Home Blog Page 5890

PZAP ke refuzuar 41 ankesa të partive – fillon hetimin për 24

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të pranojë për hetim 24 ankesa të kandidatëve për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se nga 65 ankesa sa kanë pranuar gjithsejtë, 24 kanë vendosur t’i hetojnë, ku do hapen 30 kuti të votimit.

Ai pohoi se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tri ekipe për ta kryer këtë hetim.

Desku të premten njoftoi se partitë dhe koalicionet politike në Kosovë kanë dorëzuar 65 ankesa.

“Kanë ardhur gjithsejtë 65 ankesa. Nga koalicioni PAN janë 22, nga koalicionit tjetër LAA janë 19, nga Lista Serbe 11, kurse nga Vetëvendosje janë dy”, deklaroi ditën e djeshme Desku për Klan Kosovën.

“Kryesisht ankesat kanë të bëjnë me mospërputhjen e numrave. Partitë kanë tjera numra ndërsa nga KQZ-ja janë shpallur të tjerë”,

Ankesa ka pasur edhe brenda koalicioneve.

Sipas Deskut, “Ankesat janë të llojit se i janë marrë vota një kandidati dhe i janë vendosur një tjetri, por partitë kanë thënë se këto gabime janë bërë për shkaqe teknike”.

Një letër e Luigj Gurakuqit e vitit 1906

0

Në studimet për shkrimin e shqipes në fillim të shekullit XX dhe për veprimtarinë e Luigj Gurakuqit, njërës nga figurat më të rëndësishme të kulturës, letrave dhe jetës publike e politike shqiptare, “apostullit të shqiptarizmës”, siç e pati quajtur Selman Riza, janë vënë në pah tashmë gjërat themelore dhe janë theksuar shumë herë meritat e tij të mëdha, shkruan sot në Koha Ditore akademik Rexhep Ismajli.

Lidhur me përpjekjet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, që në fillim të shekullit ishte bërë tashmë dhe një çështje e rëndësishme jo vetëm e gjuhës dhe e kulturës, po edhe e jetës publike politike e shoqërore, është vënë në pah se Luigj Gurakuqi kishte dhënë një ndihmesë me vlerë qysh me pjesëmarrjen e tij aktive në shoqërinë “Bashkimi” më 1899 (në moshën njëzetvjeçare), me angazhimin për një alfabet mbi bazë të alfabetit latin. Përmendet zakonisht artikulli i tij “Mbi njësimin e alfabetit kombëtar” i vitit 1899, ku analizohen alfabetet e shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, të arbëreshëve të Italisë, konkretisht të De Radës, të Skiroit, të Cremonesit, të “Albania-s” të Brukselit dhe të gazetës “Shqipëria” të Bukureshtit (Luigi Guracucchi: L’unificazione dell’alfabeto nazionale, në La Nazione Albanese, viti III, nr. 9, f. 7, 15 Maj 1899, Pallagorio (Catanzaro), sipas Jup Kastrati: “Histori e gramatologjisë shqiptare (1635-1944)”, “Rilindja”, Prishtinë, 1980, f. 270, 295.

Me pseudonimin Lek Gruda ai kishte botuar dhe artikullin “Albania e Shoqëria e Bashkimit. Themelimi i gjuhës letrare”, tek Albania IX, 2, 47-50, London 1905, siç raporton J. Kastrati në f. 275, 295 të librit të tij. Dihet po ashtu se L. Gurakuqi ishte pjesëmarrës shumë aktiv dhe i rëndësishëm i Kongresit të Manastirit si përfaqësues i Shkodrës dhe i arbëreshëve të Italisë. Lidhur me veprimtarinë e tij në fushën e njësimit të alfabetit të shqipes në vitet para Kongresit të Manastirit, Jup Kastrati në po atë vend përmend dhe dy botimet e tij me pseudonimin Lek Gruda: “Abetare per msojtore filltare t’Shqypnis”, libri i parë, Tipografia Editrice Cv. A. Tocco A. Salvietti, 1905, ff. 88 dhe “Abetar i vogël shqyp mbas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit, me tregime n’t’dy dhialektet”, Bukuresht, 1906, ff. 28 (sipas Kastrati, po aty, f. 295). Më vonë ai kishte botuar dhe një “Shtim i abetarit shqip për çunat”, Athinë 1912, ndërsa me çështje të gjuhës ishte marrë aktivisht edhe më vonë deri në vitet 1918, përfshirë veprimtarinë e frytshme në kuadër të Komisisë Letrare shqipe (1916-1918).

Këtu kemi rastin të sjellim një letër, më duket të panjohur, të Luigj Gurakuqit për çështjen e alfabetit të shkruar në Shkodër më 30 mars 1906, pra dy vjet para Kongresit, dhe, sipas gjase para botimit të broshurës së përmendur në Bukuresht. Letra është shkruar me dorë me kaligrafi të bukur e të lexueshme, me alfabetin e Stambollit (apo të Samiut), që kishte përdorim të gjerë në Shqipërinë e jugut. Në letër ai jepte njoftimin se bashkë me të po dërgonte “një dorëshkrim të vogël, një Abetar të përkrahur [të krahasuar] pas abevet të ‘Bashkimit’ e të ‘Frashërit’”, duke theksuar qëllimin e qartë, të vënë dhe në parathënie: “të përhapnjë të dy abetë ndë Shqipëri”.

Poeti i lum, atë Vinçenc Prennushi

0

Në errësirën e robërimit të trupit, kur shpresonte që shpirti t’i nisej drejt lumturisë liridhënëse të qiellit, kërkoi pak dritë. Në rrudhat e vuajtjeve varur në fytyrë qe kristalizuar kalvari i tij, i cili do niste me lavdi, do vazhdonte me vuajtje e do përfundonte me hyjni. Ky ishte atë Vinçenc Prennushi, prifti shkodran që dritëroi Shkodrën me lirikat e tij, të cilit iu errësua fundjeta falë veprave të tij.

Poezia e atë Vinçencit duket e dyzuar mes laicitetit të njeriut që e do të bukurën dhe panteizmit të klerikut që bukuritë tokësore i sheh si frytet e fundme të mrekullive qiellore. Ai i shkroi Atdheut, Atit dhe dheut.

Atheut i shkroi si dashuri e fshehtë, e cila, duke mos pasur mundësinë e shfaqjes, ligështon bartësen e saj:

Nanë, dashnija m’ka molisë!

…Kaluen dit e kaluen net,

Vajza ma me gojë s’po flet,

Me gojë s’flet e na a smue,

Ratë e shkreta tuj lingue.

Ligështimi nuk mund të mbahet më brenda dhe bartësja e dashurisë vdes duke lënë pas dashurinë e saj:

[Nana] Merr pëlhuren që pat endë,

Bija saj; kishte pas kenë,

Kuq e zi e m’te qendisë,

Gjet dashninë qi e kishte molisë.

Madhështia e kësaj dashurie dhe heroizimi i kësaj vajze që barra e fshehjes së dashurisë së saj e molisë dhe e vret, e prek shumë Atë Vinçencin, i cili kërkon nderimet më të larta për të:

Eni bija, zana malit,

Ju qi kjani n’dekë t’nji djalit,

E, përmbys mbi ket bujare,

N’te nderoni bin’ shqyptare.

Ndërsa figura e Atit trajtohet në dy mënyra. Fillimisht atë Vinçenci, pasi kujton lavdinë e Gjergj Kastriotit, atit të kombit, uron prijësin e Shqipërisë:

Nper ty, o Pris, t’bijt e Shqypes lumnohen,

Për ty gadi kta i gjen me dhanë jeten;

Lidhun tok, per rreth tejet bashkohen,

Per Pris t’vetin t’dishmojn faqe dheut.

Ushtojnë malet, jehojnë fushët e gjana,

Anmiqt mndera i pershkon: gzon Shqypnija:

Mreti rrnoftë i Shqyptarve e n’duer t’tija

Ndritë prap shpata si n’dorë t’Skanderbegut.

Së dyti, Ati është ai i cili:

…vullndesës s’Tij, përherë të gatshme, i shtrohen

T’gjitha s’tinët e motit.

 

…shkroi fjalën

Qi botën përtrini,

 

Për atë Vinçencin dheu është shkatërrimi i të përkohshmes.

Trupi shgatrrohet

Por mendo bij,

dhe nisja e udhëtimit drejt së përjetshmes

Se s’des kurrë shpirti,

Ba për lumni.

E kështu, shpirti i atë Vinçencit, pasi goja e tij kërkoi dritë, u nis drejt dritës së pashtershme të Parajsës, udhëtim i cili nuk mund të përshkruhet më mirë se me vargjet e tij:

Deka jote, di me thanë,

Nuk kje dekë, Zotin ndigiove,

E ai lumni ty n’qiell t’ka dhanë.

 

Shkputë prej ferrash, shputë morrizit,

Ejëll i tretun, qiellët kërkove,

Edhe i gjete n’gzim t’Parrizit.

/Konica.al/

“Vrima” e Rita Petros lexohet rumanisht

0

Në datat 21 dhe 22 qershor, në Rumani, u zhvilluan dy promovime të vëllimit poetik “Vrima” të poetes Rita Petro. Në Bukuresht promovimi u zhvillua në Muzeun Kombëtar të Historisë të Rumanisë, në sallën Lapidarium, ndërsa promovimi i dytë në qytetin bregdetar të Konstancës, në sallën prestigjioze ”Adrian Radulescu” të Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Arkeologjisë.

Evenimenti kulturor, që zgjoi interesin e mediave vendase, u organizua nga shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Historisë të Rumanisë, gjegjësisht me Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Arkeologjisë të Konstancës, Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë si dhe me Grupin Editorial“Corint”, një nga Shtëpitë Botuese më të mëdha të Rumanisë.

Në përurim, shkrimtarja e njohur rumune Ana Barton do të shprehej për vëllimin (që në rumanisht ka titullin “Origjina e botës”) se” “Poezia e Rita Petros ka qenë një befasi e madhe për mua, e kam lexuar brenda një nate, me një frymë, me një rumanishte të mrekullueshme, falë përkthimit të shkëlqyer të Marius Dobrescut dhe Luan Topçiu.

Në vendin e saj ky libër ka zgjuar mjaft debate, i konsideruar tejet erotik-eksplicit, duke u konsideruar një sprovë tejet e guximshme. Për mua pikërisht erotizmi dhe seksualizmi i poezive, të shtjelluara, në të shumtën e herës, nën një perspektivë kozmogonike e mistike, madje edhe biblike, krijon impaktin emocional që mund të ta falë vetëm një poezi e shkëlqyer. Më pëlqeu shumë, kur e kur e ashpër, kur e kur shpuese, por edhe e mëndafshtë njëkohësisht.”

Ndërsa Prof. Univ. Dr. Angelo Mitchievici vlerësoi se: “Kemi të bëjmë, në një pjesë të mirë të librit, me poezi erotike të cilësisë më të lartë. Rolin që luan Rita Petro është ajo e bakantes (priftëresha që shoqëron perëndinë e Bakus-it), një bakante, e cila, në mënyrë paradoksale, nuk është e dehur me verë, por me ndjesitë e veta dhe është tejet e kthjellët në këtë gjendje dehjeje, duke bërë të mundur kësisoj që ndjesitë e saj të bëhen të komunikueshme nëpërmjet vargjeve poetike”.

Referenti tjetër, shkrimtari Ovidiu Dunareanu, manifestoi befasinë e lëçitjes së vëllimit poetik “Vrima” duke vlerësuar se ky vëllim luhatet mes modernes dhe klasikes. Sipas tij, vëllimi poetik ka strukturën e një romani lirik, me momentet më të rëndësishme të jetës, nga lindja deri në vdekje .Më tej ai u shpreh se: “Prej kohësh nuk kam pasur kënaqësinë të lexoj një libër të tillë: të bukur, të vlefshëm, gjithëpërfshirës, nga të gjitha perspektivat, konstruksion, përmbajtje (…) Ky libër ka një forcë të posaçme, një çiltërsi të jashtëzakonshme”. Studiusi Luan Topçiu, bëri prezantimin e autores dhe të veprës së saj.

Gjithashtu, ai u ndal në domethënien e veçantë që ka qyteti i Konstancës për kulturën shqiptare, duke nënvizuar, mes të tjerash, se në këtë qytet u hap shkolla e parë shqipe (1905) dhe se në tipografinë “Albania” të Konstancës panë dritën e botimit dy vëllimet poetike të Lasgush Poradecit, por dhe libra të tjerë të një rëndësie të veçantë për kulturën dhe letrat shqipe.“Rita Petro, është tashmë një emër mjaft i rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Është poete, sipërmarrëse e suksesshme, autore tekstesh shkollore etj (…). Vëllimi poetik “Vrima” shënoi një sukses në Shqipëri, jo vetëm nga pikëpamja letrare, por dhe jashtë letrare, duke qenë një sfidë e hapur për opinionin publik shqiptar, përmes trajtimit të disa temave tabu, pasi gjuha dhe tematika e poezisë u dalluan për kurajën e jashtëzakonshme….Në limitet e lirisë, poetja ka prekur kufij të rinj estetikë”.

Përkthyesi, Marius Dobrescu, në fjalën e tij, përpos të tjerash, duke shpjeguar procesin e përkthimit të një poeteje femër, theksoi se: “Poezia e Rita Petros meriton gjithë vëmendjen tonë…, është një këngë e pandërprerë që i dedikohet dashurisë, dashurisë mishtore, të cilën pikërisht ajo, një femër që përballet me të gjitha paragjykimet tona ballkanike, e lartëson dhe i përulet. Është një flijim i vendosur në këmbët e feminitetit.

Kësisoj, duhet të njohim faktin se Rita Petro bën atë që asnjë burrë nuk guxon ta bëjë, dhe e kryen me çiltërsi të plotë, që prek kur lartësitë e Parajsës, kur thellësitë e Ferrit.

Është triumfi i sinqeritetit absolut”. Në këto evenimente u përfshi dhe një recital poetik nga aktorja e Teatrit Kombëtar të Rumanisë, Olimpia M?lai, aktorja Lavinia Dumitrascu, të cilat recituan në rumanisht vargje nga ky vëllim, si dhe vetë poetja lexoi vargje në gjuhën shqipe. /Shqip/

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë fillojnë patrullimet e përbashkëta

0

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku me Policinë e Shqipërisë.

Paraprakisht do të mbahet një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, pastaj ekipet policore do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për të kryer detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.

Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror. /RTKlive/

Numrat për formimin e Qeverisë janë siguruar

0

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cila ka marrë vota të mjaftueshme për mandatin e tretë për deputete të Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se shumë shpejt koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e reja.

Ajo ka thënë se tashmë ky koalicion i ka siguruar votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Deliu-Kodra ka hedhur poshtë mundësinë që PDK-ja të mbetet në opozitë. Sipas saj, PDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë, sepse nuk ka alternativë tjetër.

Deliu-Kodra ka deklaruar se qeverisja e drejtuar nga koalicioni PAN do t’i sjellë vendit stabilitet, zhvillim dhe prosperitet. /Epoka e re/

PAN-i e do LDK-në në koalicion

0

Përfaqësues nga koalicioni parazgjedhor PAN po kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’u bashkohen për ta qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Oferta për LDK-në po ashtu mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN-it po shihet si mundësi e vetme për ta krijuar një qeveri stabile gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësues të PAN-it edhe më tutje po këmbëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK-në e Isa Mustafës. Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe më tutje mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Deputet nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur se Haradinaj do të arrijë ta formojë Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK-në, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK-së.

Në anën tjetër edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka pranuar se po synon marrëveshje me LDK-në, së cilës edhe i ka bërë thirrje të hapur për koalicion paszgjedhor.

Kurse njohësit e çështjeve politike thonë se LDK-ja mund të mos jetë pjesë e Qeverisë pasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK-në, AKR-ja, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t’ua siguronte atyre votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme do të jetë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se më e mira do të ishte sikur LDK-ja t’i bashkohej Ramush Haradinajt, pasi është e njëjta LDK që më herët e ka kandiduar për kryeministër z. Haradinaj. /Zëri/

Limaj mori 4 mijë vota më shumë së në zgjedhjet e kaluara

0

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit arriti të marrë vetëm 4 mijë vota më shumë sesa që kishte në zgjedhjet e kaluara, kur për herë të parë garoi bashkë me partinë e tij.

Në zgjedhjet e para tre vjetëve Limaj kishte arritur të marrë besimin e 26 mijë qytetarëve, ndërsa kësaj radhe mblodhi 31 mijë vota.

Limaj ka qenë pjesë e listës së përbashkët të koalicionit PAN edhe me dy partitë tjera PDK dhe AAK, të cilët së bashku dolën si fitues të zgjedhjeve me 33.74% të votave duke siguruar 39 ulëse në Parlament. /Insajderi.com

Kurti fitoi 80 mijë vota më shumë se kur ishte kryetar i VV-së

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është politikani më i votuar në Kosovë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, Kurti ka arritur që të grumbulloi mbi 143 mijë vota.

Në fakt, Kurti ka marrë dhjetëra-mijëra vota më shumë se në kohën kur ishte kryetar i partisë së tij.

Në zgjedhjet e parafundit parlamentare, të mbajtuar më 2014, Kurti kishte grumbulluar 63 mijë vota, apo rreth 80 mijë vota më pak së këtë vit.
Partia e tij, VV, bëri rritje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje duke u bërë partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com

Haradinaj dyfishoi numrin e votave në zgjedhjet e fundit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dyfishuar votat e tij në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai ka mbledhur afër 102 mijë vota, kurse në zgjedhjet e parafundit parlamentare në vitin 201, ai kishte pasur 50 mijë vota.

Partia e tij, AAK, nënshkroi një marrëveshje koalicioni me PDK-në dhe Nismën, të cilët e nominuan atë për kryeministër.
Haradinaj ka insistuar ditëve të fundit se nuk do të ketë problem që të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve. Ai edhe më herët ka qenë kryeministër i Kosovës, por vetëm për rreth tre muaj, para se të ftohej nga Tribunali i Hagës për t’u gjykuar për krime lufte./Insajderi.com