Home Blog Page 5911

E bija e Dave Grohl performon me Foo Fighters

0

Harper Grohl, e bija 8 vjeçare e rokerit legjendar, Dave Grohl, iu bashkua në skenë bëndit të babait të saj, Foo Fighters, në setin e tyre muzkor në Festivalin Secret Solstice në Islandë.

Grohl e prezantoi të bijën e tij, dhe i tha turmës që ajo së fundi kishte kërkuar që të mësonte t’iu binte daulleve.

Më poshtë keni videon ku Harper performon me babain e saj dhe anëtarët e tjerë të bendit:

Partia e Macron fiton zgjedhjet parlamentare në Francë

0

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka shënuar sonte fitore në zgjedhjet parlamentar, transmeton Klan Kosova.

Dy sondazhet e nxjerrin partinë e 39 vjeçarit La République en Marche në fitimin e 355 deri në 425 ulëseve prej gjithsej 577 ulëseve të Asamblesë Kombëtare.

Kjo parti u formua rreth dy vjet më parë, dhe gjysma e kandidatëve të saj janë pak ose pa përvojë politike.

Rezultati, nëse konfirmohet, do t’i jap Macronit një fuqi të madhe për t’i shtyer përpara reformat.

Malisheva vazhdon luftën me rriqrat, 400 raste pickimi

0

Komuna e Malishevës, ka filluar me spërkatjen e zonave endemike, ku janë të shfaqura rriqrat.

Krahasuar me vitet e kaluara, nuk ka raste me fatalitet, por janë të shumta rastet e pickimit.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, këshillon qytetarët e Malishevës të kenë shumë kujdes dhe në rast të pickimit të lajmërohen menjëherë në Emergjencë, raporton KTV.

Limaj në Malishevë: NISMA, fituesja më e madhe e zgjedhjeve (Video)

0

Nisma për Kosovën ka mbajtur një tubim në Malishevë për të falënderuar strukturat e kësaj partie për punën e bërë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Aty kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se simpatizantët e Nisma ju kanë dhënë leksion politik të tjerëve, njofton Klan Kosova.

“Me 11 qershor keni treguar besimin, vullnetin që të fitojnë njerëzit tonë”, ka shtuar ai, para malishevasve.

“Ju keni dhënë më tepër se një votë. Me 11 qershor keni dhënë leksion politik se çka do të thotë kur ju lidheni me besim në një projekt politik”, ka pohuar Limaj.

“Nisma për Kosovën është fituesja më e madhe e zgjedhjeve”.

Ai ka thënë se bashkëvendësit e tij e kishin kuptuar fare mirë porosinë e tij që të votohen kandidatët e Nimsa për zgjedhjet e përgjithshme.

“Me përkrahjen tuaj ju keni treguar se ne bashkë mund të fitojmë çdo betejë në Kosovë”,

“Dëgjoni mirë këta, e kanë kryer punën, tash ju e keni në dorë”, ju është drejtuar Limaj deputetëve të ardhshëm nga Nisma.

Prioritetet e Andin Hotit si deputet: Rinia dhe të zhdukurit

0

Andini, djali i Ukshin Hoti ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, në cilësinë e deputetit. Thotë se prioritetet e tij janë rinia dhe të zhdukurit.

Andin Hoti do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës. Zëvendëskryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës sipas 73 për qind të votave të numëruara të KQZ’së ka marrë 10.025 vota. Më së shumti vota ai mori në Komunën e Rahovecit, prej nga edhe vjen me gjithsej 3.429 vota.

“Prioritetet e mija janë rinia dhe të zhdukurit. Në fokusim timin edhe në Parlament të Kosovës ka me qenë rina. Ka me qenë faktikisht hapësira e rinisë në vendimmarrje, hapësira e rinisë në shoqërinë tonë”, tha Hoti për Tribuna Channel.

Ai tha se duhet sa më shpejt të votohet Qeveria pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur.

“Unë pres që koalicioni dhe gjithë politika në Kosovë sa më shpejt të formojë Qeverinë. E dimë që kemi përpara procese të rëndësishme që ende presin me u zgjidh. Është rinia ajo që më së shumti po preket, është rinia ajo që më së shumti pret dhe do ta mbështesë formimin e Qeverisë”, tha ai.

Rrugëtimin politik tha se e nisi më 2012 në PDK.

Banorët e Malishevës në hall nga bërlloku

0

Banorët e lagjes së Minollëve në Malishevë, kanë shprehur shqetësimet e tyre se komuna i ka afruar një deponi të mbeturinave afër shtëpive të tyre. Thonë se nga kundërmimi i mbeturinave po rrezikohet shëndeti i tyre. Ndërsa në komunën e Malishevës, premtojnë se do të bëjnë një zgjidhje së shpejti por që nuk e din se kur.
Vetëm pak letra larg shtëpive në lagjen e Minollëve në Malishevë, Komuna ka caktuar një hapësirë për grumbullimin e mbeturinave nga të gjitha fshatrat e Malishevës.

Përveç kundërmimit nga mbeturinat, banorët e kësaj lagjeje thonë se rrezikohen edhe nga qentë endacakë që rrinë në këtë deponi.

“Aroma e keqe e bërllokut na ka ardhur çdo ditë te shpia, është e pamundur me i çelë dritaret. Gati ky vend është bërë i pabanueshëm”, tha një banor për RTV21.

“Prej erës s’mundesh me ndejt, sidomos kur ka diell”, tha një tjetër.

Në pushtetin komunal të Malishevës arsyetohen se kjo është vetëm një pikë grumbulluese dhe jo një deponi.

Haradinaj: Kosova shpejt do ta ketë Qeverinë e re

0

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se të mposhturit e zgjedhjeve të 11 qershorit po ngrisin teza imagjinare të një krize politike.

Ai më tej ka thënë se për teket e askujt nuk mund të shkatërrohet vendi duke pretenduar të nisin gjërat nga e para.

Haradinaj përmes Facebook ka pohuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re.

Ky është postimi i tij:

Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë.
Por ky është një mashtrim utopik ordiner!
Standardet dhe normat zgjedhore, që i kemi në këtë Shtet, kanë prodhuar një rezultat që na hapë rrugën e krijimit të institucioneve të reja dhe kjo gjë do të ndodhë.
Përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosove “futuriste”!
Ne do t’i mveshemi punës dhe do ta kthejmë mbar këtë vend, sepse problemet janë të mëdha dhe janë konkrete.
Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt.
Është derdhur gjak e djersë për ta krijuar këtë Kosovë, kështu siç e kemi, dhe askush nuk do ta ketë mundësinë e as fuqinë që ta rrezikojë ecjen përpara të vendit.
Kosova do të bëhet dhe do ta ketë Qeverinë e saj, shpejt!

Kurti: Republika nuk jepet, PDK të shkojë në opozitë

0

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë votuesit që e nxorën Vetëvendosjen si parti të parë, krahasuar me partitë tjera veç e veç.

Tutje Kurti shkruan se dëshira e vullneti i votuesve të Kosovës ishte që PDK-ja të dalë në opozitë, prandaj ka kërkuar që ky vullnet të mos deformohet.

Shkrimi i plotë nga Kurti në Facebook:

Republika nuk jepet

Koalicionet parazgjedhore u formuan në mënyrë që të maskohej rënia e të gjitha partive në Kosovë. Mirëpo, zgjedhjet e 11 qershorit i demaskuan ato duke e bërë Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese, përkatësisht partinë më të madhe në vend, partinë e parë në Kosovë.

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është rezultat i punës sonë shumëvjeçare, i drejtësisë së orientimit e konceptit, programit e alternativës sonë, i qëndrueshmërisë së mendjes sonë dhe i guximit tonë me zemër.

Njerëzit e gjejnë vetëvendosjen teksa orvaten ta kuptojnë pakënaqësinë politike e sociale të tyre. Prandaj, qytetarët nuk duhet të na i japin neve meritat e tyre. Fitorja është e jona sepse është e tyre.

Pa dallim moshe e gjinie, profesioni e vendbanimi, etnie e feje, qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik që sjell punësim dhe për drejtësi sociale e gjyqësor të drejtë.

Duhet ta zëvendësojmë emigrimin e rinisë me investime nga diaspora, ta zvogëlojmë importin enorm me prodhim vendës, ta ndalim korrupsionin e ish qeverive e të qeverisim pa korrupsion, ta zgjerojmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ta thellojmë aleancën me ShBA-të, ta shtojmë përkujdesjen shëndetësore pavarësisht të ardhurave mujore apo prejardhjes shoqërore, ta garantojmë cilësinë në arsim nga shkolla fillore te studimet pasuniversitare anekënd komunave të Kosovës…

Qytetarët kanë guxuar. Ata kanë votuar që PDK-ja të shkojë në opozitë. Tash, njerëzit kanë shpresë. Nuk është mirë që dikush të përpiqet ta deformojë vullnetin e qytetarëve dhe ta shpëtojë PDK-në, përkatësisht udhëheqjen e PDK-së.

Koalicioni PAN po synon që t’ia vjedhë LDK-së ose AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar qeverinë në Kosovë! Kjo është rrugë e gabueshme me pasoja tejet të dëmshme. Nuk jepet Republika për poste.

Maratona sportive nis me shumë e përfundon me pak. Maratona historike nis me pak e përfundon me shumë. Ne jemi bërë shumë, gjithnjë e më shumë. Ata kanë mbetur pak, gjithnjë e më pak.

Historia është klasikë. Politika është avangardë. Ndryshimi me 11 qershor do të jetë historik. Politika jonë është ardhmëria.

Bojaxhi shfaq talentin në kuzhinë: Bukën e bëj vetë (Video)

0

Gjergj Bojaxhi ka bërë një bukë në formën e numrit të partisë Sfida për Shqipërinë në fletën e votimit: 4.

Kandidati i Sfidës tregon se bën bukën vetë prej më shumë se 15 vitesh.

“E kam traditë të bëj bukën për çdo ditë për familjen time dhe të paktën një për t’ua dhuruar miqve. Dihet që nuk ka siguri më të madhe sesa t’i përgatisësh gjërat vetë,” tha Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi tregon se me rastin e fushatës bëri bukën në formën e numrit 4 të Sfida për Shqipërinë, për të treguar se qytetarët duhet ta bëjnë vetë politikën: Sfida është mjeti i tyre.

“Me një grup qytetarësh vendosëm të bëjmë Sfidën për Shqipërinë, e cila në fletën e votimit ka këtë numër, 4. Nëse duam një politikë të pastër duhet ta bëjmë vetë, për familjet tona, per miqtë tanë, për veten tonë,” tha Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë me kryetar administrativ Hektor Ruci.

Malishevë: Aksident në mes veturës dhe traktorit, 4 të lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Tërpezë e Lartë e Malishevës në mes një veture dhe një traktori, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Poliocia thotë se rasti është duke u hetuar, shkruan PrizrenPress.