Home Blog Page 5916

Malisheva shënon Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve

0

Komuna e Malishevës, gjatë tërë ditës së sotme, përmes aktiviteteve të ndryshme është duke e shënuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.

Aktivitetet kryesore që janë mbajtur gjatë ditës së sotme, janë mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe manifestimi qendror, ku edhe janë ndarë çmimet tradicionale, që ndahen në këtë ditë të shënuar.

Aktivitetet e ditës së sotme kanë filluar me pritjen e mysafirëve në zyrën e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, dhe kanë vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje, fjalë rasti kanë mbajtur i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe kryesuesi i KK, Aziz Thaçi, të cilët kanë folur për rëndësinë e kësaj date, si dhe për përpjekjet e Malishevës, deri në çlirimin e saj.

Më pas janë bërë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjenda Adem Jashari, në sheshin e dëshmorëve në Malishevë si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.

Në ora 13:00, është mbajtur manifestimi qendror në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ku kryetari i komunës, ka mbajtur edhe fjalimin e tij tradicional. Në këtë fjalim Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përveç që ka folur për përpjekjet e Malishevës gjatë historisë së saj, deri në luftën e fundit dhe çlirimin e saj, ka bërë edhe dy kërkesa publike, drejtuar institucioneve përgjegjëse. Kërkesa e parë ka qenë, ndriçimi i masakrave në Komunën e Malishevës, të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 dhe kërkesa e dytë, ishte për kthimin e Komunës së Malishevës, në regjionin e Prizrenit, pasi padrejtësisht, pa u pyetur qytetarët e Komunës së Malishevës, janë dërgua me regjionin e Gjakovës.

Në këtë tubim, janë ndarë edhe çmimet tradicionale që KK i Malishevës i ndanë më 16 Qershor. Çmimi për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, këtë vit ju dha veteranëve të luftës, Nuhi Morina dhe Bukurie Zogaj, çmimi për kontribut në shkollën shqipe “Hamdi Berisha”, ju dha veteranëve të arsimit Ahmet Kasniqi dhe Ahmet Hoxha, ndërsa çmimi për kontribut në shëndetësi “Shpëtim Robaj”, ju dha mjekëve Besim Zogaj dhe Ali Krasniqi.

E veçanta e tubimit qendror ishte edhe shfaqja e dokumentarit për masakrat e Burimit dhe Gollubovcit, ku janë treguar mënyra e vrasjes dhe masakrimit të civilëve shqiptarë, të fshatrave Astrazup, Dragobil, Gollubovc, Plloçicë dhe të tjera. Ku janë pezmatuar dëshmi dhe faktografi për masakrat.

Aktivitetet e ditës së sotme, vazhdojnë me një koncert të madh në pakun e qytetit dhe përfundojnë me ndezjen e fishekzjarrëve.

Këto janë votat e Kastriot Jahajt në Prizren

0

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur të renditet e treta në Komunën e Prizrenit, me 9.844 vota ose 17,33%.

Ndërkaq, kandidati i Alternativës, Kastriot Jahaj ka mbledhur 1503 vota.

Përfundojnë punimet në Xhaminë e Muderiz Ali Efendiut në Prizren

0
Në vijimësinë e punëve restauruese-konservuese, të cilat po zhvillohen nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot kanë përfunduar punimet në Xhaminë e Myderiz Ali Efendiut në Prizren.

Xhamia Myderiz Ali Efendiut është me rëndësi të veçantë nacionale e kombëtare.

Objekti përmban vlerat kulturo-historike të arkitekturës fetare (sakrale) të vendit. Këto lloje objektesh janë pasqyrë e një periudhe të caktuar të historisë ku dëshmohet mënyra e organizimit të jetës sociale-fetare dhe arsimore të shoqërisë sonë. Po ashtu ky objekt është njëri nga të paktat që krahas funksionit parësor që ishte kryerja e riteve fetare, ka funksionuar edhe si shkollë fillore dhe mesme ku janë shkolluar brezat e reja kur kemi parasysh nivelin shumë të lartë të analfabetizmit dhe faktin se ishte shek XVI.

Objekti gjendet në mes të kishës katolike Zonja ndihmëtare dhe xhamisë së Iliaz Kukës. Xhamia kufizohet me tre rrugica duke formuar një obor në formë trekëndëshe me mure prej guri.  Xhamia pëson dëme të mëdha nga zjarri i vitit 1975,kështu që restaurimi dhe rekonstruimi i tij zgjat deri në vitin 1981.

Gjatë kohës në xhami janë bërë edhe disa renovime tjera jo profesionale gjë që kanë minimizuar vlerën origjinale të sajë.

Ky projekt po implemntohet në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes për ndërhyrje restauruese – konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit.

Qëllimi i këtij Memorandumi të  Mirëkuptimit është përmbushja e objektivit të përgjithshëm për ndërhyrje konsoliduese emergjente për shpëtim dhe rehabilitim në asetet e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, thuhet në njoftimin e QRTK-së në Prizren.

Vdiq ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl

0

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjecare.

BBC raporton se ai ka vdekur në shtëpinë e tij, në qytetin Ludëigshafen.

Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998) dhe ishte arkitetkt i ribashkimit të shtetit./Insajderi.com

Votat e Driton Selmanajt në Prizren

0

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e 11 qershorit në Prizren, ka marrë 2388 vota.

Selmanaj, në këto zgjedhje, ka garuar për herë të parë, pas anëtarësimit në LDK./PrizrenPress.com/

Ja sa vota ka marrë Anton Quni në Prizren

0

Kandidati për deputet i LDK-së, Anton Quni, në zgjedhjet e 11 qershorit në Prizren, ka marrë 2631 vota.

Krahasuar me disa kandidatë të tjerë, Quni, ka marrë më së paku vota. /PrizrenPress.com/

 

Morina-Biffar, u votua vetëm nga 470 qytetarë të Prizrenit

0

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Afërdita Morina-Biffar, në zgjedhjet e 11 qershorit, është votuar vetëm nga 470 qytetarë të Prizrenit.

Morina-Biffar, në këto zgjedhje, ka garuar për herë të parë.

Ajo, ka qenë zëri më kritik në raport me pushtetin. /PrizrenPress.com/

Ky është numri i votave që Haxhi Avdyli ka marrë në Prizren

0

Kandidati për deputet i LDK-së, Haxhi Avdyli, në zgjedhjet e 11 qershorit në Prizren, ka marrë 3756 vota.

Ai, në këto zgjedhje ka garuar për herë të parë.

Avdyli është kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.

“Në të gjitha komunat e rajonit të Prizrenit, kam marrë 6 mijë vota”, tregon Avdyli.

Ai, pret që të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës./PrizrenPress.com/

Aktori shqiptar që po i shndrit ylli në qendër të Evropës

0

Kërkuan 9 muaj derisa u bindën që tiparet mesdhetare dhe aftësitë e Nik Xhelilajt do të ishin pikërisht ato që në fakt sollën suksesin absolut të Vinetau një ndër produksionet më të suksesshme të kinematografisë Gjermane.

Sepse ai është Winnetou, djali i një prijësi indian. Pas 50 vitesh, RTL, Televizioni Publik Gjerman, rikthen aventurat e “Winnetou”, një nga prodhimet më të suksesshme të kinematografisë gjermane. Regjisori Philip Stolzl ka parë në tiparet mesdhetare të Xhelilajt Winnetou-n e ri, heroin e veprës së Karl May-t, i cili për vite me radhë ka qenë idhulli i brezit të ri. Vepra e May-t ka njohur 200 milionë kopje të shitura në gjithë botën dhe aventurat e librit të tij u bënë edhe më të famshme pas realizimit të filmit me të njëjtin titull në vitin 1963.

Siç shkruhet në RTL.de, me yjet e sotëm dhe me shpirtin e sharmin e filmave të vjetër do të ringjallen aventurat e luftëtarit indian. Në rolet kryesore janë aktorë të njohur të kinemasë gjermane, si Wotan Wilke Möhring dhe Milan Peschel, si dhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili është vlerësuar nga realizuesit e filmit si “një karakter shumëdimensional dhe i shkëlqyer”.

Por sukseset nuk kanë të ndalur, mjafton një kërkim i vogël me emrin e tij në IMDB (databaza e të dhënave të kinematografisë botërore), që të na hapet para syve një listë krenare për atë çka aktori shqiptar ka arritur dhe të sukseseve që e presin.

Të dashur lexues, përpara syve tuaj keni një tjetër yll të qiellit shqiptar që po shkëlqen në qendër të Evropës.

Bekim Fehmiu, ky Odise i përjetshëm

0

Po ndiente çdo ditë e më shumë se si po gremisej në fundin e asaj angështie që po i zintë frymën. Trishtimi dhe dhimbja po ia kthenin vetminë në vuajtje. Ndoshta tablotë e kujtimeve nuk po e shpëtonin më. Dhe kështu, duke parë në heshtje çdo cep të apartamentit atë ditë, vendosi të priste vdekjen. Ndoshta ajo do të vinte me anije dhe ai e dinte që Itaka ishte larg, tepër larg. Prej sirtarit nxori një letër dhe laps nga ku shprehu fjalët e fundit, në dy letra të vogla, duke lënë gjithë përgjigjet aty. Paskëtaj mori pistoletën dhe e drejtoi në kokë, për të mbyllur kështu sytë në filmin e vërtetë. Filmin e tij. Filmin e fundit!

Gjithë ky vizatim i aktit të fundit atë të martë, më solli në mend Tolstoin me ‘’Vdekja e Ivan Iliçit’’ tek shkruan:

“Në sytë e shoqërisë, ai ngjitej lart, kurse në të vërtetë, jeta i shkonte nën këmbë. – Mos nuk paskam jetuar ashtu siç duhet? E si kështu, kur i bëra të gjitha punët ashtu siç duhej? Po tani, ç’dëshirë ke? Gjyqi filloi! Ndërsa zëri i brendshëm i përgjigjej: A thua të jetë vdekja kjo? Të gjithë do të vdesim…’’

Por çfarë shkruante ky artist i madh që kish magjepsur syrin e tretë ciklopik të kamerës?

“Njeriu këndon pas luftës, unë kam shkelur në gjak deri në gju, dhe ëndrra më nuk kam, votra më është shitur dhe nënës ia kam thinjur flokët…

“Dua vetëm një grusht ajër…qumësht dhe një grimë vese. Vesë të bardhë të mëngjesit. Të tjerat i paçi n’derë’’.

Në historinë e kombit tonë mbetet fakt që Bekim Fehmiu ishte aktori i parë që u promovua në Hollivud. Një legjendë e aktrimit në Jugosllavi dhe jashtë vendit, me më shumë se 40 filma interpretuar. Në vitin 1967 luajti në ‘’Mbledhësi i Puplave’’ i njohur si ‘’Skupjaci Perja’’. Ky film u bë shkak që rrugëtimi i tij të çante dete suksesi.

Fehmiu luajti role në vende dhe gjuhë të ndryshme, por asnjëherë shqip. Megjithëse ai nuk e fshehu kurrë identitetin e tij. Në industrinë e filmit iu kërkua të ndryshonte emrin kur xhironte filmin amerikan ‘’Aventurierët’’, por ai e refuzoi.

I pagëzuar si një talent sex-simbol, femrat e donin. Personalitete si Brigitte Bardot apo Ava Gardner u bënë pjesë e promovimit të hireve magjepsëse që Bekimi kishte me tepri. Jo pak fotografi pushtuan gazeta e revista, duke bërë xhiron e botës.

Do të ishte fund i viteve 1990 kur do të braktiste teatrin dhe karrierën ndërkombëtare përfundimisht. Në atë kohë po fillonte gjithë propaganda antishqiptare, në krye të pushtetit ishte Sllobodan Millosheviç. Kjo ishte një kohë e vështirë për të. Një kohë që e bëri të hidhte spirancën në atë që nuk besoi kurrë; njeriu të vjedh besimin. Anijen dhe detin.

Lufta filloi. Dhe ai ra në heshtje.

Në vitin 2001 do të shkelte Shqipërinë për herë të dytë duke recituar vargje për flamurin shqiptar. Me emocione të mëdha, ai i tha shqiptareve:

‘’Nuk e kuptoj çfarë gabimi kam ba, cfarë mëkati kam ba, që e meritoj këtë respekt që ma jepni. A mos dëgjuat në të gjithë senet e mija jo fjali, por një fjalë të gjuhës shqipe? Jo! Anglisht, Italisht, Serbo-kroatisht. E njohta vetveten nëpër botë! Por çfarë kam bërë për vetveten këtu tek ju? A mos e keni dëgjuar Bekim Fehmiun në gjuhën shqipe, për shembull? Është hera e parë që po flas në këtë mënyrë, se gjithmonë kam qenë prapa edhe këtu ekziston muri i katërt, sipas Stanislavskit. Dhe jam këtu dhe nuk ju shoh! Jam në botën e filmit.

Beethoven thotë: S’ka forcë më të fuqishme se dashuria. Ndaj unë e dua këtë vend.’’

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Filmografia e pasur:

Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond, Gengis Khan (1992), Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2, Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph, Poslednja prica (1987) (Film televiziv)

Crveni i crni (1985) si Da Giozo

Sarâb (1982) si Vlsdar

Voce, La (1982)

Siroko je lisce (1981)

Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa

Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan

Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi

Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba

Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil

Disposta a tutto (1977)

Salon Kitty (1976) si Hans Reiter

Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim

Pavle Pavlovic (1975)

Kosava (1974) si Adam Milovanovic

Deps (1974) si Deps

Gioco della verità, Il (1974)

Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo

Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi

Ultima neve di primavera, L’ (1973) si Roberto

Libera, amore mio… (1973) si Sandro Poggi

Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)

The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb

Klopka za generala (1971) si Doktor

The Adventurers (1970) si Dax Xenos

Odissea, L’” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus

Prljave ruke (1968) (Film televiziv)

Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo

Skupljaci perja (1967) si Bora

Protest (1967) si Ivo Bajsic

Tople godine (1966)

Vreme ljubavi (1966) si Milija

Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)

Roj (1966) si Halil Beu

Devojka (1965)

Klakson (1965)

Ko puca otvorice mu se (1965)

Neprijatelj (1965)

Pod isto nebo (1964)

Sasa (1962) si Maric

Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash

Por që në mendjen tonë na skaliti një ODISE, që nuk do harrohet kurrë. Një Odise që nuk vjen më. Një Odise që foli shqip, duke na dhuruar një Itakë nga ku brenda saj mund të ndiesh farën e yjeve të gjithë veprave të tij. Askush s’mund ta bënte, përveçse një Odiseu si Bekim Fehmiu. /Konica.al/