29.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 5894

Majlinda: E lumtur që ëndrra mu bë realitet

0

Majlinda Kelmendi thotë se gjithmonë ka ëndërruar që në karrierën e saj të fitojë një medalje olimpike.

Këtë xhudistja kosovare e deklaroi në konferencën për media, pas triumfit në “Rio 2016” në kategorinë deri në 52 kilogramë.

“Për Kosovën si shtet është e rëndësishme pasi ka pritur shumë vjet dhe jam shumë e lumtur që e kam ngritur flamurin. Jam shumë e lumtur që të gjithë fëmijët më shohin si heroinë. Jam e lumtur që një ëndërr u bë realitet“, ka thënë ajo.

Historike: Majlinda kampione olimpike

0

Xhudistja Majlinda Kelmendi ia ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë olimpike.

Ajo ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi ka mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.

Kosova tani futet në mesin e shteteve që kanë fituar medalje nga këto lojëra olimpike.

Historike: Majlinda kualifikohet në finale

0

Xhudistja numër një në botë, Majlinda Kelmendi, ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë pas kualifikimit në finale të ‘Rio 2016’.

Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura.

Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.

Kështu duket Shkupi pas përmbyjtjeve (Video)

0

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka publikuar pamje të gjendjes në kryeqyteitn e vendit, pas përmbytjeve të mëdha të së shtunës atje, të shkaktuara nga shiu i dendur.

25 persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjeve në rajonin e Shkupit, ndërsa edhe dhjetëra persona të tjerë konsiderohen të zhdukur, bëjnë të ditur mediat lokale.

United fiton Community Sheild

0

Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur ta mposht kampionin e Premierligës, Leicester Cityt me rezultat 2-1, në kuadër të Supër Kupës Community Sheild.

Të parët në epërsi kaluan lojtarët e Unitedit përmes, Linegard i cili shënoi një super gol gjatë pjesës së parë.

Në të dytën pjesë u shënuan edhe dy gola, një për Leicesterin i cili u shënua nga Vardy, ndërsa fitoren Unitedit ia solli transferimi më i ri, Zlatan Ibrahimivic.

Ky ishte titulli i parë për Jose Mourinhon i cili sivjet iu bashkua Manchester Unitedit.

Në Shadërvan të Prizrenit arrestohet dileri i drogës

0

Në sheshin Shadërvan, Prizren, Policia e Kosovës, më 5 gusht rreth orës 23:40, ka arrestuar një mashkull të dyshuar pasi që te i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 21 paketime të mbështjella me folje në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike si dhe 193 euro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një qese me 20 paketime me substancë të dyshuar narkotike në peshë prej 280.96 gr.

I dyshuari me vendim të prokuronit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Zhduket një femër e mitur në Prizren

0

Policia e Kosovës raporton se një femër e moshës së mitur, tash 24 orë është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ankuesi mashkull (shqiptar i Kosovës), babai i saj, e ka raportuar rastin në Polici më 6 gusht në orën 10:10, duke thënë se “që nga data e lartcekur viktima- vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nga atëherë nuk dihet vendndodhja e saj”. /PrizrenPress.com/

Murphy me histori nga Afganistani e Irlanda në DokuFest

0

Fotografi i ndjerë Philip Jones Griffiths, e kishte quajtur Seamus Murphy “poet me kamerë”. E pikërisht këto fjalë i vërtetoi sot foto-gazetari dhe regjisori Seamus Murphy, në masterklasin e mbajtur në Kino Klubi, në ditën e tretë të festivalit DokuFest. Interesimi i audiencës ishte shumë i madh, ndërsa reagimet e tyre pasi i shihni fotot ishin edhe më interesante dhe shumë të mirëpritura nga autori Murphy. Fotot që shfaqeshin në ekranin e madh kishin nga një histori shumë të fortë herë-herë rrëqethëse.

Murphy, për këtë masterklasë ishte fokusuar tek fotografitë e shkrepura kryesisht gjatë udhëtimit të tij në Afganistan por edhe në Irlandë. Ai është një fotograf i shquar me një karrierë që tejkalon dy dekada, të fokusuara në Evropë, Lindje të Mesme, Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine.

“Në Irlandë nuk është se kisha një arsye të veçantë për të fotografuar. Prandaj edhe puna nuk ka qenë e lehtë. Por ia kam arritur që të dokumentoj ndryshimet që ka përjetuar ky vend pas viteve 60’. Aty ka shumë emigrant. Njerëzit mendojnë se irlandezët vetë kanë emigruar dhe mund të jenë tolerant, por gjithmonë ekzistojnë ato ankesat se si të tjerët po u marrin vendet e punës, po hanë bukën e tyre dhe po i marrin shtëpitë e tyre. Gjëra të zakonshme që i dëgjojmë gjithkund po besoj”, tha fillimisht për fotografitë e shkrepura në Irlandë, e që ishin të gjitha me ngjyra Seamus Murphy.

Ngjyrat bardh e zi ishin ato që dominuan tek fotografitë nga Afganistani, të cilat sipas autorit ishin realizuar në një periudhë shumë të gjatë kohore.

“Shkova në Afganistan për herë të parë në vitin 1994 dhe në atë kohë po punoja në një gazetë suedeze. Mora pushim dhe u nisa për Afganistan. Ishin kohë të vështira kur shkova atje për shkak të luftërave dhe regjimeve. Këto fotografi janë të realizuara në një periudhë të gjatë kohore”, tregoi një historik të shkurtër në lidhje me udhëtimin e tij në Afganistan, fotografi Seamus Murphy, i cili vazhdoi njëkohësisht të tregoj se çfarë përmban secila fotografi.

Një grua e ulur në mes të rrugës, prapa saj kishte një ndërtesë thuajse e tëra e rrënuar, ndërsa në tokë para vetës së saj mbante foshnjën e po. Vetë ishte e tëra e mbuluar përveç dorës që kërkonte lëmoshë. Ishte kjo njëra ndër fotografitë që paraqiti Murphy, e që rrëqethi publikun.

Por jo vetëm kaq, siç e thamë edhe më parë, në këtë masterklasë përpos punës së Seamus Murphy, u paraqit edhe puna të cilën ai e bëri me PJ Harvey, gjatë periudhës 2011-2014, ku janë po vendet e lartpërmendura. Udhëtimit të tij drejt Kosovës, Afganistanit e Amerikës, i ishte bashkangjitur edhe PJ Harvey, e që sot Murphy vendosi të prezantoj tre filma të bërë me fotografi, video e poezi që përshkruanin luftën në Afganistan.

Murphy në këtë masterklasë nuk përfshiu Kosovën, pasi që, vetëm një ditë para hapjes zyrtare të DokuFest-it, ai hapi ekspozitën e tij në DokuPhoto, që janë të vendosura fotografitë nga libri “The hollow of the hand”, libër ky në bashkëpunim në mes Murphy dhe këngëtares PJ Harvey, ku përmban një koleksion të poezive dhe fotografive nga udhëtimet e tyre në Kosovë, Afganistan dhe Washington DC. /KultPlus.com

Rio2016: Rita Zeqiri eliminohet

0

Olimpistja tjetër kosovare, notarja Rita Zeqiri është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Rio 2016” pasi ka përfunduar e fundit në kualifikimet për disiplinën e notit, 100 metra shpinë.

Notarja kosovare përfundoi e fundit nga tre garuese në tërësi, me një kohë prej 1:12 sekonda, derisa kishte dy sfidueset e saj e përfunduan garën në 1:08 sekonda.

Zeqiri është olimpistja e tretë kosovare që eliminohet nga olimpiada pas çiklistit Qëndrim Guri dhe shenjëtares Urata Rama.

Dua Lipa bën shqiponjën në Kosovë

0

Ka mbërritur në vendlindjen e saj këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Artistja kosovare e cila jeton në Londër, ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dy ditë para koncertit të cilin do të mbajë në Prishtinë.

Me të arritur në Prishtinë, Dua Lipa u shpreh se ndjehet e lumtur që po kthehet në vendlindjen e saj pas 4 vitesh.

“Jam e gëzuar që jam në Prishtinë pas katër viteve dhe është një ndjenjë e pa përshkruar. Por jam gati për përformancën time, mezi po pres”, ka thënë Dua Lipa.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe pjesëtarët e bendit të cilët iu gëzuan shumë faktit që kanë mundësinë ta shohin Kosovën dhe fansat e Duas në koncert. Kjo njeherit është vizita e parë e bendit në ndonjë vend të Ballkan.

Dua Lipa ka thënë se pavarësisht që Kosova ka shumë nevojë për shumë gjëra të tjera e jo vetëm për muzikë, ajo do të mundohet do të bëjë përpjekje që të ofrojë sa më shumë me artin e saj. Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga DUA LIPA për t’i ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë.

“Edhe pse ka nevojë për gjëra tjera jo vetëm për muzikë, unë do të mundohem të bëjë më shumë, dhe ky do të jetë fillimi i nismës së fondacionit”, u shpreh Dua Lipa.

Ajo së bashku me bashkëpunëtorët u prit nga familjarët e saj dhe mediat.