të shfaqet, dje në rrjetin e tij social, Ikonomi ka zbuluar përveçse të papriturat që kanë shoqëruar procesin e tij të punës për ndërtimin e biografisë së Konicës, por dhe nënshtresa që në dukje nuk marrin rëndësi, por i shërbejnë një qëllimi estetik të lartësimit personal të njeriut.

Në këtë kontekst është shënimi i Ikonomit kur flet për gjetjen e fotos së rrallë të Konicës në ’39, e shoqëruar me raportin e tij me librat, të kuptuarit si lexues.

Ja shënimi i plotë i Ikonomit, me një sigël: “Konica mes librave”: Faik Konica ishte bibliofil i madh. I përpinte librat, i mbante mend mirë dhe i bënte pjesë të punës së tij. Më pëlqen mënyra se si ai citonte nga ato që lexonte. Kur po shkruaja biografinë e tij, trembesha se nuk do të gjeja dot një foto të Konicës me libra.

Një ditë shkova në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, kërkova disa orë dhe gjeta dy foto të panjohura, njëra ishte portreti i tij zyrtar, që siç duket Konica ia kishte shpërndarë shtypit në vitin 1926 me rastin e fillimit të punës si ministër i Mbretit Zog në SHBA; tjetra ishte bërë më 7 prill 1939, ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia–Konica duke dëgjuar i trishtuar lajmet. Në asnjërën prej tyre nuk ishin librat e tij të famshëm.

Qëllova me fat sepse njëri nga punonjësit e Bibliotekës e kuptoi se bëhej fjalë për një shqiptar të jashtëzakonshëm dhe më premtoi të pyeste në një depozitë ku ruheshin fotografi të vjetra të gazetave amerikane. Përgjigja erdhi shpejt. Një fotografi e mrekullueshme e tregonte Konicën duke lexuar mes një grumbulli librash, ulur në kolltuk, me katër llulla në krah të majtë. Njerëz të ndryshëm e kuptojnë librin në mënyrë të ndryshme. Konica na e jep me pak fjalë vlerën e një libri të mirë kur tregon se si një mbrëmje, duke pirë çaj, mori të lexonte nga biblioteka e tij “Prometeun e lidhur” të Eskilit, shkruar 2400 vjet më parë. Eskili flet për disa të vërteta mbi natyrën njerëzore që nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite, aq sa e bëjnë atë libër si të ishte shkruar dje.

“Një librëz dyzetfaqësh, shkruan Konica. -Mund ta ngrejë një foshnje me majën e një gishti se ky librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një monument. Një monument me aq rëndësi sa njerëzit viganë të bashkuar s’mund ta luajnë nga vendi”.

Për foton e publikuar, Ikonomi thotë se “kjo foto e pavdekshme, që na e jep Konicën madhështor në botën e tij të vërtetë, është bërë në prill 1939”.

I akuzuari nga Prizreni: Telefonin e kam blerë

0

Dibran Gashi që akuzohet se i mori nga xhepi telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H. tha se këtë telefon e ka blerë.Kur doli para gjykatës në Prizren, Dibran Gashi, që akuzohet se i mori telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H., duke thënë se atë telefon të përdorur e kishte blerë nga një person tjetër.

Prokuroria e shtetit akuzon Dibran Gashin se më datën 28 janar të vitit të kaluar në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, të dëmtuarës A. H. për përfitim pasuror ia ka marrë nga xhepi telefonin e markës “Samsung”.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara ishte duke ecur në rrugë, ndërsa i akuzuari e kishte shfrytëzuar pakujdesinë e saj për t’ia marrë telefonin.

Por pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja Sahide Sefa, Dibran Gashi mohoi fajësinë.Ai u pajis me aktakuzën dhe provat mbi të cilat prokuroria e bazon atë, ndërsa gjyqtarja Teuta Krusha e njoftoi Gashin me të drejtat e tij, duke i treguar se ka afat prej 30 ditësh për të kundërshtuar provat e aktakuzës dhe për të kërkuar hedhjen poshtë të saj./Kallxo.com

Gjykimi i Ramadan Mujës nis nga zeroja

0

Gjykimi ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të nisë sërish nga pika zero pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, konfirmoi para pak çastesh se kjo gjykatë ka vendosur ta kthejë lëndën në rigjykim.

Në këtë rast, përveç Mujës janë të përfshirë edhe pesë zyrtarë e ish- zyrtarë të tjerë komunalë të Prizrenit.

Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë më 13 mars 2014 u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Muja për katër pikat e aktakuzës u dënua me burgim prej dy vjetësh me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Në rast të vërtetimit të dënimit, Prizreni do të duhej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Në rastin e njëjtë të gjykuar nga Gjykata e Prizrenit, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike, ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale.

Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë, dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, ishin dënuar me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale./kallxo.com/

Drita Millaku: Konkursi për infermierë në Prizren, mafioz

0

Deputetja e sapozgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku, ka komentuar konkursin e fundit për pranimin e mbi 60 infermierëve.

Ajo thotë se edhe ky konkurs ka qenë e llojit mafioz.

“Konkurse të tilla janë mafioze.Të tilla ka pasur çdo herë qeveria e PDK-së në Prizren”, tha Millaku.
Komuna e Prizrenit, dhe Caritas Kosova, së bashku edhe me dy institucione të tjera kanë hapur një konkurs për infermierë.

Konkursi është hapur në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Deputetja Millaku thotë se ky konkurs është hapur në kohën e zgjedhjeve për të zbutur hymbjen e PDK-së në Prizren.

“Ky konkurs është mënyra tjetër e blerjesë së votës”.

“Duke parë rezultatin e 11 qeshorit, PDK në Prizren, po mundohet që në mënyra ‘Grabovciane’ me e zubutë humbjen katastrofale që do ta pësojnë me 22 tetor”, shprehet Millaku/PrizrenPress.com/

Analistët: Koalicioni PAN – LAA, i mundshëm

0

Njohësit e rrethanave politike në vend nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes se një koalicioni qeverisës ndërmjet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa.

Ndonëse të dyja palët tani për tani e kundërshtojnë një gjë të tillë, analistët politikë, Behxhet Shala dhe Imer Mushkolaj, kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk duhet zënë besë qëndrimeve kundërshtuese të palëve pasi, sipas tyre, këto subjekte politike edhe më herët kanë vendosur vija të kuqe për t’i ngritur pazaret, pastaj i kanë shlyer vijat e kuqe.

“Asnjë koalicion nuk është i pamundur në të ardhmen, sepse Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe këta të tjerët që po kundërshtojnë çdo bashkëpunim me koalicionin PAN, e dinë se në fund të fundit, po të duan ndërkombëtarët, brenda natës e bëjnë”, është shprehur Behxhet Shala, duke shtuar se kundërshtimet tani po bëhen për ta ngritur pazarin.

“Tani për tani po bëhet një përpjekje për ta ngritur pazarin sesa që është një synim i vendosur për të mos hyrë në qeveri”, ka thënë Shala.

Edhe analisti tjetër politik Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet zënë besë shumë subjekteve politike që betohen se nuk do të bëjnë koalicion.

“Ramush Haradinaj edhe mund ta sigurojë ndonjë votë më shumë. Në Kosovë njihet fenomeni i kontrabandimit, ‘peshkimit’ të deputetëve për përfitime materiale. Pra, deklaratave të subjekteve politike, se nuk do t’ia bëjnë assesi votat Haradinajt, nuk është për t’u besuar, ngaqë ka nga to që në të kaluarën kanë dëshmuar se nuk e mbajnë fjalën”, ka thënë Mushkolaj./Epoka e re/

Specialja prej sot, gati për aktakuza

0

Gjykata Speciale prej sot është edhe ligjërisht funksionale dhe e gatshme për t’i pranuar aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, të cilët dyshohen për “krime lufte”

Zyra e Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, që nga dita e sotme mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kjo meqë para 7 ditësh (28 qershor) Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpalli aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale. Me këtë rast u bë e ditur se këto rregulla janë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Zeri”.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, pati bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të rregullores në fjalë, pas një jave (që nga sot) nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për ngritjen e çfarëdo aktakuze.

Megjithatë, ekspertët e çështjeve juridike dhe kushtetuese në Kosovë konsiderojnë se puna e Speciales mund të zvarritet, siç është zvarritur deri më tash. E ndonëse konsiderojnë se Gjykata Speciale do t’i prekë edhe zyrtarët më të lartë shtetërorë, ata thonë se nuk do të ketë diçka spektakolare nga i tërë ky proces. /Zeri/

Dorëzohet në Stacion Policor në Suharekë i dyshuari që ishte në arrati

0

Sonte rreth orës 18:00, është paraqitur në Stacionin Policor në Suharekë i dyshuari A. B. i cili ishte në arrati prej datës 30 qershor.

I dyshuari më pas i ka treguar policisë për armën ilegale të cilën e kishte në posedim e që është pushkë automatike e llojit kallashnikov me numër serik 3105734 e prodhimit kinez pa municion.

Pas sekuestrimit të armës, hetuesit policorë e kanë njoftuar prokurorin e shtetit për rrethanat e rastit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.

Vlen të theksohet se i dyshuari ishte i përfshirë në një rast të kanosjes me ç’rast ishte sekuestruar edhe një pistoletë e llojit TT M57.

Zafir Berisha i bindur se do të fitojë në Prizren

0

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha në emisionin “Rrokum Roll”, ka konfirmuar edhe njëherë kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Prizrenit, duke u shprehur i bindur se do të dalë fitues nga kjo garë.

E këtë bindje, Berisha thotë se e ka shkaku i asaj që mungojnë kundër kandidat serioz, raporton Gazeta Blic.

“Disponimi është për një ndryshim thelbësorë për në Prizren”, ka thënë ai.Sipas Berishës Nisma për Kosovën do të sjellë ndryshim në komunën e Prizrenit si beson që ai tashmë është fitues në këtë Komunë.

“Besoj që do të arrijë të fitojë në Prizren për shkak se nuk ka ndonjë rival seriozë që ta marrë komunën e Prizrenit”, ka përfunduar Berisha, përcjell GazetaBlic.com