Home Blog Page 5912

Bojaxhi shfaq talentin në kuzhinë: Bukën e bëj vetë (Video)

0

Gjergj Bojaxhi ka bërë një bukë në formën e numrit të partisë Sfida për Shqipërinë në fletën e votimit: 4.

Kandidati i Sfidës tregon se bën bukën vetë prej më shumë se 15 vitesh.

“E kam traditë të bëj bukën për çdo ditë për familjen time dhe të paktën një për t’ua dhuruar miqve. Dihet që nuk ka siguri më të madhe sesa t’i përgatisësh gjërat vetë,” tha Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi tregon se me rastin e fushatës bëri bukën në formën e numrit 4 të Sfida për Shqipërinë, për të treguar se qytetarët duhet ta bëjnë vetë politikën: Sfida është mjeti i tyre.

“Me një grup qytetarësh vendosëm të bëjmë Sfidën për Shqipërinë, e cila në fletën e votimit ka këtë numër, 4. Nëse duam një politikë të pastër duhet ta bëjmë vetë, për familjet tona, per miqtë tanë, për veten tonë,” tha Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë me kryetar administrativ Hektor Ruci.

Malishevë: Aksident në mes veturës dhe traktorit, 4 të lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Tërpezë e Lartë e Malishevës në mes një veture dhe një traktori, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Poliocia thotë se rasti është duke u hetuar, shkruan PrizrenPress.

Qytetërimi Osirian në Mesdhe

0

Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga nga Afrika, ashtu si sot, dhe quhej Lumi Stix. Megjithatë, në vend të derdhej në Detin Mesdhe në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë, dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicilisë, dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit). Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.

Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë. Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike. Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë. Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba’albek, Liban. Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba’albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!/Bota.al

Vdes aktori Stephen Furst

0

Aktori thuhet se vdiq për shkak të komplikimeve nga diabeti në shtëpinë e tij të premten në Ventura County, Kaliforni, djemtë e tij Griff dhe Nathan njoftuan në Facebook.

Stephen Furst, i njohur më së shumti për rolin si Kent “Flounder” Dorfman në filmin e vitit 1978 “Animal House”, ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.

Aktori thuhet se vdiq për shkak të komplikimeve nga diabeti në shtëpinë e tij të premten në Ventura County, Kaliforni, djemtë e tij Griff dhe Nathan njoftuan në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Stephen ka luftuar me diabet për vite, duke shërbyer edhe si zëdhënës i shoqatës amerikane të diabetit.
Ai ishte gjithashtu i njohur për rolin e tij si Dr. Elliot Axelrod në St. Elsewhere si dhe Vir Cott në Babylon.

Rahovec: Bie nga çatia, ndërron jetë në QKUK

0

Një person nga Rahoveci ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra pas rrëzimit nga çatia e shtëpisë derisa ishte duke punuar.
Viktima duke mos u përballuar lëndimeve, pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Njoftimi i policisë:

Rr. Mizahir Isma Rahovec 17.06.2017-13:00. Viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar në çatinë e shtëpisë së tij është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti duke mos u përballuar lëndimeve, pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit 43 aksidente e 939 tiketa të shqiptuara

0

Në raportin policor thuhet se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 43 aksidente trafiku ku asnjë prej tyre nuk ishte me fatalitet.

19 aksidente raportohen me të lënduar ndërsa 24 tjerë pa të lënduar.

Por brenda këtyre 24 orëve të fundit janë shqiptuar 939 tiketa trafiku.

Rasti i i fundit ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dollc në Klinë, ku është arrestuar një mashkull pasi për t’u shmangur nga tiketa në kundërvajtje trafiku, i njëjti u ka ofruar policëve një monedhë 50 euro.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Si u ngrit Vetëvendosje?

0

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, brenda një harku kohor prej më pak se shtatë vjetësh, që nga dimri i vitit 2010 – kur për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, deri në pranverën e këtij viti – kur u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare, arriti një rritje të jashtëzakonshme, të paparë në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë.

Në zgjedhjet e para ku mori pjesë ato të vitit 2010, Vetëvendosje fitoi 14 mandate në Kuvend. Në ato të dytat, më 2014, 16 mandate. Kësaj here, Albin Kurti dhe përkrahësit e tij u ngjitën te shifra prej 31 deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Madje, si parti / entitet i vetëm, Vetëvendosje në realitet ka marrë më së shumti vota të qytetarëve të Kosovës.

Në nivelin lokal, Vetëvendosje që nga zgjedhjet e vitit 2013 udhëheq komunën më të rëndësishme (politikisht) dhe më të pasur (financiarisht), në vend, atë të Prishtinës.

Çdo krahasim i rezultateve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë shtatëvjetëshin e participimit të saj në jetën institucionale të Kosovës, e ka të pamundur t’i shmanget faktit evident që rritja më e madhe e saj ndodhi në tre vjetët e fundit, dhe pas fitores së Shpend Ahmetit në garën për Kryetarin e Prishtinës, e cila e bëri humbës të madh Isa Mustafën.

Ky duket që është ai momenti i parë, tej mase i rëndësishëm, kur nisi fuqizimi i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, përndryshe, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kishte nisur të dobësohet, sepse në votën për asambletë komunale ajo ra nën 10%, kishte më pak vota se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010.

Shpend Ahmeti ngadhënjeu mbi Isa Mustafën, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, ekskluzivisht falë rreshtimit të PDK-së dhe votuesve të saj kundër Mustafës dhe për Ahmetin. Duke synuar dobësimin e LDK’së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhej gjithsesi të mbaheshin në vitin 2014, dhe pas shenjave të qarta të një rikthimi të LDK’së në zgjedhjet lokale të vitit 2013, lidershipi i PDK’së mendoi që për fatin e kësaj partie, në zgjedhjet vijuese parlamentare, me rëndësi të madhe ishte që Mustafa të dalë humbës në këto zgjedhje. Ky ka qenë objektivisht një gabim i madh strategjik i PDK’së në atë kohë.

Elementi i dytë i rritjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka të bëjë me faktin që në vitet 2015/ 2016, në dy vjetët e para të ekzistimit të legjislaturës së fundit vendore dhe të Qeverisë së Kryeministrit Mustafa, Albin Kurti arriti të tubojë rreth vetes në një front të bashkuar opozitar edhe AAK’në e Ramush Haradinajt, edhe Nismën e Fatmir Limajt. Për më shumë, Kurti imponoi agjendën e vet, që është kombinim i nacionalizmit, populizmit, anti-globalizmit dhe neo-marksizmit, edhe te dy liderët tjerë opozitarë, ashtu sikurse edhe metodat e rezistencës “institucionale dhe jashtë-institucionale”.

Kur ndodhi prishja e këtij bashkimi opozitar, ngjau edhe marrja e “hises” së suksesit opozitar, te te tri subjektet, po aq sa edhe marrja e agjendës që ishte krijuar së bashku. Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kishin të njëjtën gjuhë politike, të njëjtat qëllime, por më nuk ishin së bashku.

Prej janarit të këtij viti e këndej, për shkaqe të njohura – ndalimi i tij në Francë, me fletarrestin e Serbisë, Ramush Haradinaj u bë zëri më i fuqishëm opozitar në Kosovë, si dhe i agjendës së trashëguar nga periudha e opozitës së bashkuar. Pritej që koalicioni parazgjedhor AAK dhe Nisma të përfitojnë nga hjekat dhe problemet e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe të ngjiten te 15-16% të votës. Por, në rrethanat e njohura për të gjithë, opozitarizmi agresiv i Haradinajt u bashkua me pushtetarizimin tradicional të PDK’së, në një koalicion të madh parazgjedhor. Në këtë mënyrë, vota opozitare mbeti me një adresë të vetme para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ky është elementi i tretë i forcimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Elementi vijues, i katërti, ka të bëjë me faktin që Vetëvendosje ishte po ashtu adresa e vetme për votën urbane në Kosovë, e cila rëndom abstenon në masë të madhe, ose vendos pak para zgjedhjeve se kah duhet t’ia mbajë. Kësaj radhe, kjo votë kishte tiparin e një ndëshkimi masiv të partive tradicionale, në formë të përkrahjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Natyrisht, as Kosova nuk ka mundur të mbetet imune ndaj dukurisë së rënies së madhe të politikës dhe partive tradicionale në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Europë. Vetëm në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Francë, me paraqitjen e Emanuel Macron, ndodhi që thyerja e madhe e politikës tradicionale të marrë kahjen kah qendra (e majtë), sepse tendencat e mëparshme ishin dyzim i populizmit të djathtë dhe të nacionalizmit ekstremist.

Ngritja e Vetëvendosje’s gjithsesi e ka edhe këtë tipar që te ne është reflektim i një ngopjeje me partitë tradicionale, çfarë janë PDK, LDK dhe AAK. Në rastin e PDK’së, s’ka dyshim që ndërrimi i udhëheqësisë, ose largimi i Hashim Thaçit që u zgjodh President i Kosovës, pati pasoja në rezultatin e zgjedhjeve.

Ky është elementi i pestë mbi të cilin ndërtohet forcimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, duket që momenti vendimtar – dhe elementi i gjashtë – i ngjitjes së kësaj Lëvizjeje fare pranë pushtetit të Kosovës është trevjetëshi i kaluar i politikës kosovare, që u karakterizua me një fenomen të ri në Kosovë. Një “Qeveri Gjigantësh” – siç u kualifikua fillimisht koalicioni i PDK’së dhe LDK’së, që kishte përkrahjen nominale të 86 deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ia la në tërësi iniciativën politike Albin Kurtit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Qeveria e kaluar e Kosovës nuk arriti të marrë vendime të mëdha për vendin, nuk e menaxhoi si duhet çështjen e Ratifikimit të Marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, kaloi në defensivë të plotë në temën e dialogut me Serbinë, dhe mbi të gjitha, nuk kishte fare PR të vetin.

Kjo zbrazëti politike u mbush me të madhe nga opozita, në radhë të parë nga Albin Kurti dhe Lëvizja e tij, gjë që u reflektua pastaj në rezultatet e zgjedhjeve.

Apatia e rëndomtë e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote – mbi 50% të votuesve shqiptarë në Kosovë hynë në këtë kategori – është elementi i shtatë dhe final. Këta janë abstenues kronikë, të cilët nuk arriti t’i mobilizojë as politika tradicionale, as ajo e Lëvizjes Vetëvendosje.

Dikush mund të shtojë këtu që nuk duhet lënë anash, si një faktor shtesë në rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe ndryshimet evidente në paraqitjet vizuale dhe politike të Albin Kurtit dhe kolegëve të tij, që i veshën kostumet me kollare dhe bënë përpjekje për evoluim në qasjen e tyre ndaj shtetit të Kosovës, simboleve të tij dhe në raportet me Perëndimin. Megjithatë, ky ndryshim vështirë që ka mundur të bindë shumëkënd në Kosovë, prandaj supozohet që nuk ka luajtur rol të veçantë në rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje. / Politiko.net

Dy vëllezër kanosin axhën në Suharekë

0

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në fshatin Bllacë të Suharekës është arrestuar një person i gjinisë mashkullore nën dyshimin se i njëjti se bashku me vëllain e tij përmes telefonit kanë kanosur axhën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Një burrë në Rahovec abuzon seksualisht një vajzë të mitur

0

Në raportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se dje në Rahovec është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që ka keqpërdorur seksualisht një vajzë nën moshën 16 vjeç.

“Rahovec 15.06.2017-NN. Me 17.06.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – njofton policia, përcjellë PrizrenPress.

Enver Hoxhaj motivohet nga ky filozof gjerman

0

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, pas përfundimit të zgjedhjet të 11 qershorit ka gjetur kohë për të lexuar.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se filozofi i tij i preferuar është Jurgen Habermas.

“Pas një jave të lodhshme me shumë aktivitete politike, relaksimi më i mirë për mua është leximi i filozofisë gjermane. Në kërkim të kuptimit të Evropës, politikës dhe jetës këto ditë ia kam kushtuar leximit të filozofit tim të preferuar Jurgen Habermas, gjë që më ka ndihmuar të çlodhem dhe të motivohem për të vazhduar tutje”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë vota të mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës. Madje, ai është njeri nga kandidatët më të votuar të PDK-së për deputetë.