Home Blog Page 5901

VV në Prizren: Qofshin të pranuara të gjitha adhurimet që kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron Fitër Bajramin.

“Besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit treguan devotshmërinë dhe respektin ndaj Krijuesit, i cili këtë vështirësi jetësore e ligjësoi me Fitër Bajramin”, thuhet në urimin e Vetëvendosjesë në Prizren.

“Kjo devotshmëri realizohet për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe është një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij dhe porosi për ta shtuar vigjilencën, për ta kultivuar frymën e dashurisë, paqes, tolerancës e të respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Prizreni të jetë vend i harmonisë, i bashkëpunimit dhe i tolerancës. Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit”.

“Qofshin të pranuara të gjitha adhurimet që kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit! Me shpresë se festat tjera fetare dhe kombëtare t’i presim në harmoni më të madhe dhe në realizimin e aspiratave tona të gjithmbarshme në përditshmërinë tonë nëpër të cilën po hapërojmë si shoqëri”.

Nisma në Prizren: Gëzuar Bajramin!

0

Nisma në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët islam, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“NISMA për Kosovën-dega në Prizren ua uron besimtarëve myslimanë këtë ditë të begatë, ditë që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit”, thuhet në urimin e Nismës.

“Në këtë ditë të sakrificës, mirësisë dhe respektit për njëri tjetrin, urojmë për të gjithë qytetarët e besimit mysliman dashuri dhe mbarësi në jetë”.

“ Të marrim nga kjo festë mesazhin e solidaritetit dhe respektit mes njerëzve, në mënyrë që të gjithë së bashku të kemi mundësinë ti japim këtij vendi ato që meriton”.

“Urime Fiter Bajramin, fat, mbarësi dhe begati në këtë ditë të madhe”

Kujtim Gashi: Urime Fitër Bajrami !

0

Kryetari i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, ia ka uruar të gjithë besimtarëve islam Festën e Bajramit.

Urimi i plotë

Të nderuar besimtarë të besimit islam, kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, t’ju përcjell mesazhet e mia të sinqerta në këto çaste te gëzuara të festës se Fitër Bajramit, për një jetë sa më të lumtur, për shendet në familjet tuaja, për suksese në punë.

Zoti këtë festë e ka cilësuar si festë gezimi, e qe neve na takon ta kalojmë pikërishte në këtë mënyre si ditë gëzimi të zemrave tona.

Shpresë që këtë festë ta festoni me urtesi, tolerancës, e me dëshirë që ne familjet tuaja të këtë shendet!

Kjo festë kremtohet pas një Muaji të madhërishëm të Ramazanit gjatë së cilit myslimanët agjeruan, në shenjë sakrifice për ripërterinje të vlerave më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Shendet e gezime per ju, famlijet tuaja!

KRYESUESI I KUVENDIT
Kujtim Gashi

Urimi i Ramadan Mujës për Fitër Bajram

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Besim Berisha dhe të gjithë qytetarët e Komunës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Festa e Bajramit, vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në urimin e Mujës.

“Agjërimi i Ramaznit lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, ngrit ndjenjat e solidaritetit, zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore”.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

Urimi i Haxhi Avdylit për Fitër Bajram

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Urimi i plotë i

Besimtarë Muslimanë, qytetarë të Republikës së Kosovës, me rastin e përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, ju urojmë të festoni si gjithmonë në mënyrë vëllazërore e miqësore ashtu siq e kemi kultivuar harmoninë e solidaritetin gjatë këtij muaji me njëri tjetrin, duke ndërtuar urën dhe afësinë me Krijuesin, për ta fituar bekimin dhe mëshirën e tij ndaj miqësisë e dashurisë mes nesh.

Urime Fitër Bajramin gjithë qytetarëve të besimit Islam, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin me ju dhe familjet tuaja.

Digjet një depo në Prizren

0

Në Prizren sot është djegur një depo e ambalazhit të plastikës, transmeton Koha.net.

Këtë për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i cili bën të ditur se është djegur objekti i ish-fabrikës së duhanit.

Ai ka thënë se nuk të lënduar nga ky rast, por që dëmet materiale janë mjaft të mëdha.

“Sot është djegur depoja e ambalazhit të plastikës që është objekti i ish-fabrikës së duhanit. Nuk ka të lënduar nga ky rast, por dëmet materiale janë mjaft të mëdha”, ka thënë Berisha për Koha.net.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje të momentit të djegies së objektit.

Tri qëndrime për lokacionin e ndërtimit të Shkollës së Muzikës në Prizren

0

Komuna e Prizrenit kishte marrë vendim që shkollës së muzikës t’i ndërrohej lokacioni, duke propozuar që objekti i ri i shkollës të ndërtohej në hapësirën ku më herët kishte qenë objekti i qendrës tregtare “Ben-af”, raporton KTV.

Ky vendim është kundërshtuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, duke kërkuar nga komuna që të respektohen ligjet procedurat ligjore.

Më herët, shoqëria civile në Prizren, kishte propozuar që kjo hapësirë të shndërrohej në zonë të gjelbër. Derisa nuk janë përjashtuar mundësitë që edhe këtu të ketë ndërtime të larta.

Votat e diasporës, Vetëvendosje merr edhe një deputet?

0

Procesi i numërimit të votave nga diaspora ka përfunduar sot.

Indeksonline merr vesh se nga rreth 5 mijë vota sa ishin nga diaspora mbi 50% e tyre kanë shkuar për Vetëvendosjen.

Pjesa tjetër është ndarë mes koalicionit PAN dhe atij të LDK-së. Mësohet se kjo mund t’i kushtoj LDK-së më marrjen e një mandati nga ana e VV-së.

Kësisoj, VV do të kishte 32 mandate, ndërsa koalicioni i LDK-së 29. Të hënën do të nis numërimi i votave me kusht. Ndërsa, certifikimi i rezultatit zgjedhor pritet të ndodhë në fund të javës.

Vdes “Baci” i LDK-së, Mustafa shpreh ngushëllime për familjen Kryeziu

0

Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari i LDK-së, Zyber Kryeziu – Baci. Ai u ka shprehur familjes ngushëllime.

“Me dhëmbje të thellë mora lajmin se sot ndërroi jetë veprimtari i palodhshëm i LDK-së, Zyber Kryeziu BACI. Ngushllime familjes Kryeziu, Kryetarit dhe Degës së LDK-së në Dragash! IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Çka mësuam nga zgjedhjet

0

Seremb Gjergji

Për të gjithë ata që duan ndryshim, kanë dalë mjaft mësime. Por, më të rëndësishmet janë dy (2).

1. Nga këto zgjedhje kanë shkuar dëm rreth 100.000 mijë vota, të cilat sistemi proporcional i ka futur në kazanin e përqindjes së partisë.
Pra, duhet të ndryshoi Ligji për zgjedhje, Procesi i votimit dhe Mënyra e numërimit të votave. Ky sistem tashmë po tregohet i tejkaluar. Mbi të gjitha, duhet të ndryshojnë edhe Zonat e Votimit.

2. Kandidati nga qyteti pwrkatws, është ai që ka filluar të përkrahet nga qytetarët. Ndërsa, votat për udhëheqësit e 10-së, pak kanë reflektuar – karshi viteve tjera. Kemi mësuar se 30.000, apo 50.000 apo 80.000 e besa edhe 100.000 vota kanë shkuar dëm. Secilit udhëheqës të listës i janë dhënë votat e deri në 9 deputet, dhe të gjitha kanë shkuar dëm.

Pse?

Nëse dëshirojmë ta qojmë Kosovën përpara – atëherë duhet t’i bëjmë të gjitha ndryshimet e lartcekura. Ky Parlament dhe kjo Qeveri e re, për hir të avancimit të gjithë politikës shtetërore, duhet t’i bëjnë këto ndryshime.