Home Blog Page 5910

Bosnja, portë e depërtimit të ISIS-it në Evropë

0

Që prej luftës në Bosnjë ka fshatra tërësisht islamikë, ku fundamentalistët sfidojnë bashkësinë zyrtare islame.
Është kohë agjërimi për festën e Ramazanit. Imami Sadrudin Isherici drejton namazin e iqindisë në xhaminë qendrore në kryeqytetin boshnjak Sarajevë. Ramazani – është për Ishericin dhe besimtarët kohë reflektimi. Isherici është një nga klerikët më të fuqishëm të Bosnje-Hercegovinës.

Fjalën e tij e dëgjojnë. Sidomos në kohë krize. Pas sulmeve të shumta islamike në Evropë, ai do të përfaqësojë edhe më shumë zërin e liberal, evropian dhe kozmopolit të islamit boshnjak. “Sigurisht që ne si komunitet boshnjako-mysliman refuzojmë çdo lloj sjellje radikale, ne jemi shumë të vetëdijshëm për gjendjen tonë të veçantë: si myslimanë të hershëm në Evropë është përgjegjësia jonë që t’ua bëjmë të njohur fenë tonë të paqes edhe jomyslimanëve dhe të angazhohemi që ata edhe ta pranojnë si të tillë. Ky është amaneti ynë dhe me këtë shpresojmë t’i shërbejmë edhe Perëndisë.”

Çdo gjë brenda sistemit?

Në oborrin e xhamisë qendrore të bashkësisë islame janë varrosur krerikë të dikurshëm myslimanë të Bosnjës. Ndryshe nga vendet e Lindjes së Mesme, ata vazhdojnë të adhurohen nga ana e besimtarëve edhe pas vdekjes – ngjashëm si tek fetë e tjera në Bosnje. Sipas Ishericit të gjithë myslimanët e Bosnjës duhet t’i nënshtrohen kësaj forme të fesë islame. “Komuniteti mysliman i Bosnjës është një model organizativ që nuk e gjen askund tjetër në botën islame. Nuk ka asnjë xhami të vetme jashtë Bashkësisë Islame të Bosnjës, as edhe një imam të vetëm që praktikon në një xhemat, pra një bashkësi lokale islame, pa leje të vlefshme prej Myftiut të Madh. Çdo gjë lëviz brenda sistemit.”

Fundamentalistët sfidojnë bashkësinë zyrtare islame

Por, që prej luftës në Bosnjë ka fshatra tërësisht islamikë, ku fundamentalistët sfidojnë bashkësinë zyrtare islame. Në verilindje të vendit, në disa fshatra përreth qytetit industrial të Tuzlës pushtetin e kanë salafistë radikalë islamikë. Në lagjen Kula takohemi një grup salafist. Emir Çajic është i vetmi në rajon, që është dakord të flasë me ne. Ata kërkojnë që gratë të mbulohen nga këmba te koka, refuzojnë alkoolin dhe shumë gjëra të tjera që myslimanët kosmopolitanë boshnjakë që jetojnë prej shekujsh në Evropë, i tolerojnë. Këtu nuk ka islam modern.

Strukturat paralele islamike në Bosnjë janë nën mbikëqyrjen e policisë nën akuzën se kanë kontakt me dhe financohen prej kohësh nga grupe fundamentaliste në Lindjen e Mesme. Ata janë kundër Islamit evropian në Bosnje. Për ta përkujtimi i ish-liderëve shpirtëror në varret e xhamive siç bëhet një gjë e tillë në xhaminë qendrore në Sarajevë është vepër djallëzore. “Ata as nuk u thonë njerëzve se është gjë e keqe që këto varre ekzistojnë. Po kjo nuk ka qenë arsyeja kryesore pse jemi larguar nga Bashkësia Islame e Bosnjës. Kjo ka të bëjë me shmangiet e ndryshme në formën se si duhet praktikuar besimi prej bashkësisë islame dhe se ata thjesht nuk e kanë bërë punën e tyre!” – thotë Emir Çajic.

Grupi i Emir Çajicit ka zënë rrënjë në lagjen e varfër të Kulës. Dhe islami liberal boshnjak është larg. Madje ata nuk zhvillojnë as bisedime me bashkësinë islame. “Kur e ke vendosur një herë kufirin – atëherë nuk ka më mosmarrëveshje. Ti e di se ku je dhe personi tjetër po ashtu” – thotë Emir Çajici.

Gjithçka nën kontroll?

Të gjithë besimtarët në Bosnjë i përkasin bashkësisë islamike boshnjake, thotë Imam Isherici në Sarajevë. Dhe sipas tij “gjithçka është nën kontroll. Ata nuk përbëjnë asnjë rrezik!”

Por në fakt fundamentalistët kanë kohë që janë vendosur në Bosnjë-Hercegovinë dhe kërcënojnë bashkësinë islamike shtetmbajtëse. Nga radhët e radikalëve duhet të kenë shkruar në Siri për t’u bashkuar me terroristët e IS-it qindra boshnjakë. Ata të gjithë kërcënojnë islamin liberal evropian.

Ndjekësit e islamit liberal evropian festojnë që nga fillimi i Ramazanit çdo mbrëmje mbi çatitë e Sarajevës duke e thyer agjërimin – pikërisht këtë kosmopolizëm, këtë gëzim po e luftojnë gjithnjë e më me forcë fundamentalistët në Bosnje. /DW/

Prizren: Urdhër-arrest për dëshmitarin në gjykimin për vrasje

0

Në gjykimin e Bernard Përlazrit, i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës, më 7 shtator të vitit 2015, në Prizren, dëshmuan dy dëshmitarë, ndërsa për të tretin, Serkan Gunejn, Gjykata lëshoi urdhër-arrest.

Dëshmitari i parë, Enver Ibrahimi, me profesion mjek, tha para trupit gjykues se për rastin e vrasjes kishte dëgjuar në televizion teksa ishte në ordinancën e tij.

Ai tha se të dy palët i ka njohur ngase i kishte pasur pacientë.

Ibrahimi tregoi se në datën kritike, në orët e pasditës në ordinancën e tij kishte qenë bashkëshortja e të ndjerit Hekuran Morina, ndërsa për të tjerat tha se nuk di asgjë.

Ndërsa, dëshmitari tjetër Shefki Kurtaj tregoi se në natën kritike kishte shkuar për darkë me kolegë dhe se në momentin kur kishin ndodhur të shtënat ai kishte qenë në një barnatore aty afër.

“Jo nuk kam parë asgjë, nga qebaptorja ‘Hyska’ kam hyrë në barnatore për të marrë një kapsulë për dhëmb, kam dëgjuar krisma dhe kur kam dalë kam parë guzhvë, ka pasë shumë persona, edhe kemi shkuar për t’i dhënë ndihmë. Nuk e kam njohur askënd, nuk e kam parë askënd duke gjuajtur vetëm se nga barnatorja kam dëgjuar krisma. E kam parë një veturë xhip, ngjyrë hiri ka qenë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se e kishte parë veturën “BMW X5” që ka qenë e kthyer në drejtim të Suharekës ndërsa personat nuk i ka parë.

Por, dëshmitari Kurtaj u ballafaqua me dëshminë e tij të dhënë në Prokurori, ku kishte deklaruar se i kishte parë 4 persona të cilët kishin hipur në veturën “BMW X5” dhe duke u larguar nga brenda veturës kishin vazhduar të shtinin në ajër.

Shefki Kurtaj tha para trupit gjykues se nuk kishte dëshmuar një gjë të tillë.

Në seancën e sotme avokatit Ndrec Doda nga trupi gjykues iu aprovua propozimi për dëgjimin e tre dëshmitarëve, të cilët do të dëshmojnë për ditën kritike.

Ndërsa, po ashtu edhe prokurorit special Haki Gecaj nga trupi gjykues iu aprovua propozimi për dëgjimin e ekspertit të mjekësisë ligjore.

Seanca e radhës u caktua për 15 gusht 2017.

Në këtë rast, Bernard Përlazri akuzohet nga Prokuroria për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Përlazri akuzohet se më 7 shtator 2015 rreth orës 20:28 minuta në lagjen “Bazhderhana”, në bashkëkryerje me të akuzuarit e tjerë Leonard Përlazri dhe Ambroz Përlazri (nipat e tij, të cilët gjenden në arrati), të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, për shkak se kundër tij ishte duke u zhvilluar procedura penale e iniciuar nga Hekuran Morina, i shkaktuan lëndime Morinës. /Kallxo.com/

DokuFest, hapë thirrjen për punëtorinë ‘Film & Factual Media’

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST, hapë thirrjen për aplikim për punëtorinë ‘Film & Factual Media’.

DokuFest fton të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit që të aplikojnë për kampin veror ku do të aftësohen në prodhimin e filmave dokumentar.

Kampi 3 ditor organizohet në kuadër të edicionit të 16-të të DokuFest që mbahet nga 4-12 gusht 2017 në Prizren.

Programi i kampit ka për qëllim nxitjen e kreativitetit tek të rinjtë përmes punëtorive intensive, master klasave dhe ushtrimeve praktike. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze./PrizrenPress.com/

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykimin dënues ndaj 11 të akuzuarve

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj disa të akuzuarve.

Më poshtë, të akuzuarit janë cekur me iniciale dhe arsyet e veprës penale për çka akuzohen.

S.B. nga fshati Brastovc, Komuna e Rahovecit për shkake të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 para. 1 nën paragrafi 1.11 dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, Gjykata i shqiptoi DËNIMIN UNIK në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjtë) vitesh në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sh.B.nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 189 par.5 lidhur me para.2 nënpar.2.1të KP-së, Gjykata i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve e 6 (gjashtë) muaj në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 22.10.2014 deri më datën 24.08.2016.

A.A. nga Prizreni, për shkakë të veprës penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në burgim dhe arrest shtëpiak nga data 01.10.2014 deri më datën 02.06.2016.

Të akuzuarit Gj.B. dhe D.B. nga Prizreni për shkake të veprës penale lëndim i lehtë trupor të kryer në bashkëkryerje nga neni 188 par.2 lidhur me par.1 dhe nenit 31 të KP-së, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 01.10.2014 deri më datën 25.08.2015

Të akuzuarit, R.A. nga Prizreni, F.A. nga fshati Mushtisht komuna e Suharekës, A.B. nga Prizreni, N.B. nga Rahoveci, S.B., A.B., që të dy nga Prizreni ,për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 par.2 të KP-së iu shqiptohet secilit dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ndërsa ndaj të akuzuarëve me iniciale B.A dhe A.B. që të dy nga Prizreni, lirohen nga akuza për shkake se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje për të cilën akuzohen.

Sepse prej datës 26 06.2014 rretë orës 16.00 në Prizren gjegjësisht në lagjen Arbana në rrugën tranzite në afërsi të motelit, Korabi,, me dashje dhe paramendim, i akuzuari S.B. ndërmerr veprim dhe kryen më shumë se dy vrasje. Në atë mënyrë që gjatë një konflikti fizik në mes tij me pjesëmarrësit tjerë-të pandehurit tjerë të familjes Berisha në njërën anë dhe të pjesëmarrësve –të pandehurve të familjes Avdylaga në anën tjetër, e cila ka rrjedhur si pasojë e mosmarrëveshjes së mëhershme rrethe një kontesti pronësor, ku ditën kritike i pandehuri ishte duke punuar në parcelën kontestuese së bashku me djalin e tij dhe të pandehurit e tjerë të familjes Berisha pasi vërehen duke punuar në vendin kontestues nga ana e të pandehurve të familjes Avdylaga, të njëjtin e njoftojnë policin të cilët pas pak vijnë në vendin e ngjarjes dhe në prezencë të policisë situata tensionohet nga të pranishmit dhe fillon përleshja fizike ne mes tyre me ç’rast gjatë kësaj përleshje i pandehuri S.B. shtënë me armë zjarri, me ç’rast nga afërsia qëllon për vdekje dhe e privon nga jeta të ndjerin Q.A. Pas këtij veprimi me të njëjtën revole i pandehuri vazhdon të shtënë, dhe nga një distancë e afërt e qëllon me armë V.A. dhe vazhdon të shtënë me të njëjtën armë në drejtim të I.A. të cilin po ashtu e qëllon me armë duke iu shkaktuar plagë me dëmtime të rënda trupore me rrezikim të jetës dhe pasoja të përhershme trupore. /PrizrenPress.com/

Vritet një myslimane pranë një xhamie në Virginia

0

Policia e SHBA në shtetin e Virginia kanë gjetur një trup që besohet të jetë i një myslimaneje 17 vjeçare.

Ajo është sulmuar pranë një xhamie në këtë shtet para se të zhduket, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Adoleshentja është identifikuar nga të afërmit e saj vetëm si Nabra. Ajo ka qenë duke ecur me disa shoqe kur hyri në debat me një shofer në Herndon, ka thënë policia.

Më pas burri ka dalë nga makina dhe e ka sulmuar atë. Më pas ajo është zhdukur.

Në lidhje me rastin është arrestuar një 22 vjeçar që akuzohet për vrasjen e myslimanes.

Shkaqet e sulmit ende mbesin të paqarta, por që rasti po hetohet si krim nga urrejtja.

Teatri Profesionist i Prizrenit së shpejti do ta marrë emrin e Bekim Fehmiut

0

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se Teatri Profesionist i qytetit do ta marrë emrin e aktorit të njohur, Bekim Fehmiu.

Thirrjet që kanë ardhur nga shoqëria civile, por edhe subjektet politike që veprojnë në Prizren për emërtimin e ndonjë institucioni kulturor me emrin e mjeshtrit të ndjerë të kinematografisë botërore, kanë qenë të shpeshta gjatë këtyre shtatë vjetëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri rishtazi këto propozime janë injoruar. Mirëpo, të dielën mbrëma, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Teatri Profesionist i Prizrenit së shpejti do të emërtohet teatri i qytetit “Bekim Fehmiu”.

Sipas tij, ky propozim do të shqyrtohet në seancën e radhës të organit më të lartë vendimmarrës lokal.

Muhamed Zeqiri zgjedhet nënkryetar i LSDM-së

0

Muhamed Zeqiri është zgjedhur nënkryetar i LSDM-së.

Këshilli qendror partisë në mënyrë unanime i përkrahi propozimet e kryetarit Zoran Zaev.

Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e ri të kryesisë dhe sekretari gjeneral. Përveç Zeqirit funksionin e nënkryetarit në parti do ta kryejnë edhe Oliver Pasovski, Petre Shilegov, Blagoj Bocvarski, ndërsa nënkryetarë mbesin edhe Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski.

Për sekretar gjeneral të LSDM-së u zgjodh nënkryetari i deritanishëm Aleksandar Kiracovski.

Paralajmërohet përkeqësim i rezultateve të PISA-s

0

Përkeqësim të rezultateve të testit “PISA 2018”, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, kanë paralajmëruar njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë.
Kjo, pasi konsiderojnë se askush nga institucionet e partitë politike nuk po e sheh arsimin si prioritet, shkruan sot Koha Ditore.

Kritika kanë edhe për, siç thonë, mungesën e një vizioni që do të çonte drejt përmirësimit të gjendjes në këtë sektor.

Në pjesëmarrjen e parë të saj në “PISA 2015”, Kosova ishte renditur në vendet e fundit të listës botërore.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) është një studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë. Nxënësit kosovarë kishin treguar rezultate të dobëta në të tria këto lëmi.

Quni: Nuk mund të punojmë me PDK-në

0

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të bashkëpunojë më me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që kjo e fundit vendosi ta lërë në gjysmë qeverisjen, pavarësisht marrëveshjes që këto dy parti kishin mes vete. Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, Anton Quni, i cili në një intervistë për gazetën “Zëri” ka vlerësuar se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit ka ardhur si pasojë e koalicionit me PDK-në.

Por megjithatë, pavarësisht rezultatit që LDK-ja mori në zgjedhje, Quni ka konsideruar se ky subjekt nuk ka shënuar rënie, porse ka qëndruar aty ku ka qenë gjithmonë.

Ndërkaq sa i përket një koalicioni të mundshëm me “Vetëvendosjen” ai nuk ka dashur të japë detaje, porse ka theksuar se LDK-ja ka parimet e veta, të cilat do t’i përfillë në rast të një koalicioni të mundshëm me këtë subjekt.

Kurse, në rast se asnjëra palë nuk do të arrijë ta sjellë zgjidhjen dhe ta formojë Qeverinë, sipas Qunit, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme. Por megjithëkëtë deputeti i LDK-së ka konsideruar se nëse një gjë e tillë ndodh do të jetë mjaft e mundimshme dhe me kosto të lartë.

Rezultati i LDK-së, si pasojë e koalicionit me PDK-në

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, duke folur për koalicionet paszgjedhore, ka thënë se LDK-ja nuk mund të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që kjo e fundit, siç Quni është shprehur, vendosi ndryshe pavarësisht marrëveshjes që ekzistonte. “Mendoj që nuk mund të shkojmë bashkë me ata që kishim marrëveshje të rrugëtojmë bashkë dhe një mëngjes vendosën ndryshe”, ka deklaruar ai. Por, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ku LDK-ja si partia e dytë që ishte u rëndit e treta, Quni ka konsideruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pësuar rënie, por ka ruajtur votat që kishte.

“LDK-ja nuk ka shënuar rënie, por ka ruajtur pak a shumë votën që ka pasur në zgjedhjet e fundit. Natyrisht që prisnim rezultate shumë më të mira. Sidoqoftë, bazuar në numrin e deputetëve në Parlament, ne mbesim faktor i rëndësishëm politik”, ka shtuar ai.

Megjithatë Quni ka thënë se rezultati i LDK-së më 11 qershor erdhi për shkak të koalicionit që ky subjekt pati me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai pos kësaj fajëson edhe kohën e shkurtër të organizimit të zgjedhjeve me ç’rast thotë se nuk pati kohë që të prekej i tërë elektorati.

“E mendoj se ishte një zhgënjim për shkak të koalicionit LDK-PDK. LDK-ja është e përtërirë dhe e rimëkëmbur edhe sot. Zgjedhjet ndodhën papritur dhe në një afat të shkurtër. Nuk mjaftonte koha ta preknin elektoratin më për së afërmi, gjë që do t’i nxirrte tek kutitë e votimeve në numër më të madh që do të na sillte një rezultat më të mirë”, është shprehur ai.

Me gjithë këto ai është shprehur optimist se pas rezultateve zyrtare do të analizohet çdo gjë dhe në LDK do të ndërmerren masat dhe hapat e nevojshëm. Ndërkaq, duke folur për deklaratat e PAN-it për formim të Qeverisë, Quni ka thënë se nuk e di se çka kanë në mendje përfaqësuesit e këtij koalicioni kur flasin për një gjë të tillë. “Të presim se si do të rrjedhin proceset më tutje. Nuk e di se si dhe çfarë kanë në mendje kur shprehen për lehtësinë e formimit të Qeverisë. Është mirë t’i pyesni ata”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Zgjedhjet, të pashmangshme nëse nuk gjendet një zgjidhje

Kurse nuk ka dashur të flasë për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me “Vetëvendosjen” sado që për një gjë të tillë ka pasur deklarata të shumta ditëve të fundit nga të dyja palët.

“Nuk mund të them asgjë sepse në LDK janë organet ato që vendosin për vendime të rëndësisë së lartë”, ka potencuar ai. Pavarësisht kësaj Quni ka thënë se në rast bashkëpunimi me lëvizjen “Vetëvendosje” LDK-ja padyshim se do t’i ketë parimet e saja mbi të cilat do të lidhë marrëveshje.

“Në rast të marrëveshjeve për bashkëqeverisje normalisht janë finesat që përcaktojnë parimet në bazë të së cilave vihen kornizat e saj. LDK-ja është parti institucionaliste dhe mbi këtë parim punon dhe vepron në politikë tash e 27 vjet”, ka nënvizuar ai.

Kurse sa i përket postit të kryeministrit se kujt duhet t’i takojë në rast të bashkëpunimit me VV-në, Quni ka thënë se janë subjektet politike ato që do të vendosin për ata emra që mendojnë se e bën Qeverinë të punojë suksesshëm.

“Unë nuk mund të lëshohem në detaje, sepse nuk kemi asgjë konkrete, nuk kemi ende as rezultate zyrtare. Në rast të një vendimi për bashkëpunim janë subjektet politike ato që vendosin për kushte e emra që mendojnë se e bën një qeveri të punojë suksesshëm”, ka shtuar ai. E në rast se nuk do të gjendet një rrugë për formimin e Qeverisë nga asnjëra palë, sipas Qunit, zgjedhjet e sërishme do të jenë të pashmangshme, sado që një gjë e tillë do të ishte e mundimshme.

“Vendi sapo përmbylli ciklin zgjedhor. Do të ishte e mundimshme, me kosto të lartë dhe joserioze mbajtja e zgjedhjeve, që mendoj që do të prodhonin rezultat pak a shumë të përafërt. Por, gjithsesi zgjedhjet janë te pashmangshme nëse nuk gjenden rrugë të tjera për krijimin e Qeverise, e që unë besoj se janë të mundshme”, ka nënvizuar Quni

LDK-ja ia bën “bllok” PDK-së

0

Intervistë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin

“Kosova Sot”: Nga rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, del se për herë të parë LDK-ja është e treta në zgjedhje. Çka ndodhi me ju kështu, edhe pse ishit në koalicion me AKR-në dhe Alternativën?

Lutfi Haziri: Në fakt është koalicioni i tretë. LDK-ja si parti asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk mund të trajtohet si parti e tretë. Me numrin e deputetëve që pritet të konfirmohen, mbetet parti e dytë nëse shkapet nga koalicionet që janë realizuar. Këtë proces të jashtëzakonshëm zgjedhor, PDK e organizoi brenda natës me koalicione të fshehta me opozitën, e në veçanti me Listën Serbe.

“Kosova Sot”: Futja e Pacollit trembi PDK-në që bëri koalicion me AAKnë, por AKR-ja nuk duket se ju solli ndonjë rezultat bashkë me partinë e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës?

Lutfi Haziri: Koalicioni i LDK-së me partitë parlamentare ka qenë i vlerë- suar, ne kemi qenë të vetëdijshëm dhe na ka bashku qëllimi ynë që ta çojmë Kosovën përpara. Në fakt, ne e kemi rrëzuar të nominuarin e PDK-së brenda tri orëve, i cili ka treguar panik dhe pasiguri karshi të nominuarit tonë, Avdullah Hoti, si bartës i listës së LDK-së. Tashmë rezultati është zbardhur, ne do t’i shohim se ku janë zbrazëtirat, cilat janë të arriturat tona, ku ka qenë pakënaqësia dhe mërzia e votuesve të LDK-së që nuk është kapitalizuar me rezultat pozitiv.

Shteti shkapet nga koka

“Kosova Sot”: A mendoni se votuesi ju ka ndëshkuar për shkak se në vitin 2014 ju u zotuat se do ta rrë- zoni PDK-në nga pushteti, por pas dështimit të bllokut VLAN, në fakt ju hytë në qeveri duke ia zgjatur jetën politike Thaçit dhe Veselit?

Lutfi Haziri: Në vitin 2014 e kemi rrëzuar liderin e PDK-së nga pozita e kryeministrit dhe ky ka qenë qëllimi kryesor që është arritur. Ky rrëzim i liderit të asaj partie, në kuadër të marrëveshjes politike, ka bërë që LDK-ja ta arrijë qëllimin e saj politik pas disa viteve. Nëse janë dashur shtatë vite për ta rrëzuar liderin e PDK-së, vetëm për tri orë kemi arritur ta rrëzojmë kryetarin e dytë të saj për nominim. Ky është qëllim politik. Shteti shkapet nga koka e jo nga bishti. Krejt këtë angazhim politik për dy vite e gjysmë, ne e kemi dëshmuar që kryeministri i dytë në histori i LDK-së ka arritur t’i shtyjë objektivat përpara. U ndal padrejtësisht, u rrëzua në emër të Parlamentit padrejtësisht, por koalicionet e natës dhe marrëveshjet e fshehta me opozitën e djeshme dhe me Listën Serbe, bënë që LDK-ja të ndalet dhunshëm. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara, do të vazhdojmë të mbërrijmë qëllimet tona, pavarë- sisht ambientit politik dhe rezultatit që e kemi sot në tavolinë. LDK-ja mbetet faktor determinues dhe është i vetmi faktor që krijon stabilitet. Ne, kësaj here do t’i kthehemi LDK-së dhe do të punojmë për interesin e zhvillimit dhe ruajtjes së LDK-së si parti nacionale dhe e Shpresës e Besës.

“Kosova Sot”: A duhet të mbajë dikush përgjegjësi politike në partinë tuaj për këtë debakël zgjedhor?

Lutfi Haziri: Përgjegjësia politike është sipas strukturës dhe sipas angazhimit. Ne e kemi pasur një listë prej 110 kandidatëve, një bartës së listës i cili ka pasur konsensus prej lidershipit të LDK-së dhe natyrisht duke e vlerësuar që është votë politike, ne e kemi marrë vlerësimin e qytetarëve. Kaq është peshuar kjo listë nën emblemën e LDK-së. Ne duhet t’i shohim raportet dhe rrethanat e tjera se si dhe pse nuk kemi arritur ta kapitalizojmë rezultatin në nivel nacional me partnerët e koalicionit, sepse po shihet që nëse janë 25 deputetë të LDK-së pesë të tjerët i kanë marrë votat e LDK-së dhe nuk ka votë të jashtme. Ne kemi shumë pak vota që kanë ardhur në LDK. Si pasojë e këtij procesi, duhet të ketë vlerësim të drejtë. Unë i falënderoj partnerët e koalicionit për angazhim gjatë fushatës, por është koha që bashkërisht e të vendosur, ashtu siç e kanë pasur sloganin në këto zgjedhje, t’i gjejmë problemet ku kanë qenë dhe t’i eliminojmë për herën tjetër.